Irina

E papritur në Big Brother VIP, Romeo ndërrohet me Donaldin, shtangen banorët

Vëllai i Madh” vendosi këtë mbrëmje banorët në një ‘grackë’ të madhe.
Romeo hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe pasi veshi rrobat e vëllait shkoi pranë banorëve.
Ata e panë çuditshëm, po nuk reaguan.
Beatrix tha “po më tremb”, duke menduar se në dhomën e rrëfimit ka ndodhur diçka jo e mirë.
Ai madje hyri direkt në bisedë, duke kritikuar Sabianin pasi u shfaq një videoklip, ku këngëtari thotë se “Beatrix vetëm di të puthet”.

E papritur në Big Brother VIP, Romeo ndërrohet me Donaldin, shtangen banorët Read More »

Donaldi bën deklaratën e fortë

Marrëdhënia e Donaldit dhe Beatriksës është parë në një këndvështrim tjetër këtë mbrëmje, ndryshe nga nata e mëparshme, e cila ishte shumë e tensionuar.
Donaldi këtë herë është treguar më i qartë, duke thënë se do që historia me Borën të kalojë dhe të vijojë me Beatriksën.

“Nuk kanë qenë të lehta ka qenë presion shumë i madh, nuk e prisja dhe e dija që e gjithë kjo situatë do të ishte në disfavor, thjesht nuk e ndalova veten time. Kur diçka dua ta bëj nuk doja ta gënjeja veten time as për këtë lojën këtu brenda dhe për asgjë tjetër. Më erdhi shumë keq për Triksën, një mesazh një letër mund të ishte bukur për publikun por kur ishim jashtë mesazhet dhe letrat nuk kanë funksionuar. Më ka ardhur shumë keq për Triksën, se mu duk sikur kjo ishte kap me mua në krevat kur unë isha i martuar. Tani dua thjesht të iki asgjë më tepër”, tha Donaldi.

Ndërsa Triksa është shprehur se ndjen shumë ngrohtësi kur është me të dhe se do ta shijojë këtë eksperinecë.

“Vajzat dhe djemtë kanë qenë të mirë, të gjithë e kishin të qartë që Donaldi ishte single dhe kjo më ka shtyrë edhe pak. më kanë bërë të ndihem mirë. Di të them që ne nuk i kemi në dorë mendimet e të gjithëve, por ta shijojmë këtë eksperiencë. Ndjej shumë ngrohtësi kur jam afër tij”, tha Beatrix.

Donaldi bën deklaratën e fortë Read More »

Romeo zëvendëson Donaldin? Do të kemi plot surpriza në ‘Big Brother VIP’

Spektakli i kësaj të marte në Big Brother VIP do të jetë plot surpriza.

Në një insert të shkurtër të shpërndarë nga faqja zyrtare në Instagram e Big Brother Vip thuhet se Donald Veshaj do të ndërrohet me të vëllanë e tij binjak, Romeo Veshajn.

Nuk zbulohet më shumë nëse do të vazhdojë të bëhet pjesë e shtëpisë, apo do të qëndrojë vetëm një natë.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë ekzaktësisht, ndërsa presim të shohim se çfarë do të ndodhë dhe nëse do të identifikohet nga banorët.

Big Brother Vip është kthyer në spektkalin më të dashur të të gjithëve 24 orë në 24.

Romeo zëvendëson Donaldin? Do të kemi plot surpriza në ‘Big Brother VIP’ Read More »

Hyrje e re, ja kush hyn sot në Big brother VIP

Me anë të promos të publikuar në rrjetet sociale, “Big Brother Vip” ka zbuluar se mbrëmjen e sotme do të ketë një hyrje të re, që publiku e ka kërkuar pafund.

“A do ta kuptojnë banorët se në vend të Donaldit do të jetë Romeo?”, thuhet në videon e publikuar.

Nuk dihet ende se si do të funksionojë hyrja e Romeos brenda shtëpisë dhe a do ta kuptojë Beatrix së bashku me banorët e tjerë, por kjo pritet të zbulohet mbrëmjen e sotme në spektakël.

Javën e kaluar Donaldi mori një letër nga vëllai i tij dhe takoi prindërit, momente këto në të cilat u emocionua pafund.

Hyrje e re, ja kush hyn sot në Big brother VIP Read More »

Modelja e njohur shqiptare refuzon të bëhet pjesë e ‘Big Brother VIP’

Një modele e njohur ka refuzuar hyrjen në “Big Brother VIP”. Ajo është Oriola Marashi dhe e ëma e saj bëri me dije se i kanë cuar ftesën për tu bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Në një intervistë për “Wake Up”, ajo ka thënë se refuzimi ka ardhur si pasojë e angazhimeve të Oriolës në modeling.

“I ka ardhur, por nuk ka pasur kohë. Oriolës që në 15-vjeçe i kam thënë zgjidh gjithçka që ty të përshtatet në jetë. Të dy vajzat e mia, unë i lë të lira për të zgjedhur jetën e tyre”, ka thënë Jakaj.

