Irina

Beatrix Ramosaj flet për herë të parë edhe për ribashkimin e bujshëm Bora-Donald

Beatrix Ramosaj prej muajsh nuk ka bërë asnjë dalje televizive. Mbrëmjen e sotme ajo ka thyer akullin duke u shfaqur në “Netët e klipit shqiptar” ku ka folur për herë të parë rreth jetës së saj.
Këngëtarja tha se është shumë mirë dhe se nuk është ankuar kurrë. Ajo pranoi se nuk është e lehtë të jesh kryefjalë e mediave por armën e vetme ka talentin dhe punën.

“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte.
Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo gjë dhe ka njerëz që mundohen të hedhin gurë. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve.”

E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit Bora-Donald, ajo u përgjigj shkurt: “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë.”

Në fakt, Anotnela Berisha ka treguar se Beatrix ka qenë me të kur doli videoja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrit.

“Ishim për darkë dhe u kthyen njerëzit duke na parë në një moment. Po mendonim se çfarë ndodhi. Pastaj pamë portalet dhe nuk ndodhi asgjë. Vazhduam darkën. Mirë është Beatrix. Është super, po merret me disa projekte të reja. Të isha unë si ajo do bëja ndonjë udhëtim në Kosovë, jo te ata. Trixa është super femër dhe e kërkuar. Ndonjëherë ne femrat u japim rëndësi atyre që nuk duhen.”– tregoi Antonela para pak ditësh.

Beatrix Ramosaj flet për herë të parë edhe për ribashkimin e bujshëm Bora-Donald Read More »

Ak sident i rë ndë në vend, përgja ken rrugët që në mëngjes

Një aks ident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të tunelit pranë rrugës së re për në Sarandë përmes urës së Kardhiqit.

Burime bëjnë me dije se një automjet ku po udhëtonin tre turistë amerikanë ka da lë nga rruga.

Për pasojë ata kanë pësuar dë mtime, por mësohet se janë jashtë rr ezikut për jetën.

Dy shimet janë se tre turistët kanë nga tërruar rrugën për shkak të mungesës së sinjalistikës.

Po licia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rre thanat e saj.

Ak sident i rë ndë në vend, përgja ken rrugët që në mëngjes Read More »

Kinematografia shqiptare në zi, n dahet nga jeta ‘Tomka’

Një tjetër aktor do t’i mungojë prej sot kinematografisë shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve. Aktori i njohur, Enea Zhegu, ka mb yllur sytë përgjithmonë mëngjesin e kësaj të diele, pasi vua nte nga një sëmundje e rë ndë. Ai ka ndë rruar jetë në moshën 57-vjeçare, duke lënë pas një sërë role, për të cilët do të mbahet mend gjithmonë. Ai u bë i njohur që në fëmijërinë e tij.

Mbarësia do t’i vinte që në vitin 1978, kur regjisori Dhimitër Anagnosti e zgjodhi për filmin “Lulëkuqet mbi mur”. Një vit më pas, Viktor Gjika do ta merrte për filmin “Njeriu me top” e në këtë kohë do të zgjidhej dhe për rolin kryesor të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, pra për rolin e Tomkës që do ta bënte të famshëm, ndërsa ai ishte ende nxënës në klasën e shtatë. Enea Zhegu ishte ndërgjegjësuar nga dy eksperiencat e para se ç’do të thoshte të bëheshe pjesë e një filmi. Ndaj në ditën kur Xhanfize Keko kishte mbledhur fëmijët, po aq të njohur sa edhe ai në botën e filmit, e dëshironte me gjithë shpirt Tomkën. Dhe kur fitoi konkursin që iu duk shumë i vështirë (sepse kishte rivalë të fortë), u ndje jo vetëm i gëzuar, por edhe disi superior ndaj të tjerëve. Ai do të ishte komandanti. Enea e kuptoi shumë mirë rolin që po i kërkohej të bënte, aq sa do të mësonte shpejt ta luante bukur edhe jashtë sheshit të xhirimit. I gjendur gjithmonë në qendër të vëmendjes (sidomos pas shfaqjes së filmit “Tomka dhe shokët e tij), i llastuar jo pak nga gjyshërit e tij dhe i preferuar nga regjisorët e njohur, Enea do të ndjehej shumë i rëndësishëm. Deri diku dhe i paprekshëm. Ndoshta prandaj, vite më pas, kur nuk do të ishte më fëmija të cilit mund t’ia falnin lehtë gabimet, jeta nuk do t’i vinte dhe aq e mbarë sa në fëmijëri.

