Irina

A rmë dhe shtëpi bari, bu rg për Krasniqin: Jam inv alid, lekët i doja për arsye shëndetësore!

Ka dalë sot për t’u njohur me masën e sigurisë Fredi Krasniqi, i arre stuari për shtëpinë e barit dhe arsenalin e ar mëve që u zbulua në Shijak. Gjy kata e Durrësit vendosi për të masën “arr est me bu rg”.

Mësohet se Krasniqi ka marrë përsipër i vetëm autorësinë e bimëve të pali gjshme dhe armëve që u gjetën në banesë.

Para togave të zeza ai tha se e ka kryer veprimtarinë kri minale pasi është invalid dhe paratë i duheshin për të kryer një ndërhyrje shëndetësore.

Krasniqi u arre stua si rezultat i operacionit po licor të koduar “Krahët e kri mit”, ku në kërkim u shpall dhe k ërkim vëllai i tij, Selman Krasniqi.

Gjatë operacionit u zbulua se kati i tretë dhe i katërt i banesës së dy vëllezërve, ishte përshtatur për kultivimin e bimëve na rkotike, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u seku estruan 444 bimë na rkotike kan abis, 222 llamba elek trike dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve na rkotike.

Po ashtu në një ambient me mur të dyfishtë, në këtë banesë, u gjet i fshehur një ar senal ar mësh, i përbërë nga 10 kalla shnikovë, 1 pu shkë, 1 au tomatik shars, gra nata dore, një hark lu ftarak, një jelek antip lumb, një palë dylbi dhe muni cion luf tarak që u sekuestruan në cilësinë e provës mate riale.

A rmë dhe shtëpi bari, bu rg për Krasniqin: Jam inv alid, lekët i doja për arsye shëndetësore! Read More »

Lindita Nikolla përjashton nga seanca plenare Sali Berishën

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca plenare kryetarin e PD Sali Berisha pasi ai i shoqëruar nga deputetët e tij bllokoi foltoren.

Lindita Nikolla: Kam ezaruuar dhe tërheqjen e vëmendjes dhe paralajmërimin. Jemi për masën e tretë që është përjashtim nga seanca.

Jepet masa disipoinore përjashtimi nga seanca plenare e Sali Berishës se deputeti vazhdon të mbajë të zaptuar foltoren dhe pas vërejtjes dhe paralajmërimit.

Bllokimi i foltores nga Berisha erdhi pasi kryetari i PD akuzoi kryeministrin e Shqipërisë dhe këshilltarët e tij si të përfshirë në aferë korruptive me një nga njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë në SHBA.

Lindita Nikolla përjashton nga seanca plenare Sali Berishën Read More »

Ronaldo Sharka zbulon se pse nuk pati raporte të mira me Oltën

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë gazetari dhe njëkohësisht ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP”, Ronaldo Sharka. Ai ka folur rreth eksperiencës së tij në shtëpinë më të njohur në vend dhe jo vetëm. Ronaldo ka treguar se pas daljes nga shtëpia është pritur mjaft mirë dhe ka treguar se e komplimentojnë shumë.

Çfarë mendimi ka Ronaldo Sharka për pjesën e rrugëtimit të tij kur në një moment të lojës u pozicionua tek ‘grupi’ i Oltës dhe më pas kaloi tek Luizi?

Marrëdhënia me Oltën ka nisur e tillë që në fillim unë e kam thënë, përplasje pafund kur ne kemi qenë në rulot hidhte kunja, shenja arrogance që ne i kërkonim ndihmë për diçka qoftë edhe për bashkëpunime emisionesh që bënim aty brenda ndërsa ajo thjesht thoshte: “Po, Po dilni ju nga gardhi”. Kur ajo e dinte shumë mirë që ne nuk dilnim dot nga gardhi.

Brenda pastaj Olta më afrohet, ka qenë ajo që është afruar e para dhe kam dashur thjesht t’i jap një mundësi për ta njohur këtë personin sepse ndoshta nuk është vërtetë kështu siç bën, ndoshta është përtej rolit që mendoja se mund ta kishte zgjedhur por pastaj kuptova që Olta donte të më manipulonte, donte të më përdorte dhe thjesht të më kishte në skuadrën e saj dhe kulmi ishte kur unë i kërkova ndjesë për diçka dhe këtë ajo e mori dhe e përdori nëpër shtëpi dhe e kuptova që nuk kishim pikë rëndësie në marrëdhënien e njëri-tjetrit. Nuk është se u ktheva tek Luizi por kemi riformuluar edhe njëherë.

Ronaldo Sharka u ndal gjithashtu edhe tek marrëdhënia dhe raporti që ka pasur gjithashtu edhe me Luizin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ronaldo Sharka zbulon se pse nuk pati raporte të mira me Oltën Read More »

Valbona Mema rrëfen me lot në sy: ‘Një vëlla më ka vdekur shumë i ri. Mami na jepte bukë me sheqer’

“Loja e Memories” është sfida e radhës që Vëllai i Madh vendosi për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Duke qenë se disa prej tyre bënë 1 muaj brenda “Big Brother VIP2”, Vëllai i Madh vendosi që të shikonte se sa e njohin njëri-tjetrin.

