Andresa Ambrosio është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e dha vetë braziliania dje tek “E diela shqiptare”, ku u shfaq me një fustan të gjerë dhe barku i dukej i rrumbullakosur.
Gjatë Telebingos, një telefonuese e pyeti Andresën nëse është shtatzënë pasi kështu i dukej nga fustani dhe Andresa e konfirmoi.
“Zonja ka të drejtë”, i tha ajo Arditit, i cili e përqafoi i lumtur për këtë lajm. Andresa tregoi se kishte vendosur që ta ndante lajmin e ëmbël javën tjetër, por zonja ia zbuloi. Ndërsa Ardit Gjebrea në një postim në rrjetet sociale shkruan: Sot zbuluam edhe një lajm të bukur: Andresa pret një beb.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, është paraqitur ditën e sotme në SPAK për të dëshmuar mbi çështjen “Partizani”.
Kallëzimin mbi aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”, Balla e ka dorëzuar më herët ndërsa kjo është hera e parë që Balla jep deklarimin mbi këtë dosje.
Ndërkohë në një postim të bërë pak më parë në rrjete sociale, Balla njofton se sot ka depozituar ë SPAK edhe prova të reja për këtë rast, për të cilin thotë se ka besim që drejtësia do i shkojë deri në fund.
Balla deklaron se kush mendon se kanë hequr dorë nga akuzat e tyre gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Gjithashtu Balla thekson se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërpr erje vit pas viti, ka de noncuar gr abitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës.
Taulant Balla ka aku zuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha për gr abitjen e truallit në kompleksin ‘Partizani’.
Një virus vde kjeprurës, që shkakton vde kjen e 30% të personave të infektuar duke u shkaktuar gj akderdhje nga sytë, është raportuar në Spanjë, pasi një burrë u shtrua urgjentisht në spital.
Burri në qytetin Leon, në veriperëndim të Spanjës, u diagnostikua me ethe hemorragjike Kr ime-Kongo (CCHF) pasi u pickua nga një rriqër.
Burri ndodhet në spital, ndërsa autoritetet thanë se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme, edhe pse sëmundja paraqet rrezikshmëri të lartë.
Simptomat e virusit përfshijnë ethe, dhimbje, marramendje, ndryshime të humorit, konfuzion dhe gjakderdhje, veçanërisht të syve dhe në lëkurë.
Shenja e infeksionit shpesh paraqitet papritur dhe shumë prej të infektuarve vde sin brenda dy javësh nga diagnoza.
Virusi u zbulua për herë të parë në Kr ime në vitin 1944 dhe është endemik në Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Ballkan.
Avokati Spartak Ngjela ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës.
Arsyeja se përse Ngjela ka shkuar pranë këtij institucioni nuk dihet mirëpo në media është al uduar se mund të jetë kë rcënuar me jetën. Ai ka sqaruar se asnjë person nuk mund ta kë rcënojë me jetë.
POSTIMI I NGJELËS:
Komedi… Ka disa portale që kanë shprehur si lajm që unë, Spartak Ngjela, i jam drejtuar shtetit për ndihmë se rre zikohem me jetë. Hahahahaha!
Ta dinë mirë ata që e kanë shkruar këtë: Spartak Ngjelën nuk ka forcë ta kë rcënojë dot me jetë, në këtë jetë. Askush. Po është mirë ta heqin këtë komedi portalet…
Një ditë pas largimit të Ilir Metës nga presidenca, kanë ardhur dhe dorëheqjet e para nga institucioni i Presidentit, i cili tashmë do të drejtohet për 5 vitet e ardhshme nga Bajram Begaj.
Pas dorëheqjes së Drejtorit të Edmond Panaritit si Drejtor i Kabinetit të Presidentit, i cili u zëvendësua në këtë pozicion nga Eduard Seitaj, ka dhënë dorëheqjen edhe këshilltari i Presidentit, Ylli Asllani.