Filli i kujtimeve të bukura për Enean u ndërpre me mbarimin e filmit “Një jetë më shumë”, të regjisorit Gjergj Erebara. Pas tij nuk do të kishte më filma të tjerë. Shpirti i lirë dhe paksa rebel që ishte krijuar pak e nga pak brenda tij, nisi të nxjerrë krye më shumë në vitet e gjimnazit. Aq sa emri Enea Zhegu do të regjistrohej pothuajse në regjistrat e të gjitha gjimnazeve të Tiranës. Sapo përjashtohej nga njëra shkollë, e dërgonin tek një tjetër, derisa do të përfundonte në shkollën e natës. Bëmat i mbeteshin atij, Tomkës. Shumëkush vazhdonte ta identifikonte si Tomkën djaloshin plangprishës. Enea ndjehej mirë prej kësaj nofke, e cila do ta ndiqte nga pas edhe në kohën kur arriti të hyjë në Akademinë e Arteve, ku do të ndjente për herë të parë dëshirën që të bëhej një aktor, ndërsa gjithçka kishte ndodhur më parë në shesh të xhirimit, nuk e kishte marrë dhe aq seriozisht. Atje në Akademi, do të ndodhte mrekullia që nuk do të zgjaste shumë. Sepse që në vitin e pare, Enea Zhegu do të përjashtohej sërish nga shkolla për “sjellje të këqija”. Dënimi i parë që mori ishte vetëm për një vit shkollor. Ndërsa në vitin e dytë, një tjetër dënim që do të merrte, po për sjellje jo të mirë, do ta përjashtonte përfundimisht. “Tomka” vazhdonte të ishte i mbrapshtë, ndaj jeta do t’i vinte gjithnjë e më e mbrapshtë.

Në vitin 1989 do të provonte për herë të parë se ç’do të thoshte të të mbyllnin në një psikiatri. Në këtë herë të parë do ta mbanin brenda vetëm 15 ditë, ndërsa në herën e dytë plot një muaj. Këtyre kohëve të mbrapshta Enea do t’u shpëtonte vetëm në 1990-ën, kur do të nisej për në Greqi, e pak vite më pas në Itali. Tashmë është kthyer sërish në Tiranë. Që në ditët e para që do të mbërrinte do të shkonte në Akademinë e Arteve, sepse donte që filli të lidhej pikërisht aty ku ishte shkëputur këtu e vite të shkuara. Gjithsesi, nuk u mbërthye shumë pas nostalgjisë. E kuptoi shpejt se jeta nuk ishte ajo filmave, se kohët nuk ishin më si atëherë kur xhirohej për Tomkën. Ndaj nisi shpejt të mendojë që të hapte një aktivitet të tijin, një bar-restorant që e quajti “Vila 31”, por që më shumë është bërë i njohur si lokali i Tomkës. Sepse edhe në kohën kur bë një menaxher i vërtetë, Enea Zhegun vazhdonin ta thërrasin Tomka, e mbase kështu do të kujtohet gjithmonë.

Kinematografia shqiptare në zi, n dahet nga jeta ‘Tomka’ Read More »

Nd arja nga jeta e Bujar Nishanit, reagon Lulzim Basha

“Tri shtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Ngu shëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij.

Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!”Bujar Nishanit, reagon Lulzim Basha

Nd arja nga jeta e Bujar Nishanit, reagon Lulzim Basha Read More »

‘M’u grisën bikinit poshtë dhe…’/ Ish-konkurrentja e Për’puthen tregon situatën e sikletshme që i ka ndodhur

Ish-konkurrentja e Për’puthen Ifigjenia Dhedhes, ose siç njihet si Efi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa situata të sikletshme që po i ndodhin së fundmi.
Në një video që postoi në Instastory, Efi rrëfeu se gjatë ditës së djeshme ka qenë në spital, por pa zbuluar më shumë detaje rreth arsyes.

Më tej ajo vijon duke treguar një incident që i ka ndodhur gjatë ditës së sotme me bikini, duke pyetur ndjekësit nëse këto “gjëra të këqija” që po i ndodhin janë rastësi apo sy i keq.

“Kam disa ditë që po më ndodhin vetëm gjëra të këqija. Dje isha në spital, gjëja e parafundit. Ndërsa e fundit, unë tani sapo u ndërrova sepse mu grisën bikinit poshtë, nuk ndodhi ndonjë gjë… mos mendoni keq.

Më thoni ju është syri i keq apo rastësi?”– shprehet Efi gjatë videos.

