Irina

Monika Kryemadhi: Bëra gabim që e votova reformën në drejtësi

Deputetja Monika Kryemadhi në një intervistë për Ora News, deklaroi se nëse do të ktheheshim në 2016 ajo nuk do ta votonte reformën në drejtësi.

Kryemadhi tha se nuk votoi që drejtësia të jetë me regji.

Jeni e pakënaqur me drejtësinë deri tani?

Shiko, nëse drejtësia do të jetë me regji, unë nuk kam votuar këtë drejtësi.

Do ta votoje në këto kushte përsëri një SPAK nëse do të ktheheshim pas në kohë?

Jo! Sepse për mua SPAK është në provë. Pse nuk do ta votoja? Nëse SPAK-u do të bënte politikë që përdor gazetarët për të dezinformuar opinionin për qëllime politike, unë nuk e kam votuar këtë në 2016.

Monika Kryemadhi: Bëra gabim që e votova reformën në drejtësi Read More »

Ish-oficeri bën deklaratën e bujshme: Mafia shqiptare ka tejkaluar Ndraghetta-n

Ish-oficeri i Policisë së Antimafias Italiane, Gianni Pelagonia është shprehur se mafia shqiptare në vitet e fundit është shndërruar në një ndër nga më të fortat në botë.

Komentet Pelagonia i bëri gjatë një interviste, ku tha se në disa aspekte mafia shqiptare ka tejkaluar edhe Ndraghetta-n, sidomos sa i takon transportit të drogës.

Ai tha gjithashtu se Italia ka njohur kryesisht shqiptarët “e këqinj” që kanë vjedhur e bastisur shtëpitë e italianëve.

“Për të përkufizuar mafien, ka një gjykim për mafioz, sepse ka disa karakteristika. Nga pikëpamja e çështjes gjyqësore e procesit nuk mund të thuhet që ka mafiozë, por mafia shqiptare është ndër më të fortat në botë. Ndoshta ka pikëpamja gjyqësore e procesit nuk mund të quhen mafiozë, por kriminaliteti shqiptar për disa çështje ka tejkaluar Ndraghettan.

Sa i takon çështjeve të drogës. Para disa ditësh u bënë disa arrestime në Spanjë. Ne kemi njohur shqiptarët e këqinj fatkeqësisht. Ne kemi njohur shqiptarët e këqinj fatkeqësisht, sepse të mirët paguajnë taksat dhe bëjnë jetën normale si gjithë të tjerët.

Ne kemi njohur si policë, shqiptarë që me disa banda bënin vjedhje nëpër shtëpi, për disa vite na kanë masakruar me vjedhje nëpër shtëpiar. Njerëzit duhet të hyjnë në kulturën e denoncimit. Njerëzit këtu kanë ende vështirësi të denoncojnë. Ky është një problem social që duhet luftuar. Në duhet të jemi një skuadër, qytetarët, policia dhe autoritetet gjyqësore”, tha Pelagonia.

Ish-oficeri bën deklaratën e bujshme: Mafia shqiptare ka tejkaluar Ndraghetta-n Read More »

Edi Paloka kërcënon Ramën: Nuk ke ku fshihesh, as në Surrel, as në Kryeministri. Nga ne s’të mbrojnë dot as 200 badigardë. Tani na pret o burgu, o vdekja

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka paralajmëruar se reagimi përmes mosbindjes civile do të jetë i të gjitha formave, me qëllim arritjen e një rezultati.

Sipas Palokës, tanimë opozita nuk ka çfarë të humbasë, veç jetës dhe burgut.

Ai paralajmëroi edhe kryeministrin Rama, se nuk do të mund të mbrohet nga aksioni opozitar as me “gjithë badigardët e Ballkanit”.

“Nuk është thjeshtë një thirrje për manifestim në bulevard. Nëse nuk reagojmë me të gjitha format, nuk ka rezultat.

Dhe të jetë i bindur Rama, se kur një grup i caktuar ka një qëllim, nuk e ndal dot asgjë, kur është gati të sakrifikojë për atë qëllim. Nuk e ndalin as garda, as Policia.

Të jetë i bindur Rama që as në Surrel, as në Kryeministri nuk e mbrojnë dot, jo 200 badigardë, po të gjithë badigardët e Ballkanit.

Kjo është një protestë, një reagim për të treguar mosdakordësi për këtë që po ndodh

Tani nuk ka ç’humb opozita, tani na ngelet burgu edhe jeta. Nuk është më çështje e jona, është e gjithë qytetarëve, se kur na ndodh ne kjo, qytetarët e thjeshtë janë ‘zero’”, tha deputeti i PD në News24.

