Irina

Kjo ishte dëshira e fundit e legjendës së muzikës greke, Vassilis Karras

Vassilis Karras, pas një problemi të rëndë shëndetësor me të cilin po përballej prej disa kohësh, u nda nga jeta ditën e djeshme, 24 dhjetor në moshën 70-vjeçare.
Sipas informacioneve, këngëtari i dashur po luftonte me një sëmundje vdekjeprurëse, ndërsa ditët e fundit ishte i shtruar me koronavirus në repartin e terapisë intensive. Ai dha frymën e fundit në orën 17.00 të së dielës pasdite (24/12) .

Siç raportoi televizioni Open, varrimi i këngëtarit do të bëhet në vendlindjen e tij, Kokkinohori Kavala. Kjo ishte edhe dëshira e fundit e Vasilis Karras, i cili kishte kontribuar me një punë të madhe për vendin e tij.

Vasilis Karras ka lindur në Kokkinochori të Kavallës, ndërsa në moshën 10-vjeçare shkoi me familjen në Selanik. Në vitin 1969, në moshën 16-vjeçare, ai bëri paraqitjen e tij të parë muzikore në lokalin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut. Njëkohësisht punonte si mekanik makinash, dashuria e tij e dytë e madhe pas këngës.

Kjo ishte dëshira e fundit e legjendës së muzikës greke, Vassilis Karras Read More »

Emigrantët në Greqi tashmë do të pajisen me dokumente! Qëndrimi tri vite pa leje, zyrtarizohet amendamenti. Përfitojnë 30 mijë refugjatë, mes tyre edhe nga Shqipëria

Përmes amendamentit të ri të dorëzuar fillimisht nga Ministria e Emigracionit dhe Azilit, e tashmë të zyrtarizuar, Greqia parashikon që emigrantët nga vendet e treta, të cilët kanë qëndruar në vend pa leje për tre vjet deri më 30 nëntor 2023, tani kanë të drejtë të marrin një leje qëndrimi të ligjshme nga Sekretariati i Administratës së Decentralizuar.

Amendamenti është botuar në Fletoren Zyrtare me nr. 5078, si amendamenti i fundit për legalizimin e kategorisë së emigrantëve 56/7 14.12.2023, që u miratua në parlament më 18 dhjetor, e përfshirë si shtesë në nenin 187 në projektligjin e ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Sociale. Në këtë mënyrë, amendamenti ka marrë formën zyrtare dhe tashmë mbeten në pritje vetëm vendimet përkatëse ministrore për zbatimin në praktikë.

Kujtojmë se amendamenti përbën në fakt dy modifikime të nenit 23 të Kodit të Emigracionit dhe të nenit 57 të Kodit të Legjislaturës për mbrojtjen ndërkombëtare dhe pritjen e refugjatëve, si dhe një sërë nenesh për legalizimin me kushte të disa kategorive që nuk kanë pasur shans legalizimi 5vjeçarin e fundit.

Padyshim që përbën një shans evidentimi të prezencës së tyre të fuqishme në tregun e punës e ekonominë greke, si për punëtorët sezonalë, ashtu edhe për gratë, kryesisht ato që janë të punësuara si ndihmëse shtëpiake, por do të mund të përfshihen edhe kategori të tjera. Duke theksuar se në ditët në vijim do të rikthehemi sërish me detaje, por edhe se jemi vigjilentë ndaj vendimeve të shumëpritura ministrore theksojmë se do të pajisen me leje qëndrimi dhe akses në tregun e punës shtetasit e vendeve të treta (nga Shqipëria) që: Disponojnë marrëveshje a kontratë pune apo ofrim shërbimesh apo pjesëmarrje në vepra në Greqi.

