Irina

Bes Kallaku nxjerr ‘live’ në emision foton e pa publikuar më parë me Xhensilën

Pjesë e lojërave dhe ngacmimeve, veç të ftuarve në “Zemër Luana” hera herës bëhen edhe kapitenët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku.

Një nga lojërat e Besit ka qenë një përballje me telefon, me Monika Kryemadhin.
Besi dhe Monika duhet të hapnin telefonin e tyre dhe të tregonin gjërat e kërkuara nga telefonat e tyre.

Për Besin ka qëlluar ikona e “Gallery” dhe sfida për të ishte që duhet të tregonte foton e fundit të pa publikuar me Xhensilën.

Besi ka hapur telefonin dhe ka treguar një foto të realizuar në 2 Janar, me Xhensilën dhe vogëlushen e tyre, teksa e ka komentuar, duke thënë: “Kjo foto është realizuar një ditë para se babi të nisej për në punë. Sigurisht që ishte një portret mjaft i veçantë familjar”.

Bes Kallaku nxjerr ‘live’ në emision foton e pa publikuar më parë me Xhensilën Read More »

Olta Gixhari nuk di të ndalet, ofendon rëndë Luizin: Ty t’i sjellin rrobat falso, unë vishem me ‘Zara’

Aktorja Olta Gixhari ka lëshuar perlën e radhës, pasi u shpreh se ka nivele të larta të standardit të jetesës dhe për të 100 mijë euro nuk është një shifër kushedi se çfarë.

Gjatë një bisede me banorët, Olta i është drejtuar Luiz Ejllit se atij i sjellin rroba falso dhe nëse do ta bënin këtë gjë me të do të mërzitej shumë.

Këngëtari i është drejtuar se njerëzit janë të varfër dhe nuk pretendon t’i sjellin rroba të shtrenjta pasi edhe vetë nuk është i pasur.

Ndër të tjera ka shtuar se ajo vishet me veshje të firmës “Zara”.

Pjesë nga biseda:

Olta: Myslym Shyri se ata kanë falso. E shikon që ia sjellin falso. Karton komplet i sjellin. Unë të isha në vendin tënd do isha mërzitur shumë. Të më sjellin rroba falso.

Pse duhet të veshësh falso.

Luiz: S’jam i pasur

Olta: Nuk është te pasuria po e them për ata që i sjellin.

Luiz: Janë të varfër pra. Me qenë të pasur i sjellin original. S’kanë lekë moj zemër.

Olta: Po vishu si unë me Zara.

Olta Gixhari nuk di të ndalet, ofendon rëndë Luizin: Ty t’i sjellin rrobat falso, unë vishem me ‘Zara’ Read More »

Ka qenë i lidhur me Olta Gixharin? Mikja e Xhonatanit thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën

Që në momentin që Xhonatan u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip, në rrjet filluan të qarkullonin thashethemet se mes tij dhe banores tjetër të shtëpisë, Olta Gixharit, ka pasur një histori të shkurtër dashurie.

Sipas lajmit të publikuar në media, kjo ka qenë dhe arsyeja që Xhonatani u nda nga e dashura e tij. Mirëpo, së fundmi, shoqja e Xhonatanit ka vendosur që ti japë fund njëherë e mirë këtyre thashethemeve dhe duke treguar të vërtetën.
Sipas saj, lajmi është nxjerrë nga ish e dashura e Xhonatanit dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Alberta Zani tha se Xhonatani dhe Olta janë takuar në “Pushime on Top”, madje madje edhe bashkëshori i aktores ka vizituar biznesin e tij.

“Kjo është një gjë shumë e keqe. Lajmin e ka nxjerrë ish e dashura e Xhonatin dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Këtu ka treguar një nivel shumë të ulët. Familja e Xhonatanit me familjen e Olta kanë marrëdhënie shumë miqësore, tek biznesi i Xhonatanit ka ardhur edhe burri i Oltës. Xhonatani me Oltën janë njohur në emisionin “Pushime OnTop” me Ori Nebijajn” tha Alberta Zani.

Ka qenë i lidhur me Olta Gixharin? Mikja e Xhonatanit thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën Read More »

Miku i Kiarës reagon ashpër ndaj kërcënimit të Oltës dhe ‘thumbon’ Butrintin

Ditën e sotme Olta dhe Luizi janë përplasur në një debat të fortë, që ka degraduar në ofendime mes tyre.

Aktorja ka shkuar dhe më tej, teksa ka kërcënuar se do zbulojë sekrete të Kiarës, për të goditur Luizin. Në lidhje me këtë ka reaguar dhe miku i ngushtë i moderatores, Niko Komani.

Nëpërmjet një postimi në Instastorye-s ai ka ironizuar aktoren ndërsa shprehet “Tirana është e vogël për këdo! Imagjino sa e vogël është ndonjëherë, … sa lëviz në shtet tjetër.

Po ashtu, ai ka komentuar dhe faktin që në shtëpinë e BBVIP ditën e sotme janë dëgjuar këngë të Butrint Imerit, ish-partnerit të Kiarës, duke shkruar se “S’di çfarë po dëgjojnë nga shtëpia e BB, por këtej nga shtëpia ime po dëgjojmë këtë”, duke vendosur në sfond këndën e Luizi “ Zjarr e ftohtë.

