Asnjë dietë nuk premton mrekulli, por nëse kombinoni regjimin e mëposhtëm me aktivitet fizik dhe pirjen e 8 gotave ujë në ditë, do të rrëzoni shumë shpejt 2-3 kilogramë brenda 7 ditëve. Dieta e mëposhtme këshillohet të ndiqet për një javë.
Bëhet fjalë për 1 menu të pandryshueshme,e dhe pse keni mundësi që ta kombinoni duke zgjedhur një ditë peshk e një ditë mish të bardhë pule.
Kumbullat e thata janë një dhuratë e çmuar për organizmin pasi lu ftojnë ka psllëkun, rrëzojnë kilogramët e padëshiruar, parandalojnë infeksionet e ndryshe falë përbërësve me veti antibakteriale dhe antiinflamatore, mbrojnë trurin nga veprimi i radikaleve të lira, ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike sikurse janë sëmundjet kardiovaskulare, ndihmojnë në trajtimin e diabetit të tipit 2, ulin kolesterolin e keq në gjak etj.
Mëngjesi: 1 gotë me ujë të vakët dhe limon, 6 kumbulla të thata, 10 kokrra fruta të thata (nuk këshillohen kikikirikë dhe bajamet e kripura).
Vakti para drekës: 1 mollë jeshile dhe 6 kumbulla të thata.
Dreka: 1 vezë e zier, 150 g mish i bardhë pule ose peshk (gjithmonë i gatuar në avull), 50 g djathë pa yndyrë dhe 6 kumbulla të thata .
Zemra (vakti i pasdites): 1 mollë jeshille dhe 6 kumbulla të thata .
Darka: 1 gotë kos, 1 mollë jeshile dhe 6 kumbulla të thata.
Mbrëmjen e djeshme, filloi për herë të parë reality-shoë “Big Brother VIP Kosova”. Pjesë e tij u bënë shumë banorë të njohur, si reperi Getinjo, ish-konkurenti i “Përputhen” Andi Artani apo Shota Baraliu.
Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen e mediave është reperi i famshëm Stresi, i cili u fut në shtëpi i fundit në radhë. Stresi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij. Kjo e fundit nuk e dinte që i biri do të futej në “BB VIP Kosova”, pasi ai e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali.
Kujtojmë që banorët do të garojnë me njëri-tjetrin për 100 ditë për të fituar 200 mijë euro./abcnews.al
Gentian Shehu është personi që ka god itur liderin e opizotës, Sali Berisha, gjatë marshimit për në pro testën e sotme. Direkt më pas ai u dhu nua nga truprojat e Berishës dhe pro testuesit e tjerë.
Mësohet se po licia e ka shoqëruar 31-vjeçarin nga Tepelena me banim në Tiranë dhe e ka pyetur paraprakisht, teksa ai i është prezantuar si Gert Shehu.
Ndërkohë në lidhje me pyetjen se përse e go diti Berishën me grusht, ai është përgjigjur shkurt me frazën: “I jam bindur përbetimit tim”.
Aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Traumës, ku do t’i nënshtrohet mjekimit të pla gëve pas rra hjes nga pro testuesit.
Më pas ai do të japë edhe dëshminë e plotë në lidhje me veprimin e dhu nshëm të tij ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Nuk dihet nëse 31-vjeçari gëzon shëndet të plotë me ndor.
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, gjatë fjalimit të tij në pro testë, është shprehur i vendor të lu ftojë së bashku me demokratët deri në rrë zimin e qeverisë dhe Edi Ramës.
Ndërsa ka komentuar sulmin ndaj Berishës, Këlliç uron që pas kësaj të mos fshihet Edi Rama.
“Është momenti që ta dëgjojnë të gjithë Europianët që janë në Samit me Edi Ramën. “Rama ik”, këto janë shqiptarët e vërtetë. Uroj që pas inc identit të sotëm të mos jesh t’i.
Në 12nëntnor je shpallur ar mik në shesh para shqiptarëve. Uroj që pas inci dentit të mos jesh ti apo levat e t ua. Për këtë që ka ndodhur sot do ti shkojmë deri në fund”, tha ai.
Menjëherë pasi u gja kos nga një gr usht në fytyrë, Sali Berisha ka folur në podiumin e ngritur para pro testuesve.
Berisha tha se asgjë në botë nuk do ta mpo shtë atë dhe popullin opozitar. Sipas tij PD do të triumfojë, kundër një re gjimi sipas tij kr iminal
“Asgjë në botë nuk na mp osht neve. Poshtë Edi Rama, poshtë kri minelët. Ne do të triumfojmë.
Ju që jeni sot këtu, sëbashku për të prot estuar kundër regjimit të ho rrave kri minelëve. Deri në përjetë, popull prot estues. Faleminderit shumë. “ tha Berisha.
Bashkimi Europian organizon të martën në Tiranë samitin mes Unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor me një axhendë dedikuar zgjerimit dhe përballjes me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës.
Ky është samiti i parë që zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe sipas Këshillit Evropian, “është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE-së”.
