Pak javë na ndajnë nga Festivali i 61 i Radio Televizionit Shqiptar. Ndërkohë, prej disa ditësh po përfliten disa nga emrat pjesëmarrës, të cilët janë konfirmuar vetëm mbrëmjen e sotme.
Faqja Eurovision Albania ka publikuar listën e plotë të artistëve, nga Fifi, Elsa Lila, Albina Kelmendi, Rovena Dilo deri te Evi Reçi. Të gjithë janë befasuar me këngëtarët, pasi shumë nga këngëtarët kanë qenë të shkëputur nga skena dhe tashmë pritet një rikthim i bujshëm.
Kujtojmë që fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, që këtë vit do të zhvillohet në Angli.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët aku zoi kryebashkiakun Erion Veliaj se është politikani i vetëm shqiptar me lidhje iraniane.
“Politikani i vetëm me lidhje iraniane në Shqipëri është Erion Veliaj, Ju nuk e mbajtët shënim kur unë fola për udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran. I ka bërë që në kohën që unë kam qenë kryeministër.
Cila ishte lidhja? Nuk ka arritur ta zbuloj. Di që ka bërë dhe Rama një udhëtim, por ka qenë në kuadrin e një organizate ndërkombëtare, se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë biznesi apo lidhje të tjera, unë nuk e di. Di që ai udhëtonte dhe ishte politikani i vetëm shqiptar me lidhje iraniane.
Unë citova Veliaj se gazetarët janë të vetmit për të gatuar në kuzhinën e gossipit. Që mbrëmë filloi të thuhej që ia ka bërë Erion Veliaj. Të udhëtosh në këtë mënyrë më charter, do të thotë të kesh hu mbur çdo njesi përgjejgësi dhe njerëzie”, tha Berisha./Opinion.al
Rozana Radi është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës së saj private, por mbrëmjen e sotme ajo ka e ka thyer heshtjen.
“Ajo e ndryshoi sërish fatin tim”/ Ermal Meta rrëfen pa dorashka tre momentet kur ndjeu “flutura” në stomak: Më ndryshuan jetën
Këngëtarja/moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku pranoi se ka 10 vite në një lidhje dashurie. Rozana tha se partneri i saj nuk ka dëshirë të bëhet publik.
“Unë jam mirë, në një marrëdhënie disavjeçare, kam dhjetë vite me të njëjtin shkëlqim. Me thënë të drejtën personi të cilin kam zgjedhur të kem në krah, nuk merret fare me fushën e spektakleve dhe nuk preferon të bëhet publik e ta shohin”, tregoi ajo.
Rozana Radi ishte një prej të ftuarve në puntatën e mbrëmshme të “Goca dhe Gra”, ku diti si gjithmonë të emocionojë me rrëfmimin e saj, por edhe të shkaktojë shumë të qeshura. Ndër të tjera, artistja foli edhe për prindërit e saj që janë ndarë nga jeta.
Gati për të lotuar ajo tha se kur t’i takojë sërish atje ku janë, do t’i thotë se gjatë gjithë kësaj kohe i ka kujtuar dhe ka jetuar me kujtimin e tyre, ndërsa do t’i tregojë edhe për gjithcka ka bërë në kohën kur ata nuk kanë qenë prezentë fizikisht në jetën e saj.
Me siguri ata do të jenë shumë krenarë për gjithcka që Rozana ka bërë, gjë që ajo e shpreson shumë.
Einxhel Shkira ka sqaruar arsyen e prishjes së miqësisë me Beniada Nishanin. Dy ish banoret e “Big Brother” patën një afrimitet të madh brenda shtëpisë së famshme, por gjërat ndryshuan jashtë. Në një video në Youtube, Einxhel sqaron për ndjekësit se çfarë ndodhi kur dolën jashtë.
“Mes nesh nuk ka pasur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë, të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë. Unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht, kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese mu thye diçka e pastër brenda meje.
Aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të. Këtu po flas për javët e fundit kur unë kalova momentet e mia më të vështira ku edhe u akuzova që po bëja presion mbi shoqen time që ajo të vendoste se me kë donte të rrinte.
Unë në asnjë moment nuk e kam kërkuar këtë, u desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe siç e kam thënë dhe brenda, nuk e di pse është befasi pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar”, ka thënë Einxhel.
Ajo shtoi se aktualisht nuk mban kontakte me të, por shtoi se priste një falje nga modelja pasi ishte prekur shumë nga komentet që kishte lënë e ëma e Beniadës nëpër rrjete sociale. Më tej ajo shtoi:
“Por edhe kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj (Beniadës) ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time, kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje.
Kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të hesht, nga ana e saj ka patur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të Big Brother sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë. Kjo do të thotë që në të ardhme të ketë hapësira për sqarim.”
Fifi ka postuar një seri fotosh kundër promos së Big Brother Albania VIP, të cilët paralajmëruan sot lansimin e edicionit të dytë. Në këtë video Fifi ka akuzuar Top Channel se dëshirojnë ta vr asin emocionalisht dhe në fund fare ajo ka thënë se po “dëshirojnë që t’ia shkat ërrojnë jetën”.
Këngëtarja kosovare ka thënë në disa video të saj se fillimisht ajo nuk është duke u ndier mirë dhe më pastaj ka treguar arsyet se pse nuk është mirë.
“Para një viti unë kam qenë pjesë e një formati televiziv që quhet Big Brother. Krejt e dini, krejt e keni marrë vesh çfarë psik opateje jam, sa njeri i mirë jam, sa njeri i keq jam, sa artiste jam, sa pak artiste jam, sa kam dashtë me bo sende për vëmendje, sa nuk kam dashtë me bo sene për vëmendje, sa kam luajt, sa s’kam luajt, krejt i keni kuptu, besoj sa kam qenë brenda unë”, ka thënë fillimisht Fifi.
