Irina

hikoni sa është rritur vajza e Elsa Lilës (foto)

E përfshirë në emocione ishte edhe vajza, Evita e cila ishte e ulur në rreshtat e sallës së Pallatit të Kongresve ku u shfaq me sytë me lot.

Evita është 11 vjeç dhe duket se ka trasheguar tiparet e nënës së saj.
Kujtojmë se Elsa është rikthyer në muzikë sërish pasi u shpall e pafajshme pas aku zave për tr afikim dr oge.
Elsa Lila u arr estua në mars te këtij viti dhe dys hohej për përfshirje në një organizatë kr iminale.

Rikujtojmë se Elsa Lila është një figurë shumë e njohur për publikun shqiptar. Ajo ka kultivuar muzikën shqipe dhe italiane me elementet arbëreshe.

Ajo kishte treguar talentet e saj të këndimit dhe aktrimit që kur ishte fëmijë në emisionet televizive shtetërore shqiptare dhe fitoi konkursin kombëtar të këngëve shqiptare 2 vjet me rradhë ndërsa ishte në vitet e adoleshencës. Elsa debutoi për herë të parë në festivalin më të madh të këngës italiane, Sanremo, në vitin 2003, ndërkohë që mori pjesë përsëri në Festivalin e Sanremos 2007.

hikoni sa është rritur vajza e Elsa Lilës (foto) Read More »

Getinjo shfaqet me bluzën e UÇK-së në Big Brother Vip Kosova: ‘Jam krenar, nuk më vjen turp’

Këngëtari i njohur për publikun, Getinjo ka veshur brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova një bluzë ku ishte qëndisur UÇK.

Më parë, një bluzë të tillë e kishte veshur Artan Thaqi. Reperi Getinjo ka bërë shpesh deklarata që janë pritur nga komente të shumta jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, por kësaj rradhe ai tha se nuk i intereson nëse dikush nuk e pëlqen zgjedhjen e tij.

Ai ka thënë se zgjedhjet e tij, jo vetëm në këtë rast buron nga ndjesi të sinqerta dhe nuk janë kurrë të ekzagjëruar.

Siç është edhe rasti i fundit, puthja me konkurrenten e shtëpisë së BBVK, Vivianën.
Ai ka reaguar edhe për këtë teme duke thënë se ndihej mirë dhe ajo i kuptonte shakatë e saj, duke theksuar se puthja që shkëmbeu me të ishte një puthje me ndjenjë.

“Ishte puthje e lehtë, por me ndjenja. Nuk më vjen turp, as nuk kam komplekse të tregoj se nuk jemi duke bërë asgjë të turpshme. Atë që po e ndjemë, ne po e bëjmë. Në fakt e kam menduar që mund të ekzistoj një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi. Tek Vivi më pëlqen qetësia. Unë i kam disa shaka që rrallë kush i kupton por Vivi mi ka kuptuar prej fillimit. Jemi të rritur e dimë që bëjmë, nuk i kemi kaluar kornizat asnjëherë”, tha Getinjo.

Getinjo shfaqet me bluzën e UÇK-së në Big Brother Vip Kosova: ‘Jam krenar, nuk më vjen turp’ Read More »

Vd ekja e papritur e Gjergj Xhuvanit dhe amaneti i regjisorit të mirënjohur, dalin detajet e pathëna

Gjergj Xhuvani do të kujtohet si një ndër artistët më të spikatur të skenës shqiptare. Skenaristi dhe producenti i mirënjohur shqiptar do të festonte me 20 dhjetor ditëlindjen e 59, por ai hu mbi jetën 3 vite më parë pasi vu ante nga një sëmundje e rë ndë.

Ashtu siç do ta ëndërronte çdo artist të vd iste në skenë, regjisori Xhuvani, humbi ndjenjat duke xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.

Pamje nga shesh-xhirimi i filmit që Xhuvani e la pezull
I diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën e artit dramatik Xhuvani punoi si asistent regjisor në shumë filma nga viti 1986 deri në vitin 1990. Në vitin 1991 ai realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e Zi”.

Ndërsa pas viteve ‘90 filmat e suksesshëm si “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit” mbajnë autorësinë e tij.

