Irina

Parashikimi i motit

Moti në vendin tonë, që në orët e para të mëngjesit, do të paraqitet me vranësira të dendura në të gjithë vendin, duke gjeneruar reshje të pakta shiu dhe dëbore në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Parashikohet që nga orët e pasdites dhe në vijim të ketë shtim të vranësirave, duke rrezikuar momente me pika shiu në të gjithë territorin e vendit, por orët e vona të natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike, duke larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.

Parashikimi i motit Read More »

Ambasada shqiptare në Pragë: Në Universitet ndodhej edhe një pedagoge nga Shqipëria

Ambasada Shqiptare në Pragë ka reaguar pas sulmit tronditës në Universitetin e Arteve, me mbi 15 të vrarë.

Sipas ambasadës, për fat të mirë, nuk ka asnjë shqiptarë mes viktimave apo mes të plagosurve. Ndërkohë mësohet se në këtë Universitet ndodhej edhe një pedagoge nga Shqipëria, por fatmirësisht nuk është lënduar.Sakaq ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë. Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare”, njofton ministria.

Ambasada shqiptare në Pragë: Në Universitet ndodhej edhe një pedagoge nga Shqipëria Read More »

Masakra me 15 të vdekur në Pragë, reagon kryeministri Rama: ‘Na ka tronditur të gjithëve’

“Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin e armatosur në universitetin e Pragës, ku mbetën të vrarë 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Rama shprehet se Shqipëria dënon ashpër dhunën dhe sulmin e tmerrshëm, ndërsa thekson se në këtë kohë të vështirë qëndron pranë miqve çekë.

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shprehet Rama.

Masakra me 15 të vdekur në Pragë, reagon kryeministri Rama: ‘Na ka tronditur të gjithëve’ Read More »

Profesori i arteve takon ish-studenten në rrugë duke luajtur muzikë, i puth duart: Andrrat e bukura përfundokan n’rrugë…!

Kompozitori, pedagogu, Prof.Robert Radoja pranë qendrës tregtare ‘Toptani’ sheh rastësisht duke përformuar në rrugët e Tiranës studenten e tij.

Profesori, tepër i emocionuar, e njeh studenten e tij dhe ndalet për ti puthur duart. Me një frymë keqardhje profesori shprehet “Andrrat e bukura përfundokan n”rrugë….”.

Profesori i arteve takon ish-studenten në rrugë duke luajtur muzikë, i puth duart: Andrrat e bukura përfundokan n’rrugë…! Read More »

Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha: Jam më i fortë se kurrë!

Para selisë blu, ish-kryeministri Sali Berisha foli para mbështetësve të tij duke thënë se ndihet më i fortë se kurrë, pas heqjes së imunitetit të deputetit që i hap rrugë arrestimit të tij.
“Jam pa imunitet, por më i fortë se kurrë. Më i vendosur se kurrë në mbrojtje të kauzës së drejtë të opozitës. Do të triumfojë.

Kjo bandë që qëndron në pushtet do t’i ketë kohërat e numëruara. Rama do të përfundojë si gjyshi i tij Enver Hoxha.

Shqiptarët do të kenë qeveritarët dhe opozitën e tyre siç e meritojnë.
Kjo histori është në zhvillim, por është më krenare pasi nuk mposhte nga agresioni dhe korrupsioni i pashembullt.

Ka të gjithë energjinë për të mbrojtur të drejtat e shtetit ligjor.

Gjithçka që është ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime. Vendimet nga alfa te omega janë marrë si hakmarrje e mirëfilltë politike në shkelje të çdo parimi dhe ligji. Ju falënderoj për praninë tuaj, mirupafshim”, tha Berisha

Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha: Jam më i fortë se kurrë! Read More »

Vrau ish-të dashurën shtatzënë, avokati i shqiptarit: Është hutuar, s’flet dot…

Mediat italiane shkruajne se ky mund të jetë një justifikim i avokatëve për të fituar më shumë kohë

Është hutuar, s’flet dot! Kështu deklaroi avokati i Bujar Fandajt pas lënies në burg të klientit të tij. 41-vjeçari nga Kosova, ekzekutoi mëngjesin e të martës 27-vjeçaren duke goditur 7 herë me thikë Vanessa Ballan, 27-vjeçaren me të cilën kishte pasur një hitori të shkurtër dashurie.

