Irina

Çani: ‘Vazhdojmë të jemi vend qesharak. Këtu nuk vdes asnjë nga këto stuhitë’

Duke folur për situatën e krijuar nga moti, Arjan Çani ka thënë me humor në emisionin e tij “Zonë e Lirë” se në Shqipëri nuk vdes askush nga këto fenomene natyrore, ndryshe nga ç’ndodh në vende të tjera të botës.

“Vazhdojmë të jemi vend qesharak. Këtu nuk vdes asnjë nga këto stuhitë”, tha Çani duke sjell në vëmendje që stuhia “Ciaran” ka shkaktuar 7 viktima në Itali.

Çani: ‘Vazhdojmë të jemi vend qesharak. Këtu nuk vdes asnjë nga këto stuhitë’ Read More »

Analisti i njohur plas ironinë ‘therëse’ ndaj politikanëve shqiptarë: Kemi prodhuar diktatorin Enver Hoxha, një gjysmëdiktator si Berisha dhe tani Ramën diktatorin e ri

Analisit Artur Zheji në një studio televizive teksa bëri një analizë të faktit se si ka ndikuar politika shqiptare në krijimin e figurave politike, solli disa fakte.

Zheji tha se si popull dashurojmë autoritarizmin e liderit, duke prodhuar me radhë një seri diktatorësh të mëdhenj e të vegjël.

Si popull dashurojmë autoritarizmin e liderit.

Kemi prodhuar një mbret i cili mundi një erudit si Fan Noli që qeverisi vetëm gjashtë muaj, më pas kemi prodhuar diktatorin Enver Hoxha.

KLIKONI PER ME SHUME

Truk për të zgjatur seksin në 3 orë!Lexojeni këtë sekret
Pastaj një gjysmëdiktator si Berisha dhe tani po prodhojmë diktatorin e ri, Rama.

Në asnjë kontinent nuk prodhojnë si këtu, pyti Ramen e Berishën, vetëm ata i din të gjitha.

Analisti i njohur plas ironinë ‘therëse’ ndaj politikanëve shqiptarë: Kemi prodhuar diktatorin Enver Hoxha, një gjysmëdiktator si Berisha dhe tani Ramën diktatorin e ri Read More »

Gazetarja: Meshkujt shqiptarë nuk duan femra të zgjuara, kanë frikë!

Gazetarja Elsa Ymeri thotë se meshkujt shqiptarë kanë frikë nga femrat e zgjuara dhe kjo është një nga arsyet pse ata mund t’i japin fund një lidhje. Kjo, sepse sipas saj, nuk duan të kenë sfida në jetë.

Julka Gramo: Kur dikush merr vesh që ti je në një status të caktuar, ke një karrierë të mirë, që ke financa të kënaqshme, nëse nuk është në të njëjtën largësi, sikur ikin vetë.

Elsa Ymeri: Ikin edhe kur janë në të njëjtën lartësi, edhe kur janë të realizuar shumë, edhe nëse janë baras. Nuk e di pse djemtë kanë një lloj frike sikur kemi nxjerrë brirët dhe themi që jemi goca të realizuara nga kjo gjë. Kanë shumë frikë!

Alban Musa: Nuk duan femra të zgjuara meshkujt shqiptarë?

Elsa Ymeri: Jo nuk duan sepse nuk kanë dëshirë të kenë sfidë në jetë. Sfida zgjat deri tek flirti dhe derisa mund të të ketë bërë për vete a diçka dhe pastaj mirupafshim.

Gazetarja: Meshkujt shqiptarë nuk duan femra të zgjuara, kanë frikë! Read More »

Kush është deputetja që do të prezantojë Festivalin në RTSH

Ka qenë një surprizë vendimi i organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH për t`ia besuar një pjesë të moderimit të eventit gjigand për këtë institucion të rëndësishëm aktores dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Por edhe një përgjegjësi për këtë të fundit, e cila ka vendosur ta marrë përsipër e ta përballojë me sukses.

“Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, u shpreh aktorja, e cila shtoi se “do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event”.

Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor të këtij viti. Festivali në fjalë përshkruhet si ngjarja më e madhe muzikore në vend.

Kush është deputetja që do të prezantojë Festivalin në RTSH Read More »

Berisha akuza Ramës për ndërtimin e pallatit 5-katësh: Nuk ka asnjë faturë

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas daljes nga Kuvendi është hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e vilës së Surrel.
Berisha nënvizoi se për ndërtimin e saj, Rama nuk ka asnjë faturë dhe asnjë transfertë bankare. Sipas Berishës, e njëjta situata me pallatin 5-katësh në sheshin e pallateve, ku Linda Rama thotë se është ndërtuar me para gjaku.