‘M’u grisën bikinit poshtë dhe…’/ Ish-konkurrentja e Për’puthen tregon situatën e sikletshme që i ka ndodhur Read More »

Lumturia dhe shëndeti i mirë janë të lidhura pazgjidhshmërisht/ Sa më i lumtur aq më i shëndetshëm? Përgjigjet shkenca…

Lumturia dhe shëndeti i mirë janë të lidhura pazgjidhshmërisht, siç kanë argumentuar prej kohësh shkencëtarët. Lumturia, në fund të fundit, është një reflektim i shëndetit mendor. Prandaj ka kuptim që ai të ketë fuqi dhe ndikim mbi trupin tonë. Një person i lumtur mund të jetë më i shëndetshëm dhe më elastik ndaj rreziqeve të mundshme me të cilat do të përballet.
Në përgjithësi, është identifikuar efekti që mund të ketë lumturia e një personi në shëndetin e tij të mirë. Problemi, megjithatë, qëndron në vështirësinë për të përcaktuar se në cilat raste shëndeti i një organizmi mund t’i atribuohet gjendjes së tij të mirë psikologjike.

Ndoshta mund të argumentojmë se njerëzit që kanë një problem shëndetësor e kanë më të vështirë të jenë të lumtur. Ndoshta edhe organizmat e shëndetshëm ndjekin më shumë zakone të mira, të cilat mund të sigurojnë shëndet afatgjatë dhe t’i mbajnë ata larg problemeve. Nga ana tjetër, sigurisht që kur njeriu ndihet i lumtur, e bën të ndihet më i shëndetshëm.

Vështirësia në studimin e korrelacionit midis shëndetit dhe lumturisë është se, për të ekzaminuar në mënyrë eksperimentale lumturinë njerëzore, ajo do të duhej të manipulohej.

Ekipi hulumtues ekzaminoi 155 të rritur. Gjysma e pjesëmarrësve morën pjesë në një program ndërhyrjeje psikologjike pozitive, që zgjati gjithsej 12 javë. Në këtë program, pjesëmarrësve iu mësuan një sërë teknikash se si të përmirësojnë gjendjen e tyre mendore, si meditimi, kultivimi i ndjenjës së mirënjohjes dhe zhvillimi i marrëdhënieve më të mira shoqërore.

Advertisements

Pjesa tjetër e pjesëmarrësve hynë në një listë pritjeje virtuale dhe u informuan se prisnin radhën për të marrë pjesë në programin e ngritjes psikologjike ndërhyrëse. Megjithatë, matjet e nevojshme u bënë për të gjithë në të njëjtën kohë.

Gjatë programit, studiuesit matën nivelet e lumturisë së pjesëmarrësve, duke regjistruar gjithashtu se sa të shëndetshëm ndiheshin. Përveç kësaj, ata shënuan disa të dhëna të tjera, si gjendja e tyre fizike, presioni dhe indeksi i masës trupore. Të njëjtat matje subjektive dhe objektive u përsëritën tre muaj pas përfundimit të programit të psikologjisë pozitive të ndërhyrjes.

Rezultatet ishin ashtu siç pritej. Niveli i lumturisë së personave që morën pjesë në programin e ndërhyrjes u rrit ndjeshëm, në ndryshim nga gjendja psikologjike e personave që ishin në listën e pritjes, e cila nuk kishte ndryshime të dukshme.

Si pas përfundimit të programit, ashtu edhe tre muaj më vonë, personat që morën pjesë në programin e ndërhyrjes ndiheshin më të shëndetshëm dhe kishin më pak probleme shëndetësore në krahasim me ata që nuk morën pjesë në program. Përveç kësaj, u vu re se, ndërsa programi përparonte, rritja e nivelit të lumturisë së pjesëmarrësve çoi në një rritje të ndjenjës së shëndetit dhe në të njëjtën kohë reduktoi ndjenjën e keqardhjes.

Me interes të veçantë është fakti se psikologjia pozitive e njerëzve nuk ka ndikuar në asnjë matje në lidhje me shëndetin e tyre fizik. Më konkretisht, nuk u vunë re ndryshime në presionin e gjakut ose indeksin e masës trupore të pjesëmarrësve.

Gjetjet e studimit sugjerojnë se, për të paktën një periudhë prej 6 muajsh, një nivel i kënaqshëm lumturie i bën njerëzit të ndihen më të shëndetshëm, duke i mbajtur ata larg ndjesisë së keqe, krahasuar me njerëzit e tjerë që nuk kishin shënuar rritje të niveleve të tyre të lumturisë.

Megjithatë, mbetet më pak e qartë se si rritja e lumturisë ndryshoi statusin shëndetësor të pjesëmarrësve, pasi, të paktën gjatë kësaj periudhe kohore, treguesit kryesorë shëndetësorë nuk ndryshonin ndjeshëm.

