Irina

A do të arrijë Shqipëria të garantojë votën e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?

A do të arrijë Shqipëria të garantojë votën e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës? Në parim mazhoranca dhe opozita duket se janë dakordësuar për këtë çështje, por ende nuk ka asnjë hap konkret për të zbatuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit ka ngarkuar Kuvendin për plotësimin e hapësirave ligjore dhe ndryshimet kushtetuese, ndërsa kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se këto ndryshime duhet të realizohen deri në janar të vitit 2024, në të kundërt implementimi i votës së emigrantëve nuk do mund të realizohet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

E pranishme në aktivitetin ku u diskutua vota e diasporës, ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku. Ajo tha se opozita duhet të bëjë më shumë presion për këtë çështje e cila duhet të jetë prioriteti kryesor edhe në komisionin e reformës zgjedhore. Ndërsa deputeti i PS-së, Lavdrim Krashi tha se mazhoranca është e gatshme për të punuar dhe mundësuar votën e emigrantëve.

A do të arrijë Shqipëria të garantojë votën e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës? Read More »

Olta Gixhari në pritje të ëmbël?

Mbrëmjen e së hënës, aktorja e njohur, Olta Gixhari, ndodhej në Tuz të Malit të Zi, për promovimin e premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Jemi mësuar që artisten ta shohim gjithmonë në formë shumë të mirë dhe të kuruar, teksa shpesh është komentuar dhe për format e mira trupore.Por në një videon e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ajo i ka habitur jo pak ndjekësit e saj virtualëm, të cilëve iu është shfaqur me barkun pak të fryrë.

Kjo gjë bëri që menjëherë të nisin aludimet për një shtatzëni të mundshme të aktores.

Olta Gixhari në pritje të ëmbël? Read More »

Çfarë di Monika Kryemadhi më shumë se Ilir Meta që pret të thirret në SPAK?

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi mohoi se ka marrë një fletëthrrije nga SPAK dhe i quajti lajmet që qarkulluan në media banale i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë di më shumë bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, e cial ka deklaruar më parë se pret që të thirret në SPAK.

Meta tha se për Monikën është kthyer në rutinë shkuarja në SPAK dhe se është personi që ka dërguar më shumë çështje dhe kallzime në SPAK.

“I është kthyer në rutinë ajo punë. Nuk ka një person që ka dërguar më shumë se ajo çështje në SPA. Normale do ishte, po”, tha Meta.

Çfarë di Monika Kryemadhi më shumë se Ilir Meta që pret të thirret në SPAK? Read More »

Detaje nga aksidenti tragjik, si u përplas për vdekje 14-vjeçarja

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik në Maliq, ku një mjet ka përplasur për vdekje një 14-vjeçare pranë rrethrrotullimit të fshatit Zëmblak.

Mësohet se vajza është përplasur sapo ka zbritur nga një fugon në zonë, gjë e cila konfirmohet nga grupi hetimor edhe nga dëshmitarët.

Zona në fjalë njihet si një ndër njollat e zeza të aksidenteve rrugore për shkak se mjetet ecin me shpejtësi të lartë dhe shpesh përgjatë saj ka zona të banuara.

Momentalisht për rastin policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po bën pyetjen e dëshmitarëve mbi këtë ngjarje gjithashtu dhe veprimet e tjera hetimore.

Nga të dhënat në vendngjarje shkak i aksidentit dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia e lartë e automjetit.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Detaje nga aksidenti tragjik, si u përplas për vdekje 14-vjeçarja Read More »

Aksident me vdekje në Korçë, humb jetën 14-vjeçarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të martë në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Një automjet, në lëvizje e sipër, ka përplasur për vdekje 14 vjeçaren.

Njoftimi i policise:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin, ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident me vdekje në Korçë, humb jetën 14-vjeçarja Read More »

Përplasi për vdekje 14-vjeçaren në Korçë, shoferi me pranga në duar shpërthen në lot

Në disa pamje të siguruara shoferi shihet me duart në pranga. Ai ndodhet brenda automjetit, i vëzhguar gjatë gjithë kohës nga një polic

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të fshatit Zëmblak të Maliqit, ku mbeti e vdekur një 14-vjeçare.Vajza u përplas për vdekje nga një shofer që drejtonte automjetin tipi “Opel” me targa greke. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes.

