Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli Ministrave. Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003,
“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:
Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.
Këngëtarja Enca Haxhia, në këtë sezon pushimesh ka një këshillë për të gjithë qytetarët. Përmes disa instastory ajo u ka sugjeruar fansave të bëjnë pushime, në mënyrë që të ruajnë kujtime të bukura, pasi thekson se paratë vijnë e shkojnë.
Gjithashtu këngëtarja ka treguar se qejfi dhe pushimet më të mira mund të bëhen edhe me”o lekë”, sipas saj mjafton një gji i vogël, një çadër me vete dhe ushqime nga marketi.
“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do të jesh kurrë kaq i/e re sa sot, ndaj: Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe, lëre telefonin, jeto të tashmen, kujdesu për shëndetin mendor dhe shpirtëror. Nuk kam asnjë respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Sidomos nëse jeni duke bërë para. Do të thotë që ju jeni një skllav i punës tuaj, një skllav i parave. Nuk ka justifikime për mospushime! Ju domosdoshmërisht duhen shumë lekë; merr shoqen të dashuri, familjen ose shko tekpull.
Merr një dhomë me qera ose një tendë afër një deti/liqeni/lumi/mali. Bli ushqime në market dhe gatuaj gjëra të thjeshta në shtëpi. Shijojnë më shumë se karkalecat në lokal. Eksploro natyrën, noto, bëj ecje, shko për peshkim, shijo perëndimet, merr rreze dielli, një një të dashur vere, luaj me top, bëj shoqëri të reja, ji mendjehapur, lexo një libër, pi një spliffm pikturo, mbaj ditar.
Harxhove ca lekë?! Edhe çfarë pastaj?! Të premtoj se këto ditë pushimesh do të të lumturojnë&do i mbash mend shumë më shumë se sa ditët ku je mbyllur në zyrë. Krijo kujtime të bukura”, ka shkruar ajo.
Shpëtim Hajrulla është personi që të rhoqi zvarrë një qen me makinë.
Ai tashmë ka rënë në pr angat e po licisë, pasi pamjet e rë nda u publikuan në rrjetet sociale.
Ngjarja e rë ndë u regjistruar rrugës së Vlorës, teksa shihet se mjeti me targa VL 7183 C e të rheq zv arrë qeniin që shfaqet duke u përpëlitur/ Shqiperiaime
Një ngj arje e rë ndë është regjistruar në qytetin e Vlorës.
Teksa nuk është hera e parë që qytetarët dhu nojnë kafshët dhe u marrin atyre jetën në forma nga më monstr uozët, kjo gjë ka ndodhur sërish.
Një nga llogaritë e Instagramit, e cila është hapur për mbrojtjen e kafshëve në vendin tonë ka den oncuar një automjet gri me targë VL 7183 C duke të rhequr zvarrë një qen.
Duket se qytetari “monstër” e ka lidhur qenin në pjesën mbrapa të makinës dhe e të rheq në rrugë, teksa ikën me shpejtësi. Edhe pse shoferi ende nuk është id entifikuar qëllimi i këtij lajmi është deno ncimi i rastit dhe marrja e përgjegjësisë për një veprim kaq të r ëndë.
Pritet njoftimi i autoriteteve për ngj arjen./ shqiperiaime
Vokalisti i grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi po vazhdon të jetë i përfolur për gjithë ngjarjen që ndodhi në “Sunny Hill”. Ai tentoi të këndoi në skenën e këtij festivali këngën “Mora fjalë”, por që nuk ka qenë i ftuar. Aku za të rënda hodhi kundrejt Dukagjin Lipës e Përparim Ramës, por jo vetëm kaq.
Në intervistën e dhënë për emisionin “Era Verë” në T7, këngëtari nuk u kursye aspak edhe ndaj Elvana Gjatës. Madje, ai e k ërcënoi publikisht atë.
“Unë di me u ba edhe i keq”, tha pos tjerash ai duke e kritikuar këngëtaren se as që e dinte tekstin e këngës që e këndoi në festival.
“Unë vetëm kam ecur, jam mbërritur deri te skena kryesore. As një pol ic nuk më ka prekur me gisht. Të gjithë kanë qenë me mua. Ai i ka dë nuar disa aty sepse ata e kanë kuptuar se nuk ka asnjë të keqe, sepse do të këndojë për heroin kombëtar.
Ai e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë shaka me heroin e kombit.
Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk din tekstin. Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit”, tha ai.
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, së fundmi ka publikuar nëj foto krah reperit Noizy,
Në llogarinë e tij, Geci, ka një kërkesë për të gjithë këngëtarët. Ai i ka kërkuar nga Noizy dhe reperët e tjerë që të mos e kopjojnë politikën shqiptare, të mos përdorin gjuhë urrejtje dhe fyese për njëri-tjetrin.
Postimi i plotë i Gecit:
Të nderuar miq, mbrëmë kam takuar Noizyn në Prishtinë, gjatë kësaj vere kam takuar dhe biseduar gati me të gjithë reperët shqiptar të Kosovë dhe të Shqipëri.
