Irina

Aktori i njohur si rrallëherë flet pa dorashka dhe tregon si u lidh me ish-studenten: Më puthi e para

Aktorët Genc Fuga dhe Eni Jani kanë treguar historinë e njohjes së tyre, kur ishin pedagog dhe studente. Të ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, dyshja treguan si ishin njohur dhe përshtypjet e para që kishin për njëri-tjetrin. Eni tha se nuk e mendonte se do të dashurohej ndonjëherë me Gencin, pasi i dukej i shëmtuar. Ndërsa Genci tha se ka qenë aktorja ajo që e ka puthur e para.

Orinda Huta: Gjatë atyre viteve ke patur frikën që Eni mund të merrte një rrugë tjetër për shkak të moshës?

Genc Fuga: Jo, gjatë atyre viteve që unë e kisha etiketën pedagog, nuk më interesonte fare fati invidual i studentes, mbetesha vetëm tek studentja.

Eni Jani: Në momentin kur u bëmë kolegë, filloi të më shikonte me sy tjetër.

Orinda Huta: Në ç’kuptim, si po e shikoje?

Genci Fuga: Një shok i joni i përbashkët, në një set xhirimi u kthye Neri, tha ore ti e ke pasur studente ti këtë? Eee i thashë unë e kam pasur. Ore nuk është keq kjo, ky ishte momenti që të heqësh një etiketë, titra kam qejf unë, të heqësh titrat e një studente dhe të vesh titrat kolege.

Gjatë bisedës, Eni ka treguar se kur e ka parë në universitet, Genci kishte flokë, por i dukej i shëmtuar dhe nuk mendonte se një ditë do dashuroheshe me të.

Eni Jani: Kishim provim, Genci jepte Fjalë Artistike dhe isha me një studente tjetër, po prisnim që të vinin pedagogët dhe ishim në katin e dytë në Akademi. Vjen në atë moment Mira Bahiti se Mira na jepte Fjalën Artistike dhe Genci. Genci me një pardesy të gjatë që e mora vesh më vonë se ishte kthyer nga Londra, me studime nga Londra dhe i hapej pardesyja kur ecte. Atëherë kishte dhe flokë. Më thotë kolegia, sa i mirë është ky Genci, thashë ku e ka të mirën ky me, ky është i shëmtuar.

Genci Fuga: Ja çfarë ka thënë Eni. Eni e kërkoi puthjen e parë.

Eni Jani: E dija që do e thoshte.

Aktori i njohur si rrallëherë flet pa dorashka dhe tregon si u lidh me ish-studenten: Më puthi e para Read More »

Kë do më shumë nga fëmijët? Berisha jep përgjigjen e papritur

Kreu i PD, Sali Berisha i ftuar në spektaklin humoristik “Klanifornia” i është përgjigjur disa pyetjeve edhe personale.

Ai është pyetur nga Albano Bogdo që ishte në rolin e Gilbert Fevziut se kë do më shumë nga fëmijët Argitën apo Shkëlzenin, ndërsa Berisha ka zgjedhur të thotë se personin që do më shumë është Lili, bashkëshortja e tij Liri Berisha.

Gilbert Fevziu: Kë do më shumë nga fëmijët, Argitën apo Shkëlzenin?

Sali Berisha: Lilin!

Gilbert Fevziu: Lilin?

Sali Berisha: Lilin dua më shumë.

Gilbert Fevziu: E kisha fjalën për fëmijët.

Sali Berisha: Lilin!

Kë do më shumë nga fëmijët? Berisha jep përgjigjen e papritur Read More »

Deklarata e fortë e Flor Mumajesit në orët e fundit të këtij viti: ‘E bëra për ta mbrojtur nga perve rsët’

Ky zë që po dëgjoni në hapësirën e emisionit tonë me ‘100 këngët më të mira të vitit’ i përket kujt do thoni ju? Albani? Po iu them që nuk jam Albani. Kaq, dakord? Florian Skënderaj, Mumajesi. Kaq për pjesën e prezantimit tim. Dua me gjithë zemër t’i përshëndes të gjithë dëgjuesit në Top Alban Skënderaj… Pu pu, nuk la vend pa mu shfaqur ky mua. Top Albania Radio, një nga dashnitë e mia pa kushte me të cilën që nga fillimet e mia kemi ndarë bashkë dashurinë e parë dhe ëndrrën e parë. Dashuria e parë është muzika dhe ëndrra e parë është kënga ime e parë fare, kënga ‘Ëndrra’, e cila bashkë me radion kanë pothuajse të njëjtën moshë.

