Irina

Rudina Dembacaj publikon mesazhet private me Mark Frrokun: ‘Shokët e mi janë të gjithë për drekë, për qejf, unë po…’

Rudina Dembacaj mund të mbaj “kupën” e të famshme shqiptarë pa komplekse. Ajo ka thënë gjithmonë atë që ka dashur dhe ka folur edhe për jetën private pa u menduar dy herë për paragjykimet e publikut që janë gjithmonë aty. Pikërisht kjo është edhe ajo ç’ka e bën artisten të veçantë.

E teksa aktorja herë pas here ndan në rrjete sociale momente me partnerin e saj, e më i fundit ka qenë një ‘screenshot’ që Rudina ka ndarë nga biseda në ‘WhatsApp’ me Markun, partnerin e saj. E padyshim mesazhet e fundit që ky i fundit i ka dërguar aktores na i bënë thjesht ‘sytë zemra’, teksa vlerëson faktin se bashkëshortja e tij punon dhe është vetë e zonja e vetes.

Rudina: Shokët e mi janë të gjithë për drekë, për qejf. Unë po punoj lart e poshtë. Jo po që ta dish!

Marku: O ti je bekim o zemër. Unë ta di dhe shumë biles

Rudina Dembacaj publikon mesazhet private me Mark Frrokun: ‘Shokët e mi janë të gjithë për drekë, për qejf, unë po…’ Read More »

Armina Mevlani shijon pushimet në vilën luksoze në Itali

Ndërsa të gjithë prisnin dasmën madhështore të çiftit të njohur Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha në Como të Italisë sic blogerja kishte deklaruar, dyshja na surprizoi duke kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare me martesë në Shijak.

Mirëpo, Armina ka arritur të shijojë të paktën disa ditë pushimi në Como, në një ndër vilat më luksoze të zonës, ku për një natë qëndrimi çmimet variojnë nga 1.200 deri në 2.000 euro. Blogerja nuk ka nguruar ta shpërndajë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram disa foto nga vila ku po pushon.

Armina Mevlani shijon pushimet në vilën luksoze në Itali Read More »

Modelja shqiptare: ‘Meshkujve u shoh pamjen dhe jo vlerat’

Modelja shqiptare, Silvana Bushati ka folur lidhur me dashurinë dhe preferencat e saj për një mashkull.

Ajo është shprehur se është pamja gjëja e parë që spikat kur njeh një djalë dhe jo vlerat që ai ka. Modelja ka marrë shembull marrëdhënien e saj, duke theksuar se te bashkëshorti ka parë aparencën fillimisht.

“Syri i parë nuk t’i sheh vlerat. Kur shikon një person, nuk mendon t’ja shikosh vlerat, është kënaqësia e syrit në impakt të parë, pastaj duke e njohur personin i njohim dhe vlerat. Nuk do të thotë që ne të jemi të mbuluar dhe ai personi të vijë e të na thotë, t’i çfarë bën, me çfarë merresh, kush je.

Kur shkon dhe në dyqan t’i shikon një gjë të bukur sepse ti do ta marrësh. Gjëja e parë kur unë kam parë burrin tim ka qenë aparenca. Nuk e kam parë se sa i zgjuar është dhe sa jep ky person për mua”, tha Silvana.

Modelja shqiptare: ‘Meshkujve u shoh pamjen dhe jo vlerat’ Read More »

Habit këngëtarja e njohur shqiptare: ‘Ish-burrin e kam shok’

Prej vitesh Mimoza Selimi, gazetarja dhe vokalistja e grupit “Djemtë e Detit” është shpërngulur në Zvicër. Në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, veç kujtimeve që e lidhin me Shqipërinë, ajo ndau edhe pak nga jeta private. Mimoza zbuloi se prej kohësh është e dashuruar me dikë atje. Nga Shqipëria është larguar edhe me një divorc, por marrëdhënia që ruan sot me ish-bashkëshortin është e rrallë.

Mimoza Selimi: Ishte dhe mbetet shoku im më i mirë.

Rudina Magjistari: Pra, ruani një marrëdhënie të shkëlqyer.

Habit këngëtarja e njohur shqiptare: Ish-burrin e kam shok,

Mimoza Selimi: Përpara se të vija në studio ishim bashkë. Kam pasur fat. Ne kemi qenë një nga çiftet e rralla shqiptare që kemi pasur një marrëdhënie miqësie, besimi. Kur njerëzit janë mendjehapur, Rudina, gjejnë gjithmonë një zgjidhje me shumë qytetari, pa i bërë keq njëri-tjetrit dhe për të ruajtur gjërat e bukura sepse kemi qenë jo pak, por 14 vite bashkë. Ne flasim në telefon, bisedojmë për gjëra, tregojmë dhe ndihem me shumë fat sepse duhet të jenë të dy që ta kenë të njëjtin mendim për t’i pranuar gjërat që kur vjen një moment dhe mbaron, mbaron por e rëndësishme është të ruash respektin dhe për fat, ne e kemi.

Habit këngëtarja e njohur shqiptare: Ish-burrin e kam shok,

Habit këngëtarja e njohur shqiptare: ‘Ish-burrin e kam shok’ Read More »

Meta tregon cfarë diskutoi me Berishën brenda selisë së PD-së

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta është përgjigjur lidhur me pyetjetn e bërë mbi diskutimin që pati brenda selisë së PD-së me ish kryeministrin, Sali Berisha.

