Irina

Pasi në Kuvend përfundoi votimi për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Kryeministri Edi Rama vendosi të mësonte se si bëhet një picë

Kryeministri Edi Rama, pasi në Kuvend përfundoi votimi për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj, vendosi të mësonte se si bëhet një picë.

Kreu i qeverisë ishte i pranishëm në një aktivitet të zhvilluar në sheshin “Italia”, në kuadër të Javës Italiane të Kulturës. Aty, Rama iu afrua njërës prej stendave dhe përgatiti një picë.

Pasi në Kuvend përfundoi votimi për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Kryeministri Edi Rama vendosi të mësonte se si bëhet një picë Read More »

Kush janë VIP-at më të paguar gjatë sezonit veror, nga Donaldi te Beatrix

Sezoni veror ka nisur zyrtarisht, e bashkë me të edhe sezoni i punës për artistët shqiptarë. Pas 2 vitesh që artistët thuajse qëndruan në pushim prej pandemisë, kjo verë është totalisht e prenotuar për ta. Por, duket se rritja e çmimeve ka prekur edhe artistët.

Pas vështirësive për shkak të pandemisë, edhe disa nga artistët më të njohur të skenës kanë rritur tarifën e tyre që marrin në koncert. Megjtihatë emrat më të famshëm kanë një axhendë të ngjeshur këtë verë, duke pasur thuajse çdo ditë të prenotuar. Madje ka edhe nga ata që brenda një dite kanë deri në 3 koncerte.

Të shpeshta kanë qenë lëvizjet në listën e këngëtarëve më të paguar, ku shifrat rekord arrijnë deri në 8 mijë euro. Madje, menaxherët e artistëve kosovar në shifrat e publikuara shprehen se kanë tarifa deri në 10,000 euro apo 12,000 euro, natyrisht për një këngëtar/e të caktuar.

Ndonëse shifrat rrallë e thuajse janë bërë publike në formë zyrtare, kjo gjë vazhdon të dëshmohet më së miri me jetën luksoze që bëjnë, përfshirë edhe klipet e pushimet e tyre që tashmë ekspozohen më së shumti përmes rrjeteve sociale. Këngëtarët si Tayna, Ledri Vula Ghetto Geasy, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Mozzik, Meda e shumë të tjerë, janë ndër emrat që pëlqehen më shumë nga publiku për të cilët thuhet se paguhen mjaft mirë. Lidhur me këtë, në muajin nëntor ish-menaxheri Drin Zatriqi, kërkoi nga Qeveria e re që të rregullohet edhe tatimi i estradës, duke publikuar edhe çmimet për ca artistë që përfitojnë nga koncertet.

Çmimet për disa artistë për një koncert:
Tayna 8.000 – 12.000 euro

Ledri Vula 8.000- 10.000 euro

Capital T 6.000 – 8.000 euro

Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro

Dhurata Dora 6.000-7.000 euro

Noizy 6.000 – 8.000 euro

Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro

Meda: 6.000 – 7.000 euro

Labinot Tahiri – 5.000 euro

Sinan Vllasaliu – 5.000 euro

Ramadan Krasniqi – Dani – 5.000 euro

Fero 3.000 – 4.000 euro

Rina Balaj 3.000 – 4.000 euro

Gjiko 3.000 – 4.000 euro.

Por në realitet, shpeshherë shifrat janë edhe më të fryrë. Në showbizzin shqiptar, rekordin për këtë verë e mbajnë vëllezërit Veshaj. Pas daljes nga Big Brother, Donaldi dhe Romeo kanë nisur karrierën edhe në muzikë, duke marrë mbështetjen e të gjithë publikut. Kështu ata, së bashku me Elgit Dodën kanë një verë komplet të prenotuar, ku do të paguhen deri në 8 mijë euro për një koncert.

Shumica e koncerteve të tyre janë në clubet bregdetare, por edhe jashtë Shqipërie. Zvicra është shteti që i paguan më shumë, ku për një natë koncert, së bashku me reklamimin në rrjetet sociale që Donaldi dhe Romeo i bëjnë kap shifrat deri në 10 mijë euro.

