Irina

Fifi tregon cfarë fitoi nga Big Brother VIP, i befason të gjithë me përgjigjen

Duke qenë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, Filloreta Raçi, e realizoi këngën “Diell”, e cila tashmë ndodhet si ‘demo’ edhe në YouTube. Kjo këngë është bërë një hit i madh dhe numëron mbi gjashtë milionë dëgjime në këtë platformë.

Ndërkaq, ajo është shpërndarë edhe në forma të ndryshme në rrjetet sociale, duke qenë se fansat e kanë pëlqyer shumë. Gjatë të enjtes, Fifi ka publikuar në Instagram disa pamje të një shkolle në Lipjan, ku nxënësit të grupuar interpretojnë hitin e saj.

“Arbana në prime, pasi dola më pyete çka fitove nga eksperienca në Big Brother VIP… Përgjigjen po ta jap sot shpirt. Kam fituar dashurinë më të madhe në botë, emocion dhe jetë.. Faleminderit edhe ty për çdo gjë”, shkruan këngëtarja.

Nder te tjera, kujtojme se Marrëdhënia mes Fifit dhe Ilirit u tensionua papritur në një pikë të lojës dhe ata nuk u ndanë mirë. E gjitha arriti kulmin kur në një debat, nisur nga batutat, ata kaluan në ofendime. Fifi e quajti Ilirin “Balerin i dështuar” teksa Iliri iu përgjigj duke i thënë këngëtares “Gjysmake”, duke bërë kështu që të zhvillohet një debat i ashpër mes tyre. Po ashtu, Fifi ka thënë se balerini e ka quajtur këngën “Marova” si “vegetë”.

Ndonëse jashtë shtëpisë, duket se disa gjëra kanë lënë shenjë te Fifi. Sot përmes në Instastory, këngëtarja publikoi një paketim të vegetës duke i shkruar: “Kjo është vegetaNë këtë mënyrë ajo ironizoi Ilirin, me të cilin nuk e dimë nëse do sqarohen pas daljes së tij nga “Big Brother” .”.

Pak ditë më parë, Fifi ka realizuar një video live në Instagram. Teksa ndodhet në Turqi, Fifi ka gjetur kohë për fansat e saj në Instagram. Ajo është futur live ku ka folur për gjendjen e saj emocionale pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, që shkaktoi një debat shumë të madh dhe mori vëmendje të gjerë.

Fifi tregon cfarë fitoi nga Big Brother VIP, i befason të gjithë me përgjigjen Read More »

Ja kush pritet të hyjnë sot në Big Brother Vip

Ledri Vula dhe Yll Limani sot pritet të hyjnë në Big Brother Vip.

Siç shkruan lajmi.net sonte pritet që edhe Ylli dhe Ledri të jenë pjesë e Big Brother Vip.

Nuk dihet nëse artistët e njohur kosovarë do kenë rolin e banorëve të rinj apo do jenë thjesht mysafirë për ti argëtuar banorët e tjerë brenda

Si çdo spektakël edhe sonte pritet që të jetë mjaft interesant, e sidomos pas lajmit për Ledrin dhe Yllin.

Ani pse nuk dihet roli i tyre sonte në spektakël një gjë është e sigurtë, që fansat e Ledrit dhe të Ylli do gëzohen shumë pasi të lexojnë këtë lajm.

Përndryshe, Ledri dhe Ylli ende nuk kanë ndonjë bashkëpunim së bashku.

Ja kush pritet të hyjnë sot në Big Brother Vip Read More »

E tr ishtë! Nd ërron jetë në Angli 29-vjeçari shqiptar (emri,foto)

Ka nd ërruar jetë 29-vjeçari Ardit Jaho, për të cilin pak javë më parë publikuam një apel ku i bëhej thirrje të gjithë shqiptarëve që ta ndihmonin të kurohej nga sëmundja e rëndë në mushëkri. Lajmi është konfirmuar nga një i njohur i tij, i cili pak më parë ka shkruar në redaksiën tonë. Ai ishte sëmurë sapo kishte mbërritur në Angli.