Disponojnë ofertë për kontratë pune nga pronarë grekë apo të huaj në Greqi. Ndodhen rezidentë si banorë në Greqi deri në 30 nëntor 2023, pa disponuar leje qëndrimi. Vazhdojnë të jenë banorë të Greqisë dhe plotësojnë të paktën 3 vite në vazhdim qëndrimi në Greqi para aplikimit, sipas dokumenteve me përcaktim të afateve kohore që do paraqiten.

Dokumentet e kërkuara: Pasaportë, akoma edhe e skaduar. Vërtetim i precedentit penal, të jetë pa precedencë penale. Taksa 300 euro + 16 euro. Vërtetimi nga punëdhënësi depozituar në formë elektronike në platformën gov.gr ku përfshihet numri tatimor (AFM) i punëtorit emigrant aplikues. Nëse ndodhen në Greqi familja e përfituesit aplikant, përfiton leje qëndrimi me afat kohor të barabartë me aplikuesin, kur bëhet fjalë për bashkëshorten dhe fëmijë të mitur. Kjo ndodh në rastin kur nuk përfshihen në nenin 1 dhe 2. -Deri në 31 dhjetor 2024 parashikohet aplikimi elektronik për këtë leje, me adresën përkatëse në zonat përkatëse ku është i punësuar aplikuesi. Kjo datë nuk ka akoma vendim nëse skadon apo mbetet e hapur.

Leja e qëndrimit do të jetë (deri) 3vjeçare. Në rast skadimi apo prerje të kontratës së punës, emigranti mundet të aplikojë për tjetër kategori, sipas nenit 12 të Kodit të Emigracionit. -Për kategorinë e veçantë që kanë aplikuar për Leje të Jashtëzakonshme sipas nenit 19 të ligjit 4251/ 2014, ofrohet mundësia të aplikojnë edhe bazuar në këtë amendament, e të përfshihen në këtë kategori legalizimi. Gjithashtu, kërkesat në pritje të lejeve të jashtëzakonshme të nenit 19, ligji 4251/2014 do të mund të shqyrtohen edhe sipas neneve 1-4 të këtij amendamenti.

Sipas Ministrisë së Emigracionit dhe Azilit në Greqi, ky vendim synon në eliminimin e fenomenit të punës së zezë në tregun vendas. Nuk legalizon dhe nuk ofron asnjë shans në emigrantë të paligjshëm përveç aksesit në tregun e punës për ata që ndodhen prej vitesh këtu, para 30 nëntorit 2023, gjithmonë me kritere e kushte të ashpra përzgjedhjeje. Gjithashtu, ministria bën të qartë se nuk ofron asnjë shans për bashkim familjar kur familja ndodhet jashtë Greqisë, akoma më të rreptë janë me nënshtetësinë greke, siç ndodh në vende të tjera të BEsë, për shembull në Gjermani. SOS: Kjo leje qëndrimi do të jetë gjithmonë e varur nga kontrata e vazhdueshme e punësimit si dhe deklarimi i vazhdueshëm i sigurimeve shoqërore nga përfituesi, domethënë emigranti që do të përfitojë një leje qëndrimi të tillë duhet të jetë vazhdimisht i punësuar, pa asnjë mundësi karte papunësie apo pezullimi nga vendi i punës. Për herë të parë një amendament i një qeverie greke praktikon lidhjen e domosdoshme të lejes së qëndrimit me punësimin, pasi vetëm sa do të sigurojnë kontratë pune dhe do të vërtetojnë se vazhdojnë të jenë aktiv në tregun e punës do mbeten të ligjshëm, nëse kontrata e punës shkëputet, pavarësisht arsyes, leja e qëndrimit do të tërhiqet e emigranti përkatës do i rikthehet statusit “i paligjshëm”.

Emigrantët në Greqi tashmë do të pajisen me dokumente! Qëndrimi tri vite pa leje, zyrtarizohet amendamenti. Përfitojnë 30 mijë refugjatë, mes tyre edhe nga Shqipëria Read More »

Alma K. i shkruan ‘Denisës’ kush e nxori videon: Abedini kush tjetër, ai e mori!Mos ka dal fytyra ime?

