Zëvendës ministri i Energjitikës, Ilir Bejtja deklaron se qytetarët shqiptarë paguajnë faturën më të ulët për energjinë në botë.
“Faturën e energjisë shqiptarët e paguajnë më të ulët në të gjithë botën”, tha Bejtja në emisionin “Bardh a Zi”.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me konsumatorët që nuk e paguajnë dot faturën për fashën mbi 800 kilovat, Bejtja tha: “Sot shqiptarët janë në vështirësi kur harxhojnë 6-7 mijë lekë në muaj. Janë shumë kaq lekë. Dhe me kaq është 450-600 kwh.”
Duke u ndalur më tej tek TEC-i i Vlorës, zv.ministri tha se është duke u riparuar dhe në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm pritet të nisë prodhimin.
“TEC i Vlorës është instaluar, që në 2009 duhet të ishte në prodhim. Ka pësuar një de fekt që duhet të riparohet, është shumë i rëndë. Për 7-8 vite ka qenë i paleverdishëm, do të prodhonte me çmim të lartë. Është në proces marrje pasash për riparimin dhe për riparimin e sistemit të kombinuar. Në momentin që do të jetë e mundur, në 6 mujorin e parë të vitit të vjen do të fillojë prodhimin edhe TEC-i i Vlorës. Ne shpresojmë që në 2024 të mos kemi pro blemet që kemi sot”, deklaroi Bejtja.
Kur bëhet fjalë për çajrat, shumë njerëz i përdorin për përmirësimin e shëndetit. Eksperti i bio-mjekësisë, Zef Gjeta, i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, shpjegoi benefitet që merrni nëse konsumoni çaj çdo ditë për të forcuar imunitetin sidomos në këtë periudhë.
“Çaji i kamomilit ndihmon për qetësim dhe për të forcuar imunitetin. Çaji i malit, kemi atë të jugut, i verdhi që njeh populli dhe ai i i veriut apo rigonit. Ka efekte shumë të mira, të qetëson. Nga ana tjetër, çaji i malit largon toksinat dhe ndihmon me tretjen si dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.
Lulja e blinit është shumë e mirë, jo të gjithë e përdorin. Bashkë me këto vjen dhe menteja, me veti qetësuese për imunitetin. Dhe gjethet e ullirit, kanë veprim imunitar dhe lehtësues për ata që vuajnë nga diabeti dhe tensioni i lartë dhe është mund të pihet pa ëmbëlsues.”, tha ai.
Më tej, au theksoi se në këto çajra mund të shtoni xhinxher, i njohur gjithashtu për vetitë që ka. Sipas tij, duhet të përdoret një ëmbëlsues natyral siç është mjalti. “Mjalti ka aftësi të mira për trupin dhe nuk duhet ta hedhim menjëherë. Presim që të bëhet 40 gradë dhe ta tresim mjaltin përndryshe humbin vlerat.”
Po licia e Kavajës, ka vënë në pr anga dy persona për shkak se kanë go ditur me gru shte dhe kanë ka nosur me pis toletë zhu rmuese një 40-vjeçar.
Në pr anga kanë rënë A. M., 40 vjeç, pronari i servisit, dhe M. M., 36 vjeç, punëtori i servisit, të dy banues në Rrogozhinë.
Njoftimi i plotë i Pol icisë:
Fin alizohet operacioni po licor i koduar “Servisi”.
Operacioni, i zhvilluar nga Ko misariati i Po licisë Kavajë.
Falë ndërhyrjes në kohë nga Po licia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një kon flikti mes disa shtetasve.
Vihen në pr anga pronari dhe punonjësi i një servisi, pasi goditën me grushte dhe kërc ënuan me pi stoletë zhur muese, klientin e servisit.
Seku estrohet pi stoleta zhu rmuese e gjetur në vendin e ngja rjes.
Shërbimet e Ko misariatit të Pol icisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, në Rrogozhinë, një shtetas, në servisin e tij, në bashkëpunim me punëtorin e servisit, kishte god itur me gru shte dhe kishte kë rcënuar me ar më zhu rmuese, një kli ent, kanë organizuar punën dhe kanë fin alizuar operacionin pol icor të koduar “Servisi”, në kuadër të të cilit u bë ka pja dhe arr estimi në fl agrancë i shtetasve:
– A. M., 40 vjeç, pronari i servisit, dhe M. M., 36 vjeç, punëtori i servisit, të dy banues në Rrogozhinë.
Këta shtetas, gjatë një ko nflikti për motive të dobëta, kanë go ditur me gr ushte dhe kanë ka nosur me pi stoletë zhu rmuese shtetasin A. G., 40 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekue strua një pis toletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngj arjes.
