Në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, mungon medikamenti bazë për kimionterapinë për fëmijët e prekur nga sëmundje të rënda tumore dhe leuçemike. Bëhet fjalë për medikamentin Asparaginaza, me të cilin trajtohen fëmijët e sëmurë të prekur nga tumoret ose sëmundjet e rënda të gjakut si leucemi akute.
Një qytetare tha për mikrofonin e News 24, se janë detyruar ta blejnë këtë ilaç për të mundësuar kimioterapinë për të afërmin e saj vetëm 6 vjeç. “Medikamenti mungon. Thanë se do të vinte për 10 ditë por nuk ka ardhur dhe nuk do të vijë. Për kimio i kemi blerë 5 copë nga 50 mijë lekë 250 mijë lekë. Për fëmijën do ta blej”, theksoi ajo.
“Apeli im është që të më gjej ilaçin e djalit sepse nuk kam ku ta gjej”, tha qytetarja, duke shtuar se përveç kostove të këtij ilaçi janë edhe kosto të tjera financiare pasi është e detyruar të vijë nga Saranda. “Ilaçet janë me lekë vetëm krevatet janë falas”, theksoi ajo, duke shtuar se nuk do të largohet nga spitali pa kryer kimioterapinë. Gazetari i News 24, Osman Stafa tha se bari mungon prej rreth dy vitesh dhe se e vetmja mundësi është që bari të mundësohet nga Ministria e Shëndetësisë përmes një tenderi.
Mediat turke kanë publikuar pamjet e arrestimit të Dritan Rexhepit, bosit shqiptar të trafikut të drogës.
Lajmin e për arrestimin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya, i cili u shpreh i vendosur për të goditur krimin.
“Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, tha ministri turk.
Ndërkohë në pamjet e publikuara nga mediat turke, shihet se forca të shumta policie i rrethojnë vilën ku Rexhepi jetonte dhe më pas i vënë prangat.
Kreu i kartelit të drogës, Dritan Rexhepi, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës, ishte shpallur në kërkim nga autoritet italian dhe shqiptare për “Vrasja me dashje, droga, rrëmbim/privimi i Liri, falsifikim i dokumenteve të udhëtimit, armëve dhe municionit.”
Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer jetën e 39 personave të shpalosur në librin e tij më të fundit “Takimet e mia me…”, ku një prej tyre ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.
Për këtë të fundit, Fevziu thotë se ka qenë një personazh interesant në Shqipërinë e fund viteve ’80 dhe dukej atipik. Në një cep të librit gazetari thotë se ka shkruar dhe për momentin kur e ka takuar për herë të parë Ramën dhe bisedat që ka zhvilluar me të. Ai thekson se nëse dikush atëhere do e pyeste mbi të ardhmen e Ramës, vetëm kjo që ka sot, nuk do i kishte shkuar kurrë ndër mend.
“Te Rama kam një pjesë, ku bëj dhe një lloj rivlerësimi për të: pjesa kur flas për Ramën dhe raportin e tij më të shkuarën. Ai ishte një personazh shumë interesant në Shqipërinë e fund viteve ’80. Dukej atipik. Kam pjesën kur e kam takuar për herë të parë personalisht, dhe them që: nuk kujtoj mirë atë takim, ishte një diskutim sa politik aq dhe letrar. U fol për Berishën dhe PD, aq sa u diskutua për Kadarenë dhe Martin Camajn. Një gjë më bëri shumë përshtypje them, Edi Rama ishte një njeri sa ambicioz dhe njohës i mirë i eventeve politike.
Dukej që e kishte ndjekur çdo gjë me vëmendje. Nëse dikush në atë moment do më pyeste se cila do të ishte e ardhmja e tij, vetëm atë që ka sot nuk do më shkonte kurrë nëpër mend. Do ta mendoja më shumë një hero cinik që tallej me provincializmin dhe falsitetin, se sa ulur në fronin e mbretërisë së falsitetit politik që Shqipëria prodhoi në 30 vitet e fundit.
Është transformimi i atij personazhi që dilte me poturet e gjera që në atë kohë, që e kishte tendencë që dilte kundër normalitetit, kundër standardit, që befas u kthye në mbretin e standardit më bazik që Shqipëria ka prodhuar”, tha Fevziu në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”.
Sonila Meço është revoltuar pas rastit të dhunimit të vajzës 3-vjeçare nga edukatorja.