Tutje këngëtarja ka treguar sa ka qëndruar brenda, edhe pse disa herë ka gabuar ditët – duke thënë që ka qëndruar dy muaj por 90 ditë.
“Edhe për dy muaj sa kam ndejt brenda, 18 herë kam kërkuar që me dal prej asaj shtëpie. Nuk kam mundur të dal, pse s’kam mundur me dal e dinë produksioni. Me ka ra të fikët dy herë sa kam qenë brenda, njëherë në prime që e keni parë krejt, edhe njëherë në dy javë të para gjë që nuk ka dal në transmetim dhe këtë e kanë parë vetëm ata që e kanë parë live”.
Fifi ka thënë se gjatë qëndrimit të saj në shtëpi Fifi ka treguar se ka luajtur dhe madje “edhe ka vje dhur aparatat e kafes” dhe disa herë i ka fri kësuar banorët e tjerë të shtëpisë.
“Krejt i kam bërë unë. Përveç këtyre edhe kam shkru brenda unë dhe një prej këngëve që e kam shkru brenda është himn sot”, ka thënë ajo.
“Nuk e di a ekziston ndonjë njeri në rruzull që nuk e ka ndi atë këngë. Fëmijë, i madh, i rritur, i moshuar, adoleshent, tinejxher, whatever. Krejt e dinë atë këngë, edhe ju Top Channel e keni gjetur vetën te ajo këngë. Edhe ju me keni thënë çfarë kënge ke bërë. Çfarë himni ke shkrujt. Pse nuk e nxorrët në video promovuese që vjen Big Brother së shpejti, Fifin duke e shkruar këngën “Diell”. Fifin duke e këndu këngën ‘Diell’ nëpër shtëpi. Pse nuk e nxorët Fifin që është duke e shkruar një këngë tjetër që do të dal së shpejti? Pse keni dashtë dhe vazhdoni me dashtë dhe me nxjerr gjëra që Fifin e qesin keq”.
“Qekaq shumë jeni knaqë me faktin që Fifi po del keq në publikë dhe me ia ulë pikët si njeri, me ia ulë pikët si artiste, me ia ulë pikët në imazh, me e rre zu për toke, mos me lanë me kon e lumtur, me ia nisë me i shti njerëzit prapë nga fillimi me fol dhe me sha e me hongër m… për mu”.
“Apo prapë vazhdoni me i bind njerëzit se Fifit nuk i ka ra të fi kët por me gjasë ka aktru dhe se ajo e ka bërë këtë për vëmendje. Pra, a doni me e vazhdu prapë këtë lojë. Doni me e vazhdu prapë këtë sistem. Me e vra një njeri për me bo audiencë. Veç ta di që të përgatitëm edhe unë emocionalisht edhe psiqikisht ta di që të bëhem bashkë me ju, edhe të shesim bashkë bile të fitoj edhe unë najsen sepse mua prapë njerëzit kanë me ia nis mem komentu negativisht. Po me duket që këtë e keni lyp që për mua njerëzit me fol keq. Faleminderit shumë Top Channel. Shumë faleminderit për çdo gjë. Faleminderit edhe për katër vjet me keni dhanë bukë me hongër dhe faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qef me vazhdu me ma shk atërru jetën dhe nuk po doni mem lon me e harru një skenë, një skenë shumë të rëndë për mu dhe për familjen tem, faleminderit”, ka thënë në videon e tetë Fifi.
Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj zgjon gjithmonë interes për publikun. Që pas ribashkimit, dyshja shfaqen gjithmonë bashkë.
Madje, edhe me familjarët e njëri-tjetrit i kanë raportet shumë të mira.
Së fundmi, ata kanë shijuar një natë argëtuese teksa Romeo ka ndarë një video përkrah Borës duke shijuar një gotë alkool dhe nënë tingujt e këngës së Elgit Dodës “Ku je” ai i dhuron edhe një puthje në ballë.
Kujtojmë që gjatë emisionit “Më lër të flas”, Romeo zbuloi se në periudhën e “Big Brother VIP”, Bora nuk i fliste. Mirëpo, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe ata tashmë gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë.
Ish- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me mediat.
Në këtë komunikim,Meta u pyet për mundësinë e largimit nga politika pas miratimit të ligjeve për verifikimin e politikanëve si spiunë.
Ai kë rcënoi Kryeminsitrin Rama dhe Lulzim Bashën, të cilin i quajti ‘Musolini dhe dashnorja e tij Klareta’, se do të përfundojnë si këta të dy. Musolini dhe Klareta u ekz ekutuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Ligjet që bën djali i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolëkës do t’ia fus atje ku i shijojnë më shumë atij. Të gjitha ata që besojnë se do të mund të ekze kutojnë pluralizmin Musolinit dhe Klaretës, këtë fat do të kenë. Ju e dini kush është Klareta e politikës shqiptare? Është ai i 17 majit. Sa i përket dosjeve, ju e dini shumë që ajo çështje është e mbyllur. Parlamenti i Tiranës sa të mblidhet i ka gati komisione he timore.
Dhe një komision është korru psioni në Bashkinë e Tiranës sa i përket autoritetit të dosjeve. Sa i takon ‘Ramabashistëve’ vr imë miu nuk do të ketë ku të futen. Nuk bëhet fjalë vetëm për dinjitetin tim por për dinjitetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Piktori i sigurimit të Shtetit Edvin Kristaq Rama do të përgjigjet një më një”, tha Meta.