Irina

Flet shoku i Luizit: ‘Ai bënte gjithçka, kamarier, banakier, menaxher. Ai aty nisi të…’

luizi është një nga banorët më të komentuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Të gjithë janë kuriozë për ta njohur jashtë këtij spektri, pasi prej kohëh ai ishte shkëputur nga syri i publikut. Për të zbuluar më shumë rreth tij, në emisionin “Shqipëria LIVE”, ishte i ftuar një miku i tij. Ai tha se Luizin e ka njohur në një lokal ku ai performonte live, ndërsa Luizi punonte aty.
“Ndërkohë që djemtë bënin prova, Luizi punonte në lokal. Ai bënte gjithçka. Kamarier, banakier, menaxher. Ai aty nisi të këndonte, kuptoi se kishte zë. Një vit pasi kemi bërë muzikë live, Luizi mori drejtimin e tij sepse ai u rrit, mori përmasa të tjera.” –tregoi ai.

Ndërkohë, sa i përket lidhjes me Kiarën, ai tha se u takon atyre të flasin pasi nga jashtë nuk bën dot një koment objektiv.

“Besoj u takon atyre që ta ndajnë. Nga jashtë nuk mund të jesh objektiv. Pikëpyetja qëndron gjithmonë.”- tha ai.

Flet shoku i Luizit: ‘Ai bënte gjithçka, kamarier, banakier, menaxher. Ai aty nisi të…’ Read More »

Luizi ‘del nga vetja’ dhe ngre tonet

Rrëfimi i Nitës për betejën e saj më kancerin e gjirit ka sjellë shumë polemika në shtëpi, teksa një nga reagimet më të forta ishte dhe ai i Luizit.

Teksa kanë qenë të ulur në dhomën e ndenjes Luizi i ka karkuar falje Nitës për shqetësimet të cilat i ka sjellë gjatë kohës që nuk ishte i informuar mbi shëndetin e saj.

Ndërkohë që nuk ka lënë pa kërcënuar dhe Diolën, duke i thënë që do e shaktërroj sepse kishte përdorur për viktimizimë fëmijët e saj.

“Unë e mbyll me kaq dhe të kërkoj falje nëse të kam shkaktuar stres atë që ke dhe me ato që të kam bërë.

Me ty që rren dhe përdor fëmijët e tu për tu viktimizuar flasim bashkë.

Ty do të të them fjalën që është bërë hit në këtë shtëpi, ty do të të shkatërroj komplet.

Do te te bie sa të mundem, që mi bën mua këto telenovela turke”- tha Luizi drejtuar fillimisht Nitës dhe më pas Diolës me tone të ashpëra.

Luizi ‘del nga vetja’ dhe ngre tonet Read More »

Kristi ‘p las’ deklaratën: Po të doja e kisha kap Kiarën

Një deklaratë e Krist Aliajt për Kiara Titon, po bën jo pak bujë në rrjet. Në një diskutim me Kiarën dhe Luizin, Kristi u shpreh se nëse do të donte do ta kishte bërë Kiarën për vete.

Kristi: Po ta doja Kiarën e kisha kap me kohë.

Kiara: Kujdes me kto deklarata, sa i sigurt je?

Kristi: 100% i sigurt. Kapur në sensin që po të kisha interes do të isha me ty.

Prej dy javësh tashmë dyshja Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë afruar shumë me njëri-tjetrin, me Luizin i cili nuk lë moment dhe hapsirë pa i shkuar nga pas Kiarës dhe me këtë të fundit e cila duket se pak nga pak “po shkrin”.

Gjatë këtyre ditëve sidomos përpos ndonjë përplasjeje, kemi parë edhe shumë përqafime dhe puthje nga ata, por ende një konfirmim të një romance mes tyre. Më herët Luizi i ka bërë një kërkesë të veçantë moderatores duke i kërkuar të largohet nga debatet me banorët e tjerë, të cilët po epërdorin sipas tij për të sulmuar atë.

Ndër të tjera ai i ka thënë se e vetmja gjë që mund ta nxirrte nga vetja në atë “reality-show” do të ishte nëse Kiara do të cënohej.

Kristi ‘p las’ deklaratën: Po të doja e kisha kap Kiarën Read More »

Einxhel Shkira sapo e ‘thumbon’ hapur ‘çiftin’ Kiara-Luiz

Mirë se erdhët sërish në një “përplasje” mes VIP-ave të edicionit të parë të “BBVA” me ata të edicionit të dytë. Këtë, herë, Einxhel ka (ose mendojnë njerëzit se ka) disa thumba të tjerë, për Kiarën dhe Luizin.

