Irina

Vijon sherri mes Tanit dhe Ilir Shaqirit, koreografi publikon bisedat: ‘O dështak, unë të…’

Së fundmi, Dritan Brama ka postuar në Instagramin e tij një screenshot nga një bisedë private me Ilir Shaqirin, ku bie në sy fjalori i përdorur nga balerini.

“Po ka*i po,”- ka shkruar Iliri, ndërsa Tani krahas kësaj fotoje i drejtohet Top Channel: “Ky është fituesi i @bigbrotheralb_vip dhe çfarë gjuhe përdor.”

Por, Tan Bramës nuk i del e keqja me kaq. Ai ka postuar një tjetër Instastory ku ndër të tjera i drejtohet Ilirit duke i thënë që në Big Brother e ka shpëtuar Donaldi jo ai.

Vijon sherri mes Tanit dhe Ilir Shaqirit, koreografi publikon bisedat: ‘O dështak, unë të…’ Read More »

Prezantuesja e Top Channel përballet me një moment të sikletshëm, ja çfarë i ndodhi gjatë emisionit

Nevina Shtylla është përballur sot me një moment të sikletshëm që e ka kaluar me shumë sportivitet.
Prezantueses i ka ndodhur një incident teksa ishte duke zhvilluar një lojë në rubrikën “Dielli apo Hëna”, kur në një moment u rrëzua në tokë.

Kjo solli të qeshura në studio duke përfshirë edhe vetë moderatoren e cila fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim serioz.

Teksa sot ka shkaktuar të qeshura, një javë më parë, ajo i përloti të gjithë.

Gjatë rubrikës “Just dance” që ajo moderon një konkurrent u përlot duke falenderuar të motrën për mbështetjen. Ai u shpreh se ajo punon me të gjithë natën dhe ditën vijnë në emision duke u shprehur mirënjohës. Ky moment kaq i ëmbël ka prekur edhe Nevinën e cila zbuloi se vëllai i saj nuk jeton në Shqipëri. Me lot në sy ajo tha: “Unë vëllain e kam larg, çfarë mund të them. E puth shumë!”, duke i dërguar një puthje nga ekrani.

Teksa juria vazhdonte komentet për konkurrentët, Nevina vazhdoi të ishte me lot në sy duke thënë me shaka se do ‘3 orë të marrë veten’.

Prezantuesja e Top Channel përballet me një moment të sikletshëm, ja çfarë i ndodhi gjatë emisionit Read More »

Orinda Huta rrëfen momentin më të tr ishtë në jetën e saj

Si rrallëherë Orinda Huta bëhet pjesë e intervistave për të folur rreth jetës së saj personale, por këtë herë në një bisedë të ngrohtë me Mira Kazhanin, ajo është përl otur teksa ka treguar një pjesë shumë delikate të jetës së saj atë të hu mbjes së një fëmije.

Orinda me lot në sy ka treguar këto momente të jetës së saj të cilat kanë qenë shumë të vështira, entuziazmi i fëmijës së parë bashkë me Turjan Hyskën ku ishin më se gati të bëheshin prindër por për fat të keq fëmija i tyre nuk arriti dot të mbijetojë.

Jeta e tyre vazhdoi përpara dhe lulëzoi me ardhjen në jetë të Atarës, vajzës së tyre të bukur e cila ishte gjithashtu e pranishme gjatë kësaj interviste.

Për ardhjen e Atarës në jetë Orinda u shpreh shumë falënderuese ndaj zotit.

Moderatorja dhe këngëtarja foli gjithashtu dhe për besimin në zot që e ka ndihmuar të kalojë këtë moment të vështirë në jetën e saj.
Ajo ka treguar se besimin ndaj zotit dhe fesë ka qenë e përfshirë që në klasë të dytë së bashku me vëllanë dhe që prej asaj kohe ajo nuk u shkëput asnjëherë nga besimi për zotin dhe fenë.

Orinda Huta rrëfen momentin më të tr ishtë në jetën e saj Read More »

Nuk do shkonte në mbrëmjen e maturës, gjimnazistja surprizohet nga shokët e klasës

Mbrëmja e maturës është ngjarja e madhe e çdo adoleshenti që shënon edhe mbylljen e një faze si gjimnazi.

