Irina

U dënua me bu rg, Rudina Dembacaj reagon për herë të parë: Lum kush ja del të ruajë dinjitetin…

6 muaj më parë AlbEu.com zbuloi se Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti kishin përfunduar në gjyq ku janë përballur më njëri-tjetrin para drejtësisë. Aktorja Rudina është parë mjaft e tensionuar në ambientet e gjykatës ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mark Frroku.

Rudina Dembacaj ditën e sotme ka reaguar për herë të parë pasi u dënua nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, për shkak se falsifikoi firmën e ish-bashkëshortit të saj, për të nxjerrë vajzën e tyre jashtë shtetit. Dënimi i është konvertuar në 80 orë shërbim prove.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram, Rudina ka bërë një shkrim të gjatë duke treguar sfidat që kalon çdo grua.

“Çdo vajzë, çdo grua ka sfidat, fitoret, vuajtjet, gëzimet, ulje- ngritjet, kryengritjet e saj. Punon, duron, mbijeton, për veten, për fëmijët, për familjen e saj. Flet shumë edhe atëhetë kur zgjedh me hesht.

Pavarsisht se çfarë i ndodh në jetë e me kë duhet të përballet, betejën më të madhe e ka me veten, që të mund të ruajë dinjitetin, integritetin edhe në kohë të vështira. Lum kush ja del, sepse respekti për veten, është fuqia më e madhe për të ecur veç përpara.

“7 minuta”, më mjaftuan, që ashtu e strukur nën lëkurën e personazhit që kisha në shfaqje, t’ia rikujtova prap fort vetes se s’duhet kurrë me u dorëzu e s’duhet me leju askënd me na vendosë kufijt e nënshtrimit, ku do me të pa. Ishim 11 vajza e gra në atë skenë, me jetë e karaktere të ndyshme, deri në ekstreme. Unë, isha malësorja që në fillim u frikësova, u hutova u lëkunda përballë rrezikut që po na kanosej….derisa e gjeta forcën e në fund i thashe JO humbjes së dinjitetit tim” – ka shkruar aktorja krahas disa fotove.

Çifti u martuan në vitin 2016 dhe nga dashuria e tyre sollën në jetë një vajzë. Por u ndanë 3 vite më pas, e aktualisht aktorja ka nisur një romancë të re, prej disa vitesh ajo është e martuar me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku.

U dënua me bu rg, Rudina Dembacaj reagon për herë të parë: Lum kush ja del të ruajë dinjitetin… Read More »

Shtrenjtohen çmimet e ‘shportës’, ja sektori i ushqimeve që ‘zbraz’ xhepat e familjeve shqiptare

Pasi në muajin tetor u regjistrua niveli më i ulët i çmimeve gjatë këtij viti, trendi rritës është rikthyer në nëntor.

Sipas Institutit të Statistikave treguesi i ndryshimit të çmimeve u rrit ne 3.9% nga 3.8% që ishte muajin e kaluar, megjithatë me një ritëm shumë më të ulët krahasuar me vitin e shkuar.

Ndryshimin më të fortë e kanë pësuar produktet e shportës, ku zarzavatet kryesojnë listën me 21,2% rritje, pasuar nga frutat me 9.3%, dhe qumështi dhe vezët me 8.3%.

Në prag të festave të fundvitit duket se edhe grupi i argëtimit dhe mobiljeve kanë shënuar shtrenjtim.

Sipas të dhënave, grupi i argëtimit u rrit me 6.0%, ndërsa për mobiljet me 4.8%.

Veshjet dhe qiratë qëndruan thuajse me të njëjtën vlerë me një ndryshim prej 0.1 deri në 0.2 për qind më të lartë.

Duket se me vendimet e Bankës së Shqipërisë, inflacioni po arrin drejt pritshmërive, kjo edhe për shkak të ndryshimit të normës së interesit.

Prej këtyre masave edhe vlera e parasë është rritur kundrejt monedhave të huaja.

Shtrenjtohen çmimet e ‘shportës’, ja sektori i ushqimeve që ‘zbraz’ xhepat e familjeve shqiptare Read More »

E dhu nuan në burgun famëkeq grek, shqiptari ‘live’ nga qelia : Më telefonoi ambasadori shqiptar dhe më tha…

Ambasada vetëm njëherë në fillim më ka marrë në telefon dhe asnjëherë më pastaj.”

‘Shqipëria Live’ ka trajtuar ditën e sotmë rastin e shqiptarit Sajmir Zefi që është torturua nga 5 oficerët e policisë së Sigurimit të Kavallës në Komisariatin e Policisë në fillim të muajit shkurt, si dhe nga 4 policët e tjerë të grupit të transferimit në burgu e Koridhalos në periferi të Athinës.