“Edi Rama deklaron se sarajet e tij kanë origjinë paratë e emigracionit. Nuk ka asnjë faturë, asnjë transfertë bankare të parave të emigracionit të Edi Ramës, që të justifikojë ndërtimin e sarajave. Pra, kemi të bëjmë me shfrytëzim pushteti si kryebashkiak dhe kryeministër për ndërtimin e një parajse në Surrel.E njëjtë është situata me pallatin 5-katësh në sheshin e pallateve.

Nuk ekziston asnjë faturë e vetme financiare, bankare, tatimore e çfarëdolloji. Është ndërtuar, thotë zonja Rama, me para gjaku. Nuk besoj se vëllai i saj është marrë me gjak apo gjëra të tilla. Sa implikon vëllain e saj, i them zonjës të tregojë se kush ta ndërtoi dhe si u shpërblye, se nuk e di se vëllai i saj të jetë trafikant apo vrasës serial. Jo, nuk kam dëgjuar”, u shpreh Berisha.

Berisha akuza Ramës për ndërtimin e pallatit 5-katësh: Nuk ka asnjë faturë Read More »

Zhduket shqiptari në Greqi, shkoi të takonte ish gruan (emri)

Një i ri shqiptar që jeton në Greqi është zhdukur prej tri ditësh, ndërsa autoritetet lokale raportojnë se ai rezulton i humbur prej mëngjesit të së dielës. Mësohet se 29-vjeçari Angelo Avdiu, baba i një fëmije, jetonte në Agios Konstantinos Fthiotidas dhe sipas mediave greke ai ka mbërritur në zonë mbrëmjen e së shtunës, ku ka qëndruar me një të afërm.

Vëllai i tij ka zbuluar se 29-vjeçari ka ardhur në fshat për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe nënën e fëmijës së tij në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

“Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin. Bëjmë apel që të gjendet vëllai im sepse nuk ka qenë shumë mirë së fundmi. Ai ka edhe një djalë të vogël, 9 vjeç”, tha ai.

Zhduket shqiptari në Greqi, shkoi të takonte ish gruan (emri) Read More »

E papritur! Arbana Osmani nuk do të prezantojë BBV 3? Emri që përflitet

Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” mund të mos prezantohet nga moderatorja Arbana Osmani.

Burime të ndryshme brenda Top Channel thonë për Anabel se moderimi i BBVA mbetet i paqartë për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar. Sipas burimeve, moderimi i BBVA-3 mbetet ende një çështje e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani moderatorja e sezonit të ardhshëm.

Aktualisht, duke marrë në konsideratë natyrën delikate dhe konfidenciale të negociatave të tilla, nuk dihen më shumë detaje, megjithëse brenda Top Channel kanë nisur të qarkullojnë emra të tjerë. Një emër që mendohet se mund t’i besohet BBVA-3 është Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në Top Channel, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”. Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”.

Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing with the stars”.

E papritur! Arbana Osmani nuk do të prezantojë BBV 3? Emri që përflitet Read More »

‘A ke shtëpi, a ke grua’, Luizi i habiti të gjithë me përgjigjen: Kiarën e kam me kontratë!

Kiara ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet Luizi dhe ajo e ngacmon me pyetje.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka patur projekte të ndryshme muzikore dhe jo vetëm. E menjëherë pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai nisi me koncertet e shumta si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

E duket se për këtë ka pak ankesa partnerja e tij, Kiara Tito. Moderatorja e njohur ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet fituesi i edicionit të dytë të BB VIP dhe ajo e ngacmon.

“A ke shtëpi, a ke grua, a ke katandi, a ke Perëndi?”, e pyet Kiara Luizin, duke iu referuar koncerteve të shumta që bën dhe që i bie të jetë larg shtëpisë.

Këngëtari i dashur për publikun i kthen nga ato përgjigjet epike që vetëm ai di.

“Unë kam vetëm jetë nate. Unë kam vetëm rrugësh. Unë do e shijoj jetën. Unë Kiarën e kam me kontratë dhe Kiara do të rrijë vetëm në shtëpi mbyllur. Pyetje tjetër ke?”, i përgjigjet Luizi duke qeshur.

Kujtojmë se Tito dhe Ejlli krijuan një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Romanca e tyre e dashurisë vazhdon edhe jashtë dhe duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Ata janë mjaft aktiv edhe në rrjetet e tyre sociale, ku herë pas here ndajnë me ndjekësit foto apo video kur janë bashkë. Gjithashtu komentojnë edhe postimet e njëri-tjetrit në “Instagram”.

‘A ke shtëpi, a ke grua’, Luizi i habiti të gjithë me përgjigjen: Kiarën e kam me kontratë! Read More »