Miku i Kiarës reagon ashpër ndaj kërcënimit të Oltës dhe ‘thumbon’ Butrintin Read More »

Butrint Imeri poston foto me dashurinë e tij të re

Butrint Imeri është një ndër emrat më “in” në industrinë e muzikës shqiptare. Mijëra fanse “shkulin flokët” për këngëtarin dhe është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Gjatë ditëve të fundit e kemi dëgjuar dhe më shumë emrin tij nga historia e dashurisë që ka pasur me moderatoren Kiara Tito, e cila prej një muaji është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip.

U tha e u stërtha që këngëtari mund të futej brenda në shtëpi ti bënte suprizë ish-të dashurës së tij, mirëpo deri tani asnjë gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Këtë periudhë ku të gjithë sy dhe veshë kemi qenë nga ai, këngëtari e ka “shfrytëzuar” për të paralajmëruar projekte të reja madje dhe për të bërë “lëmsh” rrjetin.

Së fundmi ai ka postuar një foto të “dashurisë së tij të re”, dhe e dini çfarë është? Një “Rrol Royce” superluksoze në ngjyrë gri.

“Me pamje nga dashuria jem e re”, shkruan Butrinti.

Butrint Imeri poston foto me dashurinë e tij të re Read More »

Mësohet arsyeja e vërtetë se pse Valbona Mema bëri gati valixhet në ‘Big Brother VIP’

Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues.

Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar ishte Mestro, ai që u vendos përpara “Kutisë së Pandorës” dhe përveç zarfit të bardhë me lajmin e mirë ku iu dhanë dy bileta VIP për të parë një ndeshje të Kombëtares në “Kampionatin Europian 2023” nga Digitalb, nga ana tjetër në zarfin e zi si dënim Armaldo duhet të zgjidhte 4 banorë për do t’ju hequr të drejtën për të nominuar.

Maestro i mohoi të drejtën për të nominuar Valbonës, Nitës, Diolës dhe Bjordit, kjo pasi ai parashikoi se ata mund ta nomonomin. Pasi Armaldo doli nga Dhoma e Surprizave, nisi debati mes tij dhe artistes së njohur ku ajo u shpreh në një moment se dyshonte që Armaldo të gjithë këtë që po bënte e ka luftë artistike. Pasi debateve me tone të ashpra në orët e para të mëngjesit Valbona filloi të bënte gati valixhen. Banorët që ndodheshin aty u munduan ta qetësonin pasi menduan se ajo kishte vendosur të largohej nga shtëpia. Ishte edhe vetë Armaldo ai që i kërkoi falje.

Por mëngjesin e sotëm vetë artistja ka treguar se cila kishte qenë arsyeja që kishte nisur të bënte valixhen gati.

Unë valixhen? E kam bërë vetëm që ta çoj dhe të marr rroba të tjera sepse nuk më bëjnë ngaqë jam dobësuar. Shqip

Mësohet arsyeja e vërtetë se pse Valbona Mema bëri gati valixhet në ‘Big Brother VIP’ Read More »

Monika Kryemadhi ka një koment për këngëtaren dhe Bes Kallakun: ‘Xhensilën e njoh dhe si…’

Monika Kryemadhi ishte një nga të ftuarat e drejtueses Luana Vjollca në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” në televizionin Klan.

E vendosur përballë një sfide personale Monika tregoi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga figurat më të përfolura, si miq, por edhe kundërshtarë të saj politikë. Ajo duhet të vendoste fotot e personazheve sipas lules që ajo mendonte se u përshtatej, duke qenë e apasionuar pas kopshtarisë.

Teksa u shfaq fotoja e këngëtares Xhensila Myrtezaj, Monika zgjodhi ta vendoste tek lulja “Jasemin”, atë bashkë me Besin.

“Xhensilën e njoh si mama, pimë kafe bashkë, si edhe gatuajmë me njëra-tjetrën”, u shpreh Kryemadhi, duke treguar se për çiftin Kallaku ka mjaft respekt.

Monika Kryemadhi ka një koment për këngëtaren dhe Bes Kallakun: ‘Xhensilën e njoh dhe si…’ Read More »

Banorët e pyesin nëse je e dashuruar me Luizin? Kiara befason me përgjigjen e saj!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy nga banorët e Big Brother VIP Albania, që janë kthyer në kyefjalën e mediave rozë.

Këngëtari nga Shkodra tashmë ia ka shprehur hapur dashurinë moderatores, ndërkohë që Kiara ka qenë më e rezervuar sa i përket kësaj ane.

Megjithatë, ata po vazhdojnë të krijojnë situata të shumta brenda shtëpisë përfshirë batutat e ngacmimet.

Së fundmi konkurrentët duhej t’i përgjigjeshin disa pyetjeve dhe në këtë nuk munguan as ato për marrëdhënien Luiz-Kiara.

E pyetur Titon nëse është dashuruar brenda shtëpisë, referuar Luizit, ajo tha: “Deri diku”. “Ndoshta keqkuptohet se jam natyrë pak e ftohtë. Jam natyrë pasionante dhe nuk dua ta shfaq pasionin këtu brenda në sy të të gjithëve”, vazhdoi më tej ajo.

Kjo përgjigje e ka lënë të befasuar Luizin, i cili u ngrit në këmbë dhe më pas filluan brohoritjet nga të tjerët.

Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë raporti i tyre.

Banorët e pyesin nëse je e dashuruar me Luizin? Kiara befason me përgjigjen e saj! Read More »