Irina

Kjo është data kur do të ndërrohet ora në vendin tonë, ja si kthehen akrepat

Akrepat e orës së shpejti do të lëvizin prapa, duke na dhënë një orë shtesë gjumë. Dy herë çdo vit orët tona ndryshojnë për një orë para ose prapa dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Këtë vit, më 25 mars akrepat e orës lëvizën përpara për një orë. Por, si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën, më 30 tetor, në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke iu mundësuar njerëzve që të flenë një orë më shumë.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Kjo është data kur do të ndërrohet ora në vendin tonë, ja si kthehen akrepat Read More »

Ngjarje e rë ndë/ Nëna lind foshnjën e vd ekur, infermierja i prezanton fëmijën tjetër si të sajin

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Universitare të Kosovës, ku një infermiere ka ngatërruar familjen që do t’i jepte foshnjën.

Në repartin ku ajo punonte në të njëjtën kohë kanë lindur dy foshnja, njëra pa shenja jete dhe tjetra e gjallë.

Njëra prej grave shtatzëna është paraqitur në spital me komplikacione, ndërsa mjeku i rastit shpjegon se evidentimi i vde kjes së foshnjës ishte i pamundur.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekësve nuk kanë arritur ta shpëtojnë foshnjën, ndërsa në këtë moment ka ndodhur ngatërresa.

Pacientja ishte informuar që foshnja e saj kishte lindur pa shenja jete, pasi kishte qenë në anestezi lokale.

Infermierja, jashtë autorizimit, ka dalë nga salla me foshnjën në duar dhe ia ka prezantuar pacientes si fëmijën e saj.

Për këtë rast është bërë denoncimi në polici për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor në spitalin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj tha se ka ndodhur një ngatërresë nga një infermiere e repartit të Neanatologjisë.

“Rreth orës 19:40, një paciente në javën 34 të shtatzënisë ka pasur hipertension dhe më pastaj gja kderdhje, në këto raste vdekja e foshnjës është pothuajse e paevitueshme, menjëherë është përcjellë në sallë për operacion, prerje cezariane dhe fatke qësisht nuk ka mbijetuar foshnja, për të cilën është informuar pacientja, meqë ka qenë nën anestezion lokal. Kur ka dalë nga salla, një infermiere e neanatologjisë me një foshnjë tjetër që ka lindur në atë kohë i ka thënë kjo është foshnja juaj, jashtë autorizimit të saj. Këtu ka ndodhë ngatërresa, mjeku kujdestar përsëri i ka informuar se foshnja nuk ka mbijetuar, dhe përpos mjekut kujdestar nuk guxon askush të japë informacione”, ka sqaruar Ndrejaj që shton se ndaj infermieres do të merren masa disiplinore.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, duke njoftuar se infermierja ka dhënë informacion të paautorizuar, e cila ka shkaktuar ngatërrim të informacioneve.

“Ngatërrimi i infermieres ka ardhur, pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër. Infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informacion jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinfromuar prindërit. Në lidhje me foshnjën e vd ekur, gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnje e saj nuk do të mbijetonte”, sqaron ShSKUK.

Njëkohësisht është kërkuar raport i detajuar nga ana e stafit përgjegjës të natës së kaluar.

Sipas tyre për dhënie të informatave janë të autorizuar vetëm mjekët, shefat e reparteve, apo drejtorët e klinikave që përcjellin gjendjen shëndetësore të pacientëve, por jo infermieret dhe punonjësit e tjerë që nuk janë marrë direkt me trajtimin e rastit.

Pol icia njofton se dyshimet janë ndërlidhur me informimin e menjëhershëm pas lindjes se foshnja e tij është pa shenja jete nga ana e personelit të klinikës, ndërsa shton se është nisur he tim për veprën pen ale “trajtim jo i duhur mjekësor”.

Ngjarje e rë ndë/ Nëna lind foshnjën e vd ekur, infermierja i prezanton fëmijën tjetër si të sajin Read More »

Mrekullitë ndodhin! 20 vjeçarja shqiptare zgjohet pas 3 muajsh në koma dhe bëhet studente ekselente

Mrekullitë ekzistojë dhe këtë na e tregon pikërisht historia e 20-vjeçares shqiptare, Antigona që jeton në Itali.20-vjeçarja prej tre muajsh ishte në koma dhe arriti ta fitonte bet ejën me jetë. Pasi doli nga koma 20-vjeçarja, një student ekselente ka dhënë provimet dhe pse kishte mbetur mbrapa për shkak të pro blemit shëndetësor. Ajo arriti që të merrte provimet dhe të diplomohej me 85 nga 100 ekselente në Institutin e Mikpritjes Buontalenti.