Ketë vit pritej dhe premiera e filmit ri të Gjergj Xhuvanit, “Liqeni im”.

“Amaneti i tij i parë është vepra. Është dëshira e tij për të mos u mbyllur kinemaja, është dëshira e tij e madhe që të bëhej një shkollë e kinemasë me parametra. “, thotë miku i artistit të ndjerë, Besnik Bisha.

Filmi, si “testament” i Xhuvanit

Drejtori i TIFF, Agron Domi e thotë qartë se filmi “Liqeni im”, që ngre siparin e kësaj ngjarjeje kulturore të kinemasë, ishte “testamenti” i Gjergj Xhuvanit. Xhuvani, si skenarist dhe regjisor i tij, siç pohon edhe Domi, ka mundur ta shikojë filmin të montuar. Lidhja e fortë që Xhuvani kishte me këtë film e bën Domin ta konsiderojë si “amanetin” e tij, që erdhi i përmbushur në këtë festival.

Vd ekja e papritur e Gjergj Xhuvanit dhe amaneti i regjisorit të mirënjohur, dalin detajet e pathëna Read More »

Festivali i Këngës i përgjigjet Ronela Hajatit pas akuzave: ‘Na refuzoi, ja për çfarë e ftuam’

Pas deklaratës së këngëtares Ronela Hajati, organizatorët e Fest 61 në RTSH kanë reaguar. Për ‘Anabel’ ato u përgjigjën pakënaqësisë që Ronela Hajati shprehu publikisht se përse nuk ishte e ftuar. Sipas organizuesëve të festivalit, mungoi një performancë nga këngëtarja sepse e tillë ishte formula e këtij edicioni.

“Formula e rikëndimit të këngës fituese një vit pasi është shpallur është një traditë shumë jetëshkurtër, thuajse inekzistente, krahasuar me historinë e Festivalit, tashmë 61-vjeçar.

Duke qenë se qëllimi këtë vit ka qenë t’i jepnim fokus artistëve pjesëmarrës dhe këngëve që prezantohen për herë të parë, nuk ka asnjë të ftuar nga muzika në dy netët e para të Festivalit.

Zbatimi i kësaj formule nuk ka lidhje me respektin, vlerësimin dhe dashurinë për gjithçka ka bërë Ronela ne skenën e FIK dhe Eurosong. Ronela është ftuar të japë çmimin e publikut që këtë vit çon Shqipërinë në Eurosong, por e ka refuzuar ftesën.”- u shprehën ato.

“Festivali i Këngës” vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor.

Festivali i Këngës i përgjigjet Ronela Hajatit pas akuzave: ‘Na refuzoi, ja për çfarë e ftuam’ Read More »

Kryhet me sukses operacioni i ish-ush tarit të UÇK, mjekët e Spitalit Amerikan 3 bëjnë ‘mrekullinë’

Mjekët e Spitalit Amerikan 3 kanë arritur të realizojnë me sukses ndërhyrjen ki rurgjikale në zemrën e një ish lu ftëtari të UÇK-së.

63-vjeçari Dalip Hoxha nga Kosova, i cili kishte probleme me zemrën kërkoi nndihmë në Spitalin Amerikan 3.

Ajo që e bënte të vështirtë këtë ndërhyrje ishte se pacienti kishte dhe sëmundje të tjera shoqëruese si diabeti, hiperlipidemia dhe obeziteti morbid.
Pas ekzaminimeve të hollësishme te kryera nga kardiologët e Spitalit Amerikan u arrit në konkluzionin se 63-vjeçari kishte nevojë urgjente për një operacion në zemër. Ndërhyrja delikate u krye nga ekipi i drejtuar nga kirurgu kardio-vaskular Dr. Artan Jahollari, duke realizuar një Bypass koronar të trefishtë me grafte arteriale (enë gj aku të marra nga brenda kafazit të kraharorit që implantohen mbi arteriet koronare të ngushtuara ose bllokuara).