Në tjetër episod interesant në dosjen e prokurorisë është momenti kur Alma Kaci bisedon me një shtetase të identifikuar si Denisa e cila besohet se punon pranë një emisioni investigativ.

Nga biseda duket që Denisa e vë në dijeni Almën që video ka dal tej JOQ .

Ne orën 12:54 Denisa i shkruan Almes:

Denisa: alma, u be virale video

Alma: Mos ka dal fytyra ime?

Deni.sa: po s’e ke pare?

Alma: Mos

Denisa: e kane gjithë portalet

Alma: Jo

Obobobobo

Denisa: e xhiruar mbi kompjuter, me 1 ekran te krisur te cepi kush mendon se e nxori?

Alma: Abedini kush tjeter vec ai e mori Booo

Denisa: Te kontaktoi me?

Alma: E mora sot sma hapi

Denisa: Ndrysho ngjyren e flokeve se identifikohesh te video qe kane sheprndare

Alma: Uaaaaa dena cte bej tani Me ndihmo

Alma: Ta shof sjep pamje dena, thon per arsye etike..

Denisa: e kane Le gjithe alma eshte here virale

Alma: Ta kishim dhene sa mir do ishte…Dena flet dot 2 sek tel?

Denisa: po. Mbyll rrjetet sociale dhe mos iu pergjigj asnje portali, asnje gazetari

Alma: ok

Alma K. i shkruan ‘Denisës’ kush e nxori videon: Abedini kush tjetër, ai e mori!Mos ka dal fytyra ime? Read More »

Fruthi shumë pranë, mjeku Alimehmeti thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët

Që nga 5 dhjetori, ka pasur një rritje të madhe të fëmijëve të prekur nga fruthi, duke u kthyer në një alarm në Europë dhe Azi, ndërkohë që numrat vijojnë të rriten, mjeku Ilir Alimehmeti, ka bërë thirrje që të gjithë t’i kushtojnë rëndësi.

Në një intervistë televizive, ai ka thënë se prindërit duhet t’ia bëjnë fëmijëve dhe të mos ndikohen nga fjalët që qarkullojnë se mund të shkaktojë autizëm.

Mjeku mori shembull brezin e vjetër, i cili e kishte të detyrueshëm që të vaksinohej në shkolla, ndërkohë numri i të prekurve me spektin autik ishte më i ulët.

Sakaq, Alimehmeti theksoi se periudha që përhapet fruthi më shpejt është dimri, prandaj të gjithë duhet të bëjnë kujdes.

“Në radhë të parë ajo ka qene një vaksinë e detyrueshme. Brezi ynë e ka bërë në shkollë, vinin dhe na e bënin. Mirëpo, tani fëmijë ka shumë më pak sepse ka shumë më pak lindje.

Kjo vaksina e fruthit u lidh me autizmin në atë kohë. Një paper që u hodh poshtë, u rrëzua. Nuk po i hyj anës teknike. E provoi Danimarka. Në 40 vjet më pas janë bërë studime në çdo shtet të mundshëm dhe nuk u gjet gjë. Brezi jonë e kanë bërë të gjithë. Sa ke parë persona të spektit autik te ne? Ne kemi një rritje së fundmi. Ndërkohë, nga krahu tjetër kemi një zbritje drastike të numrit të vaksinimit. E thënë ndryshe nga ç’mund të pritej. Qyteti ka më shumë se fshati, ndërkohë fshati e bën më shumë vaksinën. Me një logjikë të thjeshtë e kupton. Ndotja ambientale duket se është problematika më e madhe. Mund të ketë dhe problematika të tjera, por ne kemi 40 vjet dhe nuk po e gjejmë. Rumani para dy javësh shpalli dy mijë raste.