Edi Paloka kërcënon Ramën: Nuk ke ku fshihesh, as në Surrel, as në Kryeministri. Nga ne s’të mbrojnë dot as 200 badigardë. Tani na pret o burgu, o vdekja Read More »

17 vrasje të pazbardhura në Tropojë

Prej 1997 – 2002 janë 17 vrasje ende të pazbardhura që kanë ndodhur në Tropojë për të cilat autorët e këtyre krimeve të rënda ende nuk janë vënë para drejtësisë.

Ndër vrasjet më të bujshme janë ato ndaj familjes Haklaj që datojnë që nga 1998 deri në 2000, e ku vajza e fisit Haklaj bën fajtor Sali Berishën.

Pikërisht më 28 prill të këtij viti, Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj udhëtoi nga Suedia për tu marrë në pyetje për më shumë se 12 orë nga prokurorët e Posaçëm. Ajo dëshmoi për denoncimin që kishte bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzoi ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Ajo u mor në pyetje nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.

Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi./Shqiperiaime

17 vrasje të pazbardhura në Tropojë Read More »

E dhimbshme në Britaninë e Madhe, personi që i dha fund jetës në anijen ku mbahen emigrantët është shqiptar

Dyshimi për vetëvrasje nga njëri prej 300 azilantëve që mbahen në anijen hotel “Bibby Stockholm”, pushtoi mediat britanike paraditen e së mërkurës.

Ministria e punëve të brendshme, Home Office e quajti një ngjarje tragjike duke mos treguar identitetin e viktimës.

Burime bëjnë me dije se ka dijeni të hetimeve që po kryhen, ka zbuluar se emigranti i cili i dha fund jetës të martën, në anijen hotel ku janë akomoduar azil-kërkuesit, e ankoruar në Dorset në jug-lindje të Anglisë, është shqiptar.

Ai është 27-vjeçari me inicialet L.F. i lindur në një fshat afër Durrësit.

Të afërmit e tij në Londër të hënën pritet të shkojnë në morgun e Dorset për të parë trupin e të ndjerit dhe njohur me rezultatin e pritshëm të autopsisë.

I riu shqiptar mbërri në Angli me gomone në gusht të vitit të shkuar.

Pas qëndrimit disa ditor në Londër tek të afërmit, ai u dërgua nga Home Office për të jetuar në një hotel 6 orë larg kryeqytetit britanik.

Më pas ai iu bind kërkesës së Home Office për të jetuar në anijen hotel të marrë me qira nga qeveria angleze me synimin e uljes së kostove të akomodimit të azilantëve.

Zbulohet gjithashtu se i ndjeri në bisedat telefonike të zhvilluara me familjarët është shprehur se “kushtet në anijen hotel janë të mira, por emigrantët po trajtohen sikur të jenë kafshë prej rojeve të sigurisë”.

Ky është rasti i dytë në dy muajt e fundit, kur një azilkërkues shqiptar kryen vetëvrasje në qendrat shtetërore të emigracionit në Angli.

Në fillim të Nëntorit, Alfred Dosku 38 vjeç i dha fund jetës duke u vetëvarur me çarcaf në qendrën e mbajtjes së azilantëve Brook House afër aeroportit Gatëick.

Edhe ai kishte shkuar me gomone vitin e shkuar mes 12.800 bashkëkombasve të tjerë të cilën zgjodhën këtë metodë mbërritjeje nga Franca në shtetin ishull.

Qeveria britanike thotë se gjatë dy viteve të fundit ka dëbuar 5.000 shqiptarë pas qëndrimit ilegal apo refuzimit, të azilkërkimit, pasi Shqipëria u vendos në listën e vendeve të sigurta.

E dhimbshme në Britaninë e Madhe, personi që i dha fund jetës në anijen ku mbahen emigrantët është shqiptar Read More »

E vërteta tronditëse! Eksperti: Lidhja, misteri dhe korrieri, ja si u bë vrasja brenda burgut

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në burgun e Peqinit ku një i burgosur përjetë i mori jetën një tjetri dhe la një të plagosur.

Prokuroria e Elbasanit njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:52 në ambientet e regjimit të brendshëm të burgut ku Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka hapur zjarr në drejtim të të dënuarit Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja.

Për pasojë, i vdekur në vend mbeti Lleshi dhe i plagosur Shaqja. Më pas, Mjacaj ka kërcënuar me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambientet e takimeve me familjarët në këtë burg. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.

