Irina

Erzen Breçani në gjyq: Djalin e kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme

“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ça ka bërë, nuk kam prova me ça merret im bir. Vetë i kam shërbyer kërij shteti ku kam vënë dhe jetën në rrezik”-tha ai.

Ai ka përmendur disa nga aksionet që ka bërë dhe personazhet që ka arrestuar.

vijon…

Erzen Breçani në gjyq: Djalin e kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme Read More »

Jepet vendimi, GJKKO lë në burg Erzen Breçanin, shefin e Krimeve të Rënda dhe dy të tjerët

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Erzen Breçanin, Dedan Gjonin, Bujar Ajezin e Besmir Muratin.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 14.11.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin ndaj personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A …etj të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenin 244 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 124 Akti, datë 17.11.2023, ndër të tjera vendosi: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti me burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A …etj.

Ekzekutimi i masës së sigurimit për personat nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A është bërë më datat 20.11.223 dhe 21.11.2023. Ndodhur në këto kushte, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale, më datë 22.11.2023 paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 128 Akti, datë 23.11.2023, vendosi:
Pranimin e kërkesës.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim B.A me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim E.B me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim D.Gj me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim B.M me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Tiranë, më datë 23.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Jepet vendimi, GJKKO lë në burg Erzen Breçanin, shefin e Krimeve të Rënda dhe dy të tjerët Read More »

Vrau me thikë grekun, shpallet në kërkim shqiptari (emri)

Policia greke ka zbardhur një vrasje dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, i cili është shtetas shqiptar.

Policia greke ka shpallur në kërkim Orjon Mitri Llupo, i datëlindjes 1982 pasi ai akuzohet se ka vrarë me thikë mbas një sherri banal, shtetasin grek Nikolao Mazaraqi, i datëlindjen 1985.

Sipas policisë greke ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 17 tetor 2023 në vendin e quajtur ‘Ajia Sotiria’ në lagjen ‘Menidhi’ të Athinës.

Çdo gjë nisi mbas një sherri banal me viktimës Mazaraqis, 38 vjeç dhe autorit Llupo, 41 vjeç, për një dozë heroinë.

Shpejt sherri degjeneroi në përleshje mes dy burrave dhe përfundoi mbasi Llupo nxorri një thikë dhe e goditi viktimën duke i shkaktuar atij plagë të rënda dhe hemoragji.

Pavarësisht se dy persona që ndodheshin me Mazaraqin, ia lidhën këmbën me një fashë, 2 orë më vonë viktima vdiq prej hemoragjisë edhe pse në zonë mbërritën ambulancat dhe policia. Mjeku ligjor që ekzaminoi trupin e viktimës tha se ai kishte humbur jetën prej prerjeve të shumta me thikë duke i shkaktuar hemoragji të rëndë fatale.

Dy dëshmitarë okularë i thanë policisë me siguri të plotë se autori ishte Llupo, por pavarësisht operacionit për gjetjen e tij, nuk u bë i mundur arrestimi në teritorin grek.

Vetëm paraditen e së enjtes 23 nëntor, policia nëpërmjet familjarëve të autorit të dyshuar mundi të komunikojë me Orjon Llupon, ku pa asnjë mëdyshje, ai pranoi se ishte personi që plagosi dhe vrau Mazaraqin.

Prej hetimeve rezultoi se Llupo kishte kaluar në teritorin shqiptar dhe ndodhet në zonën e Divjakës. Policia thotë se ai refuzoi të kthehet për tu dorëzuar, ndaj dhe do të nisë menjëherë proçedurat për arrestimin e tij në Shqipëri.

Llupo rezulton se ka pasur veprimtari të shpeshtë kriminale. Ai është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të ligjit për emigracionin.

Vrau me thikë grekun, shpallet në kërkim shqiptari (emri) Read More »

Samiti i Diasporës, Begaj: Shqiptarët jashtë vendit të kenë të drejtën e votës pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Samitin e III-të të Diasporës në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij drejtuar pjesëmarrësve, Presidenti Begaj nderoi sakrificat e bashkatdhetarëve të larguar nga vendi, kontributin e tyre për Shqipërinë nëpërmjet investimeve në vend dhe përhapjes së imazhit të mirë të vendit në botë.

Begaj: Diaspora është promotorja më eficiente e kulturës dhe identitetit tonë, kartëvizita e shqiptarisë në botë. Ju, në rrugën tuaj të mbushur me sakrifica, nuk e keni harruar kurrë Shqipërinë. Secili, sipas mundësive ka dhënë gjithmonë një kontribut për kombin.

Shqipëria nuk e ka luksin ta neglizhojë diasporën. Nuk duhet ta shohim atë si pjesë të shkëputur, por si zgjatim të natyrshëm të kulturës dhe identitetit tonë. Historia na mëson se vendi ynë vetëm ka përfituar nga bijtë e saj jashtë.