Ajo shkruan se kemi kapur fundin dhe se këto gjëra vetëm në Shqipëri ndodhin.
“Kam ngecur tek kërcitja e tmerrshme e kockës së njomë të një vogëlusheje 3 vjeçare…
U thye edhe ashti i fundit i njerzillëkut të shoqërisë, eshtra bazike e ekzistencës, kufiri i fundëm i tolerancës, skaji i epërm i durimit të një shoqërie, që është tkurrur në mbijetesë shpirtërore e kulturore.
I gjithë zinxhiri garantues, mbrojtës, sigurues, ushqyes e kultivues i njeriut për njeriun, i shtetit për qytetarin, i ministrisë për institicionin arsimor, i edukatores për fëmijën, i doktorit për pacientin, i policit për të pambrojturin, i shoqërisë për familjen, i drejtësisë për viktimën, i të rriturit për të voglin, i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut, i politikës për taksapaguesin, i biznesit për klientin, i shpirtit për shpirtin është shpërbërë e shkërmoqur si të ishim tribalë, të humbur e të harruar civilizimi.
Dhe Jo! Nuk ndodh kudo në botë dhe Po, veç në filma mund të haset skenari i një fantazie patologjike të fshehjes së një krimi mbi pafajësinë e dlirë të një fëmije nga të gjitha institucionet.
Se mirë u çmend edukatorja, pas saj koleget, pas tyre drejtoresha, pas saj ministria, më pas mjeku, pas tij polici, edhe më pas tij oficeri i policisë gjyqësore, tej më pas tij gjykata….por nëse janë çmendur këta, dyshoni më se jemi të shëndetshëm mendërisht ne të tjerët?
Po si mund të prodhojë një zinxhir kaq të përsosur kriminal një shoqëri e tërë, që peshon me qesëndi kalbjen e vet mbi ashtin e njomë të një fëmije, teksa këndon e lumtur, nga vendi ku duhej të qe më e mbrojtur se kurrë?
Prokuroria e Cuneos kishte shpallur “përpjekjet maksimale” për zbardhjen e çështjes dhe emëroi Roberto Testi, kriminolog me famë ndërkombëtare, për autopsinë e trupit të
Vrasja e shqiptarit Klaudio Myrtaj, 34 vjeç, teksa punonte . në një dyqan zdrukthtari në Vernante të shtunën pasdite ka tronditur jo pak të gjithë komunitetin e zonës së Cuneos.
Roberto Testi një prej kriminalisteve më të mirfë në Itali mori përsiper të bëjë ekspertizen e vrasjes.
“Plumbi është sigurisht i kalibrit 22. Një e shtënë e vetme në kokë, në pjesën e djathtë të kafkës mbi vesh. Nuk mund të shtoj asgjë tjetër”.
Kjo është ajo që deklaroi profesori , kriminolog me famë ndërkombëtare kur vjen puna tek autopsite e viktimave.
Aikonfirmuar se arma e përdorur nga vrasësi, i cili është ende në arrati, është i kalibrit të vogël. Ndoshta edhe për këtë arsye askush akush nuk ka dëgjuar të shtëna në dyqanin ku ndodhi vrasja.
Në fakt vrasesi nuk vrau, por e la në agoni të riun, i cili në atë moment (si zakonisht) mbante kufjet e celularit për të dëgjuar muzikë dhe telefonata. D
etaji i parë të bën të mendosh se vrasësi nuk ishte profesionist dhe u zhduk pa konstatuar vdekjen e Myrtajt, ndoshta në panik. E dyta, se punëtori ishte më i shpërqendruar se zakonisht kur pa vrasësin, të cilin ndoshta e njihte, të hynte, duke e lënë të afrohej më shumë se një metër dhe të mos kishte kohë të bërtiste, të mbrohet dhe të reagojë. Të gjitha ndodhen në pak sekonda.
Gjuetia vazhdon për vrasesin. Kush e bëri atë?
Prokuroria ndjek çdo pistë. Partnerja e viktimës, një dyzet vjeçare që punon në një klub në Limone dhe nuk është nën hetim, përjashton në mënyrë “kategorike” krimin e pasionit. Hetuesit i kanë kthyer celularin që i kishin sekuestruar dhe dje ajo ka treguar dëshminë e saj në La Stampa .
