Irina

Aks ident i rëndë, nd ërron jetë 40-vjeçari

Një aksi dent me pasojë vde kjen është regjistruar gjatë natës në Himarë.

Poli cia bën me dije se në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, L. H., 40 vjeç, dys hohet se duke drejtuar një motomjet ka hum bur kontrollin dhe motomjeti ka da lë nga rruga.

Si pasojë e aksi dentit 40-vjeçari ka hu mbur jetën.

Grupi heti mor ndodhet në vendngja rje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksi dentit.

Aks ident i rëndë, nd ërron jetë 40-vjeçari Read More »

Rama prezanton paketën e krizës: Rritje për punonjësit e Administratës dhe Policisë së Shtetit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e dytë të rezistencës për përballimin e krizës. Kreu i qeverisë bëri me dije se me këtë ndërhyrje paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë 34 mijë lekë.
Rritje page do të ketë edhe për punonjësit e Administratës, Policisë së Shtetit dhe Burgjeve. Rama tha gjithashtu se pensionet dhe ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuara do të indeksohen për herë të dytë.

“Do të thotë për shembull për pensionet. Indeksohen zakonisht një herë në vit në muajin prill. Këtë vit janë indeksuar në këtë muaj duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit. Për herë të parë do të riindeksohen. DO të kemi riindeksim të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indkesiomi i përparshëm por në 9.5% si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike, do ta dyfishojmë për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Të gjitha gratë që janë në kushtet e papunësisë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është paralajmëruar për sektorët prioritarë, pasi kemi rritur me efekt nga muaji korrik pagat për ushtarakët, mjekët me ndërhyrjen dytë dhe me një paketë afatmesëm do të rrisim pagat për administratën. Do të rrimë po ashtu pagat për Policinë e Shtetit dhe Burgjeve. Rritja edhe njëherë e pagës mininale, nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk do të ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë”, tha Rama.

Rama prezanton paketën e krizës: Rritje për punonjësit e Administratës dhe Policisë së Shtetit Read More »

Balluku: ‘Ja sa do paguajnë ata që shpenzojnë mbi 800 kwh’

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në konferencën për mediat të mbajtur ditën e sotme deklaroi se çmimi i energjisë do jetë 42 leke kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kwv.

‘Kriza sa po vjen dhe thellohet. Duhet të marrim masa konkrete. Jemi munduar që ta shtyjmë më shpresën që të kishte ulje. Kemi arritur një rekord të çmimit të megavatorit, është një çmim rreth 8 herë më i parë. Do shpallim një paketë sa i përket krizës energjetike. Paketa e fashës 800 megavat i përket një grupi shumë të vogël abonentësh. Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 këh.

Janë të gjitha pajisjet shtëpiake më një aktivitet normal gjatë muajit. Të gjithë qytetarët mund t’i referohen. Sipas të gjitha llogarive tonë. Duke vendosur fashën 800 kilovat ne do të kursejmë 100 milionë euro deri në dhjetor 2023, dhe presim të ulim me 2% konsumin e energjisë.

35 lekë është çmimi plus 7 lekë tarifa e shpërndarjes dhe në total shkon 42 lekë kilovati. Pra për çdo kilovat mbi 800 kilovat do të paguhet 42 lekë. Në 31 dhjetor do të vendoset çmimi i ri për fashën. Pra çmimi i energjisë do jetë 42 leke kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat.’- tha Balluku.

Balluku: ‘Ja sa do paguajnë ata që shpenzojnë mbi 800 kwh’ Read More »

Tra gjike/ Punëtori bie nga kantieri i ndërtimit te mbikalimi i Rinasit, h umb jetën

Specialistët për Het imin e Kri meve në Kom isariatin e Poli cisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Pro kurori dhe filloi proc edimi penal për shtetasit D. D., 41 vjeç

(administrator në një firmë) dhe E. D., 34 vjeç (inxhinier në një firmë), për veprën pen ale “Shkelja e rregullave të mbro jtjes në punë”.

Ditën e djeshme, në afërsi të mbikalimit të Rinasit dys hohet se aksi dentalisht ka rënë nga lartësia e objektit në të cilin ishte duke punuar shtetasi Sh. D., 48 vjeç, i cili më pas ka ndë rruar jetë në spital.

Vijon…/abcnews.al/

Tra gjike/ Punëtori bie nga kantieri i ndërtimit te mbikalimi i Rinasit, h umb jetën Read More »

Gazetari i njohur tregon arsyet pse Gledis Nano kërkoi testin e dr ogës në radhët e po licisë

Gazetari i kronikës Ermal Vija, ka zbuluar prapasekenat dhe arsyet që e çuan ish- Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, për të urdhëruar kryerjen e testit të drogës brenda radhëve të policisë.

I ftuar në emisionin Open, në News 24, Vija theksoi se në Policinë e Shtetit kishte ardhur një informacion nga Agjencia e mbikqyrjes Policore se 101 drejtues të lartë ishin përdorues të kokainës.

Ky informacion më pas e shtyu ish drejtorin Nano që të lëshonte urdhërin për kryerjen e testit të drogës, sipas gazetarit.