Kreu i Shtetit paraqiti nisma konkrete në samit për të garantuar mundësi vendimmarrëse dhe përfaqësim në politikë.

Begaj: Pikësëpari është vota. Qytetarët shqiptarë jashtë vendit duhet të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri. Ata duhet të votojnë, sipas një modeli që shumë vende të tjera e aplikojnë me sukses. Kjo do të kthejë diasporën në aktore të drejtpërdrejtë të konfigurimit politik e administrativ në Shqipëri.

Së dyti, diaspora duhet të këtë përfaqësim politik që do i jep zë prioriteteve të shqiptarëve jashtë vendit. Të gjithë këto janë procese që nuk mund të përmbushen sa hap e mbyll sytë, por nuk janë objektiva të paarritshëm dhe mbi të gjitha janë nisma të domosdoshme që ne si shqiptarë të jemi bashkë edhe pse larg”

Presidenti Begaj apeloi për ruajtjen e identitetit përmes gjuhës amtare. Një falenderim të veçantë Presidentii u përcolli në këtë samit, mësuesve dhe edukatorëve për përkushtimin dhe angazhimin për përçimin e gjuhës shqipe në ruajtje të identitetit tonë kombëtar.

Ai u beri thirrje prindërve shqiptarë që ta konsiderojnë themelore mësimin e gjuhës amtare për fëmijët e tyre, pasi vlerësoi se “mësimi dhe cilësia e përdorimit të gjuhës shqipe duhet të jenë prioritete që na bashkojnë. Shiheni si investim për të ardhmen këtë gjuhë të rrallë e të pasur në zemër të Evropës”.

Samiti i Diasporës, Begaj: Shqiptarët jashtë vendit të kenë të drejtën e votës pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri Read More »

Aksidentohet gazetarja e njohur (foto)

Gazetarja Sonila Meço është përfshirë mesditën e sotme në një aksident.

Gazeta TemA ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se makina e gazetares ka përfunduar në trotuar, teksa Meço pret që policia të bëjë verifikimet e saj.

Aksidenti ka ndodhur në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale./tema

Aksidentohet gazetarja e njohur (foto) Read More »

Kështu nuk i keni parë ndonjëherë! Saimir Kodra surprizon Gentian Zenelajn me gjestin emocionues: Je nona

Në premierën e shfaqjes “E kuqe” në teatrin “Kujtim Spahivogli” nuk munguan dashamirësit e artit. Në këtë shfaqje Gentian Zenelaj vinte në rol kryesor i cili e riktheu te drama pas shumë vitesh në komedi. Këtë sfidë Gentiani e ka kaluar me shumë sukses sepse roli ishte impenjativ, i vështirë, i ngjeshur por ia ka dalë ta sjellë denjësisht te publiku.

Mes personave që kanë qenë të pranishëm mbrëmjen e premierës ishte edhe kolegu i tij në emisionin “Stop” në Tv Klan, gazetari Saimir Kodra i cili i ka dërguar një mesazh përmes programit “Rudina”. Përveç fjalëve, Saimiri tregon edhe një gjest shumë të bukur kushtuar mikut të tij.

Saimir Kodra: Shfaqja është filozofi, është e bukur, është interesante dhe po mendoja pse mos të bëja edhe unë si filozof, të them kështu, gjëra të bukrua, gjëra të menduara mirë po… do të thotë që kjo punë unë nuk mundem që të bëj aq filozof sa ç’ishte ai piktori i madh apo ai shkrimtari i madh që e ka bërë por unë mund të them me fjalët e një shikuesi që ishte një shfaqje e mrekullueshme, Gentiani bëri një rol të mrekullueshëm, po ashtu edhe kolegu i tij në shfaqje, po ashtu regjisori Altin Basha, një mrekulli. Është një gjë e bukur, me ngarkesa të mëdha emocionale. Gentian bravo! I ke treguar shqiptarëve që je një komedian shumë i mirë, je një aktor i mrekullueshëm komedie por tregove që edhe dramën, përzier me tragjedi e ironi e ke tënden. I uroj jashtëzakonisht suksese! Do thoni ju a s’ia ke thënë këtu në ambientet e zyrës? Ia kam thënë patjetër, por e thënë kështu publikisht zë vend për të gjithë ju që s’e keni parë akoma.
Për t’ju treguar se sa shumë më ka pëlqyer kjo shfaqje, po ju tregoj se çfarë kam në zyrën time. Shikojeni pak! Janë momentet e shfaqjes, natës premierë, është Gentiani… këtu duhet të isha unë por nuk jam. Ndërkohë kjo është kolana që unë mbaj me gjërat më interesante. Është e bukur, ishte e bukur dhe e mrekullueshme. Gentian, urime, gjithë stafit, je nona!

