Irina

Alban Ramosaj flet për herë të parë për situatën e e motrës Beatrix

Motra e këngëtarit të njohur, Alban Ramosaj, Beatrix Ramosaj, prej disa javësh ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe ka pak kohë që ka nisur një romancë me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

Fillimisht vëllai i këngëtares së njohur u shpreh se ka qenë dakord me hyrjen e saj në BB VIP.

“Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente, tha Albani.

Ky i fundit foli gjithashtu dhe për raportin e saj me Donaldin dhe se si i ka përjetuar komentet në rrjet.

“Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të”, tha Albani.

Alban Ramosaj flet për herë të parë për situatën e e motrës Beatrix Read More »

10 dilemat e 11 dhjetorit të PD/ Opinion nga Artan Fuga

Për shkencat politike shqiptare është një rast i papërsëritshëm në historinë e vendit për të studiuar dhe gj ykuar nëse: Duke përdorur liderin historik të PD, të përjashtuar nga lidershipi si instrument të tyre, a do të arrijnë:

1. Militantët t’i marrin iniciativën nga dora lidershipit të fjetur të partisë? Apo do të kalojnë nga dora në dorë? Do ta përdorin apo do të përdoren?

2. Elektorati i PD t’i ngrejë zgupthi nga kolltuqet e ngrohta të Kuvendit deputetët që pasi u zgjodhën me votat e tij as nuk ua fërshëllejnë më fare sikundër gjithë deputetët aty? Nuk denjojnë të shkojnë në sallat ku mblidhen militantët qoftë edhe për t’u thënë: E keni gabim! Ka qenë një dukuri e lemerisshme kjo që i nxorri kallajin marrëdhënies deputet-elektorat!

3. A do të munden demokratët që janë drejtuar prej vitesh dhe drejtohen nga një stil stalinist, nga kulti i njëshit, që sot është më shumë sesa dje, sepse është njëshi pa numra të tjera pas që bën si i do qejfi, të kapërcejnë stalinizmin që u ka hipur atyre dhe neve mbi qafë në parti?

4. A do të mundet periferia demokrate t’i imponohet by thënginjurve të Tiranës, duke ua vënë këmbën në një këpucë, apo energjia centripete e këtyre muajve do të shuhet, apo do të përfshijë qendrën e fjetur, në gjumë, të anestizuar, servile?

5. A do të mundet militanti që nuk militon, sepse do një vend pune nesër, në kundërshtim me individët që mëtojnë postet e lëna duke fshirë pra panicat e lidershipit, të tregojë se vjen, merr nën kontroll partinë, dhe ikën duke qenë zgjuar që fitoren mos ia marrin nga duart?

6. Me një fjalë, a do të mundet qytetari t’i marrë pushtetin politik burokratit politik që ka dekada që e tall, e përdor, e shpërdor? Apo do të jetë përsëri një turmë budallaqe që e kapin për brirësh dhe e fusin në katua si dem të tre dhur?

7. A do të arrijnë delegatët t’i imponohen kujtdo, Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe një grupi që nuk zbret dot për ta nxjerrë këmbën veçse deri te shkalla e parë e verandës së SHQUP-it, kujtdo, duke marrë rrëmbimthi ato që nga hiri a pahiri, nuk paragjykoj, janë premtuar në foltore, Pra të drejtën për ta hedhur me bythëpërpjetë çdo individ që i keqpërdor, i tall, i budallalleps, apo do të nanuriten duke e kthyer foltoren në llogjetore, bla bla, si në mitingjet elektorale të 25 prillit, mbush me rrena, mashtrime dhe hipokrizi? A do ta marrin masat të drejtën për të kandiduar dhe përzgjedhur ato vetë drejtuesit e tyre, kryetarët e partive, kryeministrin?

Këto na interesojnë neve si qytetarë. Historia ndonjëherë e sjell që shkundet kur ndodh diçka e papritur dhe e pamennduar. Nga kjo anë “pickimi” që i bën aleatët tanë Partisë Demokratike, “kafshimi” që i bënë, “grushti” që i dhanë, që në fakt kishte dy dekada që hante bar, madje jo vetëm bar, i ka dhënë mundësinë masave dhe atyre që e quajnë veten individë politikë me dëshira lidershipi në këtë parti, të marrin frenat, dhe të demokratizojnë partinë dhe të gjithë skenën politike.

U mërzitën nga propozimi i barit si ushqim!!! Po bar ne kemi dekada që po hamë, pse mërziten nga e vërteta, sepse demokracinë na e kanë rrëmbyer! Shihni a ka ndonjë politikan që flet për demokraci më? Nuk ka kriza të këqija, ka budallenj, maskarenj, frikaçë, të paaftë që nuk dinë që kr izat t’i kthejnë në energji krijuese!

