Ledri Vula ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, ku sigurisht nuk kanë munguar pyetjet edhe për Sarën.
I pyetur nëse Sara e ka të ndaluar të bashkëpunojë me ndonjë këngëtare, Ledri la të kuptohet se ajo nuk është tipi xheloz.
Kush është këngëtarja për të cilën Sara është bërë xheloze për ty dhe të ka ndaluar të bashkëpunosh?
Ledri: Sara kur nuk më ka ndaluar të bëj këngë me Dafinën për të tjera nuk bëhet xheloze.
Klodiana Lala ka bërë një tjetër reagim li dhur me rastin e Etilda Çiftjas, e cila edhe pse është marrë e pande hur nga SPAK për fshehje pasurie, vijon të jetë ende anëtare e KPD-së. Lala e krahason rastin e Çiftjas me Luan Dacin.
“E njejta situate edhe ne KPK. Etleda ÇIftja nuk eshte pezulluar. Nje vit me pare KPA reflektoi!’, shprehet Lala.
Ndërkohë li dhur me rastin e Luan Dacit, Lala shkruante një vit më parë:
“A ka ndonje koment Theo Jakobs per vendimin e KPA per Luan Dacin? Theo qe ka kohe qe ben shoë ne seancat per gjy qtare e pro kurore, mesa duket ska asgje per te thene per rastin Daci. Anetari i KPA eshte de nuar me vendim te formes se pr ere, por per Turpin e vet institucioni i vettingut hesht, ska fuqi ta largoje. Nuk flet as belgu Theo.
Kaq i rendesishem eshte Luani? Perse KPA nuk e zbaton vendimin e gjy kates? A mundet nje i de nuar te vetoje njerez te drejtesise?
ONM duhet te reagoje. Apo eshte distancuar se nuk i ftuan ne takimin e organizuar per 5 vjetorin e Reformes?”
Kryetari i PLD Spartak Ngjela, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se vendimi i Gjy kates se Tiranes per ngjarjet e 21 Janarit, eshte nje tm err dhe se ambasadori amerikan ka bere shume pak kunder kr imit shteteror ne Shqiperi.
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sërish pro testën e 7 korrikut në Tiranë, që u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër qeverisë.
Në një shënim në rrjetet sociale, Ngjela është ndalur përsëri tek pjesëmarrja. Avokati shprehet se vetëm 2500 persona kanë qenë në bulevard dhe këtë shifër tregon ai, ia kanë thënë ekspertët. Madje ai hedh dy shime se mund të ketë montime në pamjet e publikuara.
“Mua më thanë ekspertët se as 2500 persona nuk kanë qenë në bulevard, në 7 korrik. Madje, më tha njëri syresh, “nuk e pe që Saliu, në klithmat e tij mitingashëse, nuk pati kurajë dot që ta thoshte numrin e mitingashëve këtë herë?!” Kurse një tjetër më tha se: “a nuk i pe makinat që kalonin te unaza anash urës?”, shkruan Ngjela ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Qeshin dhe tallen në Amerikë me montimin e Saliut për pjesëmarrjen në mitingun e datës 7 korrik.
Turp!
Pse vendin absolut të optikës, elektronikës dhe kinematografisë botërore do të gënjesh ti, o Sali ziu!
Mua më thanë ekspertët se as 2500 persona nuk kanë qenë në bulevard, në 7 korrik.
Madje, më tha njëri syresh, “nuk e pe që Saliu, në kli thmat e tij mitingashëse, nuk pati kurajë dot që ta thoshte numrin e mitingashëve këtë herë?!”
Kurse një tjetër më tha se: “a nuk i pe makinat që kalonin te unaza anash urës?
E nejse. Por…
Turp është, për të gjithë stacionet televizive shqiptare të Tiranës, që shiten profesionin për të gë njyer shqiptarët.
Por në këtë rast, atë që bie në sy si një gjë e trashë mendërisht, e mban brenda vetes kjo pyetje: pse, një katundar nga Tropoja që ka harruar dhe tabelën e shumëzimit, do të gënjejë shkencën e optikës amerikane?! Hahahahaha.
Kot lodhesh, o Sali! Tani të duhet të tregohesh përballues i së keqes që të ka pllakosur, por që vetë e ke kërkuar..
Mbaje parasysh për këtë rast, maksimën e Dante Alighierit: “Prendi la vita come ti viene”.
Dilemave rreth vde kjes së Kastriot Myftarit i bashkohet edhe ish-ministri Drejtësisë, Ylli Manjani.
Në një reagim të bërë në Facebook ai ka treguar bisedën e fundit që ka pasur me analisti dhe gazetari Kastriot Myftaraj, para se të kyente vetëvr asje.
Manjanji shkruan se Myftari ishte paditur në gj yq nga Edi Rama, dhe se pak kohë më parë i kishte shkruar në Whatsapp, ku i kishte kërkoi ta përfaqësonte si avokat.