Fillimisht ai kërkoi punë atje, por nisi të shfaqte shenja gripi dhe për shkak se ishte pa dokumete, vendosi të rrinte në shtëpi dhe të duronte dh imbjet pa bërë një vizitë mjekësore. Arditi ishte shtruar në spitalin qendror në Londër, por më pas u zhvendos në një spital privat. Mirëpo me gjithë përpjekjet, ai nuk ia ka dalë të mbijetojë.

E tr ishtë! Nd ërron jetë në Angli 29-vjeçari shqiptar (emri,foto) Read More »

Në Big Brother Albania Vip,nuk janë vetëm 100 mijë € në lojë, ja sa paguhen banorët për qëndrimin brenda shtëpisë…

Big Brother Albania Vip, ‘Rreality Show’ më i suksesshëm rikthehet këtë sezon televiziv në ekranin e Top Channel, në një version krejtësisht të ri. Big Brother Vip do të jetë formati argëtues më interaktiv i ekranit. Aty ku publiku do ketë mundësi të njohë personazhe të famshëm në çdo dimension të tyre. Përgjatë 100 ditëve të izòlimit, personazhe publike nga fusha të ndryshme do të bashkëjetojnë në shtëpinë më të përgjuar të botës, ku do t’u duhet të përbàllen me sfida aspak të lehta diktuar nga “vëllai i madh”.

Të gjithë në garë për të rezistuar deri në fund dhe për të fituar Çmimin e Madh 100,000 Euro. Mirëpo sipas informacioneve të fundit brenda produksionit, banorët nuk lu ftojnë vetëm për fitimin e çmimit të madh por edhe për qëndrimin sa më gjatë brenda. Arsyeja? Fare e thjeshtë! Çdo banor paguhet 1500 Euro në javë për qëndrimin brenda të izoluar nga bota e jashtme dhe të monitoruar non stop 24/orë në ditë. ‘Juda.al’ i ka bërë një përllogaritje se sa kanë fituar deri më tani banorët që ndodhen në shtëpi.

Duke ia nisur nga më të vjetrit e deri tek më të rinjtë që kanë hyrë që në ditën e parë të këtij ‘Reality-Show’. Ato që kanë hyrë që nga fillimi janë Iliri, Sabiani, Monika, Arjola, Donaldi, Beniada dhe shuma që ata kanë përfituar deri më tani është 13,500 Euro duke llogaritur qëndrimin e tyre prej 9 javësh brenda. Pas tyre vijnë Beatrix dhe Sarah të cilat u futen natën e 24 tetorit gjatë spektaklit LIVE. Të dyja bukuroshet deri më tani kanë përfituar 9000 Euro duke llogaritur se janë bërë pjesë e shtëpisë para 6 javësh. Pas tyre vijnë DJ PM & DAGZ kanë 5 javë qëndrimi brenda dhe kanë përfituar deri më tani 7500 Euro.

Më pas janë Antonela dhe Meridiani që kanë 3 javë qëndrimi brenda dhe deri më tani kanë përfituar 4500 Euro. Kujtojmë këtu që edhe banorët e ikur si Semi, Fifi, Sheila, Arditi, Paloma, Kledi, Graniti etj. kanë përfituar dhe ato nga qëndrimi i tyre të izòluar në bazë të javëve që kanë qëndruar në Big Brother VIP. Epo jo keq! Të gjithë banorët përveç katapultimit të tyre në showbizin shqiptar përfituan edhe para për të ‘kënaqur’ këtë popull me ‘dràmat’ dhe ‘lojërat’ e tyre./shqiperiaime

Në Big Brother Albania Vip,nuk janë vetëm 100 mijë € në lojë, ja sa paguhen banorët për qëndrimin brenda shtëpisë… Read More »

Deputeti heq mikrofonin dhe tenton të largohet nga studioja, ja çfarë ndodhi…

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është nxehur në një moment dhe ka tentuar të largohet nga stutioja e ‘Open’. Kur e pa se nuk po i jepej fjala nga de batet e forta që po zhvilloheshin në studio, Gjekmarkaj u ngrit në këmbë.
Ai hoqi mikrofonin dhe bëri të largohej, por moderatorja Eni Vasili e ndaloi. Ajo i tha se tashmë do të fliste.