Pasi të gjithë kanë rrëfyer historitë e tyre, banorët do të pyeten se sa mbajnë mend nga çfarë u tha.

Këngëtarja e mirënjohur, Valbona Mema, ka treguar se ka pasur një fëmijëri të vështirë dhe si fitoi për të shkuar në Liceun Artistik, por në vend të saj dërguan dikë tjetër.

Rrëfimi i plotë:
“Unë jam Valbona, jam lindur dhe rritur në Tiranë, në një lagje të vjetër të Tiranës, me shumë pjesëtarë familje. Jam fëmija i fundit. Kam 7 motra dhe 2 vëllezër. Fëmijëria ime ka qenë po aq e keqe por edhe shumë e bukur.

Fillova shkollën fillore pranë shtëpisë. Kemi pasur një shkollë shumë të mirë, me emër sot. Kemi qenë fëmijë që luanin gjithë ditën dhe na mblidhte mami në darkë ose mbasdite me një bukë me sheqer dhe na e lagte te çezma. E ne të lodhur nga lojërat e tepërta e hanim. Isha fëmija i fundit dhe ndoshta…

10 fëmijë, por një vëlla më ka vdekur shumë i ri kur isha dy vjeçe. Një fëmijëri shumë e vështirë. Këndoja gjithë ditën nëpër shkollë, nëpër korridoret e shkollës, ku të gjithë thonin ‘ça zëri ke, pse nuk vazhdon një shkollë muzike”.

Edhe konkurrova në Liceun Artistik, por fatkeqësisht, unë e kisha fituar por në vendin tim dërguan dikë tjetër që ndoshta ishte pak më lart nga ana e shumë gjërave, nga ana financiare, nga ana e mbështetjes. U detyrova dhe fillova shkollë në bujqësore dhe në degën Zoovetenari.

Viti i 1, 2, 3, ka qenë shumë i bukur dhe isha nxënëse shumë e mirë. Edhe aty unë këndoja gjatë gjithë kohës, bëheshin koncertet e shkollës dhe unë isha gjithmonë e para.

Me vështirësi merrja autobusin edhe pse më zinte gjumi, nganjëherë kalonim deri në Kombinat, bënim përsëri xhiro dhe unë përsëri rrija në gjumë. Herë shkoja me bukë dhe herë pa bukë”, ka treguar këngëtarja e dashur për publikun.

Valbona Mema rrëfen me lot në sy: ‘Një vëlla më ka vdekur shumë i ri. Mami na jepte bukë me sheqer’ Read More »

‘Sherr’ mes Kiarës dhe Luizit: ‘Krenaria jote të dj eg, do e shohësh ça do të…’

Kiara dhe Luizi janë zënë sot keq me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi pas një bisede me Oltën, e cila këshilloi Kiarën që ta puthte Luizin pasi kështu do kuptojë nëse ndjen apo jo për të. Pas këtij momenti, Kiara i tha Luizit se pret që t’i thotë Olta për puthjen dhe kërkoi mos t’i flasë sot.

Luizi nga ana tjetër i tha se nuk e ka fare tek puthja, por mendon për të mirën e saj duke u shprehur se e di çfarë do t’i ndodhë Kiarës brenda shtëpisë.

Kiara: A ka mundësi të mos më flasësh fare sot? Ik! Për aq kohë sa pret të të thotë Olta Gixhari puth Kiarën… Ça më di ti mua 2 vjeç? Që të marr mendime nga Olta? Erdhe ti dhe e hapë atë muhabet. Dhe ti prisje të të puthja se tha Olta?

Luizi: Krenaria jote të dj eg. S’ma dëgjove një herë fjalën.

Kiara: Le të më dj egë, të paktën jam e sigurt për hapat e mi. Puthjen do ta jap kur ta ndjej vetë, jo kur të ma kërkojnë

Luizi: Po ik ça puthje se dua hiç

Kiara: Po ça do atëherë, ca kërkon nga unë?

Luizi: Do e shohësh çfarë do të ndodhë ty brenda këtyre mureve.

Kiara: Po ça është kjo e keqe madhe që do më ndodhi? Do dal jashtë? Po le të dal, të paktën jam e qetë me veten time. Unë të pres jashtë.

‘Sherr’ mes Kiarës dhe Luizit: ‘Krenaria jote të dj eg, do e shohësh ça do të…’ Read More »

Romancës mes Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother i erdhi fundi?

Mesa duket romancës mes Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother i erdhi fundit. Shkak për këtë janë bërë konfliktet e vazhdueshme mes moderatores dhe kengëtarit.

Luizi kërkon t’i qëndrojë më prane Kiarës, por kjo e fundit vazhdimisht i thotë se presioni që ai po i bën për ta pranuar si të dashurin e saj, apo për ta puthur po e bezdis shumë.

Në fakt ishte Olta ajo që i hodhi benzinë zjarrit pasditen e sotme pasi i tha Kiarës që ta lejojë Luizin ta puthë sepse sipas saj puthja do të ishte decizive për të vendosur më në fund nëse do ta pranojē apo jo Luizin.

