Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga Sali Berisha, ka shkarkuar me 4446 vota pro kryedemokratin Lulzim Basha.
Pjesëmarrës në votim kanë qenë 4934 delegatë, nga të cilët 36 kanë votuar kundër shkarkimit të Bashës, ndërsa 9 të tjerë e kanë nxjerrë fletën të pavlefshme.
Rezultatet e votimit:
Delegatë prezentë në momentin e çeljes së votimit 4934
Ka përfunduar numërimi i votave në Kuvendin e ish-kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës. Në një prononcim për mediat ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si kufomë politike, Lulzim Bashën.
I pyetur nga gazetarët nëse do të shkojnë në selinë blu, Berisha tha se do të ndodhë sa më parë në momentin kur ta vendosim.
“Selia është aty e demokratëve. Do tv shkojmë sa më parë që ta vendosim”,- deklaroi Berisha.
Kujtojmë se nga 4491 delegatë që ishin prezente, 4446 prej tyre votuan pro shkarkimit të Lulzim Bashës dhe 36 kundër.
Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendimin dr astik duke shkarkuar 11 krerët e degëve të PD-së që nuk pranuan të firmosin për Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Burime për mediat bëjnë me dije se janë shkarkuar krerët e degëve Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Kujtojmë se vetëm pak më parë delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD-së “shkarkuan” me 4446 vota pro kryedemokratin Lulzim Basha.
Në ‘Air Albania’ mes mijëra militantëve të Sali Berishës nuk mund të mos mungonte edhe Stresi, reperi i famshëm, që është gjithnjë i pranishëm kur bëhet fjalë për Berishën.
Stresi ka postuar në Instastory një foto nga stadiumi, ku shfaqet bashkë me të atin, Sali Lushaj, i njohur si ish-truproja e Berishës dhe një mik tjetër.
Në Kuvendin Kombëtar të PD morën pjesë mbi 4934 delagatë, mes tyre edhe pasardhësja e Çerçiz Topullit.
Në fjalën e saj delegatja Enkelejda Muçi falënderoi ish-kryeministrin Sali Berisha për këtë takim. Gjatë fjalimit të saj nuk munguan batuta, të cilat shkaktuan të qeshura tek të pranishmit në Kuvend.
“Unë jam ëndërrimtare dhe kam besim. Dita dhe momenti erdhi dhe ne nuk duhet ta lëshojmë këtë gjë të bukur që po ndodh. Ndjehem vërtet e vlerësuar sot që mu dha fjala. Ndjehem e lumtur dhe dua të ndjehem kështu për të gjitha vitet. Mbetem PD-iste dhe nuk iu hiqem qafe kurrë. Shumë miq i kam humbur ndër vite, por shpresoj që t’i rigjej prapë. Unë jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Përshëndes zonjën Kokolari edhe pse nuk njihemi sepse tregoi se Gjirokastritët janë demokratë. Kam vendosur se nëse PD nuk e pranon kandidaturën time do të kandidoj si e pavarur. I kam thënë kryetarit të Bashkisë se do ta marr karrigen.
“Unë gjithashtu jam mbështetëse e thekur e Trump. Më vjen keq që në PD askush nuk e mbështeti presidentin Trump dhe për këtë kam bërë debat. Shpresoj që në zgjedhjet e 2024 PD të jetë mbështetëse e Trump sepse ishte i vetmi që donte të shkatërronte lidhjet e Soros për shkatërrimin e demokracive , jo vetëm në Shqipëri. Komunistët të vrasin me plumb, por tani të vrasin non-grata. E djathta botërore po su lmohet . Ta mbajnë PD si gjënë më të çmuar që na ka mbetur në jetë dhe ta shëndoshim me parimet konservatore sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të rinjve që nuk duan të ikin”, është shprehur Muçi.
Deri më sot, Basha mbante vulën e PD, por delegatët e Kuvendit ia kanë hequr këtë simbol kryetarit aktual. Kjo ishte një nga çështjet më të përfolura së fundmi për shkak se ekspertë të politikës deklaronin se Berisha kishte shumicën dhe Basha vulën e PD, por edhe këtë të fundit ky e ka humbur në Kuvendin e sotëm.
Në Kuvendin e Berishës që po ndodh sot, është miratuar neni 8 i statutit që e kthen PD një parti me një vulë të re. 4934 anëtarë i kanë hequr të drejtën Bashës për të prodhuar dokumenta me vulën e vjetër duke e bërë të hu mbë përpos shumicës edhe simbolin. Kuvendi i 11 Dhjetorit miratoi këtë nen sot, përpos 67 neneve të ndryshuara të statutit.
Në Kuvendin e PD të thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, me pjesëmarrje masive, kryetari i Komisionit Belind Këlliçi deklaroi se anëtarët me votim të fshehtë kanë votuar pro shkarkimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për thyerje të rënda të statutit.
“Në mbështetje të nenin 43, gërma C të statutit të PD, me propozimin e një grupi prej 7 deputetësh të PD dhe 15% të delegatëve, Kuvendi Kombëtar vendosi, të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, për thyerje të rënda të statutit…”, tha ndër të tjera Këlliçi.
Ndër të tjera Kuvendi i Berishës la anuluar Kuvendin e thirrur nga Basha më 18 dhjetor e gjithashtu ka miratuar shkarkimin e Gazment Bardhit si Sekretar i Përgjithshëm, si edhe tre nënkryetarët, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, për arsye se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.
Në shtator të këtij viti në media qarkulloi lajmi se një debat i ashpër ka ndodhur gjatë mbledhjes së Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri me strukturat e Shkodrës.
Në këtë mbledhje, socialistët e Shkodrës janë ankuar se 50% e punësimeve në qarkun Shkodër i cakton aleati Tom Doshi, gjë e cila kishte shkaktuar pakënaqësi për socialistët e Shkodrës që e duan ‘tortën’ të gjithën për vete.
I pyetur pak pas mbledhjes ku pati debate të ashpra mes socialistëve, Kryeministri Edi Rama deklaroi në atë kohë se Tom Doshi është përjashtuar nga PS.
Ndërsa mbrëmjen e sotme, ka shkuar në Shkodër vetë Kryeminikstri Edi Rama, mesa duket për të marrë situatën në dorë.
Mësohet se Kryeministri Edi Rama në takimin që ka pasur me strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër, ka vendosur të ‘shkrijë’ këtë strukturë.
Mësohet se takimi kishte për qëllim analizën e zgjedhjeve të 25 prillit dhe riorganizimin e PS. Siç është shprehur vetë kryeministri, PS në Shkodër do të ketë një riorganizim nga zero, “në përpjekje për të rregulluar gabimet e shkuarës duke synuar një rikthim dinjitoz siç i ka hije partisë politike më të madhe në vend.”
Ndërsa bënte analizën e “25 Prillit” mësohet se kreu i PS është shprehur se rezultatet në qytet ishin të pafalshme dhe zhgënjyese. Ai nënkuptoi se nuk është punuar në nivel të kënaqshëm ndërsa u shpreh se “vetëm me lulen simbol të PS do të ishin fituar 3 deputetë, pra tre mandate.”Rama bëri të ditur se të gjitha organizatat humbëse do të zëvendësohen nga njerëz të rinj. Pas fjalës së kryesocialistit të pakta kanë qenë diskutimet.