Prandaj, është e mundur që rritja e lumturisë thjesht t’i bëjë njerëzit të ndihen më mirë, kështu që ata të mos ndihen të sëmurë. Lumturia mund të ndikojë gjithashtu në aftësinë e trupit për të luftuar sëmundjet.

Një tjetër skenar i vërtetuar është se efektet afatgjata të lumturisë në shëndet mund të kenë një shkak tjetër. Më konkretisht, njerëzit më të lumtur mund të jenë më të gatshëm se njerëzit e pakënaqur për të ndjekur zakone të shëndetshme, si ushqimi i mirë dhe ushtrimet fizike, duke qëndruar larg zakoneve të dëmshme, si konsumimi i tepërt i alkoolit dhe pirja e duhanit.

Sidoqoftë, do të ishte interesante të vëzhgohej nëse ndryshimet afatgjata në lumturinë e manipuluar ndikojnë në treguesit e shëndetit fiziologjik përveç kritereve subjektive. Do të ishte gjithashtu e dobishme të shihet nëse manipulimet për rritjen e lumturisë çojnë gjithashtu në më shumë sjellje që promovojnë shëndet të mirë në planin afatgjatë./abcnews.al

Lumturia dhe shëndeti i mirë janë të lidhura pazgjidhshmërisht/ Sa më i lumtur aq më i shëndetshëm? Përgjigjet shkenca… Read More »

Me cilën nga vajzat e showbizit ke flirtuar? Romeo kthen përgjigjen epike

Romeo Veshaj është pyetur në emisionin “Më lër të flas” se me cilën nga vajzat e showbizit ka flirtuar por ajo nuk i është përgjigjur. “Nuk ka ndodhur. Të gjithave që u kam shkruar më kanë shkruar.”– u përgjigj aktori nuk mos thënë emra. Sakaq, i pyetur se pse i dha fund lidhjes së fundit Romeo tha thjesht se ‘Nuk ngjita, mos më pyesni më’.

Duke qenë se jemi te flirtet ajo që ka tërhequr vëmendje së fundmi ka qenë Efi, ish-konkurrentja e Për’puthen me disa postime në rrjetet sociale për Romeon. Pasi përmbylli aventurën e saj në emisionin e dashurisë, bukuroshja 26-vjeçare po shijon mbrëmjet me miqtë e saj, veçanërisht, me Mikelën, Erionin dhe Samiun, me të cilët ka miqësi shumë të mirë.

Së fundmi ata ishin në Prizren ku performuan treshja, Elgit, Donald dhe Romeo dhe ky i fundit duket të ketë marrë vëmendjen e madhe të Efit. Ajo e ka postuar në disa “story” aktorin , të cilin e ka komplimentuar për vallëzimin, jo një por disa herë. “Për Romeon e mora vesh kërcen bukur. Çfarë po thoja?”-shkruante ajo.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të përflitet se ata po flirtojnë. Vlen të theksohet se Efi është krahasuar gjithmonë me Bora Zemanin dhe ngjashmëria mes tyre është e madhe. Ndonëse Romeo ka deklaruar se ka shije të ndryshme nga Donaldi, ku i dihet, ndoshta Efi nuk kalon pa i bërë përshtypje.

Me cilën nga vajzat e showbizit ke flirtuar? Romeo kthen përgjigjen epike Read More »

Ak sident në rrugën Fier-Patos, makina me targa greke hyn kundravajtje

Fuoristrada me traga greke futet kundravajtje, perpla set me trafiknd aresën dhe bllokon qarkullimin.

Ngj arja ka ndodhur prane vendit te njohur si rotondua e Parkut prane kishes katolike ne Fier, ne aksin Fier- Patos. Mesohet se fuoristrada me targa te shtetit helen KPK2650 udhetonte ne drejtim te Fierit kur eshte futur ne korsine e gabuar.

Fatmiresisht eshte shmangur perpla sja ballore, ndersa mjeti ka perfunduar ne mes te trafikndareses, duke u perpla sur edhe me nje shtylle te ndricimit publik. Fillimisht shoferi ka deklaruar se ka hu mbur kontrollin e mjetit, ndersa nga po licia qe ka mberritur menjehere prane vendit te ngjarjes po kryhen te gjitha pro cedurat per te zbardhur shkaqet e aks identit.

Ngjarja eshte regjistruar ne nje aks me levizje te konsiderueshme mjetesh, duke bllokuar per disa minuta edhe qarkullimin.

Ak sident në rrugën Fier-Patos, makina me targa greke hyn kundravajtje Read More »