Ka qenë e vetmja dhe e para këngë shqip me atë kualitet dhe e stërtansmetuar pasi e pëlqente shumë Tani. Ajo këngë tek unë gjithmonë do përfaqësoj jo vetëm fillimin tim, sepse është më shumë se aq. Te ndjesitë e mia ka përjetësuar Tanin, i cili vetëm sepse e pëlqente atë këngë ka shkelur një nga rregullat pa kompromis siç ishte kualiteti i një ëndrre dhe këngën ‘Ëndrra’ ia kam dërguar me kasetë me duart e mia Tanit dhe nga ajo ditë ëndrra ime u bë realitet, prandaj këngën ‘Ëndrra’ nuk e ndiej vetëm timen dhe aq më tepër që sot më lidhet shumë dhe e ndiej shumë kur e themi “Ëndrra vazhdon”.

E dëshmuar si krijesa e tij, si fëmija i tij dhe është Top Albania Radio. Duke qenë se radio kujdeset për jetën e muzikës, t’i shtojë jetën muzikës, unë e shoh si marrëdhënia e prindit me fëmijën po dhe te vetja i ndiej këngët gati-gati njësoj. Njësoj si një fëmijë, pavarësisht si ju duket të tjerëve për mua është fëmija më i bukur në botë. Edhe ai episodi i shumëpërfolur mua më lidhet prapë me këtë ndjesi. Mbase me të drejtë e keni parë ndryshe, si një akt agresiv nga unë, që më çoi drejt një kr imi për t’i mby tur me duart e mia krijesat e mia. Në fakt unë vetëm doja t’i mbroja nga perversët që nuk janë pak. Pa diskutim ka qenë një nga vendimet më të vështira, jo të vitit 2022, por të gjithë jetës time, megjithatë më besoni nuk kam gabuar.

Tani sa i përket Maratonës, ‘Këngët më të mira të vitit’, megjithatë unë nuk e di në çfarë vendi jam se mos më keni vendosur të fundit, vendi 100. Më vendosni mua të parin se dhe emisioni ka lezet ashtu, çfarë do bëjmë tani s’do rrimë gjithë natën këtu. Ika unë pra, rrofshi të gjithë. A duhet të bëj urim më duket. Urimin e kam shumë të thjeshtë unë, nuk e kam vetëm për Vitin e Ri e kam për çdo ditë të jetës, gjithë jetën, shëndet padiskutim dhe ndritur shpirtin bashkë me zemrën dhe sytë plot shkëlqim. Gëzuar dhe kush mundet pse jo, një gotë dhe për mua.

Deklarata e fortë e Flor Mumajesit në orët e fundit të këtij viti: ‘E bëra për ta mbrojtur nga perve rsët’ Read More »

4 persona përfundojnë në spital nga fishekzj arret, 20 të de hur

Me nisjen e vitit 2023, që u prit me fishekzj arre janë shënuar dhe inci dentet e para, ku disa persona kanë mbetur të pla gosur.

Vec Tiranës edhe në Vlorë ka pasur disa të pla gosur nga fishekzj arret, ku disa ndodhen në spital.

Katër raste të regjistruara me dëm time nga fishekzja rret janë regjistruar në spitalin e Vlorës. Ndërsa janë regjistruar rreth 20 raste me konsum të tepërt të alkoolit.

