Irina

Kush është këngëtari dhe moderatori i njohur shqiptar që refuzoi refuzoi ftesën për t’u bërë pjesë e ‘Big Brother VIP’

Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha, vazhdon të refuzojë ftesën për t’u bërë pjesë e reality show, Big Brother VIP.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari në emisioni “Pika”, ku ai ka treguar që nuk do e lë asnjëherë vajzën e tij dhe emisionin që ai ka, për t’u bërë pjesë e ndonjë show.

“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show ‘Top Channel’. Kur nuk paguhem, nuk kam pse ta bëj”, u shpreh ai.

Më tej tregoi se askush nuk paguhet për të marrë pjesë, madje edhe për paratë e çmimit të madh nuk është plotësisht i sigurt a i merr fituesi apo jo. Berisha ka konfirmuar se ka marrë ftesë për t’u bërë pjesë, por e ka refuzuar.

Big Brother këtë vit ka mbledhur shumë figura të njohura, e një ndër to ishte edhe këngëtarja Fifi, e cila ka braktisur këtë reality show.

Kush është këngëtari dhe moderatori i njohur shqiptar që refuzoi refuzoi ftesën për t’u bërë pjesë e ‘Big Brother VIP’ Read More »

‘Big Brother VIP’/ Ja vendimi që do merret më datë 1 Janar 2022

Big Brother VIP, reality show që ka thyer çdo rekord shikueshmërie ka vendosur që të shtyjë afatet për finalen e madhe. Finalja e madhe pritet të shtyhet për në datën 18 shkurt.
Në spektaklin e të shtunës, 1 Janar, banorët do të duhet që të zgjedhin nëse do ta çojnë apo jo deri në fund garën, në një kohë që Vëllai i Madh ka vendosur që të shtyjë datën e finales.

“”Big Brother Vip” për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri. Me datë 1 Janar, banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje. A do pranojnë ata të vazhdojnë garën deri më datë 18 Shkurt, kur “Vëllai i Madh” ka vendosur të shtyjë finalen?

Cilat do të jenë surprizat madhështore për ta? A i mbështesin familjarët në zgjedhjen e rrugëtimit të tyre? Cili do të shpallet i preferuari i shtëpisë dhe çfarë fuqie do të ketë?”, thuhet në promon e emisionit të publikuar në rrjetet sociale.

‘Big Brother VIP’/ Ja vendimi që do merret më datë 1 Janar 2022 Read More »

Lajmi fundit/ Autobusi zë p oshtë shoferin që po e rregullonte, h umb jetën 54-vjeçari

Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko.

Aks identalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë po shtë autobusit.

Lajmi fundit/ Autobusi zë p oshtë shoferin që po e rregullonte, h umb jetën 54-vjeçari Read More »

Njerëzit që i shërbejnë pushtetit kanë tre muaj që ndodhen brenda ‘Big Brother VIP’

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka ironizuar aktoren Monika Lubonja, e cila është këshilltare e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Lubonja ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” rezulton në databazën me pagat e qytetarëve shqiptarë, si këshilltare e Veliajt. Hoxha, i ftuar në “ABC News”, tha se njerëzit që i shërbejnë pushtetit kanë tre muaj që ndodhen brenda “Big Brother VIP”.

“Unë them bravo i qoftë atij që o ndodhi se na nxori sa fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptar, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre. Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit i shërbejnë pushtetit.

Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka tre muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpa rtalluar. SPAK duhet të merret me korr upsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh gazetari.

Njerëzit që i shërbejnë pushtetit kanë tre muaj që ndodhen brenda ‘Big Brother VIP’ Read More »

Antonela i ‘he dh benzinë zj arrit’, ja çfarë i bën Big Mamës

Pavarësisht deb atit me tone të ashpra me Antonelën, Big Mama tregon se i kalon gjërat me të qeshur.

Ndonëse nuk është bërë pishman për asgjë, thotë se me Antonelën është takuar mbrëmë pasi la shtëpinë e Big Brother VIP. Por pak minuta para se të shkonte në programin “Ftesë në 5”, zbuloi se ishin takuar në parukeri ku ka marrë një nga cmim prej Antonelës por e ka kaluar me të qeshur.

