Irina

Sa do shitet nafta, benzina dhe gazi në vend/ Bordi nxjerr çmimet e reja

Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 27 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina është ulur me -33$/ton dhe Gazoili është rritur me + 75 $/ton nga data 22.08.2022
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 236 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 248 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 79 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 67 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Ministira e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursen e gazoilit dhe benzinës.
Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platz të mezdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqipëtar dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është zakonte, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase por edhe e levizjeve të tregjeve ndërkombetare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Sa do shitet nafta, benzina dhe gazi në vend/ Bordi nxjerr çmimet e reja Read More »

Shikoni sa mahnitëse duket shtëpia e ‘Big Brother VIP’

Big Brother VIP Kosova vjen për herë të parë në vendin tonë dhe pritet të nisë këtë vjeshtë, tashmë është zbuluar çmimi i madh që do të marrë fituesi i Big Brother VIP Kosova.

Lajmin e ka zbuluar prezantuesi i këtij spektakli, Alaudin Hamiti, ai që do të dalë fitues nga Big Brother VIP Kosova, do të marrë plot 200 mijë euro.

Së fundmi, Alaudin Hamiti na zbuloi pak edhe nga ajo se si do të duket shtëpia e famshme.

Në llogarinë e tij në Instagram, moderatori i këtij spektakli publikoi disa pamje nga oborri i shtëpisë.

https://www.shqiperiaime.com.al/wp-content/uploads/2022/08/fdzfdfse.mp4?_=1

Shikoni sa mahnitëse duket shtëpia e ‘Big Brother VIP’ Read More »

Ylli italian Fedez përshëndet shqip nga Tirana, bën shqiponjën me duar: ‘O vëlla jemi shok’

Reperi i njohur italian Fedez ishte mbrëmjen e djeshme mes artistëve shqiptarë dhe të huaj që kanë performuar në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”. Eventi do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, sot dhe nesër në kodrat e Liqenit Artificial.

“O vëlla jemi shok”, është fjalia që Fedez dhe miku i tij e kanë përdorur në disa video në Tiranë. Me duar ata bëjnë simbolin e shqiponjës dy krenare.

33 vjeçari Federico Leonardo Lucia, i njohur në botën e muzikës si Fedez, dhuroi super spektakël duke performuar disa prej hiteve të tij për mijëra të rinj nga Tirana dhe Evropa që ishin në festival. Fjalia e mësipërme nuk ishte e vetmja që ai dinte në shqip.

Teksa ndodhej në skenë, reperi zbuloi një tjetër fjalë që di në gjuhën shqipe është “Q**** r*bt”. Një sharje që përdoret nrëndom në vendin tonë e mesa duket ka mbërritur dhe në veshin e Fedez.

Ylli italian Fedez përshëndet shqip nga Tirana, bën shqiponjën me duar: ‘O vëlla jemi shok’ Read More »

P las keq mes Beatrix dhe Borës pasi moderatorja u kap mat

Ndonëse “Big Brother VIP” ka disa muaj që ka përfunduar, trekëndëshi i dashurisë Bora-Donald-Beatrix është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Shkak për këtë është bërë një video e Beatrix dhe Donaldit të publikuar nga një faqe në TikTok, së cilës Bora Zemani i ka bërë “save”.

Për shkak të ndryshimeve të fundit të aplikacionit, personi që ka publikuar videon mund ta shohë se kush e ruan atë. Sipas postimit të po të njëjtës faqe, këtë video Bora e ka vendosur në “favorite”, nga profili i saj zyrtar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Trixës, ndërsa nuk ka kursyer thumbat ndaj saj.

“Unë këtë e bëra kastile, mund ta vendosësh edhe këtë te të preferuara zemër.

I kam 99 probleme, por ti nuk je një prej tyre”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit.

