Irina

Arjan Çani: ‘Popullit ende nuk i ka hyrë th ika në palcë, ja çfarë duhet të bëhet’

Arjan Çani ka folur për prot estën e opozitës që do të zhvillohet në 12 nëntor.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Çani deklaroi se prot esta është harxhim i kotë energjie, por mund të ketë vlerë nëse qytetarët do të qëndrojnë dhe nuk largohen nga sheshi.

“Unë në parim jam kundër prot estave që organizojnë partitë politike. Partitë politike kur bëjnë marshim, manifestim, është një tjetër qasje. Nuk bëjne prot esta. Kjo ka qenë bi ndja ime gjithmonë, ëshë energji e harxhuar d ëm. I vetmi rast kur do të kishte vlerë, është nëse ajo do të ishte papushim.

Nëse arrin një parti të bëjë protesta që vazhdojnë papushim, pa orar, të jetë një gjë që kemi parë në disa vende. Pse nuk dalin njerëzit? Unë mendoj që nuk ju ka shkuar thi ka akoma në palcë. Është kaq e thjeshtë. Në 97’ njerëzit u ngritën sepse hu mbën gjithçka.

Në këtë rast, fol sa të duash për afera, njerëzit nuk i kuptpjnë fare këto shifra. Në një vend si Shqipëria, që është regjim hibrid, ku normalisht Edi Rama, po të isha në vend të atij, do të përgatisja edhe popullin për tu bërë mbret.

Në një vend si Shqipëria, ti ke një kryeministër që vu an nga sindroma e Zeusit. Nuk ka lidhje me tokësorët ai.

Nuk i kupton fare dhe nuk ka faj…”, deklaroi Çani.

Arjan Çani: ‘Popullit ende nuk i ka hyrë th ika në palcë, ja çfarë duhet të bëhet’ Read More »

Kush duhet ta fitojë Dancing With The Stars? Elona Duro e thotë troç: Ja kush e meriton

Moderatoja Elona Duro e ftuar këtë të martë në emisionin “Goca dhe Gra” tha emrin se kush duhet ta fitojë Dancing With The Stars.

Ndërsa u eliminua të premten e kaluar, ajo bën tifozeri për Isli Islamin.
“Po të fitonte grupi im dhe të dilte grupi tjetër do të ishte Genti, këtë nisem nga pikët, disa gjëra janë të thjeshta, është dukshme, Genti është ndër më të rrezikuarit. E kam të vështirë të them emra të tjerë kush e fiton, që dua unë të fitojë, është Isli, vetëm Isli”, tha Elona.

Kujtojmë se Elona ishte ndër konkurrentet më të dashura për publikun, me karakterin e saj pozitiv.

Kush duhet ta fitojë Dancing With The Stars? Elona Duro e thotë troç: Ja kush e meriton Read More »

Moderatorja e njohur shqiptare rrëfehet si kurrë më parë për djalin e birësuar

Moderatorja Fjodora Fjora në një intervistë të veçantë për emisionin “Goca dhe Gra” rrëfeu disa detaje nga jeta private.


Para nëntë vitesh ajo vendosi të birësonte Alteon, ndërsa tha se nuk ishte vendim aspak i lehtë.

“Nuk ka qenë e thjeshtë, m’u desh të kaloja 1001 dilema dyshime, diskutime me veten dhe me familjarët, ka pasur edhe të tjerë që më kanë gjykuar, kanë menduar që është një vendim i nxituar. Më thoshin që pse, ti mund të lindësh vetë një fëmijë. Dilemat përgjatë muajve që vijonin procedurat e birësimit ishin si një lloj shtatzënie mendore. Të bëhesh prind është si të rrëshqasësh mbi ujë pa u zhytur, ka momentet herë poshtë dhe herë lart, është një lloj përgjegjësie që nuk e shpreh me fjalë, Të gjitha vajzat që e dinë se si është të jesh mama, e dinë që asnjë fazë nuk është njëlloj, nuk e dimë në botë se çfarë ka ndryshuar se je në dispozicion të një qenie tjetër”, tha Fjodora.