Big Mama: U takuam me Antonelën mbrëmë dhe më parë në parukeri u takuam. Erdhi, më bëri një nga cmim, e kalova me të qeshur. Nuk jam pishman për asgjë që kam bërë, por e di që njeri i drejtë dhe i sinqertë po dë shmohet dhe e di që e drejta zhytet por nuk mby tet. Nuk jam ndikuar aspak. Dje u ndjeva pak mirë me thënë të drejtën. Për daljen nuk jam penduar, më vjen pak keq por nuk jam person që përlahen dhe nesër përqafohen. Nuk banoj dot me një njeri që nuk flas. Për gjëra koti zi heshin. Mund t’i dirigjosh pak kokën dhe nervat e tua, sic bëra unë 20 ditë. Ka të bëjë me karakterin tim që nuk e kam gjetur shumë veten brenda.
Bieta Sulo: Personi i parë që ke folur kur ke dalë nga shtëpia?

Big Mama: Kam takuar Festimin dhe Andin. Pastaj kur kam hapur telefonin, mu bo mbardua dhe mbi 5 mijë e 6 mijë mesazhe që nuk i kam hapur. Rreth 8% kundërshtojnë. Edhe 30% po të më mbështesnin, do isha e kënaqur. Nuk kam qenë këngëtare që të prodhoj çdo muaj hite dhe kur më pyesin cili është çelësi i suksesit them mirësia e dashuria që e jap kudo.

Antonela i ‘he dh benzinë zj arrit’, ja çfarë i bën Big Mamës Read More »

‘Sot u zgjova me mallkime për fëmijët e mi’/ Arbana Osmani poston profilin e gruas dhe i përgjigjet publikisht mall kimit të saj

Prej disa muajsh, “Big Brother VIP” është kthyer në një ndër programet më të ndjekura në ekranin shqiptar. Që në fillim, ngjarjet dhe personazhet e tij kanë përfshirë shumë njerëz, që i përjetojnë dramatikisht situatat.
Të shumta kanë qenë rastet kur banorët e shtëpisë, por jo vetëm, prezantuesja e opinionistët marrinn komente negative, disa herë edhe në ekstrem. Ndër të tjera, nuk mungojnë as mesazhet kë rcënuese apo ma llkimet nëpër mesazhet private.

Së fundi, “vi ktimë” e këtij fenomeni është bërë moderatorja Arbana Osmani. Kjo e fundit ka ndarë në një postim me ndjekësit në “Instastory”, ku zbulon se një person i ka dërguar asaj mesazhe ku uron më të këqijat për fëmijët e saj. Ironia është se personi në fjalë ka në foton e profilit, një foto me dy fëmijë.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urr ejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dë mtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet”, shkruan Arbana në mesazhin e saj.

‘Sot u zgjova me mallkime për fëmijët e mi’/ Arbana Osmani poston profilin e gruas dhe i përgjigjet publikisht mall kimit të saj Read More »

Beatrix bën planet për ‘Shën Valentin’, Donaldi jep përgjigjen që nuk pritej

Beatrix dhe Donald janë ende çifti më i komentuar në mediat rozë e kudo në rrjet. Këngëtarja ka shprehur pakënaqësi për raportin e mungesën e vëmendjes, megjithatë aktori mohon se ka ndodhur diçka e tillë.

Kjo situatë është vënë në dukje edhe gjatë një diskutimi mes tyre, për Ditën e të dashuruarve, 14 shkurtin.

Sot mes të qeshurash Beatrix tregoi se është e fiksuar pas datave, ndërsa atij i erdhi në mendje direkt festa e të dashuruarve, Shën Valentini.

Teksa Beatrix i kërkoi që atë ditë ta trajtonte si princeshë, Donaldi ndërkohë lutej që ata të mos ishin brenda shtëpisë së “Big Brother” atë ditë.

Reagimi i tij nuk pritej, por mbase është nisur nga malli për familjarët e jetën jashtë, pasi kanë kaluar shumë ditë, krejtësisht të izoluar.

Pjesë nga biseda:

Beatrix: Un jam një çikë fiksimaxhie me datat.

Donald: Për Shën Valentinin?

Beatrix: Po. Dua të më mbash dorën ndërkohë që ti punon, dua të më ledhatosh flokët, të më trajtosh si një princeshë. Të mos ma lëshosh
dorën kur ti ha me dorën e majtë.

Donald: Ishalla s’do jemi këtu brenda deri për Shën Valentin, o zot.

Einxhel: Unë mendoj që këtu do jemi.

Donald: Ishalla jo o zot. Larg qoftë.

Beatrix bën planet për ‘Shën Valentin’, Donaldi jep përgjigjen që nuk pritej Read More »