Irina

Agimi rrëfen dashurinë 50-vjeçare : ‘Më fejuan 7 vjeç. E takova ditën e martesës’

Agimi ka ardhur nga Zvicra, ku jeton prej 33 vitesh, për të surprizuar të fejuarën e tij në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Naxhija, me të cilën ka 3 fëmijë, është e premtuara e tij që kur ai ishte 7 vjeç ndërsa ajo 8 e gjysmë, pra kanë plot 50 vite fejesë. Shkak i kësaj fejese u bë motra e tij e madhe, e cila është e martuar në familjen nga vjen Naxhija. Por e habitshmja që ai rrëfen në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan është se çifti nuk janë takuar kurrë deri në martesë.

Ardit Gjebrea: Ti e kishe parë Naxhijen ndonjëherë?

Agim: Unë e shihja se shtëpia e motrës time ka qenë shumë e madhe, dilja në ballkon dhe e shikoja ndonjëherë.

Ardit Gjebrea: Të pëlqente?

Agim: Po, më pëlqente.

Ardit Gjebrea: Ia kish qëlluar motra?

Agim: Ia ka qëlluar shumë mirë.

Ardit Gjebrea: Kur i ke folur për herë të parë Naxhijes ti?

Agim: Me Naxhijen unë deri në martesë nuk kam biseduar kurrë.

Ardit Gjebrea: Asnjëherë? Deri në 17 vjeç, për 10 vite, edhe pse ti e dije që ajo ishte e fejuara jote, ti nuk ke komunikuar me të?

Agim: Kurrë.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe filloi të të pëlqente Naxhija?

Agim: Në moshën 16-17 vjeç, vendosa t’ia shkruaj një letër.

Ardit Gjebrea: Të fejuarës së patakuar?

Agim: Të patakuar kurrë. Vendosa t’i shkruaj një letër, disa poezi..

Ardit Gjebrea: Që i krijove ti?

Agim: Plani im ishte t’i jepja letrën, e sheh nëna e saj, thotë “ç’është kjo letër? Letrën Naxhija e lexoi, por nuk e fshehu nga njerëzit e saj. Ndërkohë familja na asistoi, nuk donin të kishin probleme, “ka ardhur koha të martoheni kështu që duhet të shkojë çdo gjë në rregull”.

Ardit Gjebrea: Pra ti je martuar pa folur kurrë me Naxhijen.

Agim: Pa folur kurrë.

Ardit Gjebrea:: Po mirë, të paska ndihmuar fati që Naxhija ishte kaq e mirë.

Agimi rrëfen dashurinë 50-vjeçare : ‘Më fejuan 7 vjeç. E takova ditën e martesës’ Read More »

Zbardhen shifrat maramëndëse/ Zbulohen shumat për artistët shqiptarë gjatë sezonit, ja surpriza e kësaj stine

Sezoni veror ka nisur zyrtarisht e bashkë me të edhe sezoni i punës për artistët shqiptar. Pas 2 vitesh që artistët thuajse qëndruan pushim prej pandemisë, kjo verë është totalisht e prenotuar për ta. Por duket se rritja e çmimeve, ka prekur edhe artistët.

Pas vështirësive për shkak të pandemisë, edhe disa nga artistët më të njohur të skenës kanë rritur tarifën e tyre që marrin në koncert. Megjithatë emrat më të famshëm kanë një agjendë të ngjeshur këtë verë, duke pasur thuajse çdo ditë të prenotuar. Madje ka edhe nga ata që brenda një dite kanë deri në 3 koncerte.

Të shpeshta kanë qenë lëvizjet në listën e këngëtarëve më të paguar, ku shifrat rekord arrijnë deri në 8 mijë euro. Madje, menaxherët e artistëve kosovar në shifrat e publikuara shprehen se kanë tarifa deri në 10,000 euro apo 12,000 euro, natyrisht për një këngëtar/e të caktuar.

Ndonëse shifrat rrallë e thuajse janë bërë publike në formë zyrtare, kjo gjë vazhdon të dëshmohet më së miri me jetën luksoze që bëjnë, përfshirë edhe klipet e pushimet e tyre që tashmë ekspozohen më së shumti përmes rrjeteve sociale. Këngëtarët si Tayna, Ledri Vula Ghetto Geasy, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Mozzik, Meda e shumë të tjerë, janë ndër emrat që pëlqehen më shumë nga publiku për të cilët thuhet se paguhen mjaft mirë. Lidhur me këtë, në muajin nëntor ish-menaxheri Drin Zatriqi, kërkoi nga Qeveria e re që të rregullohet edhe tatimi i estradës, duke publikuar edhe çmimet për ca artistë që përfitojnë nga koncertet.