Vlen të përmendet, se bukuroshja të shumtën e kohës e kalon larg trojeve shqiptare, duke qenë se është shumë e angazhuar si pjesë e “Guess”./a.m/noa.al

Modelja e njohur shqiptare refuzon të bëhet pjesë e ‘Big Brother VIP’ Read More »

Bora Zemani e përqafuar me Semin dhe pranë zjarrit

Trekëndëshi, Bora, Beatrix, Donald është shumëpërfolur ditët e fundit në opinionin publik shqiptar. Shkak është bërë nisja e romancës së re mes Donaldit dhe Beatrix dhe një histori e lënë pezull me Bora Zemanin, ish të dashurën e tij

Mirëpo Bora ka reaguar pas deklaratave të Donaldit, se mes tyre gjithçka ka marrë fund, duke theksuar se ajo e mirëpret këtë vendim dhe se ai është i lirë të shohë jetën e tij. Gjatë gjithë kohës në qëndrimit në shtëpi, bashkimin e Borës dhe Donaldit e ka mirëpritur më së shumti Semi, shoqja e ngushtë e moderatores.

Madje, ajo u përfshi në një debat me Donaldin, kur ky i fundit tha se nuk është i lidhur dhe se nëse do të vinte një vajzë që pëlqente më shumë do të vijonte një njohje të re. Së fundmi, Bora dhe Semi kanë ndarë në rrjete sociale një foto, ku shkruhet:

Bora Zemani e përqafuar me Semin dhe pranë zjarrit Read More »

Parashikuesja e fatit tregon se cili do të fitojë ‘Big Brother Vip’

Parashikuesja e fatit, Irini Kakacaj e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka treguar se cili do të fitojë “Big Brother Vip”.

Ajo ka rrëfyer se cili ishte parashikimi i parë që i kishte ndodhur shumë vite më parë, një shenjë që i dha sinjal se kishte një aftësi ndryshe.

“Pashë një parashikim në Ksamil, vdekjen e vajzës së shoqes sime, isha në shtëpi. mami na tha që që mos të dalim jashtë, trupi im po dridhej dhe më tha shoqja që hajde luajmë me litar, pastaj pashë që po loznim dhe i ra bunkieri, nga frika i thashë mamit, por ajo më tha vetëm mos dil jashtë“, tha ajo.

Sipas Kakacajt, të gjithë janë të dashuruar jashtë Big Brother dhe kanë hyrë aty për të bërë lojë.

Është e vërtetë lidhja mes Beatrix dhe Donald?

“Është një lojë siç e keni parë edhe juve, do dalin dhe secili do të shkojë një shtëpinë e tij nuk ka dashuri”, tha ajo.

Parashikuesja ka dhënë edhe nga një koment për disa prej banorëve.

Iliri/ “I zgjuar dhe i fortë, por nuk do të jetë fituesi.”

Arjola/ “Është e fortë, as kjo nuk do të jetë fituesja, është me krakter, në cdo gjë që do e arrin, por ka dy fytyra që i nxjerr sipas situatave, të egër dhe ka një tjetër, është politikane.”

Einxhel/ “Është shumë e bla bla, e prekshme, mërzitet shpejt, ka karakter të dobët, jo nuk do e fitojë.”

Beniada/ “Është modele, as kjo nuk është fituese, është e vuajtur, është plagosur shumë herë, e ka treguar veten e saj. “

Donaldi / “100% do të fitojë.”

Beatrix/ Jo, nuk do të shkojë deri në grupin e fundit, nuk është e dashuruar, është e dashuruar jashtë lojës.”

Sara/ “Do jetë deri tek afërsisht grupi i fundit.”

Monika/ “ Shumë politikane, grua, e fortë, por nuk fiton.”

Parashikuesja e fatit tregon se cili do të fitojë ‘Big Brother Vip’ Read More »

Parashikuesja e fatit rrëfen detajet e papritura, a do të rikthehen Bora dhe Donaldi?

Parashikuesja e fatit, Irini Kakacaj e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka treguar se cfarë dos të ndodhë në vijim me treshen më të komentuar të ditëve të fundit.
Sipas saj ka një lojë mes Beatrix dhe Donaldit dhe se ky i fundit do të kthehet tek Bora.

Irini thekson se ata nuk e kanë përfunduar lidhjen e tyre, por ka ndodhur një keqkuptim që ka sjellë këto reagime.

“Është futur në një bela, është i ngatërruar, por i ka sqaruar gjërat, do kthehet tek dashuria jashtë, do të bëjnë familje, është një djalë i prekur, është një djalë i paparë. Është me dashurinë e vjetër, është bërë një keqkuptim. Ai dashuron shpejt, ka frikë aty në shtëpi. Ata i kanë shpjeguar gjërat vetë njëri tjetrit, por është një djalë që ka lindur me fat”, tha ajo.

Kujtojmë se puthja mes Donaldit dhe Borës e ndodhur javë më parë mbajti të gjitha zemrat pezull, duke krijuar idenë se ata do të riktheheshin me njëri-tjetrin.

Por afrimiteti i Donaldit me Beatrix solli reagime të shumta dhe konfuzime, ndërsa të premten djali tha se ai ka një pëlqim të madh për Beatrix.

Parashikuesja e fatit rrëfen detajet e papritura, a do të rikthehen Bora dhe Donaldi? Read More »