Por duket që kjo gjë e bezdisi Kiarën e cila i thotë me tone të ashpra se përse duhet te insistonte për puthjen në sy te Oltës, pasi nuk do të diskutojë me të tjerë gjëra kaq private.

Por Luizi mërzitet keq dhe i thotë që asnjëherë nuk ia ka dëgjuar fjalën dhe sipas tij puthja nuk kishte të bënte në debatin e tyre. Pastaj ai largohet tejmase i mërzitur.

Më pas Kiara i thotë Luizit se nuk ka nevojë për të për të vazhduar lojën dhe se nuk e fut dot me zor në mendjen e saj, duke i vënë vulën marrëdhënies së tyre.

Teksa Kiara fliste, kengetari nisi të derdhte lot, ndersa moderatorja i thotë të mos preket pasi si kështu bën sa herë ndodh kjo situatë.

Pasi largohet nga këngëtari, moderatorja i tregon më pas Efit që do të largohet përfundimisht ndaj Luizit brenda shtëpisë dhe do ta presë jashtë.

Por këtë fjalë të fundit Luizi nuk e ka besuar.

Në fakt frika e Luizit është largimi i Kiarës nga shtëpia, ndaj e do edhe më afër. Në një moment ai shprehet se nëse largohet Kiara, do të ikë edhe ai nga BBV. Nuk dihet se çfarë do te ndodhë në vijim mes të dyve por do të presim e të shohim./dritare.net

Romancës mes Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother i erdhi fundi? Read More »

I riu që sot punon si lektor në Harvard tregon si e përzunë në Universitetin e Tiranës: ‘Ik o çun, se s’kemi punë’

Françesko Hela është shqiptari që punon si lektor në një ndër universitet më të njohura në botë Harvard. Ai aktualisht po vazhdon edhe postdoktoraturën, duke shënuar shumë suksese.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Francesko ka folur për studimet e tija.

“Unë kam mbaruar biologji molekulare dhe gjenetike në Ankara, në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme, më pas kam bërë Doktoraturën për Mjekësi Molekulare dhe Qelizore në Stamboll në një universitet privat. Edhe atje jam marrë më shumë me kërkimin shkencor. Temat e doktoraturës kam pasur disa projekte, por ai kryesori ka qenë një lloj procesi qelizor si ndikon te prodhimi i hormoneve riprodhuese te femrat estrogjeni dhe testosterone në përgjithshmëri”, u shpreh ai.

Më tej, Françesko tregoi se ka tentuar të punojë në Shqipëri në Universitetin e Tiranës, por nuk e kanë mirëpritur, e kanë përzënë.

“Në fakt kanë qenë dy tentativa, por e para ka qenë kur nuk kisha titull. Prandaj kam punuar për disa kohë në një kompani private, pastaj e lash dhe shkova për të vazhduar doktoraturën. Më pas, ajo tentativa kryesore ishte ajo kur mbarova doktoraturën në fund marsit, në fillim të prillit që kam ardhur në Shqipëri. Edhe po përpiqesha të gjeja një vend në eksperiencën e kërkimit, sepse nëse flasim për pjesën teorike, është më e lehtë se vetëm me pak punë mund të jepet. Por ajo çka e ndan universitetin, pjesën e masterit apo doktoraturën është kërkimi shkencor.

Edhe i jam drejtuar FSHN për një intervistë, të pyes se si është procesi se duke qenë një person i jashtëm nuk kam pasur informacione.

Nuk është se kam pasur një trajtim shumë pozitiv. Kur kam shkuar te FSHN, ka qenë një sekretare dhe më tha me dialekt: ‘Ik o çun se s’kemi punë me këto’. Kam shkuar te Dekanati dhe atje nuk kam pasur ndonjë hapje dyersh, ndonjë mundësi”, tha ai.

I riu që sot punon si lektor në Harvard tregon si e përzunë në Universitetin e Tiranës: ‘Ik o çun, se s’kemi punë’ Read More »

Rrëfimi i Teas: ‘S’kam prekur libër me dorë që 15 vjeçe, por dola me 10-ta’

Tea, një nga banoret e Big Brother Vip ka treguar jetën e saj. Ajo u ndal tek divorci i prindërve, sesi ai ndikoi jetën e saj por edhe tek shkollimi.

Diçka që na habiti ishte fakti se Tea tha se që nga mosha 15 vjeç, pasi prindërit e çuan në një shkollë me profil shkencor ajo nuk ka prekur asnjë libër me dorë, por ngaqë ishte shumë e zgjuar dhe merrte informacion nga burime të tjera, doli me mesatare 9.5. Pak e vështirë për t’u besuar, por gjithsesi urojmë që Tea tani të mund ta heqë këtë embargo ndaj librit dhe t’i prekë herë pas here. Ku i dihet. Ndoshta i shërbejnë për diçka më shumë sesa të mbahet mend si vajza e Përputhen./ dritare.net

Rrëfimi i Teas: ‘S’kam prekur libër me dorë që 15 vjeçe, por dola me 10-ta’ Read More »