Kujtojmë se dhunimi i Sajmir Zefi ose ndryshe i identifikuar si Simo Prelas nga efektivë të policisë greke mori përmasa të mëdha në shtypin grek dhe shqiptar në mars të këtij viti.

Policet pas publikimit u shoqëruan për t’u lënë më pas menjëherë të lirë.

Në lidhje live vetë i burgosuri Zefi ka pohur se për ngjarjen nuk është bërë asgjë deri më tani, teksa është telefonuar menjëherë pas dhunës nga Ambasada Shqiptare në Greqi.

“Ambasada vetëm njëherë në fillim më ka marrë në telefon dhe asnjëhere më pastaj.

Ambasadori më tha që nëse kam problem ta telefonoj atë. Kjo telefonatë më ka ardhur pasi jam dhunuar. Që atëherë nuk ka patur më asnjë interesim. Avokati im nuk ka bërë asnjë thirrje drejtuar Avokatit të Popullit në Greqi.”-tha Zefi.

Ndër të tjera Zefi shtoi se ngjarja e tij është ndaluar të trajtohet dhe transmetohet në mediat në Greqi.

“ Unë kam kontaktuar edhe më gazetarët këtu në Greqi. Ata ma kanë pohuar se e kanë të ndaluar ta diskutojnë çështjen time”- shtoi Zefi.

Në kuadër të ngjarjes kujtojmë se ditën e dhunimit i burgosuri ishte nisur drejt Kavallës (në datën 1 mars) pa asnjë shenjë goditjeje, por kur është kthyer në burgun e Koridhalos ku po mbahet aktualisht, ka pasur shenja të goditjeve dhe gërvishtje në fytyrë dhe trup, ndërsa duart i janë fryrë nga shtrëngimi i prangave.

E dhu nuan në burgun famëkeq grek, shqiptari ‘live’ nga qelia : Më telefonoi ambasadori shqiptar dhe më tha… Read More »

Infermierja i dha detergjent në vend të ujit, v des 92-vjeçarja në shtëpinë e të moshuarve

Një 92-vjeçare ka vdekur pasi një infermiere i dha në vend të ujit, detergjent në një shtëpi të moshuarish në Greqi.

Pronari i shtëpisë së të moshuarve në Heraklion 53 vjeç, menaxheri 28 vjeç dhe infermjerja që i dha ilaçin janë arrestuar dhe u akuzuan për vrasje nga pakujdesia.Rastin e denoncoi dhëndri i 92-vjeçares, pasi gjatë administrimit të barnave ditën e hënë, kanë përzier shishet e ujit, me ato që përmbajnë detergjent. Sapo e ka pirë, e moshuara u ndje keq dhe u transferua menjëherë në spitalin Venizelio, ku humbi dhe jetën.

Pas padisë së familjarëve të 92-vjeçares, policia ka kontrolluar shtëpinë e të moshuarve, ku është gjetur shishja me dezinfektuesin, e cila është konfiskuar dhe përmbajtja e saj po ekzaminohet nga laboratori i toksikologjisë.

Mjeku do të kryejë autopsinë dhe analizat toksikologjike në trupin e 92-vjeçarit. Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë, të cilët në bazë të provave që disponojnë, mendojnë se gjithçka ka ndodhur gabimisht.

Sipas të dhënave të deritanishme, gabimi fatal ka ndodhur në mëngjes, rreth orës 9:00 – 9:30, në dhomën e ngrënies, ku gruaja kishte konsumuar mëngjesin. Një kamera sigurie ka regjistruar të gjithë skenën. Gruaja, sipas informacioneve të ERT-së, duket se i kërkon ujë infermieres, e cila merr një shishe, që ishte me të tjerët dhe e lë në tavolinë.

Gruaja, e cila vuante nga shëndeti mendor, hap shishen dhe fillon të pijë ngadalë lëngun, pa reaguar. Kur stafi e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ishte vonë për të shpëtuar të moshuarën e cila vdiq menjëherë pasi u dërgua në spital.

Nuk dihet ende se si detergjenti u gjend brenda shishes së ujit. Policia po heton mundësinë që një sërë gabimesh fatale e çuan të moshuarën drejt vdekjes. Mendohet se një pastrues e ka mbushur shishen me detergjent dhe më pas një punonjës tjetër e ka vendosur pranë shisheve të ujit, pa ditur se çfarë përmban.

