Irina

E tha më në fund, ja cila është arsyeja pse Kiara Tito nuk e puth Luiz Ejllin

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli.

Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, duket se ditët e fundit dyshja është më e afërt se kurrë, me Kiarën dhe Luizin duke ndarë çaste të ëmbla me puthje e përqafime të ngrohta.

Megjithatë, pavarësisht afrimitetit të ditëve të fundit, duket se Kiara nuk po ia jep puthjen e shumëpritur Luizit. I pyetur nga ky i fundit, ajo jep arsyet e saj se pse kjo puthje ende nuk ka ndodhur.

“Mund të ndjej, por nuk e bëj dot. Kam shumë gjëra në kokë që nuk më lënë ta bëj. Nëse është për ta bërë për çështje loje, nuk do e bëja kurrë, ta them sinqerisht. Do e bëj vetëm nëse do e ndjej dhe nuk është fare momenti në kokën time”, tha Kiara.

E tha më në fund, ja cila është arsyeja pse Kiara Tito nuk e puth Luiz Ejllin Read More »

Pas deklaratave të Luizit, Butrint Imeri reagon menjëherë për Kiarën dhe i ‘shtang’ të gjithë

Këngëtari Luiz Ejlli ka tash e sa kohë që flirton me moderatoren Kiara Tito brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Kjo e fundit dikur ka qenë në lidhje me këngëtarin e njohur nga Kosova, Butrint Imeri – një lidhje e cila nuk qe shumë jetëgjatë.

Të enjten, Luizi i cili tenton të ketë një lidhje me Kiarën ka diskutuar me banorët e tjerë rreth Butrintit, duke u shprehur se nëse do të hynte këngëtari nga Kosova në BBVA, do ta nxirrte atë komplet jashtë loje.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet”, tha artisti shkodran.

Ndërkohë lidhur me këtë çështje, duket se ka pasur një reagim nga ana e interpretuesit të hitit “Hajt hajt”, Butrint Imeri.

Ai publikoi në InstaStory mbrëmjen e së enjtes një varg nga kënga e tij më e fundit, “Lule e dashnisë” e cila thekson: “A të merr malli që nuk jemi më?”.

Këtë varg ai e publikoi krahas një ‘selfie’ që publikoi nga një aeroplan në InstaStory, teksa ndjekësit e programit nuk kanë hezituar që ta quajnë si një thumbim kundrejt moderatores Kiara Tito.

Përndryshe, pak javë më parë këngëtari Imeri kishte shprehur hapur mbështetjen e tij për Kiarën, duke publikuar një fotografi të saj nga spektakli, shoqëruar me një emoji të kurorës sipër saj.

Pas deklaratave të Luizit, Butrint Imeri reagon menjëherë për Kiarën dhe i ‘shtang’ të gjithë Read More »

Zarfi i zi në BBV: Penalizohet banori, ja cili është vendimi i ‘ashpër nga Vëllai i Madh

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e BBV pasditen e sotme dhe i ishte adresuar pikërisht banorit më të ri Xhonatanit.

Pasi ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai ka dhënë informacione nga jashtë për Oltën dhe kjo është një shkelje e hapur e rregullave, gjë e cila e ka penalizuar banorin duke e nxjerrë në nominim.
Arbana: Xhonatani ka kthyer një nga rregullat kryesore duke dhënë sinjale për lojën dhe vëllai i madh ka marrë një masë.

Siç e pe dhe ne klip, ndoshta ke harruar por ti ke dhënë brenda informacione dhe për këtë arsye vëllai i madh ka marrë vendimin që nga ky moment ti do jesh në nominim.

Xhaonatan: Ky ishte thjesht mendimi im por e respektoj vendimin, gjërat që thashë nuk i shikoj si një mesazh.

Arbana ky është vendimi i Vëllait të Madh dhe nuk duhet ta ndash më askënd tjetër.

Zarfi i zi në BBV: Penalizohet banori, ja cili është vendimi i ‘ashpër nga Vëllai i Madh Read More »

Banorët humbën 10 mijë euro për t’i nxjerrë nga dhoma, Efi reagon tepër e revoltuar

Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli fituan “Voice of Big Brother VIP” dhe si shpërblim i dërguan në një dhomë të veçuar brenda shtëpisë, ku duhej të kujdeseshin për një kukull.