E vetmja rrugë për t’u përballur me fruthin, është të përballesh me vaksinimin. Deri më thotë fruthi është virusi më i transmetueshëm dhe këtë e ka thënë shkenca.

Në dimër është koha ku mund të shpërthejë fruthi. Ne nuk jemi akoma shumë në të ftohtë, por dimri është periudha që mund të përhapet më shumë”, shprehet mjeku Alimehmeti.

Fruthi shumë pranë, mjeku Alimehmeti thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët Read More »

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare këngëtari i njohur grek Vassilis Karras

Këngëtari i njohur grek Vassilis Karras është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Këngëtari i dashur popullor i njohur edhe për publikun shqiptar, i cili prej rreth dy vitesh përballej me kancerin, një problem të rëndë shëndetësor. Ndërkohë kohët e fundit ishte prekur edhe nga COVID-19 dhe po trajtohej në një spital në Selanik. Karras prej më se disa dekadash është një yll në skenën e muzikës popullore greke. Në moshën 16-vjeçare ai bëri paraqitjen e tij të parë në lokalin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut. Në të njëjtën kohë, fjatë asaj periudhe, ai punonte si automekanik.

Megjithatë, me kalimin e viteve, kënga u bë një sukses për të. Disqet e tij u bënë prej ari dhe platini, ndërsa suksesi më i madh komercial ishte disku “Më ke bërë rrugaç”, ( m’ exeis kanei alitis), i cili shiti më shumë se 180,000 kopje. Në vitin 1980 ai publikoi albumin e tij të parë me titull “Paragkes Kai Palatia”, i cili pati një ndikim të madh në botën e muzikës greke, kryesosht tek ndjekësit. Më vonë disqet dhe këngët e Vassilis Karras u bënë hite brenda pak vitesh, ku arriti të bëhej këngëtari popullor numër një në Greqi për nga audienca. Ai ka kënduar edhe duete të suksesshme me shumë këngëtarë të njohur apo grupe muzikore si Marianthi Kefala, Pyx Lax, Konstantina, Anxhela Dimitriou, Tolis Voskopoulos, Nikos Zoidakis, Kaiti Garbi, Despina Vandi, Elli Kokkinou, Irini Merkouri, Paola, Pantelis Pantelidis, etj. Artisti ishte gjithashtu kompozitor dhe tekstshkrues në shumë hite të mëdha të skenës muzikore greke. Vassilis Karras është një artist shumë i njohur edhe për shqoptarër, pasi ka dhënë disa koncerte në Tiranë dhe në Korçë.

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare këngëtari i njohur grek Vassilis Karras Read More »

Berisha: ‘Ne jemi shpresa e vetme, prandaj na luftojnë në çdo formë’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për sulmet ndaj opozitës.

Ai shprehet se opozita në fakt nuk është e dobët, por thjeshtë e sulmuar.

Ish-kryeministri thotë se këto sulme vijnë për të vetmin fakt se ata po thonë të vërtetën.

Ndërsa sa u takon shqiptarëve, Berisha tha se ata janë të tradhtuar, si nga qeveria, drejtësia por edhe nga opozita “fasadë” duke iu referuar këtu PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha.

Sipas Berishës, shpresa e vetme e shqiptarëve tanimë është vetëm PD e Rithemelimit.

Sali Berisha: Pikërisht se nuk kanë prova, ky arrestim mund të realizohej vetëm nga një zinxhir shkeljesh ligjore.

Po pse gjithë kjo luftë kundër Sali Berishës? Pse ky agresion 2-vjeçar kundër opozitës, aq sa janë të gatshëm të shkatërrojnë pluralizmin, vetëm për të na luftuar ne.

Këto dy vite ne kemi prishur rehatinë, kemi goditur gjer në palcë Edi Ramën, sepse kemi treguar të vërtetën.

Sepse kur qeveria u çan veshët qytetarëve “Shqipëria është Europa e Ballkanit” të kujton Sulltan Hamiti kur thoshte se Shqiptarët janë otomanët e Europës.