Infermierja i dha detergjent në vend të ujit, v des 92-vjeçarja në shtëpinë e të moshuarve Read More »

Degradon situata/ Plas sherri mes vëllezërve, zbardhen detajet e para

Një sherr mes vëllezërish është shënuar në lagjen “Sheq i Madh’ i Fierit. Dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt me dy vëllezër të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas kallëzimeve të marra për një konflikt për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, në lagjen “Sheq i Madh”, kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të.

Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të përfshirë në konflikt, S. P., 20 vjeç dhe K. P., 22 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Gjithashtu, po punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt, J. H., 20 vjeç dhe K. H., 22 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se kanë kanosur me jetë shtetasit S. P. dhe K. P” informoi sot policia.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij konflikti.

Degradon situata/ Plas sherri mes vëllezërve, zbardhen detajet e para Read More »

‘Vuan nga çrregullime të personalitetit’/ Karamuço: Ja kush është në të vërtetë Naim Murseli

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte i ftuar pasditen e sotme në “Top Talk”, ku foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë.

Duke analizuar vrasjen e Liridona Ademajt, Karamuço bëri një profil të Naim Murselit, për të cilin tha se vuan nga çregullimi i personalitetit narcistik.

“Për mendimin tim, ka një çrregullim të personalitetit narcistik. Ka një tendencë të madhe për t’u bërë protagonist, e për të marrë lavdi, e për t’u adhuruar. E vuajnë shumë abandonimin, braktisjen, e nga kjo ata bëhen shumë agresivë.

Familjen e lënë mënjanë. Por të flasësh për motive të tjera, siç janë siguracioni i jetës, a një person i tretë siç përflitet, a një veprimtari e paligjshme që e kishte marrë vesh e ndjera, etj etj, duhet të hetohen nga Prokuroria këto, siç po e bën.

Por, si personalitet, duhet të ketë një shkak shumë të fortë, që unë të shpreh të gjitha ato çrregullime që kam, që nuk marr parasysh nënën e fmëijëve, traumat e fmëijëve që do t’i kenë gjatë gjithë jetës. E po ashtu, kanunin që ne e kemi. Këta njerëz mund të tentojnë të vrasin edhe veten, mund të sulmojë dhe të burgosurit e tjerë.

Shikoni, janë disa fenomene të cilat vinë edhe si aspekte të kulturës së një komuniteti. Në përgjithësi, burrat e veriut janë më të vetëpërmbajtur në kuptimi ne atyre rityeve që duhet të kryejnë, nuk qajnë, e mbajnë veten shumë dhe janë të ftohtë. Por ky ishte më i ftohtë seç duhet. Kishte një fytyrë dylli që nuk lëvizte asnjë mimikë. Dhe pastaj dinamika që ndodhi më pas, ky shkon në hotel me 5 yje, porosit mëngjesin, nuk vuan asnjë nga pikpamja fiziologjike. Nuk vuan asnjë stres. Është e gjitha pjesë e këtij çrregullimi kaq të madh. Edhe ky duhet analizuar deri në çfarë mase e ka këtë çrregullim. Jo për ta përjashtuar nga ana penale, por për ta gjetur një shkak më të madh. Është një elemnt, si është lindur. Këto ose lindin, ose fitohen, që më pas krijohen këto monstra, Ngjarjnë dhe si skenarë filmash.”- tha Karamuço.

‘Vuan nga çrregullime të personalitetit’/ Karamuço: Ja kush është në të vërtetë Naim Murseli Read More »

Vrasja e Liridona Ademajt/ ‘Ngjarja është e rëndë e pashpjegueshme’, akademiku Fuga: Se kuptoj dot një burrë që lë gruan në makinë, duhet të…

Akademiku Artan Fuga në një komunikim ‘live’ në një emision televiziv foli për vrasjen e Liridona Ademjat, ku i autori i dyshuar është bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Ai u shpreh se ngjarja është e pashpjegueshme dhe e rëndë, ndërsa e lidhi këtë me fenomenin e emigracionit, pasi familja Murseli jetonte prej shumë vitesh në Suedi.

Ndër të tjera akademiku Fuga tha se ‘nuk e kuptoj se si një burrë lë gruan në makinë dhe largohet, kur në fakt duhet t’i kishte marrë para me makinë grabitësit për vetëmbrojtje’.