Dasmat janë një ngjarje e shënuar në jetën e njeriut dhe shqiptarët i kushtojnë mjaft rëndësi këtij eventi, përveç përgatitjeve ata “zbarzin dhe xhepat”.
Një nga “huqet” e shqiptarëve sigurisht është dhe heqja e llastikut të tufës me para.
Një video e shpërndarë së fundmi nga një dasmë në Laç është bërë virale në rrjet, për shkak të sasisë së madhe të parave që hidhen nga dasmorët dhe mënyrës se si ata kanë zgjedhur të vishen për të hedhur tufat me para çiftit të sapo martuar.
Siç shihen dhe në video, dy të rinj janë veshur si protagonistët e serialit të famshëm “La Casa de Papel”, si dhe disa të tjerë kanë preferuar të vishen si sheikë dhe kanë vijuar të bëjnë atë që e kishin ndarë mendjen, pra të hidhnin lekun “lumë” te dasma e të afërmve të tyre.
Ka mby llur sytë përgjithmonë, Irene Pappas, aktorja me origjinë shqiptare që lulëzoi në Greqi por u njoh në mbarë botën, e cila ishte ndër të paktat aktore në Greqi që shkëlqeu në të gjithë botën.
E lindur më 3 shtator 1926 në Chiliomodi, Korinth, ajo kishte mbiemrin shqiptar të babait të saj, Leleku.
Në 96 vite jetë, Irene luajti në 90 filma, por më si spikaturi ishte roli i Penelopes në serinë televizive italiane “Odissea” bashkë me legjendën e artit kinematografik, Bekim Fehmiu.
“Nuk mund të largohem nga kjo botë, e të mos e them të vërtetën, se unë jam Shqiptare! Kur kam lindur në vitin 1926 mbiemri im ka qenë Irene Leleku”- ishte deklarata e fortë e aktores 6 vite më parë që tronditi Grekët, të cilët e njohin si aktore me origjinë helenase. Origjina shqiptare e aktores së njohur është kundërshtuar shpesh, sidomos nga biografët grekë.
Prejardhjes së saj shqiptare i ka kushtuar vëmendje dhe studiuesi grek Aristidh Kollia në librin e tij “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” botuar në Athinë më 1983.Vetë aktorja në një intervistë e pyetur se përse ishte kaq esmere është përgjigjur se “I ngjaj nënës sime. Nëna ime ishte ezmere si unë”.
“Po flas gjuhën e nënës”
Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odissea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit. Të pushtuar nga kureshtja, njëri prej tyre i pyet:
-“Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni”?
Irena Papas (Irini Leleku) e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:
-“Është gjuha e nënës”!
-“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu jugosllav”? – i pyet gazetari.
-“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odiseu kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.
Karriera e suksesshme Irene Pappas
Papas, e filloi karrierën e saj të hershme në Greqi (ajo u zbulua nga Elia Kazan), duke arritur famë të madhe, atje, para se të aktronte në filma të njohur ndërkombëtarisht si filmat The Guns Navarone (1961) dhe Zorba Greke (1964), dhe në filma që janë vlerësuar në mënyrë kritike, si Z (1969).
Ajo ishte një figurë udhëheqëse në transkriptimet kinematografike të tragjedisë së lashtë, pasi ajo ka portretizuar Helenën në filimin “Helen The Women Troje” (1971) Katharine Hepburn, Clytemnestra në Ifigjenia (1977), dhe pjesët eponymous në Antigone (1961) dhe Electra (1962). Papas gjithashtu, u paraqit si Katerina e Aragonit në filmin “Anne of the Thousand Days”, përballë Richard Burton dhe Geneviève Bujold në vitin 1969.
Në vitin 1976, ajo luajti në filmin Mohammad, i Dërguari i Zotit (e njohur si Mesazhi) në lidhje me origjinën e Islamit dhe mesazhin e Muhammedit. Një nga paraqitjet e saj të fundit të filmit, ishte në mandolinë Captain Corelli-së.
Në vitin 1978, Papas, ka bashkëpunuar me kompozitorin Vangelis, në një interpretim elektronik, të tetë këngëve greke popullore, lëshuar si një rekord të quajtur “Odes”. Ata bashkëpunuan edhe një herë më pas në vitin 1986 për “Rapsodies”, një interpretim elektronik i shtatë himneve bizantine liturgjike. Në vitin 1982, ajo u shfaq në film ‘Luani i Shkretëtirës’, së bashku me Anthony Quinn, Oliver Reed, Rod Steiger, dhe John Gielgud në rolin.
