Irina

Shalqiri nuk duhet të mbahet në frigorifer, arsyeja do t’ju habisë

Kryefjala e padiskutueshme e verës është shalqiri. Ai është një frut freskues, që shuan etjen dhe gati për të na ndihmuar në ditët më të nxehta të vitit.
I ëmbël dhe me sheqer, me pak kalori dhe i pasur me ujë, ky frut ndihmon duke luftuar mbajtjen e ujit të tepërt nga organizmi, si një shtesë e çmuar vitaminash dhe mineralesh dhe si një anti-inflamator.

Me pak fjalë, ai është një ilaç i vërtetë për shëndetin dhe për ekuilibrin e trupit tonë.

Përveç kësaj, shalqiri është jashtëzakonisht i shëndetshëm sepse është i pasur me antioksidues si likopeni, beta-karoten dhe vitaminë C, dhe hulumtimet kanë treguar se ai përmban përbërës antikancerogjenë, përmirëson shëndetin e zemrës dhe redukton inflamacionin dhe stresin oksidues. Ndihmon tretjen dhe kontribuon në shëndetin e flokëve dhe lëkurës, falë vitaminave A dhe C që ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit.

Disavantazhi i shalqirit, për shumë, është madhësia e tij. Ndoshta ndonjëherë e keni gjetur veten në situatën të matni një shalqi në dyqan, duke shpresuar se do të futej në frigoriferin tuaj.
Po sikur t’ju thoshim se nuk duhet të shqetësoheni më për këtë, pasi mbajtja e shalqirit në frigorifer mund të largojë disa nga përfitimet e frutit?

Megjithëse shalqinjtë e ftohtë kanë shije më të mirë në ditët e nxehta të verës, ruajtja e tyre në frigorifer mund të zvogëlojë përmbajtjen e tyre ushqyese, sipas një studimi të ri të botuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry.

Hulumtimet kanë treguar se shalqinjtë e ruajtur në temperaturën e dhomës sigurojnë më shumë lëndë ushqyese sesa ato të ftohurit apo edhe të sapo zgjedhurit.

Gjatë një periudhe prej 14 ditësh, ekspertët testuan varietetet disi të njohura të shalqirit dhe i ruajtën në temperaturat 21 gradë, 12 gradë dhe 5 gradë Celsius.

Hulumtimi tregoi se ato të ruajtura në 21 gradë Celsius kishin vlerën më të lartë ushqyese. Ata gjithashtu arritën në përfundimin se pasi të korret shalqiri, ai vazhdon të prodhojë disa lëndë ushqyese. Thjesht ftohja e frutave ngadalëson dhe në fund e ndalon atë proces.

Në temperaturën e frigoriferit, ato mund të fillojnë të dekompozohen brenda një jave (ndërsa afati i zakonshëm i ruajtjes së një shalqiri është 14 deri në 21 ditë). Nëse dëshironi sa më shumë lëndë ushqyese që mund të sigurojë shalqiri, ruajeni në temperaturën e dhomës.

Shalqiri nuk duhet të mbahet në frigorifer, arsyeja do t’ju habisë Read More »

Kush është vajza misterioze në krahët e Noizyt

Pjesëmarrja në koncertin e 14 gushtit, vërtetoi edhe njëherë popullaritetin dhe dashurinë e fansave për reperin. “Alpha Show” padyshim është një sukses për Noizyn, i cili vendosi ta gdhend këtë emër në trupin e tij.
Por jo vetëm ai! Edhe një fansja e flaktë e reperit ka bërë të njëjtin tatuazh në pjesë e prapme të krahut.

Bjondja bukuroshe ka postuar në Instagramin e saj një foto ku duket duke puthur Noizyn dhe një tjetër ku së bashku me “idhullin” e saj kanë treguar tatuazhin.

Ky imazh është ripostuar edhe nga vetë Rigelsi në Instastoryn e tij.

Kush është vajza misterioze në krahët e Noizyt Read More »

Shqipëria ‘pu shtohet’ nga i nxehti afrikan, ja sa do të arrijnë temperaturat ditën e sotme

Territori shqiptar do të mbizotërohet ditën e sotme nga masa ajrore afrikane të cilat do të shkaktojnë nxehtësi të lartë deri në orët e pasdites.

Në mbrëmje do të shfaqen vranësira të lehta nëpër të gjithë territorin ndërsa në ekstremin veri-verilindje do të gjenerojnë momente me shira të pakët.

Rritja e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 39°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Shqipëria ‘pu shtohet’ nga i nxehti afrikan, ja sa do të arrijnë temperaturat ditën e sotme Read More »

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm, ja çfarë thotë për Serbinë

Avokati Spartak Ngjela, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka shkruar në lidhje me situatën e Kosovës dhe Serbisë.

Ngjela thotë se ka ardhur koha e ringritjes arbërore të Shqipërisë, pasi Serbia, sipas tij po shp ërbëhet.

“A do të shp ërbëhet Serbia mbas Shqipërisë së Bashkuar?

Shqipëria e bashkuar, si forcë arbërore në Ballkanin Perëndimor, nëse në Beograd, me Vuçiç, do vijojë të jetë politika e Sllobodan Milosheviçit, dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpë rbërjen e saj.

Po Shqipëria e Bashkuar ka ardhur ndërkohë në atë stad sa që të quhet ky një fakt historik që do të ndodhë domosdoshmërisht?

Po. Shqipëria e Bashkuar ka ardhur në atë stad sa ky bashkim të quhet fakt historik.

Janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor. Fitimi ndërkombëtarisht i pavarësisë së Kosovës, si njohje ndërkombëtare, domosdoshërisht të çon në zhvillimin e referendumit për bashkim kombëtar, në Shqipëri dhe në Kosovë; dhe, pas këtij referendumi bilateral, Republika e Shqipërisë me kushtetutën e re mban brenda vetes edhe Republikën e Kosovës.

Kjo është historia që po pritet të vijë me siguri historike.

Luftërat për çlirim, që përkrahen nga Uashingtoni dhe Brukseli, nuk ka mundësi të mbyllen pa arritur në qëllimin maksimal të nisjes së tyre.

Prandaj…

Kjo është koha e ringritjes arbërore të Shqipërisë. Forcat retrograde antishqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, që tani, janë të mundura.

Kjo është koha e madhe e Shqipërisë Etnike.

Prisni dhe shikoni…”

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm, ja çfarë thotë për Serbinë Read More »

Nd ahet nga jeta profesori dhe ish-ministri i Bujqësisë

Haxhi Aliko, një pedagog dhe personalitet i Shkencave Veterinare në Shqipëri, është nd arë nga jeta pasditen e së mërkurës, shkruan newsbomb.al. Ai ka pasur një karrierë të spikatur si në fushën akademike ashtu dhe në atë politike.

Jeta e profesor Alikos ishte e lidhur ngushtë me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, në të cilin u shkollua dhe zhvilloi një karrierë akademike 35-vjeçare, duke e filluar si asistent lektor dhe duke vijuar si titullar i lëndës “Fiziologjia e Kafshëve Bujqësore”, përgjegjës i Katedrës “Fiziologji-Biokimi” për 16 vjet dhe deri në Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës për 4 vjet.

Po ashtu, profesor Haxhi Aliko është angazhuar dhe në politikë, ku është zgjedhur deputet e më pas ministër i Bujqësisë, shkruan newsbomb.al. Këtë post të fundit ai e ka mbajtur në vitin 1997, në qeverinë e Bashkim Finos.

“Angazhimi i tij më pas në politikë si Deputet dhe Ministër i Bujqësisë, i dha një dimension të ri dhe me peshë, profilit të këtij personaliteti të shquar. Kam patur fatin të isha student i tij, i frymëzuar nga formimi, stili i tij i veçantë pedagogjik, mënyra e komunikimit dhe elokuenca e pashembullt”, shkruan Panariti.

“Si pedagog, Haxhi Aliko ka qenë kompetent i padiskutueshëm në lëndën e fiziologjisë dhe njëherësh tepër metodik e serioz në raport me studentët. Njohuritë e thella, qetësia dhe elokuenca në përçimin e njohurive si dhe formimi i tij kulturor universal, ishin tiparet dalluese që i dhanë atij statusin e një profesori autoritar në mjedisin universitar.
Edhe sot e kësaj dite, gjenerata të shumta të studentëve i kujtojnë me nostalgji leksionet e mrekullueshme të Prof. Alikos. Prof. Haxhi Aliko ka shumë vlerësime, tituj e dekorime në jetën e tij dhe është një nga personalitetet me gjurmë të pashlyera në historinë e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare”, njofton Mjekësia Veterinare Shqiptare.

Nd ahet nga jeta profesori dhe ish-ministri i Bujqësisë Read More »

Belinda Balluku mesazh qytetarëve shqiptarë: Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur ndodheni në shtëpi

Teksa ndodhemi në një krizë globale energjitike, zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë një mesazh për qytetarët.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Balluku shkruan se kursimi i energjisë është detyrë për çdo qytetar.

Ajo apelon që qytetarët të sigurohen kur dalin nga banesa që të gjitha dritat të jenë të fikura dhe të shmangin ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që ndodhen në shtëpi.

‘Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi.’- shkruan Balluku.

Belinda Balluku mesazh qytetarëve shqiptarë: Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur ndodheni në shtëpi Read More »

Gazetarja publikon çmimet nga Greqia: ‘Shezllonget dhe uji falas, shërbimi ç’të them…’

Gazetarja Erjona Rusi, e cila ndodhet prej disa ditësh me pushime në Greqi ka publikuar një status lidhur me çmimet dhe shërbimin në vendin fqinj. Gazetarja shprehet se gjithçka është mirë dhe shtron pyetjen se pse nuk ndodh e njëjta gjë në vendin tonë, ku çmimet kanë shkuar në stratosferë.

“1 kapuçino + 2 lëng portokalli = 17,50 euro
(Rreth 20 mijë lekë)
3 ujë falas

Shezllonet falas
Shërbimi s’kam ç‘tju them, të papërtuar në çdo moment, të buzëqeshur dhe me humor.

E madje na qerasën më vonë edhe me një sallatë frutash të bollshme.
E për ironi thuajse të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari grek.

Tani më thoni pse kjo nuk ndodh tek ne?”, shkruan ajo.

Gazetarja publikon çmimet nga Greqia: ‘Shezllonget dhe uji falas, shërbimi ç’të them…’ Read More »

Meta: ‘Rama nxit grupet kri minale për…’

Në konferencën për mediat kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta aku zoi kryeministrin Edi Rama se nxit grupe kr iminale për të spostuar vëmendjen kur ka ngjarje të fokusuara te vetë kryeministri ose qeveria e tij për korr upsion.
“Qëllimi i tij është të shpikë kon flikte, rrë mujra.

Madje ka dhe të dhëna që në bashkëpunime me grupe kri minale kur ka ngjarje të fokusuara te qeveria e tij dhe ky vetë për kor rupsion nxit grupe kri minale për të kryer akte që të dalë në plan të parë kr onika e zezë që të shmanget vëmendja.

Mos u habisni edhe për këto gjëra”-tha Meta.

Meta: ‘Rama nxit grupet kri minale për…’ Read More »