Ajo ka bërë disa postime në Twitter, ku thotë: “Kisha për të paguar qiranë sot, i thashë s’po gjej portofolin, kështu që më prit pak se më duhet kohë, nja ca javë për shembull“. Tani, koha e postimit është pothuajse e njëjtë me momentin kur Kiara u shpreh se i duhej pak kohë për marrëdhënien e saj me Luizin.

Në një tjetër postim, ajo publikoi një video kur ishte brenda shtëpisë së “BBVA” dhe shprehej se “E pëlqente Dagzin”, (tashmë partneri i saj, me të cilin ka një bebush me emrin Trev) që në javën e parë të njohjes së tyre brenda shtëpisë.

“Që të më lini mua jashtë _…Thjesht një rikujtesë e vogël: Dita e 7 e Dagzit brenda: “Po më pëlqen” – Einxhel flet për Arbrin – Big Brother Albania Vip”, shkroi ajo.

Gjithashtu, edhe komentet të bëjnë të mendosh se po, Einxhel e ka me Kiarën dhe Luizin. Dikush i shkroi: “Pyetje për njerëzit: A do të të vinte inat sikur ta kishte fituar Dagzi?”, referuar edhe deklaratës së Luizit që nuk e konsideron Kiarën si fituese të “BBVA”.

Einxhel u përgjigj kështu: “Këtë përgjigje e ke me zë, më 18 janar 2022”, si për të nënkuptuar se flet me fakte.

Einxhel Shkira sapo e ‘thumbon’ hapur ‘çiftin’ Kiara-Luiz Read More »

Big Brother VIP, Valbona Mema i jep këshilla Kiara Titos: Për mendimin tim bëj…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Vetëm pak më parë gjatë një bisede mes Kiarës dhe banorëve të tjerë në lidhje me qëndrimin dhe sjelljen e saj ndaj Luizit, Valbona ka ndërhyrë dhe i ka dhënë Kiarës këshillën e saj në lidhje me këtë situatë dhe vazhdimësinë e saj në raport me Luizin.

Valbona : për mendimin tim si njeri që ka pasur nje përvojë të gjatë jetësore, bëj çfarë të thotë zemra… cfarë do që të themi ne, o e di ti atë punë o se di askush…

Ditën e sotme në një bashkëbisedim me banorët, Olta është shprehur se për Kiarën, Luizi është personi më i rëndësishëm dhe që ndikohet nga ai për raportin me banorët e tjerë, ndër ta edhe me vetë Oltën. Ama Kiara e ka kundërshtuar duke i thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se ajo nuk është fëmijë që të ndikohet nga askush.

Big Brother VIP, Valbona Mema i jep këshilla Kiara Titos: Për mendimin tim bëj… Read More »

Luizi del nga dhoma e izolimit, Kiara i hidhet në qafë

Luizi dhe Efi kanë dalë nga dhoma e izolimit pasi shumica e banorëve pranuan që të humbisnin 10 mijë euro për “lirinë” e tyre.

Të vetmit që votuan kundër ishin Olta, Amos, Dea, Tea dhe banori i ri, Xhonatani.

Menjëherë pas daljes Luizi është takuar me Kiarën, e cila ka vrapuar ta përqafojë. Këngëtari e puthi në faqe dhe i tha se e kishte marrë malli.

Kujtojmë se dhe Kiara pranoi se po ja ndjente mungesën, ndonëse më parë ishte shprehur se donte hapësirë nga ai.

Luizi del nga dhoma e izolimit, Kiara i hidhet në qafë Read More »

Lajmi i fundit/ Banori i Big Brother Vip raportohet se ka dalë pozitiv me HIV-AIDS

Gjon Karrica ishte një ndër banorët e “Big Brother Vip Kosova” që u pëlqye në masë të madhe nga publiku.

Ai la shtëpinë më të madhe në vend, shkak gjendja shëndetësore.

Burime të Indeksonline brenda QKUK-së bëjnë më dije se i njëjti ka dalë pozitiv me H IV-A IDS.

I njëjti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmi i fundit/ Banori i Big Brother Vip raportohet se ka dalë pozitiv me HIV-AIDS Read More »

Një banor i ri pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother Vip 2’, ja kush është emri i njohur

Një banor i ri u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip 2. Bëhet fjalë për Xhonatan Islamin. Ai erdhi me parashutë në shtëpi.

Në klipin presantues Xhonatani cilësoi Oltën si konkurenten më të fortë. Ai tha se ka disa vajza që i pëlqejnë brenda shtëpisë, ndërsa shtoi se babain e ka mbështetjen e tij më të madhe.

Kjo është eksperienca e tij e parë i të qenurit i izoluar, pasi siç tha Xhonatani ai është shpirt i lirë.

Një banor i ri pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother Vip 2’, ja kush është emri i njohur Read More »