Por ndërsa maturantët veç provimeve, kanë nisur përgatitjet edhe për mbrëmjen e madhe ku do të jenë ata yjet e saj, në gjimnazin “Myslym Keta” në Tiranë, Savina ka njoftuar shokët e klasës se nuk do të jetë me ta në natën e madhe. Ndaj, bashkë me mësuesen kujdestare, ata i kërkuan ndihmë rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan për të bindur shoqen e tyre.

Arsyeja pse Savina iu ka dhënë për mungesën e saj është transporti, të cilin, edhe gjatë bisedës në makinë me moderatorin Ardit Gjebrea, ajo e konfirmon si diçka që nuk mundet ta mbulojë. Me zë të trishtuar, ajo pohon se mbrëmja e maturës nuk ka qenë prioriteti i saj si vajzat e tjera, nuk ka menduar as për fustanin, grimin apo flokët. Kësaj sigurisht i shtohet edhe vështirësia ekonomike në të cilën ndodhet familja e saj.

Shokët e klasës i shprehën Arditit se ata do t’i mbulojnë biletën shoqes së tyre. Ndërkohë moderatori e dërgoi Savinën në duart e Joni Peçit ku ajo zgjodhi fustanin që ”E diela shqiptare” dhe stilisti i kanë dhuruar për t’u ndierë si një princeshë. Më pas, ajo iu dorëzua profesionistëve që zbukuruan fytyrën dhe flokët e saj, teksa nuk ishte aspak në dijeni se në zbulimin final, Arditi e pret në dhomën tjetër së bashku me shokët e klasës dhe mësuesen.

Mësuesja: S’kam fjalë! Shumë e bukur Savina! Asnjëherë s’të kishim parë kështu. Princesha e mbrëmjes je ti!

Ardit Gjebrea: Si të duket vetja?

Savina: S’e mendoja kurrë kështu, ku po shkoja, ç’po bëja.

Ardit Gjebrea: Ky është minimumi. Atëherë, fustanin e ke nga Joni, transportin nga City Taxi, biletën e mbrëmjes nga shokët dhe shoqet e klasës dhe grimin nga stafi pedagogjik me në krye drejtoreshën që do kujdeset për ty. Ti nuk do mendosh për asnjë gjë.

Savina: Faleminderit. S’e mendoja kurrë që do ndodhte kështu.

Ardit Gjebrea: Thjesht do shkosh dhe do gëzosh

Nuk do shkonte në mbrëmjen e maturës, gjimnazistja surprizohet nga shokët e klasës Read More »

Spiropali zbulon planin e diskutuar në Kiev me Zelenskyn: Rama i ofroi….

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka zbuluar detaje nga takimi në Ukrainë disa ditë më parë.
Ajo foli për ndihmën që Shqipëria i ka dhënë dhe pritet t’i japë Ukrainës, duke përmendur këtu dhe idenë që u hodh në tryezën e diskutimit me Presidentin Zelensky, për rindërtimin e zonave ku janë larguar tr upat ruse.

“Nuk dua të hy te llojet e ar matimet që ne kemi çuar, ndër të para vende, por dhe më vonë kemi vënë në dispozicion 1 mln euro për Ukrainën. Mund të duket modeste për nevojat që ata kanë, por për vendin tonë është një shumë e konsiderueshme.

Më pas me sa nksionet, kemi kërkuar dhe ashpërsim madje, dhe në bisedë me Zelensky u diskutua projekti që ata kanë për rindërtimin e Ukrainës, duke filluar nga zonat që janë çliruar nga pu shtimi rus sidomos periferitë që ishin një pamje shumë e tr ishtë. Ne modestisht mund të japim kontributin tonë.

Ata kishin idenë e ndërtimit të një zone rezidenciale, që kryeministri Rama ua ofroi si mundësi, që vende të ndryshme të botës të kontribuojnë dhe në ndërtimet e godinave konkretisht. Shqipëria është e gatshme të ofrojë ndihmë, sidomos për Irpin, Dorodiakën dhe Buchën”, tha Spiropali.