Meta tha se në qendër të diskutimeve kishin qenë protestat dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Me zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat. Pra kemi folur për fuqizimin e demokracisë”-tha Meta.

Meta tregon cfarë diskutoi me Berishën brenda selisë së PD-së Read More »

Orikum/ Shoferi i d ehur bën për sp ital efektivin

Një kontroll rutinë në qytezën e Orikumit ka përfunduar në përpl asje fizike mes disa shtetasve dhe po licisë së Orikumit.

Mësohet se disa shtetas të cilët kanë qenë nën efektin e alko olit janë ko nfliktuar me patrullën e p olicisë në Orikum, duke degje neruar edhe në dhu në fizike.

Për pasojë po lici ka përfunduar në spital me lë ndime në trup. Ndërsa është dashur ndërhyrja e efe ktivëve të po licisë për të vënë në pranga shtetasin që dhu noi po licin, i cili rezultoi i de hur.

Orikum/ Shoferi i d ehur bën për sp ital efektivin Read More »

Elisa Spiropali merr postin e rëndësishëm në qeveri

Pas Edona Bilalit, Elisa Spiropali ka marrë rolin e drejtueses politike të Partisë Socialiste të Shkodrës, ndërsa për ta prezantuar e ka shoqëruar Damian Gjiknuri.
Për mediat, Gjiknuri dhe Spiropali thanë se ky pozicion është me rëndësi dhe se Shkodra nuk është nga qarqet e thjeshta për PS-në.

Gjiknuri gjithashtu shtoi se do ishte më mirë për të ardhmen e Shkodrës nëse kjo bashki do votonte për Partinë Socialiste por zgjedhja u takon qytetarëve.

“Unë jam i bindur që Elisa me eksperiencën e saj si drejtuese politike, me eksperiencën politike të saj të gjatë dhe si ish-drejtuese FRESH-it, do të jetë në gjednje ta ngrejë edhe më fort punën e Partisë Socialiste në Shkodër dhe PS të rikthehet në rekordet më të mira historike që ka pas në të kaluarën dhe unë kam bindjen që Elisa me zotësinë e saj do t’ia arrijë”, u shpreh Gjiknuri.

Elisa Spiropali merr postin e rëndësishëm në qeveri Read More »

Xhemi Shehu ndan fotot e rralla të djemve të saj dhe zbulon arsyen e pazakontë pse nuk i ekspozon

Larg skandaleve, me shkëputje nga ekrani dhe jo shumë aktive në rrjetet sociale- Xhemi Shehut nuk i pëlqen shumë të jetë në qendër të vëmendjes dhe ruan jetën private me hermetizëm. Sidomos dy djemtë e saj dhe bashkëshortin që shumë rrallë i ekspozon në mediat sociale.

Moderatorja ka bërë një përjashtim së fundmi duke ndarë me ndjekësit e saj dy foto të fëmijëve, Gabrielit dhe Martinit, të cilët shihet duke ngrënë drekë dhe duke marrë rreze dielli. “I pari dhe i dyti”- ka shkruar moderatorja krah fotove dhe dihet tanimë se dy djemtë janë kopje e saj.

Supersticioze, Xhemi Shehu ndan fotot e rralla të djemve të saj dhe

Supersticioze, Xhemi Shehu ndan fotot e rralla të djemve të saj dhe

Dhe ndryshe nga shumë figura të tjera, Xhemi nuk ngurron të pranojë se djemtë nuk i ekspozon për shkak se është supersticioze. Duket folur rreth faktit se i mban të vegjlit e saj larg mediave sociale, moderatorja tha:

“Jo më larg se dje i nxora dhe nuk e di se çfarë pata. Nuk i kam postuar shumë. Kur ishin më të vegjël kam nxjerrë ndonjë foto me mendimin se rriten e do ndryshojnë, të paktën nuk do njihen e do mbahen mend. Më smureshin sa herë i nxjerrja në rrjetet sociale, nuk më hanin bukë, iu hipte temperatura. Dhe besoj shumë te kjo energjia. Qoftë për mirë, qoftë për keq ndikojnë tek ta dhe i kam hequr”. – u shpreh Xhemi.

Supersticioze, Xhemi Shehu ndan fotot e rralla të djemve të saj dhe

Më tej ajo tha se nuk i kupton rrjetet sociale dhe ka një raport të keq me postimet. “Më duket absurde, shumë kot. Nxjerr një foto të bukur, vijonë komentet, e morëm vesh. Po pastaj? Të postoj se çfarë ha nuk më duket tërheqëse. Nuk më pëlqen. E kam mbyllur Instagramin tre herë, kjo është hera e katërt që e kam hapur. Dhe e mbaj vetëm për punë”.

Supersticioze, Xhemi Shehu ndan fotot e rralla të djemve të saj dhe

Xhemi u rikthye sërish në ‘Portokalli” këtë sezon pas rreth dy vitesh shkëputjeje.

Supersticioze, Xhemi Shehu ndan fotot e rralla të djemve të saj dhe

Supersticioze, Xhemi Shehu ndan fotot e rralla të djemve të saj dhe

Xhemi Shehu ndan fotot e rralla të djemve të saj dhe zbulon arsyen e pazakontë pse nuk i ekspozon Read More »