Çmimet për disa artistë për një koncert:

Çmimet për disa artistë për një koncert:

Tayna 8.000 – 12.000 euro

Ledri Vula 8.000- 10.000 euro

Capital T 6.000 – 8.000 euro

Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro

Dhurata Dora 6.000-7.000 euro

Noizy 6.000 – 8.000 euro

Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro

Meda: 6.000 – 7.000 euro

Labinot Tahiri – 5.000 euro

Sinan Vllasaliu – 5.000 euro

Ramadan Krasniqi – Dani – 5.000 euro

Fero 3.000 – 4.000 euro

Rina Balaj 3.000 – 4.000 euro

Gjiko 3.000 – 4.000 euro.

Por në realitet, shpeshherë shifrat janë edhe më të fryrë. Në showbizzin shqiptar, rekordin për këtë verë e mbajnë vëllezërit Veshaj. Pas daljes nga Big Brother, Donaldi dhe Romeo kanë nisur karrierën edhe në muzikë, duke marrë mbështetjen e të gjithë publikut. Kështu ata, së bashku me Elgit Dodën kanë një verë komplet të prenotuar, ku do të paguhen deri në 8 mijë euro për një koncert.

Shumica e koncerteve të tyre janë në clubet bregdetare, por edhe jashtë Shqipërie. Zvicra është shteti që i paguan më shumë, ku për një natë koncert, së bashku me reklamimin në rrjetet sociale që Donaldi dhe Romeo i bëjnë kap shifrat deri në 10 mijë euro.

Nuk mbetet pas as Noizy, i cili këtë vit ka një rritje në tarifat e tij, por gjithashtu një numër më të madh të koncerteve brenda Shqipërisë. Ndonëse pak vite më parë ‘zbriti’ nga froni më të paguarit, këtë sezon ai ka fituar sërish ‘titullin’ e mbretit të netëve live. Kështu, për këtë sezon, Noizy është sërish në krye të listës, duke lënë pas kolegët e tij. Deri në 5 mijë euro është tarifa që ai merr për të performuar brenda kufijve dhe deri në 8 mijë euro jashtë vendit.

Një tjetër këngëtar që është ndër më të paguarit këtë sezon është Alban Skënderaj. Ndonëse është më selektiv në përzgjedhje të clubeve dhe eventeve që ai zgjedh, këngëtari ka një axhendë mjaft të ngarkuar këtë verë, ku çmimet për të shkojnë deri në 5 mijë euro.

Edhe ‘mbretëresha e netëve live, Elvana Gjata ka një rritje në kërkesat e saj. Që nga 2018, ajo e humbi fronin e saj, duke zbritur në tarifën 3 mijë euro. Duket se largimi i saj në SHBA, mungesa ekëngëve të reja në tregun tonë e ‘rrëzoi’ Elvanën nga ky fron. Por me t’u rikthyer, artistja e rifilloi edhe njëherë karrierën, aty ku e la. Tanimë Elvana merr deri në 5 mijë euro për një natë dhe dyfishin e kësaj shume për koncertet jashtë Shqipërie. Duket se këngët e reja e kanë rikthyer edhe njëherë në top këngëtaret e përzgjedhura.

Nga ana tjetër është Enca që duket se ka humbur vlerë në tregun e koncerteve. Vite më parë, ajo paguhej deri në 5 mijë euro për një natë live, por duket se mugnesa në tregun muzikor me një produksion të ri, e ka ‘varfëruar’ artisten, që kohët e fundit po kalon më shumë kohë në Dubai sesa në Tiranë. Lista e saj e koncerteve këtë verë është më e vakët se herët e tjera, duke marrë deri në 2 mijë euro për performancat e saj.

Por krejt ndryshe duket situata me këngëtarët e muzikës popullore, që këtë vit do të ketë një sezon të begatë, kryesisht me dasmat. Sinan Hoxha, Artjola Toska dhe Fatmira Breçani janë në krye të listave, ku kanë edhe tarifat e tyre deri në 5 mijë euro për dasma jashtë Shqipëri, kryesisht në diasporë. Një tarifë më të ulët kanë në koncertet e tyre në clube.

Surpriza e kësaj stine është padyshim Beatrix, që është shndërruar ndër artistet më të paguara kohët e fundit. Duket se drama e ndarjes me Donaldin i ka shërbyer në jetën profesionale, duke rritur tarifat. Pas këngëve të reja dhe popullaritetit që i dha historia në Big Brother, Beatrix do të marrë nga 3 deri në 5 mijë euro për koncerte që do të mbajë përgjatë verës. Aktualisht këngëtarja e njohur po punon për të tjera këngë dhe përgjatë sezonit do të jetë në clube të ndryshme, ku do të performojë së bashku me Dafina Zeqirin dhe partnerin e saj, Dj Geek.