Ishte data 28 prill kur vajza me origjinë shqiptare gjatë edukimit fizik, pas një stërvitje jo shumë të lo dhshme, hum bi ndjenjat duke rënë në krahët e shoqes së klasës.Mediat italaine shkruajnë se Antigona ishte një studente model që të gjithë e shikojnë me admirim, sepse me kalimin e viteve ajo ka mundur të bëhet një nga më të mirat e klasës, pavarësisht mungesave, sepse ndihmonte nënën e saj për të përballuar jetesën.

Antigona më 28 prill pësoi një arre st kardiak. Ishte një profesor ai që i dha ndihmën e parë, duke i bërë masazh zemra dhe frymëmarrje gojë më gojë.

Pas ndihmës së parë Antigona filloi të marrë përsëri frymë, por ndërsa ambulanca e çon në Careggi ajo pëson një atak të ri në zemër. Në spital ajo u operua menjëherë, gjërat dukej se po shkonin mirë, por papritur situata u përkeqë sua për herë të tretë. Dhe e reja shkon në një koma të thellë që duket e pakthyeshme për tre muaj.

Provimet e fundit u mbajtën më 20 qershor, por u ngrit një komision që diskutoi për situatën e Antigonës dhe me shpresën që ajo do të zgjohej vendosën që ajo të jepte provimet në shtator.Por mrekullia ndodhi, Antigona u zhgjua dhe po rikuperohej me shpejtësi. Ajo i njihte njerëzit dhe komunikonte me ta.

“Dua t’i bëj provimet me çdo kusht, nuk kam ndërmend të përsëris klasën”, ka thënë 20-vjeçarja.Antigona doli shumë mirë në provime pas një sfide të gjatë dhe tani po mendon për të ardhmen.

“Sapo të mbaroj rehabilitimin dua të bëhem kuzhiniere dhe nëse është e mundur pastiçiere” tregoi ajo.

Mrekullitë ndodhin! 20 vjeçarja shqiptare zgjohet pas 3 muajsh në koma dhe bëhet studente ekselente Read More »

Manastirliu: ‘Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike, ja kategoritë që e përfitojnë’

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë për të njoftuar vendimet e marra.

Manastirliu tha se duke filluar nga data 1 tetor do të dyfishohet ndihma ekonomike për familjet që kanë 2 fëmijë dhe janë pjesë e ndihmës ekonomike.

“Kemi miratuar disa vendime, përcaktohet se nga 1 tetori rritet me 10 % ndihma ekonomie për të gjitha familjet që përfitojnë asistencë sociale. Nga 1 tetor dyfishohet pagesa për ndihmën ekonomike për familjet që kanë 2 fëmijë dhe janë pjesë e ndihmës ekonomike, që janë rreth 5700 gra kryefamiljare me dy fëmijë.

Familjet që janë përfitues enë ndihmë ekonomike me 3+ fëmijë, kemi dysfishuar ndihëm nga janari. Për të moshuarit pa pension pleqërie, dyfishohet ndihma ekonomike, më shumë se 5300 të moshuar që përitojnë.

Për peronat me aftësi të kufizuara pas u është ideksuar me 7.5% masa e mbështetsë, sot është marr një tjetër vendim në lidhje me mbështetjen e energjisë elektrike, u rritet masa e mbështetjes për kompensimin për energjinë elektrike, shkon në 3 mijë lekë të reja, ndërs apër pesronat që kanë status të verbërt të kategorisë së dytë, shkon në 2400 lekë të reja”, tha Manastirliu./Opinion.al

Manastirliu: ‘Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike, ja kategoritë që e përfitojnë’ Read More »

Zj arr gjatë natës në Tragjas, fl akët dj egin ullinj shekullorë

Fla kët e zj arrit kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ullishta në Tragjas të Vlorës. Për pasojë u do gjën disa rrënjë ullinj shekullor. Në vendin e ngj arjes shkuan zja rrfikëset që bënë të mundur lokalizimin dhe fi kjen e fl akëve.

Ende nuk dihen shk aqet.

