Irina

Nd ahet nga jeta pedagogu i njohur shqiptar

Është nd arë nga jeta Prof. Dr. Beshir Ciceri një ikonë e mendimit shkencor ekonomik shqiptar.

Ciceri ishte prej pesë dekadash profesor, pjesë e departamentit të financës pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë.

Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, ka dhënë lajmin e trishtë për hu mbjen e Cicerit, ku i ka përcjellë ngu shëllimet e sinqerta gruas, vajzave, nipërve dhe mbesave, por edhe të gjithë kolegëve të tij dhe mijëra studentëve që u formuan nga dijet e tij të gjera, të thella dhe të plota mbi Drejtimin Financiar dhe Drejtimin Financiar Ndërkombëtar.

Beshir Ciceri ka mbajtur një sërë postesh dhe detyra të rëndësishme ndër vite, kryesisht në Universitete dhe mësimdhënie.

Postimi i plotë i deputetit:
Nd ahet nga jeta Prof. Dr. Beshir Ciceri-ikonë e mendimit shkencor ekonomik shqiptar

Prof. Dr. Beshir Ciceri u nda dje nga jeta, duke lënë në pikëllim gruan, vajzat, nipërit dhe mbesat, por edhe të gjithë kolegët e tij dhe mijëra studentët që u formuan nga dijet e tij të gjera, të thella dhe të plota mbi Drejtimin Financiar dhe Drejtimin Financiar Ndërkombëtar.

Profesor Beshiri ka shërbyer gjithë jetën e tij si pedagog i shquar i Fakultetit Ekonomik dhe për mbi dy dekada mbajti detyrën e Shefit të Departamentit të Financë-Kontabilitetit pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës, si dhe me vone drejtoi Departamentin e Finances.

Në këtë ditë homazhesh ndaj Tij, nderojmë me respekt edhe kujtimin e bashkëdrejtuesve të këtij Departamenti, të cilët nuk janë më, si Prof. Dr. Baki Berberi, Prof.Dr. Vjollca Karapici dhe Prof. Dr. Lavdosh Zaho.

Profesor Beshiri ishte ndër profesorët më të dashur dhe të vlerësuar nga studentët, si dhe një shok e mik i vyer dhe i paharruar për kolegët, gjithnjë i gatshëm të ndihmonte këdo dhe të ofronte bujarisht dijet e tij.

Janë me dhjetëra brezat e studentëve që ai ka formuar, duke udhëhequr një pjesë prej tyre në temat e diplomave, por edhe në qindra e mijëra këshillime dashamirëse dhe largpamëse për karrierën. Profesor Beshiri ka udhëhequr me dhjetëra doktoratura(ndoshta 100), duke u kthyer në një mentor të shquar dhe të palodhur të pedagogëve të rinj.

Kolana e librave të tij si autor i vetëm ose në bashkautorësi është e gjatë dhe domethënëse. Profesor Ciceri përfaqësoi një lëvrues të palodhur dhe të thellë të dijeve bashkëkohore në lëndët e Drejtimit Financiar dhe Drejtimit Financiar Ndërkombëtar, duke u shndërruar gradualisht në një ikonë të mendimit shkencor ekonomik shqiptar.

Ai organizoi me sukses dhe me punë të palodhur një sërë konferencash shkencore të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe konferenca shkencore të universiteteve të rretheve.

Ne vlonjatët i jemi mirënjohës për ndihmën e vyer në përgatitjen e kurrikulave të lëndëve ekonomike të Universitetit Publik “Ismail Qemali” të Vlorës, të themeluar nga ish-deputeti demokrat Prof. Abedin Elmazi, nga Prof. Vasil Mino dhe nga Rektori i parë Prof. Sezai Bazaj.

Për pak kohë, në vitin 1990, Prof. Dr. Beshir Ciceri kreu me përgjegjësi e ndershmëri detyrën e Drejtorit të Qendrës Studenti, duke qëndruar gjithnjë në krah dhe duke punuar për interesat e studentëve, dhe jo të rregjimit.

Pas vitit 1990, ai nuk u mor me politikë, por ishte më demokrat dhe më i denjë për jetën politike të vendit, nga shumë anëtarë të partive politike që lindën apo që u rithemeluan me pluralizmin. Profesor Ciceri qëndroi demokrat në mendje, zemër e veprim në çdo kohë e situatë.

Ai na la pas një emër e personalitet sa dinjitoz, aq të madh e të nderuar, një kontribut të pashembullt në formimin e ekonomistëve të lartë të vendit, si dhe një trashëgimi librash shkencorë ekonomikë me shumë vlerë.

Largimi i tij lë një boshllëk të parekuperueshëm jo vetëm tek familja e tij e shtrenjtë, por edhe tek i gjithë korpusi i mendimit të mirëfilltë shkencor ekonomik shqiptar.