Moderatorja tregoi se është shumë e hapur me djalin, në lidhje me ndërtimin e familjes së tyre.
“Ne kemi një formulë në shtëpinë tonë që asnjë familje nuk është e çuditshme për mënyrën se si vjen, prandaj duhet t’i pranojmë njerëzit dhe familjet se si vijnë se nuk është në dorën tonë zgjedhja. Unë me Alteon kam qenë shumë e hapur për mënyrën se si ai ka ardhur në jetën time se si është ndërtuar familja jonë dhe për mënyrën se ne mund të jemi një familje që dikush mund t’i bashkohet familjes sonë dhe mund të ketë një figurë tjetër prindërimi. Për momentin jemi shumë mirë siç jemi”, tha ajo.

Moderatorja e njohur shqiptare rrëfehet si kurrë më parë për djalin e birësuar Read More »

Anita Haradinaj rrëfen ‘zënkën’ me Ramushin: ‘Kur pa balerinin që më ngrinte lart, nuk më foli tre ditë’

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në spektaklin “Dance Albania”, Anita Haradinaj ka rrëfyer dissa detaje nga kjo përvojë. Ajo tha se u largua nga spektakli këtë të hënë për shkak të problemeve shëndetësore, por nga ana tjetër e ka cilësuar si një eksperiencë shumë të bukur, të cilën e ka shijuar shumë.

Anita Haradinaj tregoi në një intervistë në “Klan Tv” se bashkëshorti Ramush Haradinaj i cili në fillim e kishte mbështetur, kur kishte parë spotin në të cilin balerini ngrinte lart Anitën, për tre ditë ai nuk e kishte marrë në telefon.
“Nuk është se e ka parë. E kam thënë në fillim edhe në intervista të tjera që ai në fillim kur i thash unë do marrë pjesë te “Dance Albania, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe që i balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë. Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon.

Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, “hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet…”. Se filluan të shqetësoheshin të gjithë “moj të mori Ramushi” u thoja, “jo s’ka gjë se e rregulloj sa të shkoj në shtëpi”. Sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet”, u shpreh Anita Haradinaj.

Anita Haradinaj rrëfen ‘zënkën’ me Ramushin: ‘Kur pa balerinin që më ngrinte lart, nuk më foli tre ditë’ Read More »

Fotografi i njohur ndalon vajzën shqiptare në rrugë, i realizon setin e mahnitës fotografik

Fotografi i njohur David Guerrero, i cili punon në Neë York dhe pjesë të saj, ka bërë gjithashtu ndalimin e njerëzve të zakonshëm në rrugë, të cilëve iu realizon fotosesione të mrekullueshme dhe duke i kthyer personazhet e tij në “yje” të vërtetë.

Guerrero i cili numëron miliona klikime në videot artistike dhe portretet që ai realizon, Së fundi i ka rastisur që të ndalojë një vajzë shqiptare që po kalonte në rrugë.

Pasi e ndaloi, mësoi se vajza quhej Fjolla Arifi.

“Një prej emrave më të mirë që kam rastisur”, u shpreh David.

Në videon ku fotografi i realizon një fotosesion vajzës shqiptare është publikuar në kanalin e tij zyrtar tashmë numëron miliona klikime dhe është kthyer ndër pesë videot më virale të tij. E reja shqiptare u bë rastësisht pjesë e fotosesionit të tij, por ajo është një modele dhe blogere, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës në Instagram. Fjolla Arifi tregon se krahas punës si modele, është edhe autore që ka në fokus shëndetin mendor.

Fotografi i njohur ndalon vajzën shqiptare në rrugë, i realizon setin e mahnitës fotografik Read More »

Këngëtarja e njohur shqiptare në z i, hu mb jetën personi i shtrenjtë në jetën e saj

Fjolla Morina ka hu mbur një njeri të shtrenjtë. Lajmin e tri shtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory. “Zemra ime.

Kurrë në jetë nuk kisha dashur ta bëj këtë postim për ty, kështu siç po e bëj sot.
Po Zoti e paska shkruar kështu. Zoti të shpërbleftë në lule të parajsës.”, shkroi ajo.