Po nuk ndodhën këto, pas 11 dhjetorit, 18 dhjetorit po të doni, shkojmë drejt e në 25 dhjetor dhe i përkëdhelim mjekrrën Babo Natales, sikurse e meritojnë si fëmijë të rritur që do të jemi!

9. A do të dinë të sillen paqësisht, demokratikisht, pa rrëmujra, pa dhunë, politikisht, por vendosmërisht, në aksionin politik, apo do të bien në kurthin e veprimeve të dë nueshme jo vetëm ligjërisht, por edhe moralisht, qoftë edhe vetëm duke i hapur rrugë inatit, pasioneve shpërthyese, sëmundja e masave, sikurse i kanë shtyrë dhe përdorur si mish për top, tallur, në vite?

10. Do të dali një hov demokratik nga kjo krizë që nuk lindi para dy a tre muajsh sikurse kujtojnë disa ma shtrues dhe naivë, apo trauma politike kombëtare do të jetë e parikuperueshme deri në 2050!

Çfarë rasti studimor, dhe jo vetëm studimor!

10 dilemat e 11 dhjetorit të PD/ Opinion nga Artan Fuga Read More »

Njoftimi i kapitenerisë së Vlorës

Moti i keq ka bërë të pezullohet sërish lundrimi detar për mjetet e vogla në Vlorë.

Kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar se është ndaluar nisja e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, ndërkohë që vonesa ka pasur dhe në zbritjen e pasagjerëve nga trageti Brindisi-Vlorë, të cilët prej një ore qëndojnë në radë.

Vonesa me tragetet ka pasur sakaq edhe në Durrës. Burimet bëjnë me dije se “Golden Bridge” i parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, ka lënë portin e Durrësit rreth orës 02:00 të kësaj të enjteje.

“Rigel III” i parashikuar po ashtu për t’u nisur në orën 23:00 nuk është nisur fare, pasi ka pasur vonesa dhe në përpunimin e të dhënave.

Moti i keq në shtetin fqinj ka shkaktuar vonesa për lundrimin e trageteve të linjës Bari-Durrës.

“Rigel VII” dhe “Af Francesca” duhej të kishin mbërritur në portin e Durrësit në orën 08:00 të kësaj të enjteje, por kapiteneria bën me dije se do mund të ankorohen në port në mesditë, rreth orës 13:00.

Njoftimi i plotë i kapitenerisë së Vlorës:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për ditët në vazhdim në datën 09.12.2021 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5-6bft brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

PËR SHKAK TE KUSHTEVE HIDROMETEOROLOGJIKE TE PERKEQESUARA, TRAGETI I LINJES VLORE-BRINDISI-VLORE KA MBERRITUR NE PORTIN E VLORES POR NUK ESHTE AKOSTUAR, PO QENDRON NE RADE, ME PËRMISIMIN E KUSHTEVE HIDROMETEOROLOGJIKE DO TE AKOSTOHET PER TE SHKARKUAR PASAGJERET DHE AUTOMJETET.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 09.12.2021 / 14:00.

Njoftimi i kapitenerisë së Vlorës Read More »

Përfshihet nga fl akët një çerdhe publike

Përfshihet nga fl akët një çerdhe publike në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” të këtij qyteti.

Menjëherë pas konstatimit të rastit, i gjithë stafi është al armuar duke eva kuar 33 fëmijët që ndodheshin brenda.

Ndërkohë janë njoftuar zja rrfikësit që kanë shkuar në vendngja rje.

Zja rrfikësit kanë bërë të mundur iz olimin dhe f ikjen e fl akëve.

Po punohet për të zba rdhur shkaqet e shpër thimit të zja rrit.

Paraprakisht dy shohet një shk ëndijë ele ktrike.

Përfshihet nga fl akët një çerdhe publike Read More »

Tre persona të ma skuar hapin zj arr mbi veturën e parkuar,hu mb jetën një person,pl agosen dy të tjerë

Një ngjarje e rë ndë ka ndodhur në New York.

Po licia e qytetit është vënë në kë rkim të d yshuarve për sul min e a rmatosur që ndodhi në Bronx.

Siç mund të shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë, tre persona të mask uar hapin zj arr mbi veturën e parkuar brenda të cilës ka hu mbur jetën një person dhe kanë mbetur të pla gosur dy të tjerë.

