Irina

30 vjeçari në gjendje të de hur bie nga kati dytë i banesës

Në gjendje të de hur bie nga kati dytë i banesës.

Ngjarja ndodhi në Kamzë, në rrugën “Adriatik”, duke qenë në gjendje të de hur, dy shohet se është vetëhe dhur nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasi E. L., 30 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rre zikut për jetën.

Grupi het imor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

30 vjeçari në gjendje të de hur bie nga kati dytë i banesës Read More »

Kryeministri Edi Rama e nis vitin e ri me urimin e vecantë: Paçi këmbën e mbarë!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur vitin 2022 me një urim për dy djem që erdhën në jetë menjëherë pas ndërrimit të viteve.

Akid dhe Aiden, janë bebet plot shëndet në orët e para të këtij viti.

Teksa ju dëshiron jetë të gjatë, Rama krahas urimit ka shpërndarë edhe një foto të dy ëngjëjve, Akid dhe Aiden.

“ #Edhe100? Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid dhe Aiden??” shkruan Rama.

Më herët edhe ministrja Ogerta Manastirliu uroj ardhjen në jetë të bebeve.

Kryeministri Edi Rama e nis vitin e ri me urimin e vecantë: Paçi këmbën e mbarë! Read More »

Hyn në fuqi vendimi, rritet paga minimale në Shqipëri

32 mijë lekë do të jetë paga minimale në Shqipëri. Ky vendim hyn në fuqi duke filluar nga dita e sotme, pas një angazhimi të qeverisë që deri në fund të mandatit të tretë paga minimale në vend të shkojë në 40 mijë lekë në muaj. Më parë paga minimale ishte 30 mijë lekë.

Nga ana tjetër është paralajmëruar se nga korriku i këtij viti do të ndryshojë edhe tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që është sot.

Ndërkohë, për pagat deri në 50 mijë lekë, përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë, që sot është 13%.

Efekti në buxhet i këtyre ndryshimeve pritet të jetë minus 1.37 miliardë lekë.

Duke nisur nga 1 korriku rriten me 6 % pagat për mjekët, infermierët e mësuesit. Ndërsa rriten me 150 % pagat për punonjësit e Policisë që shërbejnë larg vendbanimit. Për Forcat e Armatosura pagat rriten me 30 %.

Hyn në fuqi vendimi, rritet paga minimale në Shqipëri Read More »

Vajzë apo djalë?Dy fëmijë lindin brenda një minute në 2022

Fëmija i parë për 2022 është djalë! Ai ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ministrja bën të ditur se edhe fëmija i dytë i lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve është djalë gjithashtu.

Postimi i plotë

Mirë se erdhe AKID
Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.
Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve
Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden.

Vajzë apo djalë?Dy fëmijë lindin brenda një minute në 2022 Read More »

Kryemadhi: ‘Me nisjen e këtij kapitulli të ri, ju urojmë mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për atë çfarë na rezervon e ardhmja’

“Me nisjen e këtij kapitulli të ri, ju urojmë mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për atë çfarë na rezervon e ardhmja. Nga familja jonë, me dashuri, gëzuar vitin e ri 2022!”.

Ky është mesazhi i publikuar nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në këtë prag të ndërrrimit të viteve.

Ajo ka preferuar të japë urimin e saj, menjëherë pas mesazhit të lëshuar me anë të një video nga bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta.

Kryemadhi ka preferuar të ndajë foton familjaren, së bashku me dy vajzat dhe djalin e tij. Një ribashkim pas një viti të mbushur plote me ngjarje politike.

Kryemadhi: ‘Me nisjen e këtij kapitulli të ri, ju urojmë mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për atë çfarë na rezervon e ardhmja’ Read More »

Edi Rama uron shqiptarët: ‘Sot do t’ju le rehat’

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët në vigjilie të Vitit të Ri. Disa orë para ndërrimit të viteve kreu i qeverisë i uron shqiptarëve shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre.

Kryeministri vijon mesazhin e tij me një falje të madhe për çfarëdo që nuk ka thënë apo bërë dot ashtu si duhet në këtë vit që do të lëmë pas, ndërsa i siguron të gjithë se për besimin e qytetarëve do bëjë gjithçka mundet që t’ua shpërblej me mish e shpirt!

“Sa më shumë të dalim nga llogoret ndarëse e përçarëse të së përditshmes, për të dëgjuar më shumë njëri-tjetrin, për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin nën flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit me sytë nga e ardhmja europiane e Shqipërisë, për ta ndihmuar sa më shumë njëri-tjetrin, në kapërcimin e vështirësive dhe realizimin e qëllimeve të mira, aq më shpejt do të ngjitemi si vend e si vëllazëri shqiptare në majën e dëshiruar”, shton më tej Kryeministri.