Vëllai i Madh u ofroi banorëve të tjerë një mënyrë për t’i nxjerrë ata nga ajo dhomë, duke hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh. Shumica e tyre votuan për të dalë Efi dhe Luizi dhe kjo ngriti shumë debat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Efi gjatë prime-t të sotëm tha se kur po merrej vendimi nëse do dilnin apo jo, i erdhi keq që u fol vetëm për Luizin dhe nuk menduan për të.

“U dhanë pjesë të bukura, por dita e nesërme ishte e mërzitshme. Momenti që kam dalë nga rulota, më është rikthyer ankthi. Amosit ia kam treguar këtë, dhe u zhgënjeva nga ai.

Më erdhi shumë keq se folën vetëm për Luizin, edhe pse Kiara tregoi se çfarë po më ndodhte aty.

Më vinte inat të ankohesha, nuk u dorëzova. Falënderoj të gjithë ata që harruan lojën dhe menduan diçka më tepër, shëndetin mendor. Nëse do ishte më shumë për të qëndruar, do thoja të dilja nuk e kisha aspak problem”, u shpreh Efi.

Banorët humbën 10 mijë euro për t’i nxjerrë nga dhoma, Efi reagon tepër e revoltuar Read More »

Opinionistja i ktheht keq Diola Dostit: ‘Ti e përdore Nitën dhe vajzat e tua’

Opinionistja Zhaklina Lekatari ka komentuar spektaklin e sotëm sjelljen e Diolës dhe debatit të fortë që kjo e fundit ka patur me Luizin.

Ka qenë Zhaklina ajo e cila është shprehur se Diola e ka përdorur Niten dhe vajzat e saj, teksa sipas opinionistes Diola nuk ka vend që të viktimizohet sepse ajo është nje femër e fortë.

“Unë mendoj se e përdore Nitën dhe vajzat e tua.

Sepse ti i the Luizit një justifikim meqë nuk doje të tregoje sekretin e Nitës por më pas ti e tregove atë. Ose do e thuash për të gjithë ose do e mbash për veten.”- tha Zhaklina Lekatar.

Opinionistja i ktheht keq Diola Dostit: ‘Ti e përdore Nitën dhe vajzat e tua’ Read More »

Eksperti: Ky është i vetmi person që mund ta mundë Luizin?

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, i ftuar sot në “Wake up”, tha se Luiz Ejlli ka thyer rekord duke arritur gati në 1 miliard shikime.

Por prapa nuk mbetet as Kiara Tito. Madje eksperti u shpreh se moderatorja është i vetmi njeri që mund ta mundë këngëtarin e njohur. Ai tregoi se qytetet që kërkojnë më shumë për Kiarën në “Google” janë Kukësi, Tirana, Elbasani.

“Qytetet që kanë kërkuar më shumë për Kiarën janë Kukësi i pari, pastaj Tirana, Elbasani dhe të fundit Vlora dhe Shkodra. I vetmi njeri që mund ta mundë Luizi është Kiara, nëse do të dijë sesi ta mundë”, tha eksperti i IT-së.

Eksperti: Ky është i vetmi person që mund ta mundë Luizin? Read More »

Sociologia ngre alarmin: Fëmijët luajnë Big Brother në shkollë

Fenomeni Big Brother, është futur edhe në shkolla. Kështu thotë sociologia Marsi Simo e cila me shqetësim shpreh se një prind i ka treguar se fëmija i tij, si formë argëtimi në klasë, luajnë Big Brother.

“Jam e shokuar, e mërzitur, e inatosur të gjitha bashkë. Fenomeni i Big Brother, është futur deri në shkollë. Një prind më shprehu si shqetësim bisedën që kishte bërë më fëmijën e tij, që i kishte treguar se në klasë, luajnë Big Brother.

Mësuesja imiton Arbanën, nxënësit imitojnë Luizin, Kiarën, e me radhë”, u shpreh sociologia Simo në një video të publikuar në Instagramin e saj.

Sociologia ngre alarmin: Fëmijët luajnë Big Brother në shkollë Read More »