Irina

Moderatorja e njohur pranon ftesën nga ‘Big Brother Vip Albania’

“Big Brother VIP” pritet të nisë brenda këtij muaji dhe ende pa filluar kudo flitet për lojën e famshme.

Deri më tani, kanë filluar të qarkullojnë disa nga emrat e banorëve. Këtu mund të përmendim moderatoren, Kiara Tito, modelen Kejvina Kthella, koreografi Albi Nako, Keisi Medini dhe blogeren Jori Delli.

Mirëpo, së fundmi, po përflitet se pjesë e shtëpisë do të jetë një tjetër moderatore seksi. Sipas “Bordo”, bëhet fjalë pë Lei Krajën. Burimet thonë se moderatorja ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e lojës dhe se ajo është parë shpesh gjatë kësaj periudhe nën shoqërinë e drejtuesve të produksionit të spektaklit. Ndërkohë, nuk kemi ende një konfirmim zyrtar nga vetë moderatorja.

Moderatorja e njohur pranon ftesën nga ‘Big Brother Vip Albania’ Read More »

Po licia e Kosovës zbarkon në shtëpinë e BBV/ Çfarë ndodhi brenda?

Po licia e Kosovës ka hyrë sot në “Big Brother VIP Kosova”, pas raportimeve se në hapësirat e brendshme të shtëpisë po konsumohet duhani. Policia ka zhvilluar biseda me personat përgjegjës të produksionit dhe spektaklit televiziv. Drejtori i Televizionit Klan, Adriatik Kelmendi ka sqaruar se bëhet fjalë për duhan të mbështjellë.

Duke e shfrytëzuar këtë rast, po ashtu duam të sqarojmë se një numër i konsiderueshëm i stafit të angazhuar për projektin e BBVK jo domosdoshmërisht kanë përvojë të mëhershme televizive. Së këndejmi, kemi vërejtur se ditë më herët na është përvjedhur brenda shtëpisë edhe një produkt i padëshiruar konsumues. Edhe me këtë rast, është intervenuar menjëherë që produktet e tilla konsumese të largohen nga hapësira e shtëpisë.

Mbi të gjitha, ne duam të ju falënderojmë shumë për përkrahjen që kemi marrë nga shikuesit e shumë të spektaklit të parë Big Brother në Kosovë dhe, po ashtu, edhe për kritikat. Të gjitha janë të mirëseardhura, meqë kjo është hera e parë edhe për ne që realizojmë një spektakël të përmasave të këtilla dhe disa lëshime edhe mund të ndodhin.

Nëse dikush është ndier i ofenduar nga ndonjë lëshim i paqëllimshëm, duam të kërkojmë falje! Faleminderit! Dhe na shikoni, na shkruani, na kritikoni dhe përgëzoni edhe në 95 ditët në vazhdim!

Shihemi sonte prej 21:00, me spektaklin e dytë me radhë”!

Po licia e Kosovës zbarkon në shtëpinë e BBV/ Çfarë ndodhi brenda? Read More »

SHBA dhe Europa japin alarmin, cila grupmoshë rre zikohet më shumë nga ‘tridemia’

Një kombinimin e virusit sincicial të frymëmarrjes ( RSV ), infeksionit Covid-19 dhe gripit i quajtur si ‘tridemia’ ka ngritur në këmbë Autoritetet shëndetësore ne Europë dhe SHBA.

Sipas perestigjozes britanike “Guardian”, ditët e fundit janë shtuar rrezikshëm rastet me RSV tek fëmijët.

Virusi i frymëmarrjes mund të shkaktojë pneumoni dhe bronkiolit tek fëmijët.

Në raportin e fundit Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC)vuri re se disa vende si Franca, Irlanda, Spanja, Suedia dhe SHBA kanë pësuar tepër të madhe të rasteve me virusin (RSV).
“Me ndikimin e vazhdueshëm të pandemisë Covid-19 dhe qarkullimin e patogjenëve të tjerë të frymëmarrjes në shëndetin e qytetarëve, është e vështirë të parashikohet se si do të zhvillohet sezoni i ri i dimrit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ‘Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve’. (ECDC) thekson dhe ‘Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve’ (CDC).

Kërcënimi më i madh i ‘tridemisë’ ka të bëjë me fëmijët pasi RSV është një virus i zakonshëm i frymëmarrjes i cili zakonisht shkakton simptoma të lehta por duke u bashkuar me Covid-19 dhe grip mund të sjellë rr ezik.