Kështu nuk i keni parë ndonjëherë! Saimir Kodra surprizon Gentian Zenelajn me gjestin emocionues: Je nona Read More »

Sali Berisha shpall SPAK-un organizatë kriminale: Janë banda më e rrezikshme në Shqipëri

“Nëse ka një njeri në Shqipëri, që ka deklaruar qindra herë se SKAP është organizatë kriminale, ai është Sali Berisha.”

Kështu tha Sali Berisha para gazetarëve, gjatë konferencës për shtyp, duke nënvizuar dhe referuar vetveten se “e ka bërë këtë prej tre vitesh me radhë dhe është i pari që nga SPAK, e ka quajtur SKAP.”

“E kam bërë këtë në mënyrë absolute vetëm për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve. Sepse konstatova se aty po mblidheshin njerëz të lidhur si mishi me thoin me krimin, po mblidheshin ryshfetxhinj të tmerrshëm, po mblidheshin bashkëpunëtorë të bandave dhe kjo ishte një gjëmë, një mynxyrë e vërtetë për institucionin e akuzës në Shqipëri.

Jam ish-president, jam ish-kryeministër dhe nuk do i lejoja vetes kurrë të etiketoja njerëz që zbatojnë me ndershmëri ligjin ndryshe veçse heronj të vërtetë.

Por këta janë njerëz që janë bashkuar aty si banda më e rrezikshme në një institucion, pas hetuesisë së Sigurimit të Shtetit.

Të mendosh se kjo para tre javësh, nuk është e ndershme sepse nuk ka lidhje me të.

Unë jam dhe do mbetem avokat, zë i interesit publik, ashtu siç e konceptoj unë.

Unë e kam konstatuar që në fillim se aty po rekrutoheshin jo mbi bazën e integritetit, por mbi bazën e lidhjeve të dokumentuara të krimit.

Ju besoj e dini, pikërisht për shkak të interesit publik dhe për asnjë arsye tjetër, kam qenë i detyruar të bëhem denoncues kryesor i bandave dhe lidhjeve të tyre me politikën. E kam bërë këtë për t’i hapur rrugën medieve, për t’i hapur rrugën të gjithë të tjerëve që mund të flasin kundër tyre.

Cilido që analizon Beqajn, e vërteta e padiskutueshme është se ajo që ndodhi të shtunën ishte amnistia e dytë reale e Ilir Beqës nga Edi Rama dhe skapistët e tij.

Pse? Sepse pas katër muajsh formulohej një aktakuzë, e cila për çdo njeri që ka nocionin më elementar të ligjit, për çdo gjykatës dhe çdo njeri tjetër, është e barabartë me zero.

Për çfarë akuzohet Ilir Beqaj? Pse u vunë masat? Ilir Beqaj akuzohet se nuk ka diktuar konfliktin e interesit mes Rrjepajt dhe Rrapajt.

Në ligj, Ilir Beqaj nuk ka asnjë detyrim të diktojë konfliktin e interesit mes dy personave. Si e ka zgjidhur ligji këtë në Shqipëri dhe mbarë botën? Ligji e ka të zgjidhur me detyrimin e personit për vetëdeklarim.

Prandaj është bërë kjo amnisti e dytë e turpshme dhe këtë e dinë mirë ata prokurorë që e kanë shkruar. Por ata janë po ata të cilët nuk e dërguan fare për hetim para 4 muajsh me urdhër të Edi Ramës. Dhe tani pas katër muajsh, gjetën një akuzë për ta nxjerrë të pafajshëm totalisht.

Ilir Beqaj është përgjegjës absolut direkt për aferën e sterilizimit. Sepse është ai që ka vendosur që nga sterilizim publik të kalohej në koncesion privat.

Sepse është ai që ka emëruar byrazerin, kushëririn e tij të parë, për të bërë fizibilitetin, me të cilin mashtrohet se çmimi do ulet me 3 herë, kur ai rritet me 83 herë.

Është Ilir Beqaj, që në kundërshtim me ligjet, ka pikëzuar kompaninë Investal të përzgjedhur nga Edi Rama.

Ilir Beqaj është direkt përgjegjës për vjedhjen e dytë të shekullit në emër të Edi Ramës, se me firmën e tij i ka dhënë kompanisë Investal, megasterilizatorin ultramodern, të blerë me paratë publike. Dhe i ka dhënë pa tarifë, ujin dhe energjinë elektrike.

Janë këto të gjitha që Edi Rama dhe prokurorët e tij, turpi dhe krimi i drejtësisë, duan t’i mbulojnë me fajin e Beqës që nuk zbuloi konfliktin e interesit për Rrjepajn dhe Rrapajn.
Ndërsa sa i përket rasteve të tjera, që të gjitha janë programim i Edi Ramës”, tha Berisha.

Sali Berisha shpall SPAK-un organizatë kriminale: Janë banda më e rrezikshme në Shqipëri Read More »