Nuk mbetet pas as Noizy, i cili këtë vit ka një rritje në tarifat e tij, por gjithashtu një numër më të madh të koncerteve brenda Shqipërisë. Ndonëse pak vite më parë ‘zbriti’ nga froni më të paguarit, këtë sezon ai ka fituar sërish ‘titullin’ e mbretit të netëve live. Kështu, për këtë sezon, Noizy është sërish në krye të listës, duke lënë pas kolegët e tij. Deri në 5 mijë euro është tarifa që ai merr për të performuar brenda kufijve dhe deri në 8 mijë euro jashtë vendit.

Një tjetër këngëtar që është ndër më të paguarit këtë sezon është Alban Skënderaj. Ndonëse është më selektiv në përzgjedhje të clubeve dhe eventeve që ai zgjedh, këngëtari ka një axhendë mjaft të ngarkuar këtë verë, ku çmimet për të shkojnë deri në 5 mijë euro.

Edhe ‘mbretëresha e netëve live, Elvana Gjata ka një rritje në kërkesat e saj. Që nga 2018, ajo e humbi fronin e saj, duke zbritur në tarifën 3 mijë euro. Duket se largimi i saj në SHBA, mungesa ekëngëve të reja në tregun tonë e ‘rrëzoi’ Elvanën nga ky fron. Por me t’u rikthyer, artistja e rifilloi edhe njëherë karrierën, aty ku e la. Tanimë Elvana merr deri në 5 mijë euro për një natë dhe dyfishin e kësaj shume për koncertet jashtë Shqipërie. Duket se këngët e reja e kanë rikthyer edhe njëherë në top këngëtaret e përzgjedhura.

Nga ana tjetër është Enca që duket se ka humbur vlerë në tregun e koncerteve. Vite më parë, ajo paguhej deri në 5 mijë euro për një natë live, por duket se mugnesa në tregun muzikor me një produksion të ri, e ka ‘varfëruar’ artisten, që kohët e fundit po kalon më shumë kohë në Dubai sesa në Tiranë. Lista e saj e koncerteve këtë verë është më e vakët se herët e tjera, duke marrë deri në 2 mijë euro për performancat e saj.

Por krejt ndryshe duket situata me këngëtarët e muzikës popullore, që këtë vit do të ketë një sezon të begatë, kryesisht me dasmat. Sinan Hoxha, Artjola Toska dhe Fatmira Breçani janë në krye të listave, ku kanë edhe tarifat e tyre deri në 5 mijë euro për dasma jashtë Shqipëri, kryesisht në diasporë. Një tarifë më të ulët kanë në koncertet e tyre në clube.
Surpriza e kësaj stine është padyshim Beatrix, që është shndërruar ndër artistet më të paguara kohët e fundit. Duket se drama e ndarjes me Donaldin i ka shërbyer në jetën profesionale, duke rritur tarifat. Pas këngëve të reja dhe popullaritetit që i dha historia në Big Brother, Beatrix do të marrë nga 3 deri në 5 mijë euro për koncerte që do të mbajë përgjatë verës. Aktualisht këngëtarja e njohur po punon për të tjera këngë dhe përgjatë sezonit do të jetë në clube të ndryshme, ku do të performojë së bashku me Dafina Zeqirin dhe partnerin e saj, Dj Geek.

Ajo që vëmë re për këtë sezon është një tërheqje e Flor Mumajesit nga netët live. Artisti i njohur vitet e fundit është shfaqur më i tërhequr nga koncertet, duke preferuar të jetë më shumë pjesëmarrës në festa private, ku performon së bashku me djemtë e Three Dots. Së bashku ata kanë një tarifë deri në 8 mijë euro, megjithatë larg çmimit prej 5 mijë eurosh që ka pasur vetëm Flori sezone më parë.