Mediat italiane shkruajne se ky mund të jetë një justifikim i avokatëve për të fituar më shumë kohë dhe për t’iu mos iu përgjigjur pyetjeve të magjistratëve.

Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket dhe kishte 11 vite e lidhur me bashkëshortin e saj Nicolo Scapinello.

Por më pas në jetën e Vanessës u shfaq Bujar Fandaj, 41 vjeç.

Ai jetonte në Altivole dhe dërgonte porositë që bëheshin në supermarketin ku punonte Vanessa. Dyshja nisën një lidhje, por një vit më parë, Vanessa vendosi të ndahej prej tij.

Bujar Fandaj nuk e pranonte këtë gjë dhe këtu fillon sprova e Vanessës .41-vjeçari filloi t’a përndiqte të renë, më pas e kërcënoi se do t’i tregonte bashkëshortit të saj videot intime të saj. E tmerruar nga fakti se mund të humbiste lidhjen e saj të dashurisë me të riun që e kishte njohur që në adoleshencë, Vanessa vendosi t’a denonconte Bujarin në 26 teto dhe t’i rrëfente tradhtinë bashkëshortit.

Gjatë kësaj kohe nuk ishte caktuar asnjë masë sigurie ndaj kosovarit, i cili përgatiti një plan hakmarrje ndaj saj. Mëngjesin e së martës ai hyri në shtëpinë e saj dhe e goditi 7 herë me thikë në gjoks e bark, duke e lënë të vdekur 26 vjeçaren, e cila priste të bëhej nënë për herë të dytë.

Vrau ish-të dashurën shtatzënë, avokati i shqiptarit: Është hutuar, s’flet dot… Read More »

U gjet i vdekur në kampin e azilkërkuesve/ Zbulohet shkaku i vdekjes së shqiptarit në Britaninë e Madhe

Leonard Farruku u gjet pa ndjenja në bordin e anijes së akomodimit të azilkërkuesve

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e shqiptarit Leonard Farruku, në kampin e emigrantëve në Britaninë e Madhe.

Mediat vendase raportojnë se hetimet kanë zbuluar se shkak i vdekjes së të riut shqiptar ka qenë ushtrimit i një force shtypëse në fyt, që mendohet se ka ardhur nga një litar i lidhur në bordin e anijes.

Parparaksisht, autoritetet e kanë cilësuar si vetëvrasje, duke rëzuar pistën se ai mund të jetë vrarë nga persona të tjerë që ndodheshin në bordin e anijës, së shndërruar në strehë për emigrantët e paligjshëm.

Leonard Farruku u gjet pa ndjenja në bordin e anijes së akomodimit të azilkërkuesve, në Portland Port në Dorset më 12 dhjetor. Trupi i tij u identifikua zyrtarisht nga kushëriri i tij, Maranglen Farruku në morgun e Holly Tree Lodge në Bournemouth.

U gjet i vdekur në kampin e azilkërkuesve/ Zbulohet shkaku i vdekjes së shqiptarit në Britaninë e Madhe Read More »

Wizz Air vlerësohet linja ajrore me kosto të ulët më e mirë e vitit në Shqipëri

Unioni Turistik Shqiptar nga Ministria e Turizmit jep çmimet për vitin 2023

Në mbrëmjen gala organizuar nga Unioni Turistik Shqiptar dhe Ministria e Turizmit, Wizz Air u vlerësua me çmimin si “Linja Ajrore më e mirë me kosto të ulët në Shqipëri” gjatë vitit 2023.

Ky çmim u akordua për profesionalizmin, ofrimin e shërbimeve me kosto të ulët dhe kontributin në rritjen e numrit të turistëve që vizituan Shqipërinë gjatë këtij viti.

Wizz Air është kompania ajrore që udhëheq tregun shqiptar dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror. Kompania ndihet mirënjohëse dhe krenare që ka qenë një kontribues kyç në bumin e papritur të turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Angazhimi i Wizz Air për të ofruar një gamë të gjerë destinacionesh që lidhin Shqipërinë me vende të tjera të botës, si dhe shërbimi i cilësisë më të mirë në fluturime me çmime të përballueshme, kanë luajtur një rol kyç në tërheqjen e numrit të madh të turistëve drejt Shqipërisë.