Zinxhiri komandues u shkarkua. Por si arriti që Mjacaj të fuste armën brenda burgut? Për pistat, skenarin dhe misterin biseduam me ekspertin e sigurisë Fatjon Softa në një lidhje me “Skype” për “5Pyetjet.al”. Më poshtë intervista me zotin Softa që jep detaje të reja dhe pistat e mundshme.

E vërteta tronditëse! Eksperti: Lidhja, misteri dhe korrieri, ja si u bë vrasja brenda burgut Read More »

Hoxha zbulon bisedën me të dënuarin në burgun e Peqinit: Më tha se ishin futur armë

“Ai nuk e dinte se kush do të goditej dhe kishte frikë se do të goditej vetë”

Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj goditi për vdekje me armë zjarri të dënuarin Arben Lleshin.

Gazetari zbuloi se pak kohë më parë ai kishte folur me një të dënuar tjetë në të njëjtin sektor ku ndodhi ngjarja. Sipas Hoxhës ai e kishte telefonuar për t’i shprehur shqetësimin se në burg ishin futur armë, ndërsa i kishte thënë edhe se kjo ngjarje ka disak ohë që ka ndodhur.

“Disa ditë më parë kam folur me një të dënuar që është në këtë sektor dhe kam folur pikërisht për këtë gjë. Ai ndihej i rrezikuar dhe kishte informacion se brenda institucionit ishin futur armë. Ai nuk e dinte se kush do të goditej dhe kishte frikë se do të goditej vetë. Personi që unë kam komunikuar ka qenë i dënuar jashtë shtetit, i dënuar edhe në Shqipëri. Ai i përket kohës ’97-2000, është dënuar si pjesëtar i një nga bandave më të mëdha në jug të vendit. Ai është kapur jashtë shtetit, u dënua atje, u kthye në Shqipëri. Ka diku te 25 vite burg, është personazh i njohur dhe besoj se biseda ime me të është e regjistruar. Ma shprehu shqetësimin sepse ndihej edhe vetë i kërcënuar dhe ndjeu se mund ta godisnin edhe atë. Ai më dha edhe një orientim se kush mund të kishte futur armë brenda në burg, ai më tha gjithashtu se kjo gjë nuk ishte e ditëve të fundit”,-tha Artan Hoxha për euronews.

Hoxha zbulon bisedën me të dënuarin në burgun e Peqinit: Më tha se ishin futur armë Read More »

Ky do të jetë muaji më i keq i shenjës suaj në 2024

Si çdo vit, 2024 do të ketë momentet e veta të mira dhe të këqija. Në fakt, ka një muaj të caktuar (ndoshta edhe më shumë), gjatë të cilit shenjat e horoskopit do të hasin disa vështirësi dhe probleme, do të jenë të pakënaqur, do të mërziten ose do të vihet në provë qëndrueshmëria e tyre.

Kur do ta ketë të vështirë shenja juaj e horoskopit? Lexoni për t’u përgatitur!

DEMI-LUAN-AKREP-UJOR: MARS, MAJ, TETOR

Pak para se të largohej në 2023, Plutoni u rishfaq në Ujor. Vetëm kjo do të sjellë trazira në jetën tuaj nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, ndryshimeve dhe një energjie të errët që ju do të duhet të menaxhoni. Sikur të mos mjaftonte Plutoni, do të keni gjithashtu Saturnin te Peshqit. Tek Akrepi do të vendosë pengesa në jetën e dashurisë, tek Luani në dashuri, por edhe në financa, tek Ujori do të “fusë dorën” në portofol, ndërsa te Demi do të sjellë ulje-ngritje në jetën shoqërore.

DASH-GAFORRE-PESHORE-BRIÇJAPI: KORRIK

Mbani mend se të gjitha eklipset e vitit (përveç njërit) janë në boshtin Dashi-Peshorja, ku disa prej tyre janë mjaft kërkuese dhe të pasjellshme ndaj jush. Muaji Korrik nuk do të jetë i lehtë as për shenjat impulsive, Bricjap, Gaforre.

BIJAKËT-VIRGJËRESHE-SHIGJETARI-PESHQIT: MARS

Nga fundi i marsit deri më 30 prill duhet të jeni vigjilentë sepse Marsi do të jetë te Peshqit dhe do të keni shumë telashe. Gjithashtu, nga fundi i korrikut deri në fillim të shtatorit Marsi do të jetë te Binjakët dhe siç e kuptoni e bën gjithmonë jetën të vështirë.

Ky do të jetë muaji më i keq i shenjës suaj në 2024 Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com