Më interesante duket lista e artistëve kosovar, që përditë e më shumë shndërrohen në të preferuar edhe në vendin tonë. Ledri, Ylli Limani, Getoari dhe Capital T janë disa nga këngëtarët që kanë një sezon të ngjeshur, ku rekordin e mban Ledri deri me 3 koncerte brenda ditës. Këta artistë marrin nga 3 deri në 8 mijë euro për një natë./shqiperiaime

Kush janë VIP-at më të paguar gjatë sezonit veror, nga Donaldi te Beatrix Read More »

Ndahet çifti që bëri bujë në ‘Përputhen’?

Mikela dhe Erjoni ishin i vetmi çift nga programi “Përputhen” të cilët i rezistuan kohës deri pak ditë më parë, pasi fakte kanë treguar se ata nuk janë më bashkë.

Pas daljes nga ky program ata vendosën të vazhdonin njohjen e tyre jashtë programit teksa shfaqeshin bashkë kudo pothuajse në çdo intervistë apo kudo në rrjete sociale ku ata dukeshin të pandarë nga njëri-tjetri.

Së fundmi ata nuk kanë postuar më foto apo video së bashku siç u mësuam duke i parë, madje ata kanë fshirë çdo foto që kishin bashkë nga rrjetet sociale, duke na bërë të dyshojmë se lidhja mes tyre ka përfunduar.

Ndonëse të dy vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram ata nuk e ekspozojnë më lidhjen e tyre dhe faktin që janë bashkë, kujtojmë se Mikela dhe Erjoni u kthyen një nga çiftet më të dashur për publikun ku Erioni i dedikoi Mikelës dhe një këngë me titullin “Dashuria”.

Ndahet çifti që bëri bujë në ‘Përputhen’? Read More »

Ak uzohen se rr ahën shokun dhe i sh ëmtuan fytyrën përgjithmonë, reagojnë për herë të parë vëllezërit Veshaj

Vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj kanë reaguar për herë të parë, pasi në media u bë publike historia e tyre e vitit 2013, kur ata ak uzohen se rra hën shokun e tyre për një vajzë.

Sipas burimeve nga Pro kuroria, rra hja ka qenë aq e dhu nshme, sa thuhet se ata i shkaktuan shë mtim të përhershëm shokut të tyre.

Ndërsa kanë ftuar mbrëmjen e shkuar në emisionin e tyre një këngëtar me emrin Gjiko, që aku zohet se ka përdhu nuar një minorene, ata folën edhe për rastin e tyre.

“Edhe unë dhe Donaldi kaluam një situatë të ngjashme për një situatë që kishte vite që kishte ndodhur. Disa nuk më duken si gazetarë por si skenaristë dhe regjisorë që e formojnë historinë e jetës tënde siç duan ata dhe jo se si është realisht”, tha Romeo.

“Për mua dhe Romeon thuhej se ka një seancë gj yqi për të pand ehurin ndërkohë që ajo ishte një seancë këshillimi.
Ne nuk kemi dashur as të dalim me deklarata dhe të themi shiko se kjo nuk është e vërtetë. Në fund të fundit, portalet duan vëmendje”, u shpreh Donaldi.

Ak uzohen se rr ahën shokun dhe i sh ëmtuan fytyrën përgjithmonë, reagojnë për herë të parë vëllezërit Veshaj Read More »

Si u ndanë votat në Kuvend për Bajram Begajn si president/ Kush është ‘tradhtari’?

Bajram Begaj arriti të zgjidhej Presidenti i ri i Republikës.
Nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë, Bajram Begaj mori 78 vota pro, 4 vota kundër dhe një abstenim ndërsa i duheshin vetëm 71 për të zëvendësuar Ilir Metën.

Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët 77 ishin nga mazhoranca.

Pra një votë është marrë nga njëri prej deputetëve të opozitës.

Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho ndërsa në votime morën pjesë edhe tre deputetë të PSD

Si u ndanë votat në Kuvend për Bajram Begajn si president/ Kush është ‘tradhtari’? Read More »

Romeo flirton me Beniadën dhe i bën pyetjen e sikletshme në mes të emisionit, ja si reagon modelja

E mbani mend që Romeo flirtoi me Beniadën gjatë kohës që ajo ishte në Big Brother VIP? Dyshja janë takuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më lër të flas”, ku Beniada ishte e ftuar.