Po he tohet për zbulimin e arsyes së shpë rthimit të zja rrit.

Zj arr gjatë natës në Tragjas, fl akët dj egin ullinj shekullorë Read More »

Kjo sëmundje shkakton vde kje, nuk kursen as të rinjtë, simptomat nuk dallohen…

Kardiomiopatia hipertrofike është një çrregullim i muskujve të zemrës, i karakterizuar nga hipertrofia asimetrike ose simetrike, trashje e barkushes së majtë ose të djathtë të zemrës. Sëmundja është shpesh e trashëgueshme.

Për shkak të trashjes së muskulit të zemrës, mund të shfaqen simptoma të ndryshme dhe shqetësime hemodinamike në zemër, si dhe mund të shfaqet ishemi dhe aritmia, të cilat mund të çojnë në të ashtuquajturën vdekje të papritur kardiake.

Simptomat kryesore të sëmundjes janë:

– Një ndjenjë dhi mbjeje në gjoks

– Ndjenja e rrahjeve të zemrës (palpitacione)

– Të fikët

– Vështirësi në frymëmarrje (dispne)

– Frymëmarrje e shpejtë (ortopnea)

– Vertigo
– Simptomat dhe shenjat e dështimit të zemrës (ënjtje të duarve, këmbëve dhe akumulim i lëngjeve të barkut)
Megjithatë, shumica e pacientëve janë pa simptoma dhe sëmundja zbulohet tek ata gjatë një prej ekzaminimeve sistematike. Ecuria natyrale e sëmundjes është relativisht e qëndrueshme për 5-10 vjet dhe më pas vërehet një përkeqësim i lehtë i funksionit të barkushes së majtë dhe shfaqja e simptomave të përmendura.

Mjekimi

Trajtimi varet nga simptomat dhe prania e furnizimit të dobët të gjakut në zemër. Një pacient pa simptoma nuk ka nevojë të trajtohet, por vetëm të monitorohet rregullisht.

Në rastin e simptomave më të lehta ndihmojnë beta-bllokuesit, të cilët ulin presionin e gjakut dhe në këtë mënyrë ngarkesën në muskulin e zemrës. Në format më të rënda rekomandohet dhënia e dizopiramidit, i cili largon pothuajse të gjitha simptomat e sëmundjes.

Nëse nuk arrihet sukses me terapinë medikamentoze, përdoret trajtimi kirurgjik.

Vdekshmëria totale vjetore e pacientëve të rritur është midis 2-4%. Në rreth 50% të pacientëve, vdekja është e papritur dhe e papritur shpesh te atletët. Vdekja e papritur ndodh më shpesh gjatë sforcimit dhe shkaktohet nga çrregullime hemodinamike dhe aritmi.

Kjo sëmundje shkakton vde kje, nuk kursen as të rinjtë, simptomat nuk dallohen… Read More »

Përzieni vetëm këto produkte dhe do të keni në dorë ‘ilaçin’ e fuqishëm kundër kollës

Nëse nuk mund të shkoni në farmaci ose jeni thjesht një mbështetës i mjekësisë natyrale, mund të bëni një “ilaç” të fuqishëm kundër kollës në shtëpi.

Përbërësi kryesor është mjalti, një përbërës që është bërë i njohur për efektet e shumta të dobishme që nga kohërat e lashta.

Tekstura e tij qetëson fytin e irrituar dhe enzimat antibakteriale e bëjnë atë një ilaç natyral për kollën. Me disa përbërës më të fuqishëm të njohur për vetitë e tyre antibakteriale, mund të bëni një pije të fuqishme. Kujdes, nuk rekomandohet për fëmijët dhe të rriturit që kanë problem me disa nga përbërësit.

– mjaltë
– uthullë molle
– lëng limoni

– xhenxhefil
– erëza
– ujë

Ju mund të vendosni se sa nga çdo përbërës dëshironi të vendosni, gjysma e të gjithë masës duhet të jetë mjaltë. Përgatitja është e thjeshtë. Përziejini të gjithë përbërësit, përziejini mirë dhe shurupi është gati. Përdorni një lugë çaji çdo disa orë në rastin e një kolle më të fortë ose dy deri në tre në ditë në rastin e një kolle më të lehtë.

Përzieni vetëm këto produkte dhe do të keni në dorë ‘ilaçin’ e fuqishëm kundër kollës Read More »