SHBA dhe Europa japin alarmin, cila grupmoshë rre zikohet më shumë nga ‘tridemia’ Read More »

Ak sidenti tr agjik, shqiptari h umb jetën, zbardhen detajet tr onditëse

Shqiptari Agron Gjata ka hu mbur jetën pasi u përfshi në një ak sident në Tronto Itali, në territorin e Controguerra. Shqiptari, banues në Controguerra, tentoi të parakalonte por gjatë kthimit, preku një furgon Renault dhe Nissan u përm bys disa herë, derisa u përpl as me mjetin Punto.

Gjata u dërgua në spital, mirëpo hu mbi jetën rrugës. Nga aks identi, drejtuesi i mjetit Puntos ka mbe tur i pla gosur.

Ak sidenti tr agjik, shqiptari h umb jetën, zbardhen detajet tr onditëse Read More »

Tha se e morën nga rruga dhe e futën në studio, reagon Flor Mumajesi: E rrallë kjo mirënjohje!

Stresi ka folur për karrierën e tij duke thënë se çelësi i suksesit të tij në muzikës është Flori Mumajesi.

“Isha në rrugë duke bërë muzikë të keqe dhe ai më mori nga rruga dhe më tha se kështu bëhet muzika”, u shpreh Stresi në BBV Kosova.

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e Florit, i cili ka reaguar duke thënë se si është e mundur që të vijojë mirënjohja edhe pse kanë kaluar shumë vite.

“E rrallë, si është e mundur pas kaq vitesh mirënjohjeje. Hallall ta bëftë Zoti, Stresi”, ka shkruar kantautori për reperin.

Stresi foli edhe për konfliktin me Noizyn duke thënë se më parë qëndronin bashkë, por sherri mes tyre nisi prej një personi të tretë që u largua. Megjithatë pas 11 vitesh kanë arritur të gjejnë sërish paqe.

Tha se e morën nga rruga dhe e futën në studio, reagon Flor Mumajesi: E rrallë kjo mirënjohje! Read More »

E pyesin për nënën e Mark Frrokut, habit Rudina Dembacaj me komentin: ‘Nga vjehrrat e mia kam dasht një tjetër…’

Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të dashur dhe të komentuar në showbiz-in shqiptar. Përveçse është aktive në televizion, teatër dhe me projekte të ndryshme, ajo është gjithashtu shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Aktorja e njohur herë pas here bën bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e shumtë, ku nuk ngurron që të kthejë përgjigje për çdo lloj pyetje të mundshme që ata i bëjnë.

E kështu ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme, ku Rudina ka kthyer përgjigje shumë të sinqerta për fansat e saj. Ndër to nuk ka munguar edhe pyetja për vjehrrën dhe raportin me të.

“Vjehrra ime është e moshuar. Marku kujdeset shumë për të dhe për të atin, gjithashtu edhe unë, me gjërat që ju duhen. Unë djalin e vjerrës e bëj shumë të lumtur! Është grua me fat që më ka mua nuse”, shrkuan ajo.

Edhe më parë Rudina është pyetur nëse do vjehrrin apo vjehrren dhe përgjigja e saj ishte:

“Vjehrrin normal! Nga të gjitha vjehrrit që kam patur në jetë, Preng Frroku’n dua më shumë. Nga vjehrrat kam dasht një tjetër, po nuk e them do cilën.”

E pyesin për nënën e Mark Frrokut, habit Rudina Dembacaj me komentin: ‘Nga vjehrrat e mia kam dasht një tjetër…’ Read More »

Reagon Noizy pas deklaratës së Stresit në Big Brother VIP Kosova

Gjatë qëndrimit në BB VIP Kosova, Stresi ka folur edhe për sherrin me Noizyn, me të cilin nuk kishte pasur asnjë kontakt për 11 vjet.

“Nuk kemi folur për 11 vjet me Noizyn. Në atë kohë ka pasur shumë ofendime prej të dy palëve. Ne nuk krenohemi por shyqyr Zotit që kjo ishte adoleshenca dhe kur jemi pajtuar ne janë gëzuar pafund njerëzit”, tha Stresi.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Noizy duke i uruar fat. “Paç fat. Vëlla imagjino pas një muaji aty nuk do të shohin më sytë”, ka shkruar reperi.

Reagon Noizy pas deklaratës së Stresit në Big Brother VIP Kosova Read More »