“Jo, jo tani do flasësh, është radha jote,”- tha Vasili dhe Gjekmarkaj sikur u qetësua e ul sërish në vendin e tij.

Deputeti heq mikrofonin dhe tenton të largohet nga studioja, ja çfarë ndodhi… Read More »

Aksi Vlorë-Orikum bllokohet nga një masiv i madh dheu, flet Prefekti Flamur Mamaj

Aksi Vlorë-Orikum është bllokuar pasditen e sotme, pasi një masiv i madh dheu ka rrëshqitur, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.

Prefekti Flamur Mamaj në një prononcim për mediat tha se shkak janë bërë shirat e rrëmbyeshëm. Ai tha se është një masiv i madh dheu që ka rrëshqitur edhe ende nuk e dinë nga ka ardhur. “Siç e shikoni është për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që ranë pasditen e sotme.

Ka bërë që të ketë një rrëshqitje të jashtëzakonshme të një masivi të madh dheu, që ka bllokuar rrugën pranë Jonufrës. Jemi angazhuar për të bërë zhbllokimin. Siç duket sipërfaqja e dherave është e rrëshqitur është rreth 1 mijë metra kub dhe’ dhe nuk jemi të bindur nga ka ardhur gjithë ky masiv”, deklaroi Mamaj.

I pyetur se rrëshqitja mund të jetë nga By Pass, ai thotë: “Nuk mund të flas në kushtet e errësirës dhe pa parë situatën konkrete. Shpresojmë që me angazhimin katër mjeteve të bëjmë të mundur për disa orë zhbllokimin e kësaj rruge.”

Aksi Vlorë-Orikum bllokohet nga një masiv i madh dheu, flet Prefekti Flamur Mamaj Read More »

DASH nis zbardhjen e emrave të zyrtarëve që u shpallën non-grata

Ditën e sotme që shënon ditën Ndërkombëtare Anti-Korrupsion. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar se 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë do të shpallen non-grata.
Nuk ka vonuar shumë dhe DASH ka bërë publike listën me emrat e personave për të cilët SHBA-të kanë vendosur sanksione.

Së shpejti emra zyrtarësh dhe biznesmenësh shqiptarë do të bëhen publikë, të cilët janë shpallur non-grata nga SHBA-të. Ky lajm është mësuar sot nga burimet nga takimi i Zv/ ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Takimi që zgjati më shumë se një orë me kryedemokratin dhe kupolën drejtuese të PD-së u pasua me një bisedë të shkurtër kokë më kokë mes Escobarit dhe Bashës.

Gabriel Escobar i tha Lulzim Bashës se “SHBA do të punojnë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenët që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar nga politikanë të ko rruptuar”.
Lëvizja amerikane është pjesë e një mbështetje të fortë për Ballkanin për ta çliruar nga korrupsioni. Dje ishte vendimi i fundit ku shënjestroi grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviç në veri të Kosovës.

NJOFTIMI

Ne Ditën Ndërkombëtare Kundër Korr upsionit 2021, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë angazhimin e tyre për të ngritur anti-kor rupsionin si një prioritet thelbësor të sigurisë kombëtare dhe një shtyllë kyçe të Samitit për Demokraci.