Përmes një letër drejtuar kreut të ri të shtetit, Asllani ka paraqitur dorëheqjen e tij.
“Sot në ditën tuaj të parë në detyrë dua t’ju paraqes dorëheqjen time nga posti i Këshilltarit të Presidentit për Qeverisjen Vendore. Kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me respektin personal ndaj jush por reflekton formimin dhe standardin tim rreth marrëdhënieve institucionale në rrethana dhe kushte të reja. Suksese. Me respekt Ylli Asllani”, thuhet në dokumentin dërguar presidentit të ri Bajram Begajt.
Një ngjarje e rë ndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një 37-vjeçar polak ka nd ërruar jetë.
Burime nga po licia bëjnë me dije se rreth orës 17:50 në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç.
Ky i fundit ka ndë rruar jetë në spital, dy shohet si pasojë e një arr esti kardiak.
Grupi he timor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngja rjes.
Mes emrave të shumtë që përfliten për të qenë pjesë e ‘Big Brother VIP’ në Kosovë, këngëtarja e njohur Rovena Stefa zbuloi sot se i ka ardhur oferta, por që nuk do të zbulojë ende asgjë për shkak të patentës që ka spektakli.
Ajo tha se nëse do të futej në shtëpinë e famshme do të bënte një lojë shumë të mirë dhe personazhet e tjerë nuk do ta kishin të lehtë.
“Me thënë të drejtën, kjo është një pyetje e bukur. Që vjet e kam pasur një ofertë por vendosa të mos shkoja se mu duk një kohë shumë e gjatë 3 muaj dhe angazhimet, pandemia. Kurse këtë vit do ta mendoj se unë jam një person i drejtë dhe do ta kisha bërë Big Brother tim. Këtë vit jemi në biseda dhe nuk dua të zbulojë asgjë se ka bëjë dhe me patentën. Po nuk kam vendosur akoma. Ata personazhe që do të ishin me mua, nuk do ta kishin të lehtë se unë jam një person që zbuloj intrigat”, u shpreh Rovena për “Abc e Mëngjesit”.
Këngëtarja deklaroi disa ditë më parë se ka fituar 100 mijë dollarë për një muaj në rrjetin social TikTok, ku numëron rreth 89 mijë ndjekës. E pyetur rreth kësaj deklarate, ajo theksoi se kjo gjë ka ndodhur gjatë kohës që ishte aktive me postime. Rovena u shpreh se do të kishte fituar edhe më shumë, por tani është e angazhuar dhe nuk i dedikon më kohë.
“Është shumë e vërtetë po mund të kisha fituar edhe më shumë. Nga muaji shkurt në muajin prill unë kam qenë më shumë e azhornuar në ‘Tik Tok’, ndërsa tani nuk kam kohë vetëm hyjë dhe u tregoj fansave të mi agjentën. Sepse është e pamundur aty duhet të hysh dhe të mos dalësh. Duhet kohë”, tha këngëtarja.
Rovena është bërë virale shpeshherë në TikTok me lojërat që zhvillon me përdorues të tjerë të aplikacionit. Gjatë një videoje-live me një qytetar, ajo shfaqi gjoksin e saj para mijëra personave që po e ndiqnin ato momente. Qytetari insistoi dhe këngëtarja nuk përtoi të ia plotësoj dëshirën. Më pas ajo si pjesë e sfidës u fut dhe poshtë tavolinës.
Monika Kryemadhi i ka kaluar drejtimin e partisë bashkëshortit të saj, Ilir Meta pasi ky i fundit dorëzoi ditën e djeshme mandatin e Presidenti dhe deklaroi se do të rikthehej në politikën aktive. Lajmi u bë i ditur gjatë Konventës Kombëtare që LSI mbajti ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve. Ishte Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Bramllari ai që lexoi ndryshimet e Statutit të cilat hynë në fuqi.
Braimllari: Komiteti Organizator. Ndryshimet e Statutit tashmë janë fuqi. Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë.
I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra: Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.
Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve. Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho. Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë