Ori Nebiaj ka njoftuar largimin nga “Përputhen”. Të premten ajo moderoi puntatën e fundit si moderatore e programit të dashurisë dhe në mbyllje u shpreh se një tjetër mision madhor e pret.
“Është hera ime e parë në jetë që lë në mes një punë të nisur. Por jam e justifikuar pasi kam një qëllim disi më madhor pasi do të duhet të jem në një tjetër mision. Mendoj që këtë mision për aq sa isha e bëra ashtu, në karakterin dhe identitetin tim”, tha Ori.
Ori Nebiaj pritet t’i bashkohet kuvendit të Shqipërisë pasi do jetë deputetja më e re. Kujtojmë që Nebiaj ka zërë vendin e Grida Dumës, pasi kjo e fundit para disa ditësh dha dorëheqjen nga politika për t’ju bashkuar ‘Top Channel’ nën moderimin e një emisioni politik.
Reperi i njohur Don Phenom ka treguar disa të pathëna nga jeta e tij.
Ai ka rrëfyer gjatë një interviste në “Ora News” për të kaluarën e tij, për skenën e v rasjes që e tro nditi, madje kur u pyet se cila ishte puna e tij e parë ai tha se disa punë nuk mund t’i përmendë. Don Phenom i cili është rritur në Bronx, New York, ka rrëfyer gabimin më të madh të jetës së tij.
“Kur kam qenë pak më i vogël, kam bërë disa she rre që do më kishin marrë në qafë, do isha brenda po të më kishin ka pur. Shyqyr Zotit, e kam kaluar atë pjesë dhe jam fokusuar në muzikë dhe karrierë.”, është shprehur reperi.
Mjalti mund të bëjë pothuajse çdo pjatë më të shijshme nga pula e pjekur dhe peshku te buka dhe ëmbëlsirat. Hulumtimet e reja kanë treguar se mjalti gjithashtu mund të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak dhe kolesterolit, megjithëse disa lloje mund të jenë më të mirë se të tjerët, raporton Eat This.
Studiuesit nga Universiteti i Torontos, rezultatet e studimit të të cilëve u botuan së fundmi në Nutrition Revieës, vendosën të përcaktojnë se çfarë efekti mund të ketë mjalti në faktorët e rre zikut kardiometabolik.
Studiuesit u fokusuan në 18 teste të kontrolluara që përfshinin më shumë se 1100 pjesëmarrës dhe që zgjatën dy muaj. Rezultatet treguan se konsumimi i mjaltit ka një efekt pozitiv në shëndetin kardiometabolik, si ulja e sheqerit në gj ak dhe nivelet e kolesterolit.
Te pjesëmarrësit që konsumonin mesatarisht dy lugë mjaltë çdo ditë, u vu re se mjalti i papërpunuar dhe me lule ishte shkaku i shumë përfitimeve shëndetësore. Nga ana tjetër, mjalti i përpunuar nuk ishte aq efektiv.
“Këto rezultate janë befasuese sepse mjalti përmban rreth 80 për qind sheqer, kështu që mund të mos ketë kuptim që diçka kaq e ëmbël ul sheqerin në gja k dhe nivelet e kolesterolit. Por mjalti është gjithashtu një përbërje komplekse e sheqernave, proteinave, aci deve organike dhe të tjera të zakonshme dhe të rralla. Komponimet bioaktive që kanë shumë të ngjarë të kenë përfitime shëndetësore”, shpjegon Tauseef Khan, studiues i hulumtimit të përmendur dhe bashkëpunëtor kërkimor i shkencave të ushqyerjes në Universitetin e Torontos.
Nëse me Borën jeni mësuar të takoheni vetëm të premten në mbrëmje, tani do ta shihni atë çdo ditë në ekranin e Top-Channel. Ka qenë vet moderatorja që e ka bërë të ditur lajmin në mbyllje të “Dancing with the Stars”.“Natën e mirë dhe bashkë shihemi të hënën”, ka thënë Bora teksa marrë edhe urimet e kolegut të saj, Eno Popi.
Bora Zemani iu bashkua “Përputhen” në sezonin e dytë dhe qëndroi deri në sezonin e tretë. Por mesa duket fati e donte që t’i bashkohej ekipit të Përputhen edhe në sezonin e katërt, me dorëheqjen e Ori Nebijaj.
Ftesa për të qenë pjesë e “Përputhen” i është bërë nga autorja Olsa Muhameti por edhe nga Lori Hoxha. Kështu në këtë pikë, Bora rikthehet përsëri në shtëpi ndaj dhe ne i urojmë shumë suksese!
Mandi Nishtulla është një emër mjaft i njohur në muzikën tallava. Këngëtari ka mbajtur edhe rekord me këngën shqiptare më të dëgjuar në YouTube.
Por në një rrëfim të fundit Mandi si rrallëherë është shfaqur me lot në sy ku ka folur për varësinë e tij ndaj dr ogës.
Me lot në sy, Mandi ka treguar se ka qenë i va rur nga dr oga dhe ka sakrifikuar dhe pasionin e tij për muzikën. Ai tha se ka qenë babai i tij i cili e ka ndihmuar kur ka qenë në atë situatë dhe më tej u ka bërë apel të gjithë atyre personave të cilët janë ko nsumues të lë ndëve na rkotike që të heqin dorë.
“Dr oga, është një ilaç që vret përditë edhe më shumë, droga është një ilaç që njerëzit që janë martur i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vret dit për dit dhe orë pas ore. Unë kam një histori me dr ogën edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time.
Kisha bërë një pausë të jashtëzakonshme. Tani është bërë si modë në familje e pinë baba, nëna, goca, çuni. Nuk është një gjest i mirë. Ajo për momentin të bën shumë happy, por nga mbrapa pse i kërkoni Zotit tju shpëtojë. Ju lutem hiqni dorë sepse jetojmë në një kohë që duhet të kërkohet buka dhe jo dr oga”, tha ai.
Gjithashtu këngëtari tregoi se është babai i 9 fëmijëve dhe se pasuria e tij më e madhe janë vetë atë.
“Pasuria ime e vërtetë janë fëmijët e mi. Unë kam tre vajza, që kam fituar xh enetin nga i madhi zot, edhe me dy fitohet por kam tre vajza dhe 6 djem. Unë i kam me shumë bashkëshorte. Faleminderit zotit që më ka dhënë vulën e pashait. Daja i djalit tim Jasinit është Florjani që ka kënduar ‘Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, shtoi Mandi në “Dnight”.
E ftuar mbrëmjen e së mërkurës në “Goca dhe Gra”, Kejvina Kthella shprehu dëshirën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”. “Mendoj se do të isha një surprizë për publikun, për tipin që kam, pasi publiku nuk më ka njohur shumë.
Jam njeri që përshtatem, jam shumë sociale, nuk kam problem të jem me njerëz të rinj apo në ambiente të mbyllura”, tha ajo.
Mirëpo duket se dëshira e saj është realizuar. Burime për “Vip Magazine” bëjnë të ditur se modelja do të jetë pjesë e këtij formati.
Emra të tjerë që pritet të jenë pjesë e formatit janë Kiara Tito, Jori Delli dhe Albi Nako.
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për komentet që presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë ndaj kryeministrrit të Kosovës, Albin kurti.
Në një postim në Tëitter, Basha shkruan se kjo gjuhë urr ejtjeje është e papranueshme dhe dëshmon se lidershipi serb nuk ëhstë ndarë nga e kaluara.
Basha thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund t’i imponohet askush me gjuhën e dhu nës.
Reagimi i plotë:
Gjuha e urr ejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dh unës. Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka përdorur fjalor të vra zhdë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviçit si këshilltare e ministrit Rashiç.
Kurtin dhe Rashiçn, Vuçiq i ka quajtur “te rroristë lluma”.
“Ti te rrorist llum, të kesh kujdes që të mos e lë ndosh ndonjë serb me zgjedhjet që bën, sepse serbët dhe shteti serb do të dinë se si të përgjigjen. Dhe ty Evropë, turp të qoftë”, ka thënë ai.
Kreu i PD, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për mediat, ka deklaruar se Kushtetuta e autorizon opozitën që të zhvillojë protestën në bulevard.
Berisha tha se Edi Rama kërkon përballje, por PD dhe mbështetësit e saj do përpiqen që ta shmangim atë ditë.
“Ne do zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën. Kemi shpallur protestën tonë në bulevard. Kushtetuta në autorizon të protestojmë në bulevard.
Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi që ta shmangim atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë. Ne do bëjmë këtë. Nëse ai kërkon përballje, është puna e tij.
Ai i bën llogaritë shumë gabim. Ai e ka kaluar vijën e kuqe. Populli opozitar po përgatitet mirë për t’i dhënë përgjigjen që meriton.
Ai ka nevojë për të marrë mësimet e duhura, do marrë mësimet e duhura”-tha Berisha.