Departamenti i Shtetit po krijon një Koordinator për Anti-Korr upsionin Global, i cili do të integrojë dhe ngrejë luftën kundër korrupsionit në të gjitha aspektet e diplomacisë amerikane dhe ndihmës së huaj. Koordinatori, duke punuar ngushtë me partnerët ndërinstitucionalë dhe ndërkombëtarë, do të udhëheqë zbatimin e Departamentit të Shtetit të Strategjisë së SHBA-së për Kundër Korrupsionit, të shpallur këtë javë nga Shtëpia e Bardhë, në kuadër të asaj që Presidenti Biden e ka quajtur “sfida e kohës sonë”.

Shtetet e Bashkuara kanë marrë veprime të guximshme sot për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar llogaridhënien përmes sanksioneve dhe kufizimeve të vizave sipas programit të sanksioneve Global Magnitsky dhe autoritetit të kufizimit të vizave të Seksionit 7031(c) të Departamentit të Shtetit.

Së bashku, këto veprime plotësuese nxisin përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në të gjithë globin për të penguar ata që do të kërkonin të vepronin pa u ndëshkuar, të shpërfillnin standardet ndërkombëtare dhe të minonin demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Këto përcaktime janë bërë sipas seksionit 7031(c) të Aktit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Përafërta, 2021. Sipas këtij autoriteti, Sekretari do t’u ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve të qeverive të huaja të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm dhe anëtarët e ngushtë të familjes së tyre.

Departamenti i Shtetit ka nisur së fundmi të publikojë emra të tjerë për përfshirjen e tyre në korrupsion të madh, siç janë:

-Carlos Julián Bermeo Casas, një ish-pr okuror brenda Jurisdicción Especial para la Paz (JEP) kolumbian , për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar një ryshfet monetar në këmbim të pengimit të ekstradimit në Shtetet e Bashkuara të një narkotrafikuesi të dyshuar. Si pjesë e këtij aksioni janë caktuar edhe bashkëshortja e Bermeos, Nohora Fernanda Giron Cifuentes dhe fëmija i mitur.

-Manuel Víctor Martínez Olivet, ish-Drejtor i Zonës Shëndetësore Santa Rosa në Guatemalë, për aktivitete korruptive nëpërmjet shpërdorimit të aseteve shtetërore dhe mashtrimeve në lidhje me blerjet e qeverisë. Si pjesë e këtij aksioni janë caktuar edhe bashkëshortja e Olivet, Yohanna Massiel Duarte Aguliar dhe fëmija i mitur. Olivet u caktua gjithashtu nga Departamenti i Thesarit nën Global Magnitsky për rolin e tij në korrupsion.

-Nestor Moncada Lau, një këshilltar për sigurinë kombëtare në re gjimin e Nikaraguas Ortega-Murillo, për përfshirje në korr upsion të konsiderueshëm duke pranuar një ryshfet monetar në këmbim të përdorimit të kontrollit të tij mbi autoritetet tatimore dhe doganore të Nikaraguas për të mundësuar dhe përjetësuar një skemë të ma shtrimit të importeve dhe doganave. pasurojnë anëtarët e regjimit Ortega-Murillo. Bashkëshortja e Moncada, Lydia Vargas de Moncada, dhe fëmijët Claudia Vanessa Moncada Solis, Ernesto David Moncada Solis, Allan Roberto Moncada Vargas, Nestor
Jose Moncada Vargas dhe Lidia Mercedes Moncada Vargas janë gjithashtu të përcaktuara nën këtë veprim. Nestor Moncada Lau u caktua gjithashtu nga Departamenti i Thesarit në 2018 për rolin e tij në korr upsion në mbështetje të regj imit Ortega-Murillo.

-Martha Carolina Recinos de Bernal, shefe aktuale e kabinetit në El Salvador, për përfshirje në korru psion të konsiderueshëm duke keqpërdorur fondet publike për përfitime personale dhe duke marrë pjesë në një skemë të pastrimit të parave. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe bashkëshorti i saj Efren Arnoldo Bernal Chevez dhe djali i saj gjermani Alfredo Bernal Recinos. Recinos u caktua gjithashtu nga Departamenti i Thesarit nën Global Magnitsky për rolin e saj në korrupsion.