Axhenda e publikuar të hënën ka përcaktuar si tema kryesore të diskutimit përballjen e përbashkët me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, ku liderët europianë do të diskutojnë konkretisht se si të trajtohen efektet e tij negative në fushën e energjisë dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë kontekst Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës.
Në tryezën e përbashkët do të flitet për angazhimin në politikat e bashkëpunimit me një fokus të veçantë te të rinjtë; përforcimin e sigurisë dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të migrimit, luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Gjatë punimeve 1-ditore do të bëhet gjithashtu një vlerësim i progresit të bërë drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e BE-së, modernizimi i sistemit të pagesave dixhitale sipas standarteve europiane dhe implementimi i linjës së gjelbër për të lehtësuar lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve.
Liderët e vendeve anëtare të BE-së pritet të dalin me një deklaratë në fund të samitit, ndërsa ekspertët e integrimit e shohin këtë samit të një rëndësie të veçantë për rajonin dhe një rikthim të vëmendjes së Brukselit ndaj vendeve të Ballkanit që presin prej dekadash në rrugën e integrimit për t’u anëtarësuar në BE.
Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Politike, mendon se rajoni mund ta shohë samitin si një qasje më reflaktare të BE-së ndaj tij.
“Nga të dhënat paraprake të BE-së nuk pritet të ketë marrëveshje të rëndësishme, por pas vendimit të korrikut për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut ky është hapi më serioz dhe akti më i rëndësishëm”- i tha ai BIRN-it.
Zgjedhja e Tiranës si destinacion, sipas Krasniqit, është një lajm dyfish pozitiv, për Shqipërinë dhe për rajonin. Por, sipas tij, Shqipëria duhet ta përdorë këtë moment për të përcjellë imazhin e vendit me stabilitet dhe orientim perëndimor.
“Sidomos për të tejkaluar konfliktin pa sens politik, për të ndjekur një axhendë konkrete të reformave drejt integrimit, axhendë dhe rezultate të cilat aktualisht mungojnë”- shtoi ai.
Edhe Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i European Movement Albania, e sheh takimin e së martës si një tregues të qartë të vëmendjes së shtuar të Brukselit ndaj vendeve të Ballkanit.
“Intensiteti i organizimit të samiteve është pozitiv, tregon që ka interes politik të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, pasi në vitet e fundit është i 3-ti, ndërsa nga samiti i Selanikut deri tek ai Sofies u deshën 15 vjet”- tha Gjipali.
Sipas tij, ky samit është i rëndësishëm edhe sepse në të vendosen prioritet e viteve të ardhshme se çfarë do të bëhet me procesin e zgjerimit, si dhe pjesën e mbështetjes financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit.
“Po të shohim samitet e kaluara ka pasur disa angazhime për mbështetje që janë implementuar”- shtoi ai.
Sipas Gjipalit, zgjedhja e Shqipërisë si destinacion është një vlerësim në rrugën e integrimit dhe qëndrimet për politikat e BE-së, sidomos ato që lidhen me sanksionet ndaj Rusisë.
Në këtë konteskt, ai shton se, paralajmërimi i Serbisë për bojkotin e samitit tregon presionin e shtuar ndaj Beogradit për zgjedhjen që do të bëjë për të ardhmen; nëse do të jetë me BE-në apo jo.
Edhe Krasniqi e sheh samitin e datës 6 dhjetor si mundësi për qartësimin e qëndrimit të vendeve të Ballkanit në raport me ndikimet nga aktorë të tretë.
Sipas tij, BE me të drejtë është kritikuar për mungesë strategjie dhe konfuzion në mesazhet për këto vende, por kriza në Ukrainë ka rikthyer vëmendjen tek rëndësia që merr rajoni në sistemin e sigurisë.
“BE e shikon Rusinë si kërcënim për rajonin, Shqipëria gjithashtu, por disa vende kanë opinion tjetër, ndaj samiti konfirmon linjën zyrtare të Brukselit dhe është një përgjigje e qartë ndaj politikës dualiste të Beogradit dhe krizave lokale në Sarajevë, Prishtinë dhe Podgoricë”- përfundon ai./Shqiperiaime
Tashmë kanë filluar të dalin emrat e konkurrentëve të parë të Big Brother VIP Albania. Pak kohë më parë Kryefjala.com ka zbuluar se dy nga këta emra janë Kiara Tito dhe Albi Nako.
Por nuk mbaron këtu, së fundmi burime për Kryefjala.com kanë thënë se një tjetër konkurrente që do i bashkohet banorëve të Big Brother Albania është Kejsi Meidini, vajza e Sabianit.
Kejsi është përfolur edhe vitin e kaluar për tu bashkuar me Sabianin por duket se është futur që këtë eksperiencë ta përjetojë e vetme.
Elsa Lilën do ta shohim në Festivalin e Këngës në RTSH. Lajmi ka disa javë që qarkullon, por sot është konfirmuar edhe nga opinionisti Arjan Konomi, i cili ka ruajtur miqësi prej vitesh me Elsën.
Konomi ka postuar një foto krah saj dhe e uron për rikthimin në festival.
“Mirë se vjen në Festivalin e RTSH! Jam i sigurt se do shkëlqesh ashtu siç veç ti di”, shkruan opinionisti.