Nd ahet nga jeta pedagogu i njohur shqiptar Read More »

Einxhel Shkira jep lajmin e ëmbël të shtatzënisë dhe ka dy fjalë për Arbana Osmanin

Që pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë padiskutim një ndër çiftet më të komentuar.
Ndërsa çifti janë prej muajsh në një lidhje dhe nuk ngurrojnë të postojnë shpesh dashurinë mes tyre, kanë qarkulluar shumë thashetheme qarkulluan se Einxhel është në një pritje të ëmbël. Edhe pse lajmi u mohua disa herë si nga Dagz po ashtu edhe nga Einxhel, duket se ky lajm paksa qenë mëse i vërtetë.

Ditën e djeshme me anë të një postimi në Instagram Eixhel ka konfirmuar shtatzëninë duke shkruar fjalët më të ëmbla për bebushin e saj.

“Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla…”, ka shkruar Einxhel.

Menjëherë pas lajmit të ëmbël ka reaguar dhe Arbana e cila e ka uruar çiftin në Instastory.

“Shumë e lumtur për ju”, ka shkruar Arbana krah videos të postuar nga Einxhel.

Po akoma dhe më i bukur është falenderimi që Einxhel i ka bërë moderatores.

“Faleminderit që ngule këmbë të thoja PO sepse do më ndryshonte jeta… dhe kishe të drejtë!!”, ka shkruar Einxhel.

Einxhel Shkira jep lajmin e ëmbël të shtatzënisë dhe ka dy fjalë për Arbana Osmanin Read More »

Arian Çani largohet nga TV Klan! Ja ekrani ku do të shfaqet ‘Zonë e Lirë’

“Mirëmbrëma tokësorë”… këtë shprehje të Arjan Çanit nuk do ta dëgjoni më në Tv Klan, pasi mesa duket gjërat kanë ndryshuar.
Gazetarin e njohur dhe programin “Zonë e Lirë” nuk do ta kemi më në Tv Klan por Kryefjala.com ka mësuar që Çanin do ta shohim në ABC. Emisioni i Çanit do të jetë dy herë në javë në këtë sezon të ri.

Po hapësirën e së premtes në Tv Klan kush do ta marrë?!

Hmmm ju kujtohet ajo shprehja që Luana tha para ca ditësh “Mos ja qani hallin kalit që i varen këmbët”, e pra Luana do të jetë ajo që do të ketë hapësirën e ditës së premte në Tv Klan.

Nuk dihet ende se cili do të jetë formati që ajo ka menduar, por mesa duket këtë sezon të ri moderatoren simpatike do ta shihni në Tv Klan. Vjollcat do të pushtojnë fundjavën e TvKlan.

Arian Çani largohet nga TV Klan! Ja ekrani ku do të shfaqet ‘Zonë e Lirë’ Read More »

‘Jo, nuk po plakem, po filloj të jetoj atë që më intereson vërtet’

VÍCTOR HUGO
– Po plakesh, – më thanë, – nuk je më ai që ke qenë, po bëhesh më i hidhur dhe më i vetmuar.
– Jo, – u përgjigja. – Nuk po plakem, po bëhem më i mençur. Kam pushuar së qeni ai që u pëlqen të tjerëve dhe po bëhem ai që më pëlqen të jem; nuk dua më si të më pranojnë të tjerët, por dua të pranoj veten time; i kam shmangur pasqyrat gënjeshtare që mashtrojnë pa mëshirë.
Jo, nuk po plakem, po bëhem më i vërtetë, më i dukshëm nga larg, nga të tjerët dhe nga e zakonshmja; po çlirohem nga lidhjet dhe nga lëndimet e panevojshme shpirtërore; po heq dorë nga netët festive, për shkak të pagjumësisë; po i shmang historitë e gjalla dhe kam filluar t’i shkruaj, duke lënë mënjanë stereotipet e imponuara; nuk bëj më grime për të fshehur vrajat; tani mbaj me vete një libër që më zbukuron mendjen; gotat e verës i kam zëvendësuar me filxhanët e kafesë; kam lënë së idealizuar jetën dhe kam nisur ta jetoj atë.
Jo, nuk po plakem, në shpirt ruaj ende freskinë, në duar butësinë dhe në zemër pafajësinë e atij që çdo ditë zbulon veten; në fytyrë ruaj buzëqeshjen që ta jep vëzhgimi i thjeshtësisë së natyrës, gjelbërimi i pyllit dhe dëgjimi i cicërimave të zogjve. Jo, nuk po plakem, po përzgjedh kohën time për të paprekshmen, duke rishkruar historinë që më kishin thënë dikur, duke rizbuluar botën, duke iu kthyer librave të vjetër që i kisha lënë përgjysmë.
Po bëhem më i matur, kam ndalur shpërthimet që nuk të lipsen për asgjë; po mësoj të flas për gjëra transhendente, po mësoj të kultivoj dije, po mbjell ideale dhe po farkëtoj fatin tim. Jo, nuk është se po plakem, ngaqë të shtunave dhe të dielave zgjohem herët, duke shijuar kafen, pa u nxituar dhe duke lexuar me qetësi një libër me poezi.
Njeriu nuk ecën ngadalë për shkak të pleqërisë, por ngaqë vëzhgon marrëzinë e atyre që ecin me nxitim dhe pengohen nga pakënaqësia. Heshtja nuk vjen për shkak të pleqërisë, por ndonjëherë duhet heshtur, sepse jo çdo fjalë duhet të ketë jehonë. Jo, nuk po plakem, po filloj të jetoj atë që më intereson vërtet.
Në shqip Bajram Karabolli