Ka interpretuar në filma nga Amerika në Francë, nga Anglia në Itali, nën drejtimin e regjisorëve të njohur Robert Wise, Mihail Kakojanis, nga Jorgo Xhavella tek Elio Petri, Alberto Latuada dhe Françesko Rosi, nga Kosta Gavras tek Ray Guerra,etj
Irena Papa ka interpretuar rolet kryesore të heroinave të tragjedive si atë të Elektrës, Klitimestrës, Penelopës, Antigonës,perandoreshës Teodora, Katerina e Aragonës, rolin e vejushës në filmin shumë të suksesëshëm “Zorba”, të gjyshes në filmin “Erendiras”, etj. Në vitin 1959 Irena ka interpretuar gjithashtu rolin e heroinës të revolucionit grek të 1821, arvanitases Laskarina Bubulinës.
Për interpretimet e saj të shquara në kinema dhe në teatër Irena Papa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare si: Aktorja më e mirë në interpretimin e rolit të Elektrës në filmin me të njëjtin titull në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit zhvilluar në Selanik, 1962, si aktorja më e mirë nderuar nga Bashkimi i kritikëve të Filmit grek, 1962, si aktoria më e mirë në rolin e dytë në filmin “Z” nga New York Film Critics Circle, 1969; aktorja më e mirë në filmin “The Trojan Women”nga National Board of Rewiew, 1971; me çmimin Distinguished Achievement Award nga Hamptons International Film Festival.1993; me çmimin e karierës për interpretim në Teatër, 1993 “ Flaiano” ;me çmimin e karierës nga Madrid National Arts Institution, 2000; me çmimin e karierës nga International Festival Women’s films, 2000; me titullin Doktor i Arteve dhe letrave nga Universiteti i Romës, 2001; me çmimin e karierës Woman of Europe.
Po kështu ajo është nominuar edhe për disa çmime të tjera ndërkombëtare si “Fennecus”si aktoria më e mirë në filmin “Into the Night”, 1985; aktoria më e mirë në filmin “Island” nga Australian Film Institute, 1989.
Lamtumirë Irene Leleku!
Ilir Meta zhvilloi sot pro testën e parë të Partisë së Lirisë, tek landfili i Sharrës në Tiranë. Kreu i PL thirri qytetarët te “vendi i kr imit”, siç e quajti për të pro testuar për aferën e ince neratorëve.
Mirëpo, ajo që mori vëmendjen ishte mungesa e Sali Berishës. Gjithashtu kishte një prezencë të pakët të përfaqësuesve të Partisë Demokratike.
Në studion e “Log.” analisti Agim Baçi u shpreh se kjo ishte një mënyrë e Berishës për t’i thënë se popullin e 2 marsit ia kishte dhënë PD, Ilir Metës, kur pro testoi si President i Republikës.
“Mua më pëlqejnë këto pr otestat praktike. Shkoi në një vend për të cilën ngre ak uza reale. Mendoj që tani ndoshta Berisha po shesh që kjo është një kauzën e madhe. Kur Zonja Tabaku drejtonte komisionin he timor, ai nuk donte t’ja jepte peshën këtij grupi. Tani nuk ia merr dot LSI, se ia shiti atëherë.
Janë politikanë, kur thonë do shkoj, duhet të ishin atje. Edhe zoti Berisha vetë mund të shkonte atje. Ishte një mënyrë që populli i 2 marsit ishte populli i PD që të erdhi mbrapa”, tha ai.
Megjithatë, kjo u kundërshtua nga nënkryetari i PL në studio, Agim Nesho i cili tha se pjesëmarrja e ulët erdhi edhe për shkak të largësisë së vendit të pro testës.
Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017, kohë kur drejtohej nga vetë ai.
Në një status në Twitter Basha shkruan:
Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë.
çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.
Gazetari Denis Dyrnjaja është shprehur mbrëmjen e sotme se vetëm nëse politikanët kryesorë të vendit sot, i merr Pro kuroria Speciale SPAK dhe “i çon te vendi”, vetëm ashtu do të shpëtojë Shqipëria.
Sipas tij, vetëm kështu njerëzit do të jenë të relaksuar dhe pro kuroria do të veprojë, por nëse organi i ak uzës mbetet tek pre sioni politik nuk ka çfarë të bëjë.
“Po këta duhen marrë grup bashkë me nja 3 furgon dhe të shkojnë atje tek vendi dhe ta shohësh Shqipërinë nesër se si do të jenë njerëzit të relaksuar dhe pro kuroria do të veprojë. Por nëse prokuroria mbetet tek presioni, nuk ka çfarë të bëjë.
Del Balla dhe del burrë i mirë, del ilir Meta dhe thotë se është burrë i mirë dhe këta të tjerët nuk janë të mirë. Këtu të gjithë janë të zhargavitur. Të gjithë njëlloj janë, më keq se keq. Të he tohen dhe kush del i paf ajshëm dhe të vazhdojnë karrierën”, tha Denis Dyrnjaja në një emision televiziv./Shqiperiaime