“Situata paraqitet e qetë. Nuk kemi pasur raste të rë nda. Ka pasur 2-3 dëmtime me fishekzja rre, por jo në gjendje të rën dë. Kemi pasur pacientë që kanë konsumuar shumë alkool. 2 orët e fundit ka pasur 20 raste. Parashikohen që orët në vijim të jenë më me fluks. Situata paraqitet e qetë dhe goxha e menaxhueshme në krahasim me vitet e tjera”, është shprehur mjekja Fabiola Spahiu.

4 persona përfundojnë në spital nga fishekzj arret, 20 të de hur Read More »

Lind fëmija i parë për 2023, mësohet gjinia

Kanë mjaftuar 60 sekonda të këtij viti që të vjen në jetë edhe foshnja e parë.

Ka qenë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Oerta Manastirliu, e cila ka njoftuar lajmin se fëmija i parë që ka lindur për këtë vit është një vajzë e quajtur Promisa.

Pas saj ka lindur dhe një djalë i quajtur Orjol.

POSTIMI:
Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol. Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00. Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni” Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë

Lind fëmija i parë për 2023, mësohet gjinia Read More »

Ka 9 fëmijë por asnjëri nuk e donte, Eni Çobani fton nënën nga Lushnja për natën e Vitit të Ri

Nënë Vide, e moshuara që pikëlloi zemrat e gjithë shqiptarëve muaj më parë sepse nëntë fëmijët e saj e kishin nxjerr në rrugë, e ka festuar natën e ndërrimit të viteve me juristen e njohur Eni Çobani.

Është vetë Çobani që ndan një video me nënë Viden, të cilën e kishte dhe në emision dhe provoi ta afronte me fëmijët, por ata nuk e donin. Juristja e ka ftuar të moshuarën ta kalojë natën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e saj.

“Një natë e veçantë, për mua dhe familjen time. E ndava këtë darkë me nënë Viden, dhe pritëm së bashku vitin 2023. Lumturia e vërtetë nuk vjen duke arritur çdo gjë që do por vjen duke e ndarë atë me njerëzit që ke në zemër.

Ju uroj vetëm lumturi, sukses, begati në jetët tuaja dhe të shërbej ky moment për të reflektuar mbi uljet dhe ngritjet e 2022. Gëzuar 2023”, shkruan Eni Çobani.

Ka 9 fëmijë por asnjëri nuk e donte, Eni Çobani fton nënën nga Lushnja për natën e Vitit të Ri Read More »

Jo vetëm me fishekzj arre, tre të rinj pla gosen nga plu mbat qorr

3 persona janë pla gosur nga ar ma e zja rrit gjatë festimeve për Vitin e Ri në Kosovë. Në mesin e të pla gosurve është edhe një vajzë 15-vjeçare, e pla gosur nga plu mbi qo rr. Te gjitha këto raste janë pranuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Po ashtu, lën dime janë shënuar edhe nga fishekz ajrret ku një 8-vjeçare duhet të operojë gishtat.

“Gjate kujdestarise te kesaj nate kemi pranuar tri raste lend ime me ar me zja rri, sic thane ata, nuk dihet nga ju ka ardhur plu mbi, ne i quajme len dime nga pl umbat qorr. Lendimet jane ne ekstremitete të poshtme, mosha e të plag osurve eshte njeri 36-vjeçar, tjetri 26 dhe nje vajze 15-vieçare…”, ka thënë mjeku Ejup Govori.

Doktor Gavori tha se në Klinikën Emergjente kishin pranuar edhe raste të lën dimeve me mjete prioteknike dhe disa prej tyre janë të rë nda.
“Kemi pranuar 11 raste me mjete piroteknike kryesisht len dime në ekstremitete te siperme dhe lokalizimi eshte ne shuplaka te dorës, ka raste te cilat jane len dime serioze me incaliditet duhet te amputohen apo t’u hiqen gishtat sepse eshte lend imi shumë serioz, ndersa disa raste të tjera ka nga keto mjete piroteknike fishekz jarre te cilet len dimet jane ne fytyre, len dimet nuk jane serioze por siperfaqesore, keto raste lirohem pas trajtimit te pl ageve besoj lirohen ne shtepi”, tha ai.

Jo vetëm me fishekzj arre, tre të rinj pla gosen nga plu mbat qorr Read More »