Në disa pamje të siguruara nga Top Channel, shihet shoferi I. K me duart në pranga.Ai ndodhet brenda automjetit, i vëzhguar gjatë gjithë kohës nga një polic.

Ai shihet duke shpërthyer në lot, ndërkohë makina e tij ka pësuar dëme të mëdha nga përplasja fatale./ Top Channel

Përplasi për vdekje 14-vjeçaren në Korçë, shoferi me pranga në duar shpërthen në lot Read More »

‘Jemi ndarë’, Sofiela dhe Erato i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja

Pas daljes nga “Love Island Albania”, ish-konkurrentët Sofiela dhe Erato deklaruan hapur marrëdhënien e tyre, por duket se gjithçka është shuar shpejt. Gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan, Sofiela thotë se secili prej tyre ka vendosur të ndjekë rrugën e tij.

Sofiela: Për momentin, kemi vendosur të shkojmë çdonjëri në rrugët e veta.

Rudina Magjistari: Po çfarë ndodhi se kur ishit këtu e kishit ndarë mendjen që do të vazhdonit bashkë, gjenit shumë pika të përbashkëta me njëri-tjetrin…

Dasara Karaiskaj: Më fal që të ndërpres, por këtë do ia ketë thënë gjatë natës se mbrëmë në gjysmëfinale tha “ja një çikë ashtu, nuk e dimë akoma”. Natën do e kenë vendosur që janë ndarë që sot erdhi dhe tha…

Sofiela: Vendosëm që të shohim njëherë jetën tonë dhe do i lëmë gjërat hapur tani.

Dasara Karaiskaj: Po çfarë ndodhi tani?

Sofiela: Jemi ndarë.

Rudina Magjistari: Cila ishte drama juaj, çfarë ndodhi?

Sofiela: Thjesht çdo njeri ka ato, pret diçka nga jeta. Unë pres diçka tjetër, ai diçka tjetër dhe…

Rudina Magjistari: Cila ishte pika që…

Sofiela: Po ngaqë unë kam shumë punë në Gjermani dhe tani nuk e di a bëhet që të jemi aq shumë kohë në Shqipëri bashkë.

Pavarësisht gjithçkaje, Sofiela shton se do vijojë të ketë një raport të afërt me Eraton.Sofiela: Si njeri, do e mbaj afër Eraton ngaqë është shumë njeri i mirë.

‘Jemi ndarë’, Sofiela dhe Erato i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja Read More »

Zamira Kita: Luizi nuk ka vese siç flitet, kurse Olta…

Zamira Kita: Luizi nuk ka vese siç flitet, kurse Olta…

Zamira Kita iu bashkua programit ‘E diela jonë’ me Ermal Peçi në ekranin e RTSH. Aktorja vazhdon turneun e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ teksa shprehet e lumtur për momentin kinematografik ku jemi.

‘Jemi në një moment të mirë të kinemasë shqiptare. Po rikthehet, dhe po bëhen filma shumë të mirë. Kam pasur role e ftesa nga të gjithë, publiku të ketë sa me shumë prodhime’.

Ermali e pyet për diskutimet online rreth personazheve të luajtura nga Luiz Ejlli, Olta Gixhari apo edhe personazhe pa eksperienca në kinema.’Luizi nuk është një djalë I keq nuk ka vese siç flitet. Edhe Oltën e duan. Ne jemi në hijen e tyre nga popullariteti që kanë por kjo nuk më bën të ndihem keq’

Gjatë intervistës Ermali i thotë Zamirës se flitet pjesmarrja e saj në Big Brother, lajm ky që mesa duket e kap në befasi.

‘Po tani, pse e thua publikisht këtë gjë. Ermal, Big Brother është një cop jete. Të gjithë ne, psh kemi bërë Big Brother… në zbor.’

Zamira Kita: Luizi nuk ka vese siç flitet, kurse Olta… Read More »