Ajo që vëmë re për këtë sezon është një tërheqje e Flor Mumajesit nga netët live. Artisti i njohur vitet e fundit është shfaqur më i tërhequr nga koncertet, duke preferuar të jetë më shumë pjesëmarrës në festa private, ku performon së bashku me djemtë e Three Dots. Së bashku ata kanë një tarifë deri në 8 mijë euro, megjithatë larg çmimit prej 5 mijë eurosh që ka pasur vetëm Flori sezone më parë.

Më interesante duket lista e artistëve kosovar, që përditë e më shumë shndërrohen në të preferuar edhe në vendin tonë. Ledri, Ylli Limani, Getoari dhe Capital T janë disa nga këngëtarët që kanë një sezon të ngjeshur, ku rekordin e mban Ledri deri me 3 koncerte brenda ditës. Këta artistë marrin nga 3 deri në 8 mijë euro për një natë./Panorama.al

Zbardhen shifrat maramëndëse/ Zbulohen shumat për artistët shqiptarë gjatë sezonit, ja surpriza e kësaj stine Read More »

Nd ërron jetë ish kryeministri i shtetit fqinj me vendin tonë

Në moshën 79 vjeçare, në Tetovë, ka ndë ruar jetë Gligorie Gogovski, kryeministri i fundit i Maqedonisë Socialiste.Ai ishte kryeministër i shtetit nga viti 1986 deri më 1991.
Në rolin e kryeministrit, ai kishte përgatitur zgjedhjet e para të lira me më tepër parti.

Ka lindur në Tetovë në vitin 1943. Në vitin 1968 ka diplomuar në fakultetin elektro-makinerik në Shkup, ndërsa ka magjistruar në Universitetin e Zagrebit.

Gligorie Gogovski do të varroset sot në ora 13 në va rrezat e Tetovës.

Nd ërron jetë ish kryeministri i shtetit fqinj me vendin tonë Read More »

Prania e mu nicioneve l uftarake në ishullin e Sazanit, shtohet fr ika: ‘Janë dëgjuar disa shp ërthime’

Prej tre ditësh vijon zja rri në ishullin e Sazanit.
Z jarri po përhapet me shpejtësi, për shkak se favorizohet edhe nga era, ndërsa deri më tani janë rreth 7 forca zja rrfikëse që po punojnë.

Ndërkohë një rre zik shqe tësues është mundësia e shpë rthimit të mu nicioneve ush tarake që janë depozituar në këtë ishull prej kohës së Ko munizmit.

Gazetari raporton se është përfolur se janë dëgjuar edhe disa shp ërthime, por ende nuk dihet saktësisht.

Sakaq, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shu arjen e fl akëve, pasi është e pamundur ndërhyrja nga uji, për shkak të mungesës së mjeteve.

Deri më tani në fl akë është përfshirë e gjithë pjesa jugore e ishullit.

“Në ishullin e Sazanit po vijon zj arri, i cili ka përfshirë pjesën lindore, ndërsa vijon me ritme të shpejta.

Është hera e parë që një zj arr i këtyre masave të rrezikojë ishullin, ndërsa rrez ikon që të shp ërthejnë mun icionet lu ftarake që ndodhen aty.

Ende nuk është përcaktuar saktë sipërfaqja që po di gjet, por është e gjithë pjesa e djathë e ishullit, ku ndodhet dhe porti.

Janë të paktën rreth 70 forca që po punojnë intensisvisht për të sh uar zj arrin, por duket se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri sepse përhapja po bëhet në mënyrë të shpejtë, e favorizuar nga era, dhe fakti që nuk ndërhyn dot asnjë mjet tjetër.

Rre zikshmëri të madhe për shpë rthimin e mun icioneve luf tarake, pasi i gjithë ishulli i Sazanit ka pre dha dhe mun icione.

Kjo do të thotë që në gjithë ishullin ka muni cione, është përfolur se janë dëgjuar shpë rthime, por urojmë mos të ketë dë mtim dhe të forcave zj arrfikëse që po punojnë”.

Prania e mu nicioneve l uftarake në ishullin e Sazanit, shtohet fr ika: ‘Janë dëgjuar disa shp ërthime’ Read More »

Balerini Ilir Shaqiri zbulon emrin e vajzës së Arbana Osmanit

Nga 1 ne 10 sa mundësi ka që emri i vajzës së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt që do vijë së shpejti në jetë të jetë Aria?
Një koment i Ilir Shaqirit në postimin e fundit të moderatores ka marrë gjithë vëmendjen. Arbana ndodhet në Bogë, një kabinën që Eduart Grishaj i ndërtoi në mal vitin e kaluar bashkë me regjisorin dhe djalin e tyre Diellin. Ajo ka postuar disa foto nga natyra me të birin teksa ka shkruar: “Jeta e thjeshtë”.