P las keq mes Beatrix dhe Borës pasi moderatorja u kap mat Read More »

Nd ahet nga jeta aktori i njohur

Joe E. Tata, aktori më i njohur për rolin e Nat në Beverly Hills, ka vd ekur në moshën 85 vjeç. Jam shumë i trishtuar të them se Joe E Tata ka ndë rruar jetë, shkroi Ziering. Në vitin 2018, Tata u diagnostikua me sëmundjen Alzheimer, sipas vajzës së tij Kelly.
I lindur në qytetin e Nju Jorkut, karriera e hershme e Tatës përfshinte role në General Hospital, The Outer Limits dhe Mister Roberts.

Karriera e tij në TV lulëzoi në vitet 1970 dhe 1980 – ai u shfaq në dr ama të shumta po licore.

LOS ANGELES, CALIFORNIA – AUGUST 03: Joe E. Tata attends the Beverly Hills 90210 Peach Pit Pop-Up on August 03, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images)
Roli i tij i fundit në TV ishte në ABC Family’s Mystery Girls. Kjo ishte kur shëndeti i tij “mori një kthesë për keq”, shkroi Kelly.

Nd ahet nga jeta aktori i njohur Read More »

E fr ikshme! Rrufeja go det peshkatarin

Ka shpëtuar mrekullisht pasi është g oditur nga rrufeja një peshkatar në Gramsh. Burimet thonë se 55-vjecari Dule Dollenga ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është go ditur nga rru feja në krahun e majtë.

Menjeherë ne vendin e ngja rjes kanë mbërritur forcat e zja rrfikëses të cilët bashkë me banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lë nduar drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rre zikut për jetën. Moti i keq sot shkaktoi pro bleme në Gramsh.

St uhija përzierë me breshër solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë. Rru fetë janë bërë një dukuri e zakonshme në Gramsh. Vetëm javën e shkuar si pasojë e rr ufesë ngordhën rreth 165 krerë dele.

E fr ikshme! Rrufeja go det peshkatarin Read More »

Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ sh err me një vajzë në një klub nate

Jasmin Kadriu vijon të jetë ende një emër që përflitet që pas “Për’Puthen”.
Ajo merr vëmendje herë pas here me fotot e saj që publikon në rrjetin social “Instagram” si edhe për deklaratat që bën.

Së fundmi, një video e saj po qarkullon ku shihet ish-konkurrentja e Për’Puthen duke bërë she rr me një vajzë në një club në Tiranë.

Situata shihet mjaft e te nsionuar mes vajzave, ku kanë ndërhyrë djemtë që gjendja mos të ag ravojë më tej.

Më herët, Jasmin është komentuar shpesh për marrëdhënien e saj me këngëtarin Ardian Bujupi. Madje, thuhej se dyshja janë në një lidhje dashurie.

Jasmin ka qenë pjesë e një klipi të Bujupit dhe që atëherë, ata janë folur për një lidhje të mundshme. Madje, ata postuan edhe shumë foto romantike së bashku, ku shiheshin shumë të afërt. Jo vetëm kaq por ai u shfaq edhe në ditëlindjen e Sara Hoxhës së bashku me Jasminën.

Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ sh err me një vajzë në një klub nate Read More »

Lajm fantastik për shqiptarët që jetojnë në Zvicër

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë, se qeveria zvicerane sapo ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

“Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e datës 24 gusht 2022, ka përcjellë për miratim në Parlament “Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës”, e cila u firmos më 18 shkurt 2022, në Tiranë, nga Ministri për Punët e Brendshme të Zvicrës, z.Alain Berset dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë të RSH-së, znj.Delina Ibrahimaj”, thekson Rama ne nje postim ne Facebook.

Sipas kreu të qeverisë shqiptare, kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve.

Miratimi i marrëveshjes në Parlamentet e dy vendeve, do të konkretizojë punën disavjeçare të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me institucionet kompetente zvicerane, mbyll postimin e tij kryeministri Rama.

Lajm fantastik për shqiptarët që jetojnë në Zvicër Read More »