“Ne ishim bashkë që nga marsi, e donim njëri-tjetrin, disa debate si në çdo çift. Një burrë fantastik, por shumë xheloz. Ai kishte debatuar dhe kishte goditur me grusht në dy raste persona te tjere, por ata nuk ishin ish të dashurit e mi apo njerëz qe une I njihja. Askush nuk do ta kishte vrarë për mua, por ndoshta ai do ta kishte bërë. Unë kam pasur eksperiencat e mia, por atë që ai më dha nuk e kam ndjerë kurrë me askënd. Unë isha mbretëresha e tij”. Më pas shton: “Ai kishte ndryshuar jetën e tij për mua dhe për vajzën time, të cilën ai e adhuronte. “Ishte hera e parë që punonte për shokun e tij, ndoshta për të fituar para. Këtë e ka bërë nga e marta deri të shtunën, me pushim të enjten në mëngjes, kur e shoqërova te mjeku për një dëmtim në dorë. Ne ishim bashkë të enjten në mbrëmje, nuk u pamë të premten, mesazhi i tij i fundit më mbërriti në orën 15:56 të së shtunës”. Domethënë një orë para vrasjes. “Më thirrën, u duk aksident, pastaj më shpjeguan – shton ajo –. Që atëherë, unë dhe vajza ime kemi jetuar në terror dhe ankth, vetëm shpresojmë që ata të gjejnë personin përgjegjës. Drejtësi për të, për ne, familjen e Klaudios, nënën, motrën e tij. Ne po përgatisnim pasaportat që të shkonim të kalonim natën e Vitit të Ri me ta”. Burimi La stampa
Arjon Shahaj, studenti 29 vjeçar i Akademisë së Sigurisë që u aksidentua dje për vdekje në autostradën te Liqeni i Tiranës, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Homazhet janë zhvilluar në ambientet e akademisë ku ai studionte.
Pas një karriere si oficer policie, Arjon Shahaj ishte rikthyer përsëri në Akademinë e Sigurisë në Sauk, e cila njihet gjithashtu si Akademia e Policisë për të vazhduar studimet për rritje në gradë.
Fatkeqësisht, aksidenti i ndodhur mesditën e djeshme në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Liqenit Artificial, i mori jetën në lule të rinisë.
Sot, kolegët dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, drejtori i pergjithshem Muhamet Rrumbullaku, Rektori i Ilirjan Mandro dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla kanë kryer homazhe pranë arkmortit të studentit Arjon Shahaj, pikërisht në vendin ku ai studionte për të marrë një gradë më të lartë e për t’i shërbyer me devotshmëri atdheut.
Familjarët e 29 vjeçarit kanë qenë gjithashtu të pranishëm në Akademinë e Sigurisë, ku kanë pritur ngushëllime nga shokët dhe kolegët e Arjonit, për ikjen e tij tragjike dhe të parakohshme nga jeta.
Ata shprehën ngushëllimet për familjen, miqtë e afërt dhe kolegët e Arjonit, i cili do të kujtohet gjithmonë për urtësinë dhe korrektësinë e një studenti shembullor. “I paharruar qoftë kujtimi i tij”, tha ministri Balla.
Arben Derhemi ka bërë së fundmi një InstaStory që të gjithë po ja nisin Ermal Mamaqit.
“Sa me dhimbje lexojme qe pseudo humoriste behen “producente filmash”. Dhe akoma me me dhimbje i degjojmë që ofendojnë figura qe me aq sakrifica e pune ja kane dale te bejne art ne kohet me te veshtira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lepire e bere lolot e cdo lloi pushteti e pasunari…
Ps. Uulen malet u ngriten halet”, shkruan ai.
Plas ‘sherri’ mes VIP-ave shqiptar, Arben Derhemi shpërthen
Kjo nuk është here e parë që Derhemi ka sulmuar Mamaqin. Më parë aktori, menjëherë pas eventit të “Dy gisht mjaltë” u shpreh:
“Fatkeqësia e ndjek edhe televizionin edhe filmin. Jo më larg se para ca kohësh, patëm një event të çuditshëm d.m.th, u shkul e gjithë Shqipëria! S’e merr vesh njeri. Bën film një njeri i cili nuk ka lidhje fare me teatrin, me regjinë me aktrimin. Bën film dhe ti vetëm kur dëgjon nga dikush: Ore, sa bukur, e ke parë atë filmin?”