Ndërkohë balerini i ka komentuar duke shkruar: “Aria” dhe ka vendosur emojin e dy këmbëve që përdoren zakonisht për ardhjet në jetë të bebeve. Ai dhe Arbana kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë pas mbarimit të “Big Brother VIP” dhe shkëmbejnë shpesh komente.

Fundjavën e kaluar Arbana bashkë me partnerin e saj ishin në dasmën e fituesit të BBV. Kështu, nisur nga raportet e tyre ndoshta moderatorja mund t’i ketë thënë emrin e të bijës duke qenë se ditët e sotme emrat zgjidhen muaj apo edhe vite përpara ardhjes në jetë të fëmijëve.

Vlen të theksohet se Aria do të thotë “këngë” ose “melodi” në italisht. Por nuk e bëjmë dot lidhjen e kësaj domethënie me fotot e Arbanës, ndonëse komenti mund edhe most ë ketë aspak lidhje me emrin e vajës së Arbanës. Për më tepër, Arbana nuk i ka kthyer përgjigje Ilirit.

Balerini Ilir Shaqiri zbulon emrin e vajzës së Arbana Osmanit Read More »

Flori Mumajesi ndan lajmin e ëmbël, mesazhi emocionues i këngëtarit

Këngëtari Flori Mumajesit është bërë dajë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Flori në rrjetet sociale. Ai ka ndarë foton e bebushit që mban një arush në duar i cili sipas Florit është arushi i tij i fëmijërisë.
Flori është shumë hermetik rreth jetën private. Postimi i tij i fundit me të motrën në rrjetet sociale daton dy vite më parë kur e uroi për ditëlindje.

Përsa i përket jetës së tij personale nuk dihet nëse është në një marrëdhënie edhe pse emri i tij është lakuar shumë në media. Shumë fansa të tiij kanë aluduar se ai është në një lidhje me moderatoren Liberta Spahiu por të dy e kanë mohuar.

Flori Mumajesi ndan lajmin e ëmbël, mesazhi emocionues i këngëtarit Read More »

N dahet nga jeta pas një ataku kardiak Ardi Daullxhiu

Nd ahet nga jeta Ardi Daullxhiu, një personash i njohur për publikun shqiptar pas thirrjeve të tij të vazhdueshme përmes medieve dhe rrjeteve sociale për një strehë.
Televizioni MCN raporton sot se Daullxhiu ka ndë rruar jetë në spitalin e Durrësit pas një at aku kardiak.

Disa vite më parë, personazhi i njohur ndryshe edhe si “i mjeri më i famshëm” në Shqipëri i bënte një apel publik kryeministrit Edi Rama nga emisioni “Zonë e Lirë” për një strehë.

“Z. Kryeministër Edi Rama. Vetëm ti mund të më ndihmosh me këtë hall. Të lutem vë dorën në zemër për mua, në rrjetet sociale s’më ke kthyer përgjigje. Të lutem, të lutem shumë.

Dua të bëj atë shtesën tek shtëpia, ose një shtëpi si të duash ti. Hajde në shtëpinë time, shiko gjendjen ku jam dhe do më japësh të drejtë. Kryeministër vetëm ti mund të më ndihmosh.”-shprehej Ardi Daullxhiu. Ai është shfaqur herë pas here në televizion, ndërsa publiku argëtohej me videot e tij në rrjetet sociale.

N dahet nga jeta pas një ataku kardiak Ardi Daullxhiu Read More »

Lajmi i tr ishtë për botën e muzikës! Këngëtari i njohur nd ahet nga jeta

Ka nd ërruar jetë në moshën 70-vjeçare, muzikanti i grupit Bon Jovi, Alec John Such. Lajmin e ka bërë të ditur grupi i njohur përmes një njoftimi në rrjete sociale.

Shkaku i vd ekjes së John Such, mbetet ende mbetet i panjohur.

”Ne jemi të lë nduar kur dëgjojmë lajmin e mikut tonë të dashur Alec John Such. Ai ishte një origjinal. Si një anëtar themelues i Bon Jovi, Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit. Për të qenë i sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit përmes tij, ai ishte një shok fëmijërie me Tico dhe solli Richie të na shihte të performonim”, thuhet në reagimin e grupit.

Kujtojmë që Bon Jovi, njihen më së shumti për hitin e tyre ”It’s my life”.

Lajmi i tr ishtë për botën e muzikës! Këngëtari i njohur nd ahet nga jeta Read More »