Rama uron shqiptarët kudo në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, në Itali, në Greqi, në Zvicër, në Angli, në Amerikë, e në të gjithë globin!

Mesazhi i plotë i kryeministri Rama:

Gëzuar Vitin e Ri 2022! Urimi i Kryeministrit Edi Rama për Vitin e Ri 2022 drejtuar gjithë shqiptarëve: Të dashur bashkëqytetarë, Motra e vëllezër të një gjuhe e flamuri, kudo ku ndodheni, Dua sot t’ju uroj shëndet, mbarësi dhe sa më shumë ëndrra e shpresa të përmbushura në Vitin e Ri që është pas dere!

Keni dëgjuar shumë fjalime të gjata nga unë këtë vit, si çdo vit tash sa vjet. Ju kam dalë përpara papushim, në ekran, në kompjuter, në telefon, shpresoj të paktën jo edhe në gjumë. Ju kërkoj ndjesë për kohën që ju kam marrë e ju jam shumë mirënjohës për kohën që më keni dhënë. Më keni dëgjuar, duruar, përshëndetur, mbështetur, inkurajuar, lëvduar, kritikuar po edhe sharë në rrjetet e mia sociale, e sinqerisht ju falenderoj sepse vëmendja juaj është vërtetë nder për mua, por mbi të gjitha më keni besuar këtë vit, për katër vjet të tjera drejtimin e vendit tonë dhe shumë sinqerisht nuk e di si mund t’ju falenderoj për këtë.

Sot do ju le rehat duke mos folur gjatë, po vetëm duke ju kërkuar falje të madhe për çfarëdo qoftë nuk kam thënë apo nuk e kam bërë dot ashtu si duhet e duke ju siguruar se besimin tuaj e ndjej, e kuptoj, e jetoj çdo ditë, çdo orë, çdo minutë të punës sime si diçka të shenjtë, për të cilën do të bëj gjithnjë gjithçka mundem që ta shpërblej me mish e me shpirt.

Unë kam gjithmonë e më shumë besim se ne do ta ngjisim Shqipërinë në majën ku e donin të parët tanë dhe ku e meritojnë fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë, me punë, mund e mbi të gjitha durim të madh, pa u ndalur, pa u lodhur, pa u dorëzuar, duke u përpjekur të nxjerrim vazhdimisht mësime nga gabimet tona dhe të bëjmë vazhdimisht më të mirën e vetes tonë.

Sa më shumë të dalim nga llogoret ndarëse e përçarëse të së përditshmes, për të dëgjuar më shumë njëri-tjetrin, për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin nën flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit me sytë nga e ardhmja europiane e Shqipërisë, për ta ndihmuar sa më shumë njëri-tjetrin, në kapërcimin e vështirësive dhe realizimin e qëllimeve të mira, aq më shpejt do të ngjitemi si vend e si vëllazëri shqiptare në majën e dëshiruar.

Ju uroj me gjithë zemër një Vit të Ri me shëndet e mbarësi familjarisht, për të gjithë ju në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, në Itali, në Greqi, në Zvicër, në Angli, në Amerikë, në të gjithë globin! Nuk jemi shumë, por sa shumë jemi kudo e sa shumë mund të bëjmë nëse sëbashku ndajmë hallet dhe dimë të përqafohemi për gëzimet. Përqafime të gjithëve!

Edi Rama uron shqiptarët: ‘Sot do t’ju le rehat’ Read More »

Nuk i lanë makinën se kishte radhë. Vlonjatit ‘i kërcen damari’, nxjerr ar m

Të sht ëna janë dëgjuar sot në Vlorë. Një i ri ka shkuar në lavazh për të larë makinën, por lavazhieri e ka refuzuar pasi kishte shumë radhë.

Kaq ka mjaftuar që i riu të nxjerrë patllaken dhe të qël lojë në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pol icia është vënë në ndjekje të të riut, e ndërsa punonjësi i lavazhit ka shkuar në Pol ici ku po jep dës hminë e tij.

Nuk e dimë çfarë nguti ka patur i riu me makinë të pistë për të justifikuar këtë veprim të tij, por shpresojmë që pol icia ta mirëkuptojë siç duhet kur ta gjejë.

Nuk i lanë makinën se kishte radhë. Vlonjatit ‘i kërcen damari’, nxjerr ar m Read More »

Lajmi fundit/ Autobusi zë p oshtë shoferin që po e rregullonte, h umb jetën 54-vjeçari

Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko.

Aks identalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë po shtë autobusit.

Lajmi fundit/ Autobusi zë p oshtë shoferin që po e rregullonte, h umb jetën 54-vjeçari Read More »