Kërkesa ime e vazhdushme për secilin prej tyre ishte: “Mos e kopjoni politikën shqiptare”mos përdorini gjuhë urrejtje dhe fyese për njëri-tjetrin
Fjale e mirë sjellë fjalën e mirë ,fjala e keqe sjellë fjalën e keqe ,dhuna sjellë dhunë
Ne të gjithë jemi shqiptar dhe duhet ta duam njëri-tjetrin dhe të jemi gjithmonë të gatshëm ti mbrojmë trojet tona.
Rinia jonë është e mrekullueshme, demokratike, pro-Perëndimore dhe kurrë me Lindjen, populli ynë ska asgjë të përbashkët me Lindjen.
Këto ishin kërkesat e mia që i kam shprehur së pari reperit më të ri Don Xhonit, pastaj Stresit, Azetit e edhe Noizyt.
Te gjthë ju Doni, Stresi, Azeti, Noizy Ledri, Kresha Unikatili këndoni, vallëzoni, jetoni një për të gjithë e të gjithë për një”
Amber Kotrri, e cila drejton “House of Zana” me bazë në Darlington, i ishte thënë nga “Zara” se biznesi i saj ishte “konceptualisht identik”. “Zara” kishte argumentuar se kishte një “shkallë të lartë ngjashmërie vizuale” midis dy markave. Por një gjykatë zbuloi se lidhja ishte “shumë e parëndësishme”.
Mamaja e tre fëmijëve, zonja Kotrri tha se puna me avokatët i ka kushtuar kohë të humbur dhe stress të paparë. Ajo tha se gjykimi ishte një peshë e rëndë, e hequr nga supet: “Ka qenë më shumë se një vit shumë stresues në jetën time si nënë e tre fëmijëve të vegjël, si edhe në biznes, pasi kam shpenzuar orë e orë të tëra për përgatitjen e dokumenteve të provave. Data e lindjes së vajzës sime përkoi me kohën kur u caktua prova e fundit, kështu që nuk ka qenë e lehtë”.
Zonja Kotrri tha se kishte marrë një email që e informonte për vendimin e gjykatës ndërsa ishte në një shfaqje teatrale me tre fëmijët e saj, por iu deshën disa ditë për të krijuar guximin dhe hapur atë. “Ishte një dokument mjaft i gjatë dhe unë nuk mund të kuptoja shumë prej tij”, – shtoi ajo.
Megjithatë, shqiptarja është tashmë e lehtësuar, në gjendje të vazhdojë ta rrisë biznesin: “Ka qenë shumë stresuese, por ne fituam”. Në maj, zonja Kotrri, e cila përfaqësonte veten në gjykatë, tha në seancë se nuk kishte nuk kishte gjasa për t’i ngatërruar markat.
“Zara” kishte argumentuar se aplikimi për markën tregtare “House of Zana” duhej të refuzohej sepse ishte shumë i ngjashëm në emër (Zara-Zana), gjë që mund të rezultonte në ngatërrimin e një marke tregtare me një tjetër nga klientët.
Julia King, që përfaqësonte “Zara”, tha se emri ‘Zana’ ishte fare pak i ndryshëm nga ai i klientit të saj, gjë që mund të rezultojë në ngatërrimin e një marke tregtare me një tjetër nga klientët. Kjo mund të përbënte një “kërcënim serioz” për “Zara”, nëse tregu ishte i mbushur me marka që dukeshin të ngjashme.
Megjithatë, gjykatësi Matthew Williams vendosi se çdo “lidhje mendore” e bërë nga klientët midis “House of Zana” dhe “Zara” do të ishte “shumë e parëndësishme dhe afatshkurtër” për të rezultuar në “shfrytëzim” të reputacionit të markës së njohur britanike.
Zonja Kotrri, bashkëshorti i së cilës është po ashtu shqiptar, e themeloi dhe e quajti kompaninë e saj në vitin 2019 sipas fjalës së vendit ballkanik për “zanat”. Ajo tha se u kontaktua nga avokatët e “Zara” vitin e kaluar, pasi u përpoq të reklamonte markën e saj.
Zonja Kotrri tha se kishte qenë gjithashtu në kontakt me më shumë se 10 pronarë të tjerë të bizneseve të vogla, të cilët ishin kontaktuar nga kompania e njohur e modës, duke iu kërkuar atyre që të riemëroheshin për shkak të ngjashmërive me emrat.
Zonja Kotrri tha: “Kushdo që është në një pozicion të ngjashëm do t’i thoja: vazhdoni të luftoni, do t’ia vlejë në fund. Jini të guximshëm dhe injoroni mënyrën kërcënuese të formulimit të shkronjave ligjore.
Ju e njihni më së shumti biznesin tuaj, ju e dini kuptimin pas çdo emri dhe nëse e keni ndërtuar atë, atëherë luftoni për të. Nuk mund t’iu thoja fëmijëve të mi se e mbylla biznesin tim sepse më tha dikush më i madh”.
“Inditex”, kompania-mëmë e “Zara”, është një nga grupet më të mëdha të modës në botë me 6.477 dyqane, duke përfshirë Bershka, Pull & Bear dhe Massimo Dutti. Një zëdhënës i “Zara” tha se, ndërsa nuk donin të komentonin gjykimin, kompania “vazhdon t’i urojë” zonjës Kotrri dhe biznesit të saj “sukses në të ardhmen”.
Bordi i Transparencës në datë 9 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.