“Nuk munda ta përfaqësoj sepse ndër të tjera po merresha me një operacion gjuri. Por Kaçi shkoi në atë botë edhe si i padi tur nga Edi Rama. Kam idenë se është edhe sot pas vde kjes, i paditur..”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Kastriot Myftari ishte padi tur në gj yq nga Edi Rama. Pak kohë më parë më shkroi në whatsapp ku më kërkoi ta përfaqësoja si avokat. Nuk munda ta përfaqësoj sepse ndër të tjera po merresha me një operacion gjuri. Por Kaçi shkoi në atë botë edhe si i pad itur nga Edi Rama. Kam idenë se është edhe sot pas vde kjes, i padi tur…
Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.
Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.
Ushqimet për Kurban Bajramin
Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit është mishi i therur për këtë festë.
Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.
Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa.
Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.
Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos.
Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.
Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.
Së fundmi në “modë” janë futur dhe gatimet e prodhimeve të detit. Lëreni fantazinë t’ju udhëheqë në kuzhinë.
Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, sheqerparet, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.
Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Kurban Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkool.
Ka nd ërruar jetë dirigjenti i njohur, Sirri Rroji. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij përmes një postimi në Facebook, ku përshkruan jetën artistike të babit të tij.
Mesazhi i djalit të dirigjentit:
Të dashur miq,
Me hi dhërim të thellë ju njoftojmë se im atë Dirigjent Sirri Rroji u nd a nga jeta sot në mëngjes.
Babi ishte njeri i jashtëzakonshëm, energjik si pakkush, organizator i lindur, mik besnik dhe i ndershëm.
Babi pati një karrierë profesionale të plotë: drejtues i ansablit të Ushtrisë dhe i Estradës së Ushtarit, themelues dhe drejtor artistik i Festivalit të Ushtarit, themelues i Shkollës Frymore të Ushtrisë, dirigjent i Festivalit të 8të në RTSH, themelues i Bandës Frymore të Tiranës, profesor i shumë brezave të artistëve tek Liceu i Natës, themelues i Ansamblit Artistik Tirana, me të cilin fitoi Eurofanfarë 1991 dhe u përzgjodh drejtues i 23 Fanfarave Europiane, autor i librit mbi historinë e Bandës së Tiranës “Orkestra Frymore e Tiranës:
një jetë plot emocione”, fitues i çmimeve ndërkombëtare në Festivalet e Euaza de Lamaison dhe Villefranche de Rouergue në Francë, i dekoruar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mbrojtjes për kontributin e tij të çmueshëm për artin shqiptar.
Sipas amanetit të tij varrimi do të bëhet në Tiranë.
Për ditën dhe orarin do t’ju njoftojmë pasi të kryhen procedurat e riatdhesimit.
Socialisti Erion Braçe ka treguar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” se Sali Berisha e ka ak uzuar si vr asës, në kohën që PS-ja ishte në opozitë.
Ai tha se kryedemokrati e ka aku zuar sikur kishte he dhur një grua nga kati I pestë, ku gruaja kishte vd ekur.
Cili nga politikanët të ka kë rcënuar kur ke qenë në opozitë?
Braçe drejton gishtin tek fotoja e Berishës: Unë kisha vr arë njërën. Është shumë interesante. U çua një herë në parlament dhe unë rrija në rresht të dytë a të tretë dhe ai mu drejtua duke thënë : ai ka vr arë njerëz, ka vr arë filanen. I thashë unë “si e vr ava”?
E morën nga kati i dytë e ngjitën në katin e pestë dhe e ho dhën nga dritarja dhe ajo vd iq. I thashë të kishe gjetur një që peshon më pak se sa unë se nuk e ngre dot. Filmin e bën ai nuk e bëj unë.
Që këto pushime verore do të ishin “të kripura”… dihej. Kjo si pasojë e shtrenjtimit të ushqimeve, pijeve apo karburantit. Rrjedhimisht, këtë vit sipas një pyetësori të kryer nga Barometri i Ballkanit për vitin 2022, rreth 60 për qind e shqiptarëve kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon.
Por zgjedhjet për të kaluar pushime disi më të lira nuk mungojnë. Plazhet në veri të vendit, Shëngjin e Velipojë mund të jenë dy opsione. Çmime të përballueshme ofron edhe Durrësi e një pjesë e Vlorës. E njëjta nuk mund të thuhet për Sarandën, Palasën apo Dhërmiun ku një çift duhet të paguajë nga 10 deri në 14 mijë lekë vetëm për t’u akomoduar një natë.
Me gjithë shtrenjtimet, Shqipëria vijon të ofrojë çmime më të ulëta se vendet europiane e madje Rajonit. Sipas platformës Airbnb, një çift mund të akomodohet në plazhet e vendit për mesatarisht 65 euro, shifër kjo më e ulët se ajo që një turist do duhej të paguante në Turqi, Malin e Zi, Greqi. Itali apo Maltë.
Përtej k rizës së çmimeve ky sezon veror pritet të tejkalojë edhe atë të vitit 2019. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vetëm në tre muajt e parë vitit turistët e huaj shpenzuan në vend më shumë se 400 milionë euro, shifër kjo gati 2-fish më e lartë se mesatarja e viteve 2008-2021.