Ato jane dy kengetaret me te mira ne vendin tone me zerin e tyre te bukur dhe me kenge shume te bukura. Por publiku shqiptar e dinte se ata nuk flisnin bashke por e verteta eshte ndryshe.
Postimi i fundin i Erandes se ata jane bashke dhe se te gjithe shqiptaret i duan shume motrat libohova dhe se shpejt ti shikojme ne skene duke kenduar.
Eranda ka shkrepur një fotografi në lagjen “Ali Demi” të cilën e ka shpërndarë në Instagram dhe shkruan:”Në lagjen e motrës”
Moderatori Ronaldo Sharka nje nga moderatiret e ka bere disa deklarata të forta ne emisionin “EDiell”
Ai ka thene se: “Duam apo nuk duam, realiteti është se jetojmë në një botë dhe kohë materialiste, që për mendimin tim ka të mirat dhe të këqijat e veta.
Dhe unë jam i sigurt 100 për qind se paraja blen lumturinë. Pse e them unë këtë? Sepse çunat shqiptarë duke jetuar në Shqipëri, duke ndenjur aty te lagja, ku shohin që ajo vajza e bukur nuk ia var, kur shohin një tjetër me makinë të shtrenjtë dhe nuk e blejnë dot, çfarë bëjnë?
Zgjedhin të pasurohen në mënyrë të menjëhershme. Unë jam i sigurt që në mënyrë të ngadalshme, me një rrogë në muaj, në Shqipëri nuk mund të pasurohesh kurrë.
E unë them shyqyr që janë çunat e Londrës, sepse është një ministri e mirëfilltë financash në Shqipëri që sjell lëvizje të paparë leku.
Po të mos ishin çunat e Londrës, e para njëherë pjeshkat e Instagramit nuk do ekzistonin.
Unë punoj në TV dhe janë rrogat më të mira se disa të tjerëve. Unë nuk i paguaj dot dhomat në Dhërmi, kush i paguan? Çunat e Londrës”, tha moderatori i njohur.
“Nëse do ju duhej të zgjidhnit përdorimin e vetëm një prej këtyre pajisjeve, do të ishte tharësja që than flokët mamaja apo rezistenca ku ngroh këmbët vjehrra?”
Kjo ishte tema e diskutimit në “Aldo Morning Show” ku Nasi, një telefonues nga Skrapari habit Aldon dhe gazetaret me përgjigjen e tij.
Ai thotë se vjehrra është gjithçka për të sepse i ka dhënë jetë bashkëshortes së tij.
Biseda:
Nasi: Kjo është paksa delikate si pyetje.
Aldo: Pse?
Nasi: Sepse është shumë e vështirë zgjedhja.
Aldo: Po tani, drejt kësaj po shkojmë plako, do kursejmë apo jo?
Nasi: Po mirë, do kursejmë, unë do përdorja rezistencën për vjehrrën.
Aldo: Vërtet e ke?
Nasi: Po, sepse të tërë ata burra që thonë “jo, unë vjehrrën s’e dua, tërrci-vërrci”, janë të tërë mashtruesa. Vjehrrat janë krijesat më të mira në këtë botë.
Aldo: E para, nuk ka burrë që thotë nuk e dua vjehrrën pa pasur një shkak.
Nasi: Ashtu thonë të tërë ata. Unë e kam nga eksperienca ime miku im.
Aldo: Që do të thotë?
Nasi: Që do të thotë unë për vjehrrën bëj gjithçka. Nuk dua që të vuajë.
Aldo: Po tani zgjedhja është mes vjehrrës dhe mamasë. Zgjidh.
Nasi: Vjehrrën.
Aldo: Seriozisht e ke?
Nasi: Po, seriozisht. Të betohem. Ajo ka bërë krijesën më të dashur të jetës time.
Albana Çaushaj: Po ajo tjetra të ka bërë ty ndërkohë.
Nasi: Po mirë, më ka bërë nga rastësia.
