Irina

Berisha me hapin e radhës drejtë selisë blu: Ju pres të gjithëve në shtëpinë e kontributeve Partinë Demokratike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një mesazh pas Kuvendit të PD, të mbajtur ditën e djeshme në “Air Albania”.
Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale iu bën thirrje demokratëve të bashkohen në atë që ai e quan “shtëpia e kontributeve, sakrificave dhe idealeve të përbashkëta, Partinë Demokratike”.

“Te dashur demokrate dhe demokratë!

Kohet e fundit kane qene te mundueshme dhe te veshtira per Partine Demokratike. E di qe shume prej jush kane dyshuar, ndoshta edhe jane trembur per shkak te fushates se fuqishme lincuese qe eshte mbajtur kunder personit tim dhe levizjes se Foltores.

Megjithate, ne te gjithe se bashku, Delegate dhe militante u dhame pergjigjen me dinjitoze, me te bukur dhe me madheshtore dje nepermjet mbledhjes historike te Kuvendit Kombetar te Rithemelimit te Partise Demokratike thirrur nga Delegatet.
Sot nuk eshte me koha e dyshimit, sot eshte koha e veprimit.

Ju pres te gjitheve ne shtepine e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tone te perbashketa, Partine Demokratike, per te vazhduar betejen kunder te keqes qe ka mberthyer Shqiperine tone te dashur.

Me nderim te veçant per kontributin e secilit prej jush,”shkruan Berisha.

Berisha me hapin e radhës drejtë selisë blu: Ju pres të gjithëve në shtëpinë e kontributeve Partinë Demokratike Read More »

Prurjet e lumit Vjosë çajnë digën tek Ura e Mifolit

Reshjet e dendura të shiut kanë rritur së tepërmi prurjet e lumit Vjosë

Si rezultat i prurjeve rreth mesnatës, niveli i ujit të Vjosës ka ç arë digën në Urën e Mifolit duke depërtuar në pjesën e poshtme.

Ndërkohë niveli i lumit ka arritur në 8 metra.

Në vendngjarje kanë shkuar mjete dhe fuqi punëtore.

Aktualisht janë 11 familje, kryesisht të banesave në afërsi të bregut të lumit të cilat janë larguar për shkak të rrez ikut që u kanoset.

Përmbytje raportohen edhe nga lumenjtë e tjerë.

Edhe lumi Shkumbin ka shkaktuar përmb ytjen e disa hektarëve me tokë bujqësore.

Prurjet e lumit Vjosë çajnë digën tek Ura e Mifolit Read More »

‘Kush beson se PD u rithemelua, është thjesht një t*pe në kandar’

Deputeti socialiste Erion Braçe ka ironizuar deklaratën e Sali Berishës në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku ish-kryeministri u shpreh se sot ishte dita e rithemelimit të partisë

Sipas Braçes, kush e beson se PD u rithemelua sot nga dikush që e theme loi 31 vite më parë dhe tani është 77 vjeç, është thjesht një “tope në kandar”.

“Ne fund te kesaj dite; PD u rithemelua sot nga AI qe e themeloi para 31 vitesh e qe tani eshte 77 vjec! Kush e beson kete eshte thjesht nje to pe ne kandar”, shkruan Braçe.

‘Kush beson se PD u rithemelua, është thjesht një t*pe në kandar’ Read More »

Ju njohim me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 05°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 11°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -5°C në 1°C dhe në zonat e ulëta nga -3°C në 04°C.

Ju njohim me parashikimin e motit Read More »

Basha nuk ndalet me ‘furtunën’ e largimeve

Kryesia e Partisë Demokratike i ka propozuar Këshillit Kombëtar thirrjen për të votuar me votim të fshehtë shkarkimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe anëtarëve të kryesisë. Katër sekretarët janë Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi dhe Ledina Mandia.

Sipas kryedemokratit kreu i Këshillit, sekretarët dhe anëtarët e tij kanë shkelur vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, si dhe kryetareve të degëve të PD. Kërkohet gjithashtu shkarkimi i Albana Vokshit, Aldo Bumcit, Gent Strazimirit, Gert Bogdanit, Oerd Bylykbashit dhe Flamur Nokes.

Më poshtë vendimet e Kryesisë së PD-së:

Propozim per thirrjen e jashtezakonshme te Keshillit Kombetar per te votuar nje rezolute te posacme per situaten e krijuar ne PD.

Me votim te fshehte shkarkimin e kryetarit te keshilit kombetar, (edi paloka) anetareve te kryesise qe kane shkelur vendimin e kryesise per thirrjen e Kuvendit Kombetar, si dhe kryetareve te degeve te PD .

Propozim per shkarkimin e 4 sekretareve per te bere funskional sekretariatin./Top Channel

Basha nuk ndalet me ‘furtunën’ e largimeve Read More »

Paloka: Kuvendi i mori vendimet, të gjithë kanë detyrimin t’i zbatojnë

Deputeti i PD, Edi Paloka u shpreh në një pronocnim të shkurtër për mediat, se Kuvendi i mori sot vendimet e tij, dhe se të gjithë kanë detyrimin për t’i zbatuar ato.
Pyetjes nëse do të shkojnë për të marrë selinë, Paloka tha se ata nuk marrin asgjë me dhu në.

“Nëse selinë e PD kanë fr ikë nga demokratët, ky është fundi. Ne nuk marrim asgjë me dhu në.” – tha Paloka ndërsa shtoi se Kuvendi i mori vendimet e tij të gjithë kanë detyrimin të zbatojnë vendimet.

Paloka: Kuvendi i mori vendimet, të gjithë kanë detyrimin t’i zbatojnë Read More »

Djali i Azem Hajdarit në Kuvendin e Berishës: Ftoj bashkëmoshatarët e mi të investojnë në objektin më të rëndësishëm të jetës në dheun e nënës dhe babait të tyre

Djali i vogël i Azem Hajdarit i është bashkuar Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha.
Ndërsa falënderoi mbështetësit për pjesëmarrjen, ai u shpreh se ky Kuvend lartësoi Partinë Demokratike.

Po ashtu ai theksoi se kjo ditë e sotme të jetë mesazh dhe një synim për të vijuar përmirësimin e kësaj force politike.

“Ftoj bashkëmoshatarët e mi të investojnë në objektin më të rëndësishëm të jetës në dheun e nënës dhe babait të tyre. Shpresoj që ky Kuvend të jetë në lartësimin dhe përmirësimin e kësaj partie. Ju falënderoj të gjithëve”, tha ai.

Djali i Azem Hajdarit në Kuvendin e Berishës: Ftoj bashkëmoshatarët e mi të investojnë në objektin më të rëndësishëm të jetës në dheun e nënës dhe babait të tyre Read More »

Aktori Jualian Deda kapet ‘mat’ duke ‘përgjuar’ Berishën

Ju ka ndodhur edhe ju teksa rrini në telefon të “kapni m at” dikë që mundohet të “vj edhë” diçka me sy?!
Pikërisht kjo i ndodhi edhe Sali Berishës, me një ndryshim që nuk e vuri re simpatizantin e Partisë Demokratike, të njohur për të gjithë Julian Deda, i cili duke rrudhur vetullat dhe sytë është munduar të shohë diçka nga telefoni i tij.

Aktori Jualian Deda kapet ‘mat’ duke ‘përgjuar’ Berishën Read More »