Irina

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Edhe 100 të bëhesh kryetari ynë!Familja do të ketë gjithnjë nevojë për këshillat e tua!

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanos.

“Edhe 100 kryetari ynë”, shkruan Rama krah fotos së Nanos të cilit përveç shëndetit dhe harmonisë në familjen e tij, i uron dhe fitore të tjera në familjen e përbashkët politike e cila sipas kryeministrit do të ketë nevojë gjithmonë për këshillat e tij.

“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ish-kryeministri Fatos Nano ditën e sotme feston ditëlindjen e 70-të.

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Edhe 100 të bëhesh kryetari ynë!Familja do të ketë gjithnjë nevojë për këshillat e tua! Read More »

Kush është i riu nga Tirana që hu mbi jetën në llixhat e Elbasanit

I riu që shihni në foto është 34-vjeçari, Alban Pashollari që hu mbi jetën në ujërat termale të llixhave të Elbasanit.

Ngj arja e r ëndë ndodhi gjatë mbrëmjes, ndërkohë që ai u gjet pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal në gjendje të rë ndë shëndetësore. I riu, banues në Tiranë, ka hu mbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.

Mësohet se i riu kishte shkuar dhe herë të tjera në llixha, pasi kishte postuar dhe foto duke u larë në ujërat termale të Banjës.

Kush është i riu nga Tirana që hu mbi jetën në llixhat e Elbasanit Read More »

Monika Kryemadhit ‘tr ondit’ politikën me deklaratën e fortë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, deklaroi këtë të enjte se djegia e mandateve me iniciativën e Partisë Demokratike në vitin 2019, është influencë e drejtpërdrejtë e financimeve ruse.

Kryemadhi financimet ruse-PD-takimi-Yurikim

E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi deklaroi se ajo personalisht ka bindjen e plotë që br aktisja e institucioneve nga PD-ja e udhëhequr nga Lulzim Basha është produkt i influencës ruse.

“Për fatin tonë të keq unë kam bindjen e plotë që dje gja e mandatave është influenca e rusëve”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhit ‘tr ondit’ politikën me deklaratën e fortë Read More »

Mrekullitë ndodhin, 52-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë: ‘Ka qenë një sfidë shumë e madhe për mua dhe për bebin, por më në fund ja dola’

Mrekullitë ndodhin dhe këtë na i ka treguar më së miri Alea e vogël e cila ka fituar betejën për jetën dhe ka lumturuar nënën e saj.
Infermierja nga Prishtina, 52 vjeç, ka sjellë në jetë vogëlushen e saj në Maternitetin “Koço Gliozheni”në Tiranë dhe është bërë nënë për herë të parë,

Ajo nuk ka ditur të shprehë me fjalë lumturinë e madhe që ndjen si dhe ka falenderuar stafin për shërbimin që i kanë ofruar në këtë sfidë shumë të madhe për të dhe për vogëlushen.

“Mama për herë të parë. Ndihem shumë e luntur. Rruga ishte e gjatë, eksperienca ishte shumë e mirë. Ka qenë një sfidë shumë e madhe për mua dhe për bebin, por më në fund ja dola” thotë ajo.

Ky lajm i bukur është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Lajm i bukur🙌🏼

52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë🤗

Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, shkruan ministrja krah videos ku shfaqet Alea e vogël bashkë me mamin e saj.

Mrekullitë ndodhin, 52-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë: ‘Ka qenë një sfidë shumë e madhe për mua dhe për bebin, por më në fund ja dola’ Read More »

Meta zbulon bisedën me kryeministrin: ‘Ja çfarë i thashë Ramës për ministrin e Jashtëm…’

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në përballjen e tij me analistin Baton Haxhiu, ka zbuluar edhe një bisedë të bërë me Edi Ramën, në lidhje me çështjen e emërimit të ministrit të Jashtëm.

Meta ka treguar në një emision televiziv se i ka kërkuar Edi Ramës që të vendosë një personalitet nga PS me përvojë ose ta merrte vetë këtë detyrë, por jo ti sjellë emra që nuk i njihte.

“Çfarë i kam thënë Edi Ramës për këtë çështje. I kam thënë, o zotëri, pa certifikatë sigurie prej 6 muajsh, ja ku e ke nga ministria e Jashtme me dokument. Ia bëjmë sot tha certifikatën. Dhe i them, si ia bën sot. Që të bësh certifikatë sigurie për një njeri që ka studiuar në Hungari, etj., ka procedura.

Dhe i thashë, ti e di se çfarë hallesh kam unë si president, etj. I thashë, ministër i jashtëm dihet çfarë pune ka, ose bëj një nga këta të PS-së që ka përvojë, ose merre vetë dhe bëjë këtë zv/ministër. Më tha që është djalë shumë i mirë, më i dituri në botë. Shumë mirë, bëjë ministër Arsimi, se e kishte bosh. Bëje ministër kulture, por tek e jashtmja unë nuk merresha vesh me atë tjetrin që kishte shumë përvojë, se unë dua t’i zgjidh këto gjëra, nuk dua t’i ngatërroj.
Kaq është e gjitha, këtu nuk ka asnjë lloj konspiracioni. Po të ishte për Vetëvendosjen, unë s’do i kisha bërë të dy. Dhe Gjykata Kushtetuese u shpreh për këtë çështje”, tha kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Meta zbulon bisedën me kryeministrin: ‘Ja çfarë i thashë Ramës për ministrin e Jashtëm…’ Read More »

Sali Berisha bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një pro testë të fortë popullore.

Sipas Berishës, po punohet për zgjerimin e frontit opozitar kundër qeverisë.

Ndërsa i pyetur për vonesën e një date të caktuar për pro testat që u paralajmeruan se do mbaheshin në shtator, Berisha tha se “nëse ritmi nuk është në nivelin e duhur, objektivi është i pandryshëm”.

“Po punohet të garantoj unë për legjislacionin partiak të primareve dhe është, mund të punohej më shpejt, por mundësitë këto kanë qenë, është një grup pune që po punon. Sikundër pro testa do të vijë dhe më e fuqishme që ka njohur Shqipëria.

Të harrojë kush se unë shke lmoj mbi fjalët e mia dhe vullnetin e shqiptarëve. Po punohet për zgjerimin e frontit opozitar por ndonjëherë gjithcka merr kohë më shumë se sa e ke parashikuar. Rama do përballet me rev oltë të fuqishme popullore, Rama është rrezik i madh kombëtar, rr eziku më i madh i Shqipërisë është Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë Read More »

Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 77 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.

Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës Read More »

Armina Mevlani zbulon detaje nga dasma, tregon se çfarë i tha vjehrri i saj, Sali Berisha

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të celebrojnë së shpejti dashurinë e tyre në martesë.

Blogerja zbuloi mbrëmjen e djeshme disa detaje nga dasma, duke thënë se do të ketë elementë tradicionalë.

Ndër të tjera ajo tha se edhe vjehrri i saj, ish-kryeministri Sali Berisha, është mbështetës dhe e ka miratuar datën e dasmës.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta.

Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë.
Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj.

Vjehrrit thjesht i thamë, ai është gjithmonë mbështetës dhe tha në rregull për datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale.

Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkelzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha Armina Mevlani.

Armina Mevlani zbulon detaje nga dasma, tregon se çfarë i tha vjehrri i saj, Sali Berisha Read More »