Spiropali zbulon planin e diskutuar në Kiev me Zelenskyn: Rama i ofroi…. Read More »

Flamur Noka: ‘Ministri duhet të japë dorëheqjen! Sk andal që u është fshehur shqiptarëve’

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu dhe ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Sipas tij, ngjarja në Itali ku “është përfshirë djali i tij është një ska ndal që u është fshehur shqiptarëve.”

“Sot jam për të de noncuar një ska ndal të rëndë ku është përfshirë djali i ministrit Brendshëm Bledi Çuçi. Një sk andal që prej kohësh ju është mbajtur i fshehur shqiptarëve dhe opinionit publik. Ministri Bledi Çuçi vazhdon të qëndrojë në detyrë, pavarësisht se djali i tij është faktuar si i përfshirë në tr afikun e ilaçeve nga Italia në kulmin e pandemisë së Covid”, u shpreh Noka.

Gjithashtu, zyrtari i lartë i PD-së së Rithemeluar deklaroi se “heshtja e Çuçit” nuk i mbulon dot faktet.

“Nëse në Shqipëri do të kishte shtete dhe demokraci funksionale, Bledi Çuçi nëse s’do dorëhiqej do duhej të ishte shkarkuar menjëherë. Bledi Çuçi ka heshtur për rolin e të birit të tij në skemën e tra fikut, të zbuluar nga autoritetet italiane. He shtja e tij e qëllimshme nuk i mbulon dot faktet e rë nda. Ai ka kaluar kufirin me dokumente të rë nda”, vijoi Flamur Noka.

Flamur Noka: ‘Ministri duhet të japë dorëheqjen! Sk andal që u është fshehur shqiptarëve’ Read More »

Ky është 22-vjeçari që u f undos me makinë në rezervuar, shoku p rek me fjalët: ‘Zoti të deshi më shumë se ne!Qofsh i parajsës!’

Ky është 22 vjeçari Erion Muça, i cili hu mbi jetën tra gjikisht dje, pasi u f undos me makinë në rezervuarin e Çekrezës, në Kamëz, së bashku me 20-vjeçaren Dorina Gjokgjinaj.
Pas disa te ntativash për të nxjerrë tr upat e tyre nga mjeti, polumbarët e RENEA-s bënë të mundur nxjerrjen e tru pave të dy të rinjve.

Një shok i 22-vjeçarit ka bërë një postim pre kës, në foton e publikuar në krah të të riut e ndërsa shkruan:

“Zoti të deshti më shumë se ne Erion Muça. Qofsh i parajsës. Shihemi sërish”.

Ky është 22-vjeçari që u f undos me makinë në rezervuar, shoku p rek me fjalët: ‘Zoti të deshi më shumë se ne!Qofsh i parajsës!’ Read More »

Kryeministri Rama ulet këmbëkryq në plantacionet me qershi, dëgjon hallet e fermerëve

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka udhëtuar drejt Peshkopisë aty ku dhe po zhvillon takime me fermerët e zonës.

Rama është shfaqur teksa po inspekton plantacionet frutore. Ai është ulur këmbëkryq poshtë pemëve të qershive dhe po zhvillon një bashkëbisedim me fermerët të cilët i shpjeguan kryeministrit të gjithë procesin e kultivimit të qershive.

“Disa njerëz lodhen dhe nuk kuptpjnë që kjo kërkon dije. Vendos tregu nuk vendos ti. Vendos konsumatori. Kur sta blenë, sta blenë.

Krahasim kur e kemi fillaur ne sot jemi në botën tjetër. Shikoni eksportet. Vërtet që janë rritur çmimet por sasia 29% sasi më shumë dhe 41 milionë dollar më shumë se viti i kaluar në këtë periudhë. Këtu ka shumë njerëz të cilët e kanë plot radaken”, tha Rama.

Kryeministri Rama ulet këmbëkryq në plantacionet me qershi, dëgjon hallet e fermerëve Read More »