‘Jo, nuk po plakem, po filloj të jetoj atë që më intereson vërtet’ Read More »

Do të prezantojë ‘Përputhen’? Reagon Fjoralba Ponari dhe zbulon prapaskenat

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.

Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

E në bisedat ‘online’ që Fjoralba bën me ndjekësit e saj, pyetjet janë shumta dhe prezantuesja zgjedh t’ju përgjigjet disa prej tyre për të shuar kureshtjen që ka mbi jetën e saj personale dhe profesionale.

Për sa i përket kësaj të fundit është aluduar se pas konfirmimit të Bora Zemanit si prezantuese e “Dancing With the Stars” që do të nisë së shpejti në Top Channel, drejtimin e ‘Për’Puthen’ do ta marrë Fjoralba. Por, mesa duket nuk qenka kështu dhe këtë e konfirmon vetë bukuroshja.

Do të prezantojë ‘Përputhen’? Reagon Fjoralba Ponari dhe zbulon prapaskenat Read More »

Reshje të dendura shiu pu shtojnë qytetin Shqiptar

Qyteti i Lezhës është pushtuar sot nga reshjet e dendura të shiut, të cilët kanë shkaktuar përm bytje në rrugët kryesore.

Si pasojë e reshjeve të shiut turistët vendas dhe të huaj, të cilët po pushonin në plazhin e Shëngjinit, janë larguar duke bërë kështu që të krijohen radhë të gjata në trafik.

Ndërsa segmentet më pro blematike janë rruga e Shëngjinit dhe aksi Milot-Balldre. Ndërkohë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, temperaturat vijojnë të jenë të larta.

Reshje të dendura shiu pu shtojnë qytetin Shqiptar Read More »

A duhet të rrimë me kripën e detit pas plazhit? Dermatologët shuajnë dilemën që duhet ta lexoni të gjithë

Gjatë sezonit veror, plazhi është vendi më i frekuentuar dhe i preferuari i të gjithëve, për shkak të vapës dhe temperaturave të larta.
Por, asnjëherë nuk jemi të sigurtë për cilësinë e ujit duke qenë gjithnjë të ekspozuar ndaj infeksioneve të shumta, sëmundjeve të lëkurës, alergjike, mykotike dhe jo vetëm.

Një prej dilemave që na shoqëron pas larjes dhe notit në det është fakti nëse duhet të qëndrojmë për një kohë të gjatë me trupin e lagur me ujë me kripë apo jo.

Sipas dermatologëve kripa e detit ose solucionet fiziologjike, nuk duhen mbajtur gjatë në trup. Edhe për detin janë të njëjtat probleme që janë edhe për pishinën. Mbajtja gjatë e ujit të detit mund të shkaktojë dermatit irritativ.

Duhet të jeni të kujdesshëm pasi prania e kripës në trup mund të shkaktojë probleme, kështu që nuk keni pse për ta mbani aq gjatë.

A duhet të rrimë me kripën e detit pas plazhit? Dermatologët shuajnë dilemën që duhet ta lexoni të gjithë Read More »

Bie me 5 dollarë çmimi i naftës, arrin nivelet më të ulëta që nga fillimi i lu ftës

Çmimet e naftës kanë bërë ulje dr astike, për herë të parë që nga fillimi i luf tës në Ukrainë.
Ulja e fundit e ka shtyrë naftën bruto brent, në një nivel prej 92,78 dollarësh. Ky është niveli më i ulët që përpara se Vladimir Putin të urdhëronte fillimin e pus htimit rus në Ukrainë.

Rënia e madhe e çmimit të naftës të këtë të hënë përputhet saktësisht me nivelin më të ulët të mëparshëm pas pushtimit, i cili u arrit më 5 gusht.

Çmimet e Brent arritën kulmin më 7 mars në 139,13 dollarë, kur shqetësimet për furnizimet nga Rusia arritën kulmin. Ata kanë mbetur mbi 100 dollarë për shumicën e kohës që atëherë – një nivel i parë rrallë në histori.

Është një histori e ngjashme për West Texas Intermediate, standardi i Amerikës së Veriut, i cili arriti një nivel të ulët prej 86.82 dollarë, më i ulëti që nga 3 shkurti.

Bie me 5 dollarë çmimi i naftës, arrin nivelet më të ulëta që nga fillimi i lu ftës Read More »