Për t’i dhënë besim, shumë i rëndësishëm në këto raste, doktor Artani i shpjegoi pacientit se ndërhyrja do të realizohej me teknikën “Off-pump”. Ky lloj operacioni është sfidues, sepse kryhet ndërsa zemra dhe mushkëritë vazhdojnë të punojnë dhe jo çdo pacient është i përshtatshëm. Avantazhet e kësaj ndërhyrje janë sidomos në rastet me rrezikshmëri të lartë. Kjo ndikon në uljen e komplikacioneve në organet e tjera (mushkëri, veshka, mëlçi, tru, gja kderdhje, infeksion etj) si dhe përshpejton shërimin e plagës si dhe riaftësimin.
Operacioni përfundoi me sukses dhe tashmë kur ka kaluar rreth një muaj nga ndërhyrja, pas vizitës së kontrollit Dr.Jahollari konstatoi se ish-lu ftëtari i UÇK-së është riaftësuar plotësisht dhe është i gatshëm t’i kthehet jetës normale.

Kryhet me sukses operacioni i ish-ush tarit të UÇK, mjekët e Spitalit Amerikan 3 bëjnë ‘mrekullinë’ Read More »

Andrea Gjini nga Belshi tregon se si po lici i vo dhi 30 mijë euro në shtëpinë e vëllait: ‘Kishte xhupin e fryrë kur doli nga kontrolli’

Qytetari Andrea Gjini nga Belshi de noncon vje dhjen e kryer nga një po lic gjatë kontrollit të banesës së vëllait që nuk ishte subjekt kontrolli.

Ngja rja ka ndodhur sot në orën 07 e 20 e mëngjesit. Andrea Gjinitregoi detaje për Fax News. “Ne kërkojmë drejtësi, se ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakoshme që të vid hen 30 mijë euro nga një punonjës po licie që nuk ka se si ekziston në botë. Ne duhet të mbrohemi nga pol icia, jo të vid hemi nga shteti. Po licia ka hyrë te shtëpia e vëllait tim.

Rreth orës 07:20 të mëngjesit, isha në lokal, se kam një lokal, dhe isha duke punuar. Vjen shefi i po licisë edhe më thotë në banesën tënde ka një kontroll dhe kanë ardhur nga Tirana. Ok thashë unë s’ka pro blem. Kontrolluan banesën time të rrethuar me po licë me m aska. Pas kontrollit që na bënë neve dhe të vëllai im vi dhen 30 mijë euro nga një punonjës po licie, që nusja e vëllait e vendos me emër e me të gjitha. Kemi që në mëngjes që po licia nuk merr asnjë lloj mase.

Kemi vajtur në ko misariartin e Cërrikut, Belshit, ata nuk marrin asnjë masë ku nusje e vëllait i vuri gishtin se ky djali është (referuar pol icit që aku zohet) pasi kishte edhe xhupin e fryrë. Vëllai ka ikur që në 1993 në Greqi dhe tani ka ardhur. Ka punuar në emigracion dhe me mund të madh”, tha ai.

Pavarësisht se familjarët e kanë de noncuar deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Drejtoria e Po licisë Elbasan.

Andrea Gjini nga Belshi tregon se si po lici i vo dhi 30 mijë euro në shtëpinë e vëllait: ‘Kishte xhupin e fryrë kur doli nga kontrolli’ Read More »

‘T ërmet’ me Euron, prek rekordin e ri historik në tregun valutor

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi sërish rënie ditën e martë, duke prekur një rekord të ri historik.

Sipas të kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 114.35 lekë, në rënie ditore me 0.17 pikë. Agjentët e këmbimit valutor shprehen se rënia e Euros i detyrohet kryesisht një oferte mjaft të lartë valutore në tregun vendas.
Këtë vit, oferta valutore ka qenë në përgjithësi e lartë dhe kursi i këmbimit të Euros ka thyer rekord pas rekordi në rënie. Në gjysmën e dytë të të dhjetorit, kjo ofertë ndikohet edhe nga efekti i sezonalitetit.

Festat e fundvitit shoqërohen me rritje të turizmit hyrës, por edhe kthim të emigrantëve pranë familjeve. Kjo përkthehet në një rritje të flukseve hyrëse të Euros në vend, duke e ulur edhe më shumë kursin e këmbimit të monedhës europiane.