-Osiris Luna Meza, Zëvendës Ministër i Drejtësisë dhe Drejtori i Byrosë së Burgjeve dhe Carlos Amilcar Marroquin Chica, Drejtor i Tejido Social (Kohezioni Social), në El Salvador, për përfshirje në korr upsion të konsiderueshëm duke shpërdoruar fondet publike dhe duke ndërhyrë në proceset publike për përfitime personale. Marroquin dhe Luna u caktuan gjithashtu nga Departamenti i Thesarit nën Global Magnitsky për rolin e tyre në korr upsion.

-Princi Yormie Johnson, senator aktual në Liberi, për rolin e tij në korr upsion të rëndësishëm përmes angazhimeve që përfshijnë miliona dollarë në ryshfet dhe skemat e financimit të pagesës për lojë. Si pjesë e këtij aksioni janë përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Ameria Bovidee Johnson dhe fëmija, Blessing Johnson. Princi Yormie Johnson u caktua gjithashtu nga Departamenti i Thesarit nën Global Magnitsky për rolin e tij në korru psion.

-Leopoldo Fragoso do Nascimento, “Dino”, ish-kreu i komunikimeve për Presidentin e Angolës dhe Manuel Helder Vieira Dias, “Kopelipa”, ish-gjenerali angolan, për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm nëpërmjet përvetësimit dhe shpërdorimit të miliarda dollarëve në fondet shtetërore për përfitim personal. Si pjesë e këtij aksioni, janë caktuar edhe bashkëshortja e Nascimentos, Amelia Maria Coelho da Cruz Nascimento, dhe bashkëshortja e Dias, Luisa de Fatima Giovetty dhe fëmijët Lidiane Rafaela Giovetty dhe Carlos de Ancieto G Vieira Dias Junior. Nascimento, Manuelo Dias dhe Luisa Dias u caktuan gjithashtu nga Departamenti i Thesarit nën Global Magnitsky për rolin e tyre në korrupsion.

-Isabel dos Santos, ish-kryetare e një ndërmarrje shtetërore Angolan, për përfshirjen e saj në korr upsion të konsiderueshëm duke shpërdoruar fondet publike për përfitimin e saj personal.
Oleksandr Tupytskyi, ish-kryetar i Gjyk atës Kushtetuese të Ukrainës, për akte të rëndësishme korruptive që përfshijnë pranimin e një ryshfeti monetar gjatë shërbimit në gjyq ësorin ukrainas. Si pjesë e këtij aksioni u caktua edhe bashkëshortja e Tupytskyi, Olga Tupytska.

DASH nis zbardhjen e emrave të zyrtarëve që u shpallën non-grata Read More »

Po licia e Shtetit bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Për shkak të motit të keq, në disa akse rrugore të vendit ka prezencë të ujit dhe vështirësi në qarkullim.

Përmnes një njoftimi në rrjetet sociale, Po licia e Shtetit u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Shërbimet e Pol icisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, janë angazhuar në të gjitha akset rrugore nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale dhe janë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Ndërkohë që nëse qytetarët kanë nevojë për ndihmë Policia ka afishuar numrin “112” për ta.

Njoftim i plotë i Po licisë:
Po licia e Shtetit

Për shkak të motit të keq, me reshje të dendura shiu, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe vështirësi në qarkullim.

P olicia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në radhë në rastet kur ka fluks të shtuar mjetesh apo ngadalësim të lëvizjes për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos drejtojnë mjetet nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të de hur dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Shërbimet e Pol icisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, janë angazhuar në të gjitha akset rrugore nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale dhe janë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi Pol icinë, në numrin 112, ose dërgoni njoftim në Ko misariatin Dixhital.

Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të mbërritur të sigurt në destinacion!

Po licia e Shtetit bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët Read More »