Në një tjetër postim, Fjolla shkruan se personi që ka hu mbur ka qenë si nënë e dytë për të dhe se nuk do t’i harrojë kujtimet që kanë bashkë. “Zemrën ma the ve. Ke qenë nëna ime e dytë dhe kurrë nuk do t’i harroj kujtimet e mira me ty”, është shprehur ajo.

Këngëtarja e njohur shqiptare në z i, hu mb jetën personi i shtrenjtë në jetën e saj Read More »

Sali Berisha: ‘Ja kush jdërtuesit e vërtetë të Portit të Durrësit’

Dubai City në Durrës është mega-afera më e madhe, në të cilën bashkohen Aleksandër Vuçic, Edi Rama dhe Aleksandër Lukashenko.

Epiqendër e kësaj afere janë vëllezërit Kariç, që janë të mirënjohur si portofoli financiar i Aleksandër Lukashenkos.

Kompanitë e Dragomirit, Nebojshës dhe gjithë familjes Kariç, kanë qenë kompani mbizotëruese këto vite në Bjellorusi dhe Beograd.

Këto kompani janë të sanksionuara ashpër nga e gjithë bota e lirë. Atëherë, poseduesit e ballit ujor të Beogradit shitën kompaninë e tyre që i kishin të regjistruara në Qipro. I mori të gjithë Amaari i Edi Ramës.

Kështu që ndërtuesit e vërtetë janë vëllezërit Kariç.

Këtu del edhe një nga lidhjet me të fuqishme të Edi Ramës, që ka për flamur, flamurin e Beogradit, që ka për atdhe, Serbinë, që ka për zot, paratë që vj edh me Vuçiç.

Afera e dje gësve me 420 milionë euro nuk është as një e dhjeta e afërës shumë miliardëshe të Portit të Durësit.

Ndaj ai flet dhe ia mbath, vjen në parlament si i kalamendur nga droga, kërcënon me SKAP-in e partisë dhe gjyk atat e partisë.

Por për çdo aferë, ai do përballet me drejtësinë, veçanërisht me kalimin e ligjit për parashkrimin.
Sidoqoftë, fjalën më të fuqishme e kanë qytetarët më 12 nëntor, që do jetë revolta popullore e shqiptarëve kundër këtij re gjimi që nuk ndalet së vje dhuri ata.

Skenari është pro testa më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet dhe urre jtjet ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm.
U ka tjetërsuar flamur, atdhe, çdo gjë.

vijon…

Sali Berisha: ‘Ja kush jdërtuesit e vërtetë të Portit të Durrësit’ Read More »

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ merr vendimin. Ja çfarë ka vendosur Ori Nebiaj

Moderatojra Oriela Nebiaj do të futet në Parlament. E pyetur nga gazeta ‘Panorama’, ajo ka konfirmuar se do të pranojë mandatin e deputetes. Ajo do të zëvendësoj kështu në listën e PD në Tiranë, Grida Dumën, që lajmëroi dje dorëheqjen.

Nebiaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale. Nebiaj ishte renditur e 18 në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.
Megjithatë, para saj në radhë ishte Petrit Doda, por me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, mandatin e ligjvënësit që lë një grua e merr po një grua.

Pas aktit të znj. Duma, pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend për të shpallur vakancën. Vakanca i dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili brenda 48 orëve bën zëvendësimin. Ndërkohë, sot pritet që të depozitojë dorëheqjen edhe Alfred Rushaj.
Duma lë mandatin: Nuk zgjodha komoditetin tim

Grida Duma, ish-nënkryetare e Partisë Demokratike, nuk do të jetë më përfaqësuesja e demokratëve të Qarkut të Tiranës në Parlament.

Në një dalje të posaçme në prani të kolegëve të saj të ngushtë, Flutura Açka e Agron Gjekmarkaj, Duma lajmëroi publikisht se kishte dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit lënien e mandatit.