“Ngjarja është e rëndë, është e pashpjegueshme. Unë nuk mund të jap verdiktin që është i shoqi i Liridonës që e ka vrarë. Po e quajmë si një ngjarje të dhunshme që mund ta ketë organizuar bashkëshorti. Doja të thoja se vrasje të grave nga burrat ka në Shqipëri, Kosovë, Evropë, por çdo vend ka specifikat e veta. Dua të theksoj se nuk duhen ngatërrohen dy gjëra. Sa kam parë, kjo është një familje emigrantësh. Nuk duhen futur të gjitha gjërat në një thes. Në Perëndim ndodh një ndryshim i madh, emigracioni e ka këtë problem. Pyetja që do bëja unë është kjo: çfarë i ndodh një familje kur zhvendosen në një kulturë më liberale. Nga kjo përfiton më shumë gruaja, pasi futet në një kulturë të re, një emancipim i madh. Po flas në përgjithësi, është modeli ku burri mendon se ka sundimin dhe rolin parësor qoftë edhe në shërbim të gruas. Çfarë i ndodh burrit? Burri dukje mos parë ato tradita të mos funksionojnë, mendon se po i shkelen normat, vlerat., mendon se është i shkelur në këmbë. Kështu dalëngadalë fillojnë kontradiktat që shkojnë në urrejtje. Kjo më pas mund të shkaktojë këtë akt. Nuk e di saktësisht si ka ndodhur., por di që kjo strukturë sjell këto probleme. Ka njerëz që e kalojnë këtë hendek njerëzor.

Mendoj që ne po hyjmë në një fazë tranzitore ku femra në përgjithësi si grua, vajzë, nënë… Çfarë ndodh? Po i ikën pabarazisë në fushën e dijes që ka pasur me burrin. U bënë 20-25 vite që në bankat e universiteteve ne shohim Një raport 80 me 20% janë femra më shumë se meshkuj. Gruaja me kalimin e kohës është më e hapur ndaj ëeb, librit, shkollimit dhe është më pak e dhënë pas futbollit, çështjeve politike e me radhë. Është krijuar një dezekuilibër. Burri e konsideron veten superior, ndërkohë këtë superioritet të burrit, gruaja është duke e kaluar. Burrat kërkojnë që sundimin e tyre kulturore të shkojnë në ngjarje të tille. Është një fazë tranzicionale ku gruaja po merr superioritet dhe burrat që nuk e pranojnë kërkojnë të mos e lejojnë këtë shpeshherë edhe përmes dhunës.

Unë e kuptoj se në periudhën e iluminizmit, shkolla, arsimi, kultura e bën njërin më pak violent drejt krimit. Nuk është e vërtetë më në shekullin e XXI. Mungesa e arsimit mund të jetë një shkak, por faktet thonë se arsimi dhe ngritja në statusin social nuk është shkak për të penguar aktet kriminale. Nuk është një intelektual, sado afër të jetë politikanëve, intelektualëve, apo statuseve që të jetë i minimizuar në lidhje me këto akte.

Nuk e kuptoj dot se si një burrë… Duhet të mos e ndalonte makinën por ta merrte para makinën për vetëmbrojtje. Këto më shtojnë dyshimet, por në asnjë mënyrë nuk jam unë gjykatësi.”, u shpreh Artan Fuga.

Vrasja e Liridona Ademajt/ ‘Ngjarja është e rëndë e pashpjegueshme’, akademiku Fuga: Se kuptoj dot një burrë që lë gruan në makinë, duhet të… Read More »

Historia e sëmundjes që Naim Murseli kishte përdorur për t’u afruar me Behgjet Pacollin

Njohjen dhe raportin me Behgjet Pacollin, Murseli e ka dokumentuar në rrjetet e tija sociale

Naim Murseli është shndërruar në një prej emrave më të përfolur e urryer kohëve të fundit për shkak të dyshimit se ka organizuar vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj.

Para tragjedisë që tronditi Kosovën, gjithçka ishte ndryshe. Murseli linte përshtypjen e njeriut të lumtur, me jetën e tij në rrethe që i preferonte, politikanë dhe VIP-a. Kjo zgjati deri të premten e kaluar kur Murseli ra në pranga për shkak të dyshimeve se organizoi vrasjen e Liridonës në prani të dy fëmijëve. Krahas krimit të rëndë, ajo që po diskutohet është edhe raporti me ish-presidentin e Kosovës dhe biznesmenin Behgjet Pacolli.

Lidhja speciale e Murselit me “kosovarin më të pasur në botë” dëshmohet hapur në fotografitë që Murseli ka publikuar në profilin e tij në facebook. “Poza” në aeroplan privat e pushime nëpër vendet ekzotike të botës janë ato që dominojnë profilin e Murselit.

Bëjeni këtë disa minuta para seksit që të zgjasë 3 orë!
More…
260
65
87
Por, s’i kishte arritur Murseli që t’i afrohej Pacollit që në moshë të re?