Gjy kuar nga pamjet prita ishte organizuar ku nga pas vjen një veturë që zvogëlon shpejtësinë, dhe nga ajo persona të ar matosur fillojnë të shtien me br eshëri plu mbash.

https://twitter.com/i/status/1468769313121349632

Tre persona të ma skuar hapin zj arr mbi veturën e parkuar,hu mb jetën një person,pl agosen dy të tjerë Read More »

Iliri ngacmues: Dua të di kur ka nisur romanca ne Trixën

Gjatë spektaklit të së martës, Iliri provokoi Donaldin me një pyetje që i bëri në lidhje me Beatrix dhe Kledi Hysën.

“Çfarë mendoje kur përgatisje Kledin në darkën me Beatrix?”, ishte pyetja e balerinit të njohur, të cilit aktori i humorit iu përgjigj: “Mendoja se Trixa mund të kishte një farë pëlqimi bashkë. Në atë kohë rrija larg Beatrix. Kledi e kishte qejf, ça ti thosha unë atij. Plus që në atë periudhë kam qenë i paqartë me veten time”.

Iliri mendon se Donaldit i ka mbetur hatri për këtë pyetje dhe gjatë bisedës me Sabianin shprehet se donte ta dinte nga ana kohore se kur kishte filluar romanca mes tyre.

Biseda mes Ilirit dhe Sabianit:

Iliri: Unë sinqerisht e vura re vetëm Ditën e Pavarësisë.

Sabiani: Jo vetëm ti, por të gjithë vetëm atë ditë.

Iliri: Kur është shprehur, është shprehur se që kur e ka parë ka ndjerë. Ti e mban mend se si e përgatisnim Kledin nga ana shpirtërore, veshjen, bëj këtë e bëj atë. Prandaj thashë. Po të thoshte ka filluar pas daljes së Kledit, është tjetër histori, por para daljes së tij më bën çudi. Prandaj bëra pyetjen, doja të shikoja si reagonte Trixa.

Sabiani: Nuk ishte e tepërt. Si logjikë e kuptoj dhe mund ta bëj edhe unë një pyetje të tillë. Por s’më intereson ajo pjesë.

Iliri: Mendoj se kjo gjë, me aq sa arrij të kuptoj unë, kjo gjë ka filluar pas daljes së Kledit, jo në fillim.

Sabiani: Ka qenë edhe Semi.

Iliri: I shikoja që bënin shaka, por shaka bëjnë edhe me Sarah.

Sabiani: Njerëzit disa gjëra i mbajnë përbrenda. Muhabete që nuk na përkasin fare as mua e as ty.

Iliri: Thjesht më mungon një pjesë e puzzel që të kompletoj kuadrin.

Iliri ngacmues: Dua të di kur ka nisur romanca ne Trixën Read More »

Vajza e Niko Peleshit fotografohet në spital

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi, është fotografuar e shtruar në spital. Ka qenë vetë Aleksia, e cila ka publikuar një foto në Instastory, ku tregon se është në gjendje jo fort të mirë shëndetësore.
Këto momente të vështira vijnë pikërisht një natë pasi ish-i dashuri i saj, Romeo Veshaj i shprehu hapur pëlqimin modeles Beniada, mbrëmjen e kaluar në BBV.

Ndërkohë para disa ditësh Romeo është përfolur se është në një lidhje dashurie me vajzën e ministrit të mbrojtjes, Niko Peleshi.

Duke folur për “Glamour Zone”, Aleksia Peleshi, tregoi për ndjenjat e saj ndaj Romeos dhe ngjashmërinë që ka ai me të atin e saj.

Vajza e Niko Peleshit fotografohet në spital Read More »

Burri i Fjolla Morinës ka një këshillë për Donaldin dhe Beatrix

Prej disa javësh, në median rozë po përflitet trekëndëshi i krijuar mes Bora Zemanit-Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Shumë janë pozicionuar krah moderatores, ndërsa të tjerë janë deklaruar pro lidhjes së sapokrijuar. Të shumtë që kanë reaguar kanë qenë edhe personazhet e njohur. Nuk ka munguar as bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, biznesmeni Fisnik Syla.
Ky i fundit ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe ka shkruar: “Ndëgjone vetëm zemrën tuaj. Të tjerët ne të flasin, kot e kan”! Pak ditë më parë, reagoi edhe Fjolla, e cila i dilte në krah Beatrixit për ndjenjat e saj. Përmes një storie në Instagram, Fjolla Morina ka shprehur mendimin e saj duke e mbështetur këngëtaren. Ndër të tjera, ajo shkruan se Beatrix mos të merret me komentet e tjerëve dhe mos ta lëshoj Donaldin.

Burri i Fjolla Morinës ka një këshillë për Donaldin dhe Beatrix Read More »