Vendimin siç tha e kishte marrë pas një reflektimi të thellë. “Pak çaste më parë, kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim i cili vjen pas një përpjekje edhe më të gjatë, për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është në fakt vendimi i duhur. Unë mendoj që në politikë, fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe të rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e vendit, me fatet e njerëzve, me fatet e votuesve që ne përfaqësojmë. Kurrë e kundërta, megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën”, tha Duma.

Ndërkohë, ajo u ndal të sqaronte se nuk po u shmangej përgjegjësive me vendimin që mori pas përpjekjeve për të mbajtur PD afër me partnerët strategjikë si SHBA dhe pas përpjekjeve për bashkimin e demokratëve. “E megjithatë, nuk e kam lënë, nuk e kemi lënë betejën me miq e kolegë të vyer, me bashkëpunëtorë me demokratë edhe kur kemi vijuar fushatat pa mjete pa infrastrukturë, atëherë kur vendimet e gabuara të lidershipit nga lënia e mandateve të lënia e bashkisë e lodhën e gërryen forcën madhore të PD. U quajt besnikëri dhe luajalitet kjo atëherë që mbështetëm atë që vetë nuk e aprovova, që qëndruam me luajalitet atë që disa kolegë nuk e deshën nuk e votuan e megjithatë, i qëndruam me luajalitet vendimit të shumicës, që u thirr oborreve.

Para dhe pas 6 marsit të vitit 2022, në situatën më të vështirë kam bërë sa munda që PD të kishte përkrah saj aleatin më të madh në gjenezën e vet, në historinë e vet, aleatin strategjik, SHBA, vijoj të mendoj që duhet ta ketë aty përkrah, sepse është partia që i takon. Ashtu siç kam ditur që pas 6 marsit të 2022, të bëj gjithçka, madje duke dhënë dorëheqjen për të vlerësuar, solidaritetin dhe njohjen njerëzore që demokratët treguan për të vlerësuar liderin e tyre historik, në një mënyrë apo tjetër, duke ndjekur dinjitetin njerëzor më tepër sesa pazaret politike, apo ndoshta dhe pragmatizmat politikë, dita ta njoh edhe këtë realitet. Gjatë këtyre kohëve, ajo që vijoi ishte një përpjekje e madhe e imja dhe disa kolegëve për të mbajtur balancat, për të treguar të vërtetat, për të qetësuar konfliktet, për të arsyetuar politikisht, për të mirën e demokratëve dhe pastaj shqiptarëve”, tha Duma.

Ndonëse asnjëherë nuk e kishte shfaqur se ishte lënduar. Për herë të parë dje, Grida Duma tregoi pengun që kishte me politikën. “Më kanë goditur personalisht edhe unë e di pse, sepse nuk gjetën dot në kaq e kaq vite një aferë korrupsioni, një pazar pushteti, një ndyrje duarsh në përfitime dhe pikërisht sepse nuk i gjetën jam sulmuar nga hienat me intriga të pacipa që të më brejnë personalisht. Ndoshta për vete e kam ditur që do ta paguaj këtë kosto në një vend si i yni kaq larg zhvillimit etik, por sot do t’ju them një gjë që shpesh e kam evituar ta them në media. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do t’ia fal kurrë politikës së llumit.

Që ndoshta do të jetë pengu i ditës sime të fundit të jetës, ky peng është fakti që goditja që më bënin mua nën brez, godiste pandërprerë më thellë, më shumë shpirtërisht, tim bir. Nuk e kam falur kurrë, nuk do t’ia fal kurrë, as do t’ia harroj këtë politikës së llumit”, tha ajo teksa përfundoi se do mbetet e djathtë. “Do ta lë këtë mandat me besimin që siç kam bërë brenda politikës do di të bëj kudo që të jem si figurë politike me shpresën e Zotit. Jam e djathtë se u rrita si e djathë pa etiketime, ky është identikiti i personalitetit tim. Sepse besoj tek individët e fortë, tek ata që konkurrojnë si motor zhvillimi. Jam e djathtë sepse do di të prodhoj prapë aq sa mundem, ndoshta dhe thjeshtësisht me ndërgjegjësim”, u shpreh Duma.

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ merr vendimin. Ja çfarë ka vendosur Ori Nebiaj Read More »