“Gledis Nano bëri një përpjekje ligjore, pasi urdhëroi kryerjen e testit të drogës. Policia e Shtetit ka pasur një informacion nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ku thuhej se 101 drejtues të lartë të policisë kanë qenë potencialë si përdorues të kokainës. Kjo ka qenë një nga informacionet e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Policinë e Shtetit.

Testi i drogës ka qenë lëvizja e Gledis Nano për të pastruar Policinë e Shtetit. U nis me bujë, pati disa efektivë që rezultuan pozitiv, por më pas disa prej tyre u rikthyen. Pasi vetëm test i parë ka rezultuar pozitiv dhe testi i dytë ka dalë negativ. Disa të tjerë kanë dhënë dorëheqjen disa të tjerë janë larguar nga detyra.
Më pas nuk kemi më informacion çfarë ka ndodhur me procedurën e testit të drogës”, tha gazetari.

Gazetari i njohur tregon arsyet pse Gledis Nano kërkoi testin e dr ogës në radhët e po licisë Read More »

Koncerti i Rita Orës, Artan Fuga ngre pyetjen: Kush e paguan?

Pa u mbushur ende plot një ditë nga konceri i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, akademiku Artan Fuga ka ngritur një pyetje publikisht.
Me anë të një postimi në rrjetin social të “Facebook”, Fuga shkruan se nuk ka asnjë informacion se kush e paguan këngëtaren, dhe shtron pyetjen se kush e paguan, nëse paguhet, dhe sa parà merr për një koncert?

“Kur shoh informacionet në media, gjithmonë pyes: Këta na japin lajme për koncertet e Ritës, por nuk kemi asnjë dijeni se kush e paguan atë.

I bën falas në shesh, për bamirësi? Në këtë rast do t’i hiqja kapelen, ndonëse edhe poqe se kërkon lekë nuk ka ndonjë të keqe?

Por, kush e paguan, nëse paguhet, dhe sa parà merr për një koncert?

Se mos është parà publike or tej!!!

Se pastaj do ishte një formë e shëmtuar korrupsioni, ndonëse nuk besoj asnjë sekondë se e bën Rita atë. Te merrte parà që duhej të shkonin për biblioteka, shkolla, ambulanca, etj., për koncerte në shesh!

Thjesht për ta ditur? Për informacion!

Jo se interesohem për koncerte në shesh!

A ka ndonjë gazetar investigativ a ndonjë media që interesohet për këtë, apo e kanë shpallur sekret strategjik!”, shkruan Fuga.

Koncerti i Rita Orës, Artan Fuga ngre pyetjen: Kush e paguan? Read More »

Agron Llakaj uron nipin me fjalët më të ndjera: Je kuptimi i jetës!

Aktori i njohur, Agron Llakaj ka tre nipër dhe herë pas here tregon dashurinë që ka për ta. Ai poston foto dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, duke i dedikuar pafund fjalë të ndjera.

Së fundmi, nipi i tij i vogël, Brus festoi ditëlindjen dhe mbushi 2 vite. Nuk kishte se si të mungonte dhe një urim nga gjyshi Goni, i cili ka ndarë disa foto dhe video të vogëlushit. Llakaj e ka konsideruar si kuptimin e jetës.

“Brus i vogel sot 2 vjec! Nena Nina dhe gjyshi Goni te duan shume dhe te urojne edhe 100 vjet me shendet dhe bekime,o birush i embel ti!🙏💝🥰😘🌞🎈🎈🎈
Adea,Teos dhe ti, jeni kuptimi dhe gezimi i jetes tone.

Falemnderit Zot !🙏🙏🙏❤️❤️❤️”, ka shkruar Goni në Instagram.

Agron Llakaj uron nipin me fjalët më të ndjera: Je kuptimi i jetës! Read More »

Rudina Dembacaj i bën kamera të fshehtë bashkëshortit të saj, ja reagimi epik i Markut

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj me kërkesë nga ndjekësit e saj, ka treguar për ta nëpërmjet videove më InstaStory si e kalon një ditë të sajën, nga mëngjesi dhe deri në darkë.

E teksa ka treguar momentet kur kalon me vajzën apo angazhime të tjera, një moment shumë “funny” dhe i ëmbël ishte kur takoi partnerin e saj, Mark Frrokun.

Çifti mesa duket po shpërngulen në një shtëpi tjetër dhe Marku ndodhej në shtëpinë e re.

Aktorja e cila ka filmuar gjithçka gjatë gjithë ditës, publikoi videon ku partneri i saj e pyet nëse e ka fikur kamerën teksa ajo i ‘betohet’ se e ka fikur duke e bërë kështu të duket si një kamër e fshehtë dhe pse Marku dyshon ende.

“Kë do më së shumti në botë?”- e pyet Rudina partnerin, ndërsa ai nuk i kthen përgjigje për faktin se aktorja po e filmon.

“Ore pse të vjen turp të më thuash se më do mua?”– i thotë Rudina ndërsa më pas dëgjohet dhe zëri i Markut i cili thotë se ajo është personi që ai dashuron.

Rudina Dembacaj i bën kamera të fshehtë bashkëshortit të saj, ja reagimi epik i Markut Read More »