Romeo krijoi një situatë epike por dhe të sikletshme, teksa iu afrua modeles duke i thënë:

Beniadë, ti je një vajzë e mrekullueshme, je shumë e bukur, je shumë interesante, vajza si ti Beniadë ndodh shumë rrallë ti takosh. Pyetja ime është “A ke ndonjë shoqe?”

Kjo situatë u pasua me shumë të qeshura sepse të gjithë menduan se Romeo po flirtonte me Beniadën dhe pyetja e tij ishte e papritur.

Romeo flirton me Beniadën dhe i bën pyetjen e sikletshme në mes të emisionit, ja si reagon modelja Read More »

‘Nga ‘tradhtia’ e Brunos tek numri i marrëdhënieve sek*uale brenda një nate’, rrëfehet troç ish-konkurrentja e ‘Përputhen’

Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini janë një nga çiftet e formuar brenda “Përputhen”. Nëpërmjet një live-i disa ditë më parë Shemsho konfirmoi ndarjen e tij nga Ana.
I pritshëm ishte edhe një reagim nga ish-konkurentja e Përputhen e cila ka thënë shumë gjëra në “60 sekondat” për Prive.

Gjatë kësaj interviste të shkurtër Ana ka shuar shumë dyshime në lidhje me raportin e saj me Brunon. Gjini u pyet se kur i kishin ngu lur thi kën për herë të fundit. Ajo nuk hezitoi në përgjigje duke deklaruar se një diçka e tillë ka ndodhur dy javë më parë.

“Para dy javësh, nga personi më i afërt që do merret vesh shumë shpejtë,”-ka treguar Ana.
Sigurisht të gjithë presim një përgjigje konkrete pse është ndarë ajo nga Shemsho. A ishte tradhtia shkak i “shuarjes” së kësaj marrëdhënie!? Florjana për këtë e ka një përgjigje: Tradhëti, si kam vendos GPS se zbulohet shumë shpejt,”– vazhdon Ana.

Përpos lidhjes me Brunon, Ana Gjini është ngac muar edhe me pyetje më intime. Edhe Florjana nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes “historike” të Prive-s se*s me mirë në mbrëmje apo në mëngjes. Nëse mendoni se ajo i bëri “bisht” pyetjes gaboheni.

“Në mëngjes mendoj,”– përgjigjet ish-konkurentja e Përputhen. Ndërsa për numrin e marrëdhënieve se*suale brenda natës Anës iu desh një moment të jepte një përgjigje.

“5 e lartë, mjafton kaq,”- përfundon Florjana.

Ju kujtojmë që vetë Bruno Shemsho gjatë një live-i së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga Ana. Një ndjekës ka shkruar në komente: “U pajtua Donaldi e Bora nuk po pajtohesh ti me Anën.”

“Ca pajtohen, ca ndahen, kështu paska qenë e shkruar. Ah si qenka dashnia,”- është përgjigjur ish-konkurenti i Përputhen.

‘Nga ‘tradhtia’ e Brunos tek numri i marrëdhënieve sek*uale brenda një nate’, rrëfehet troç ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ Read More »

Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë!

Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë me votat e PS dhe PSD.
Nga 83 deputetë që kanë marrë pjesë në votim, 78 kanë votuar pro, kater kundër dhe një abstenim.

Në seancën e sotme parlamentare, Begaj mori votat e mazhorancës, ndërsa opozita ishte e ndare. Nderkohe që Berisha nuk mori pjese, deputetet e LSI kane marre pjese ne votim.

Kujtojmë që Begaj mbante postin e Shefit të Shtabit të Pergjithshëm të Forcave të Ar matosura, por sot ai dha dorëheqjen.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta nga Stambolli firmosi dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar matosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Ar matosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj.

Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë! Read More »