Rritja e ofertës së Euros ndërkohë është ndikuar edhe faktorë të tjerë, të përkohshëm. Këtë muaj njëra nga bankat tregtare në vend ka konvertuar një pjesë të kapitalit të saj aksioner nga Euro në Lekë, faktor që ka ndikuar në zhvlerësimin e mëtejshëm të monedhës europiane.

Një ndikim të konsiderueshëm në ecurinë e kursit të Euros kanë pasur edhe faktorët e kërkesës. Falë gjendjes së përmirësuar hidrike, KESH ka reduktuar ndjeshëm importet e energjisë elektrike, madje në javët e fundit ka eksportuar energji në vlera të mëdha.

Rënia e kërkesës nga KESH ka qenë një faktor i rëndësishëm në ekuilibrat e kursit, po të kemi parasysh se gjatë vitit 2022 kjo kompani vlerësohet të ketë importuar energji për rreth 30 milionë euro në muaj.

Rënia historike e Euros në kursin e këmbimit me Lekun është e vështirë për t’u shpjeguar nga statistikat e Bilancit të pagesave.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se këtë vit deficiti i llogarisë korrente është në nivele të ngjashme me vitin 2021. Por, investimet e huaja direkte paraqiten në rritje.

Agjentët e tregut mendojnë se sidomos veçanti rritja e investimeve të shtetasve të huaj dhe shqiptarëve jorezidentë në prona në Shqipëri mund të ketë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në shtimin e prurjeve valutore dhe rritjen e ofertës së euros në treg.

Nga ana tjetër, agjentët e tregut ngelen të bindur se prurjet informale të valutës kanë një rol të rëndësishëm në ecurinë e kursit të këmbimit. Në një situatë inflacioniste, forcimi i Lekut ndaj Euros është i favorshëm për shumicën e aktorëve treg.

Leku i fortë amortizon një pjesë të inflacionit të importuar dhe zbut efektet e rritjes së çmimeve për konsumatorët dhe mbështet përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të ulur inflacionin, nëpërmjet rritjes së normave të interesit.

Forcimi i Lekut po ndihmon edhe huamarrësit me kredi në monedhën europiane, por me të ardhura në monedhën vendase, për të zbutur pjesërisht efektet e rritjes së normave të huave me interes të ndryshueshëm.

Nga ana tjetër, humbje nga mbiçmimi Lekut kanë ata aktorë ekonomikë që kanë të ardhura në valutë dhe shpenzime në lekë, si eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve apo përfituesit e remitancave. Burimi: Monitor

‘T ërmet’ me Euron, prek rekordin e ri historik në tregun valutor Read More »

Flet pa dorashka Aida Shtino: Më mbyllën ‘Njerëz të hu mbur’ dhe asnjë televizion nuk më hapi derën

Moderatorja Aida Shtino është emocionuar në emisionin ‘Good Morning Albanians” në Euronews Albania ndërsa kujtoi momentin e mbylljes së emisionit “Njerëz të hu mbur”.

Ajo tha se arsyeja e mbylljes sipas asaj që i kishin thënë, ishte buxheti ndërsa me lot në sy theksoi se për këtë emision asnjë televizion nuk ia hapi derën.

“Ka qenë viti 2014 dhe dalë nga emisioni e lumtur sepse kishim gjetur tre persona.

Të nesërmen më thirrën në drejtori dhe më thanë që emisioni do të mbyllet, u thashë kush është arsyeja dhe më thanë se nuk kanë buxhet.

Nuk e besoj se ka qenë për shkak të buxhetit sepse emisioni kishte sponsor sepse ishte shumë i ndjekur. Ka qenë shumë i vështirë ai moment.

Pas TVSH asnjë televizion tjetër nuk më hapi dyert. Habitem se askush s’ma hapi derën për emisionin sepse ne kishim krijuar strukturat tonë në çdo shtet. Kishim korrespondent që ne nuk paguanim, punonin vullnetarisht”- tha ajo.

Flet pa dorashka Aida Shtino: Më mbyllën ‘Njerëz të hu mbur’ dhe asnjë televizion nuk më hapi derën Read More »