Megi Latifi: Po mirë edhe ajo nga rastësia qenka bërë atëherë, nusja juaj.
Nasi: Po më ka bërë një dhuratë të jashtëzakonshme vjehrra mua. Pse mos të kujdesem për vjehrrën?
Krejt papritur, Nasi bën me dije se vjehrra e tij nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sapo Aldo e pyet se çfarë problemi ka, ai shpërthen në të qara dhe mbyll videothirrjen.
Në daljen për mediat nga kryeministria pas zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama është pyetur për lu ftën në Ukrainë dhe “arr atisjen” e mijëra rusëve nga Rusia pas urdhrit për mobilizim të pjesshëm ushtarak nga Vladimitr Putin.
Teksa shifra e të larguarve nga Rusia ka kaluar 100 mijë vetëm në Kazakistan dhe Gjeorgji dhe numri pritet të rritet pas frikës nga rekrutimi për në front, Gjermani ishte vendi i parë që i hapi dyert atyre, duke iu premtuar mbështetje dhe kujdes.
Por, edhe Rama duket se është pro hapjes së dyerve për “miqtë” nga Rusia që mund të vijnë pas braktisjes së vendit në shenjë revolte ndaj Putin, pasi i u përgjigj gazetarëve duke thënë: “Janë të mirëseardhur në Shqipëri”.
Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me deklaratën e mundshme nga p olicia për fatin e Ervis Martinajt.
Rama u shpreh se në momentin e parë që pol icia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin e paralajmëruar.
Ai nënvizoi se për sa kohë nuk ka komunikim për mediat, domethënë që nuk janë siguruar ende provat e nevojshme.
“Di të them që në momentin e parë që pol icia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin do të thotë që nuk ka ende provat e nevojshme”, tha Rama.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë pranuar më në fund ribashkimin e tyre. Çifti, i cili prej muajsh po e shijonte dashurinë në mënyrë të fshehtë, publikuan ditën e djeshme një foto së bashku, duke plotësuar kështu dëshirën e fansave.
E natyrisht që të shumtë kanë qenë reagimet e personazheve të njohur për këtë foto, kaq shumë të pritur. Ndër komentueset ishte edhe Olsa Muhameti. Bashkëpunëtorja dhe mikesha e Borës, nuk e ka fshehur lumturinë për çiftin, duke i komentuar në foton e tyre. “Dashuria fiton mbi gjithçka”, shkruan Olsa. Me gjasa Olsa nuk është e vetmja që ka ndryshuar mendim për Donaldin muajt e fundit.
Në kohën kur aktori ishte pjesë e Big Brother dhe u lidh me Beatrix, Olsa ishte ndër personazhet që e sulmoi publikisht, duke mos e fshehur ‘mërinë’ e saj me aktorin. “Vetëm meshkujt e fortë nuk luajnë lojëra me femrat, meshkujt e dobët dhe të pasigurt e bëjnë këtë”. Do të shkruante Olsa atë periudhë. Por kur Bora e fali Donaldin, si mos ta fal edhe Olsa. Sot autorja e “Përputhen” është ndër personat më të afërt me çiftin, duke lënë pas deklaratat e hidhura të së shkuarës së afërt.
Behar Mera është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Humori i tij ka rrëmbyer zemrat e gjithë admiruesve të tij. Prej shumë vitesh aktori i humorit është pjesë e estradës shqiptare ku numëron shumë role si në kinema, por gjithashtu është në estrada përkrah shumë aktorëve të tjerë.
Sot aktori ka ditëlindjen dhe feston 60 vjetorin e lindjes.
Mera aktualisht është aktor në Klanifornia dhe shfaqet çdo të shtunë në ekran ku merr “duartokitje” të shumta nga gjithe publiku.
Behar Mera ka dy vajza nga martesa e tij ku Iva Mera, vajza e vogël e aktorit është e njohur në ekranin shqiptar pasi ka moderuar disa emisione. Gjithashtu ajo ka dalje të shpeshta në ekrane përkrah babait.