Në një fotografi që Murseli ka publikuar në profilin e tij, ka treguar se për herë të parë e kishte takuar Pacollin në vitin 2006, në qytetin e Gjakovës.

“Takimi im i parë me z. Behgjet Pacolli. Në vitin 2006, Gjakovë”, thuhet në përshkrimin që Murseli i ka vendosur fotografisë.

Murseli rrëfimin e afërsisë së tij me Pacollin e ka të ndërtuar mes fotografish të shumta në profil. Pas ngjarjes që ka tronditur opinionin, një version të njohjes me Murselin e ka treguar edhe vetë biznesmeni.

Në një shkrim ku shprehte ngushëllime për familjen e Liridona Ademajt, Pacolli ka treguar se me 33-vjeçarin njihej prej vitesh, meqë si djalë i ri i ishte afruar pas një sëmundjeje që kishte përjetuar.

Por cila ishte historia e sëmundjes së Murselit që u përmend disa herë nga Pacolli gjatë ditëve të fundit?

Murseli në profilin e tij në facebook kishte shkruar rreth sëmundjes kur ishte foshnje. Ai kishte treguar se që kur ishte 2 vjeç kishte luftuar për jetë në Zagreb, ndërsa pas 25 vitesh kishte arritur të shoqërohej me ish-presidentin kroat Stipe Mesiç dhe Behgjet Pacollin.

“Unë, dy vjeç, duke luftuar për jetë në Zagreb, Kroaci. 25 vjet më vonë së bashku me dy Presidentë, njëri i Kroacisë dhe tjetri i Kosovës, në një udhëtim privat. Vetëm Zoti vendos fatin e secilit”, thuhet në postimin e Murselit, i cili daton që prej 14 korrikut 2020.

Pacolli dhe njerëzit e tij e kanë quajtur person imponues Murselin që në vazhdimësi kishte shfaqur interes për aktivitetet në rrjete sociale. Ky ‘insistim” i është shpaguar Murselit pasi ia ka dalë të emërohet këshilltar i Kryediplomatit Pacolli në vitin 2017. Po ashtu, Pacolli ka treguar se e ka ndihmuar në disa iniciativa biznesore që nga viti 2019.

“Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019”, ka shkruar Pacolli pak ditë pas ngjajes tragjike të vrasjes së Liridona Ademajt.

Më tej, ai ka treguar se raporti i tyre ka qenë edhe më i fortë, meqë vetë Pacolli ka qenë edhe kumbar të një prej fëmijëve të çiftit.

“Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, une dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona kishte miqësi me familjen time”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka konfirmuar edhe vetë se Murseli ka qenë i angazhuar si këshilltar i jashtëm (falas) gjatë kohës kur ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme. Menjëherë pas rastit, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, kishte mohuar që Murseli të ketë qenë këshilltar i Pacollit.

“Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri”, ka shtuar Pacolli.

Pacolli ka thënë se s’do të mendonte kurrë që Naim Murseli të përfundonte në një akt të tillë tmerrues.

“Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues”, ka shtuar mes tjerash njeriu më i pasur në Kosovë.

Pikërisht ky raport, më 2014 e kishte çuar Pacollin në Uddevalla të Suedisë ku deri më tani ka jetuar Murseli dhe familja e tij.

Gazeta suedeze Expressen kishte shkruar për qëndrimin e Pacollit atje.

“Vizita në Suedinë Perëndimore vjen pasi këshilltari komunal i Uddevalla Magnus Jacobsson (KD) dhe Naim Murseli, kandidat për deputet (KD), shqiptar nga Kosova dhe mik i Pacollit, vizituan së fundmi Kosovën. Tani pritej një vizitë e kthimit për të diskutuar bashkëpunimet e mundshme në teknologji dhe energji. Pacolli vizitoi të enjten Kynningsrud dhe Uddevalla Energi AB”– raporothej në atë kohë.

“Ka mundësi të mira për investime në Kosovë. Përveç kësaj, ne kemi marrë dy zona të tregtisë së lirë në vend, të cilat duhet të jenë interesante për kompanitë suedeze dhe skandinave” citohet të ketë thënë Behgjet Pacolli, që po vizitonte kompanitë në Goteborg.

Naim Murseli bashkë me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën gjenden në paraburgim për vrasjen e Lirdiona Ademajt. Murseli dyshohet si organizatori i gjithë skenarit për vrasjen, teksa Granit Plava dyshohet se është personi që ka vrarë Liridonën, ndërkohë që Kushtrim Kokalla dyshohet si ideator i marrëveshjes për të kryer vrasjen e rëndë.

Historia e sëmundjes që Naim Murseli kishte përdorur për t’u afruar me Behgjet Pacollin Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com