Shërbimet me kosto të ulët të Wizz Air, jo vetëm që kanë mundësuar të gjithë qytetarët të kenë mundësinë të fluturojnë, por gjithashtu kanë ndikuar në nxitjen e ekonomisë së shtetit shqiptar. Kontributi i kompanisë nuk përfshin vetëm vendet direkte të punës, pasi aktualisht Wizz Air punëson rreth 500 anëtarë të ekuipazhit në Tiranë, duke krijuar kështu rreth 7000 vende pune indirekte në industrinë shqiptare të aviacionit dhe hotelerisë. Ndikimi pozitiv i Wizz Air në ekonominë shqiptare do të jetë akoma edhe më i lartë pas njoftimit të kompanisë për zgjerimin e saj në vend. Gjatë verës së vitit 2024, Wizz Air do të shtojë avionin e 13-të, në bazën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, pjesë e strategjisë që tregon një rritje të vazhdueshme dhe angazhim në rajon.

“Jemi jashtëzakonisht shumë të lumtur dhe krenarë që jemi vlerësuar me çmimin si Linja Ajrore me kosto të ulët më e Mirë në Shqipëri nga Albanian Tourism Awards. Që kur nisëm të operojmë në Shqipëri në vitin 2017 dhe vendosëm një bazë këtu në 2020, ne kemi hapur mundësitë që lidhin Shqipërinë drejtpërdrejt me shumë qytete në Europë si dhe në Lindjen e Mesme, duke sjellë turistët për të eksploruar bukuritë e paprekura të natyrës shqiptare, por në të njëjtën kohë edhe duke ofuar mundësi fluturimi për komunitetin e madh shqiptar që jeton jashtë vendit.

Gjatë këtyre viteve ne kemi transportuar mbi 9 milionë pasagjerë nga dhe drejt Shqipërisë. Tani ne jemi të fokusuar tek rritja e vazhdueshme në vend, duke vazhduar investimet ne eknonominë lokale, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe duke u ofruar pasagjerëve gjithnjë e më shumë mundësi të reja fluturimi me çmime shumë të ulta, duke filluar nga vetëm 14.99 euro”, – tha Yvonne Moynihan, Zyrtare e Korporatës dhe oficere e ESG në Wizz Air.

Suksesi i Wizz Air vjen si pasojë e rrjetit të gjerë që ka ndërtuar në Shqipëri në vetëm tre vjet, duke fluturuar drejt më shumë se 50 destinacioneve në 16 shtete të ndryshme, ndër të cilat 30 prej tyre janë linja unike nga Tirana. Angazhimi i kompanisë ndaj profesionalizmit është i dukshëm në shërbimet e saj, duke vendosur një standard ekselence në këtë industri. Në nëntor 2023, Wizz Air ka arritur rezultatet më të larta krahasuar me të gjithë linjat e tjera ajrore në Europë për sa i përket realizimit të fluturimeve të planifikuar. Kompania gjithashtu ka fituar medaljen e argjendtë për operimin e këtyre fluturimeve në kohën e nisjes.

Wizz Air është vlerësuar kohët e fundit edhe nga CAPA (Qendra e Aviacionit) për angazhimin e palëkundur, përsa i përket ndërgjegjshmërisë mjedisore. Me një nga flotat më të reja të avionëve në botë, Wizz Air gjithashtu prodhon intensitetin më të ulët të karbonit, krahasuar me konkuretët e tjerë. Duke pasur gjithmonë një fokus të madh tek qëndrueshmëria mjedisore, linja ajrore ka investuar në teknologjinë më të fundit të aviacionit, siç është Airbus A321neo, që ndihmon me një reduktim prej 20% të emetimeve të CO2 si dhe një ulje prej 50% të emetimeve të oksidit të azotit dhe zhurmës së krijuar nga avioni.

Rreth Wizz Air:

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 194 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 59.5 milionë pasagjerëve gjatë periudhës dhjetor 2022 – nëntor 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin Wizz.

Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Aëards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga ëorld Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Aëards for Excellence 2022 dhe “Linja Ajrore me kosto më të ulët në Europë 2023, nga ëorld Travel Aëards.

Wizz Air:

V+O Communication Albania: [email protected]

Na ndiqni në Instagram: @Wizzair

Na ndiqni në Facebook: @Wizzair

Na ndiqni në Tëitter: @Wizzair

Na ndiqni në TikTok @Wizzair

Wizz Air vlerësohet linja ajrore me kosto të ulët më e mirë e vitit në Shqipëri Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com