Kjo është vetëm për ministrat e tij. Është krejt tjetër për qytetarët. Nga kjo parajsë kanë ikur 1 mln e 300 mijë qytetarë.

Opozita luftohet se kur Edi Rama bën si klloun para Evropës, ne i tregojmë se ky klloun në fakt është një diktator që pushtetin e fiton duke shndërruar krimin në votë dhe votën në krim.

Opozita nuk është e dobët, është e sulmuar, nga qeveria e padrinos, gjykata dhe prokuroria politike, edhe nga disa prej mediave më kryesore të vendit, nga organizatat e krimit dhe drogës

Për t erën parë në histori ne jemi një komb në vdekje. Shqiptarët janë larguar nga vendi i tyre më shumë se sirianët nga luftrat.

Shqipëria është e tradhëtar, qeveria i ka tradhëtuar shqiptarët, drejtësia i ka tradhëtuar shqiptarët, opozita fasadë si ato Brava-Balla-Alibeaj i ka tradhëtuar shqiptarët.

Çfarë iu ka mbetur shqiptarëve? U ka mbetur vetëm opozita e vërtetë. Vetëm ne jemi shpresa e vetme që ka mbetur për shqiptarët prandaj dhe luftohemi në çdo formë.

Berisha: ‘Ne jemi shpresa e vetme, prandaj na luftojnë në çdo formë’ Read More »

Ndjesa e Bujar Qamilit: U bënë gati 27 vite që nuk e festoj Vitin e Ri në shtëpi

Kur je një këngëtar aq i njohur sa Bujar Qamili, Viti i Ri të gjen më shumë nëpër koncerte, qofshin ato jashtë ose brenda vendit, sesa me familjen.

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Qamili u shpreh se janë bërë gati 27 vite që nuk i kalon festat e fundvitit në shtëpi. Madje, kur hipi në studion lëvizëse, ai tregoi se sot do të nisej për në Ankona dhe Milano të Italisë, pasi do të performojë në dy koncerte.

Mesa duket, edhe këtë vit këngëtari do të jetë i zënë me punë, por i ka dhënë fjalën familjes se vitin tjetër do e festojë me ta Vitin e Ri.

Aldo: Po të ka marrë malli o Bujar, ta kalosh njëherë Vitin e Ri me robtë e shtëpisë. Domethënë, të jesh kështu qetë fare, të ikësh me ndonjë vend, të mos hapësh as telefonin. Apo e ke harruar si bëhet?

Bujar Qamili: E kam harruar si bëhet. Më ka shkuar në mendje vazhdimisht kjo punë Aldo, edhe gjithmonë them para se të vijë Viti i Ri, them që këtë vit nuk do iki, do rri në shtëpi do e bëj me ata të familjes. Sepse u bënë gati, pa ekzagjerim, u bënë gati 27 vite që unë nuk e bëj Vitin e Ri në shtëpi.

Aldo: E do robi njëherë me i vendosur drynin.

Bujar Qamili: Duhet.

Aldo: S’të vjen më. Iku jeta, 27 vite dhe pa festuar asnjëherë me ata të shtëpisë?!

Bujar Qamili: Pa festuar asnjëherë me ata të shtëpisë.

Aldo: Anuloje more burrë këtë vit, nami u bëftë.

Bujar Qamili: Edhe këtë vit, i kam dhënë fjalën.

Aldo: Cili është projektimi që i bënë për 2024-ën familjes, tani?

Bujar Qamili: E dashur grua, të dashur fëmijë, nipa, mbesa, vitin që vjen kam frikë se prapë nuk ka për të më gjetur në shtëpi.

Aldo: Po pse more burrë? Po një natë është more burrë, s’u bë qameti.

Gjatë intervistës, Bujar Qamili gjithashtu i kërkoi të faluar familjes që në vitin 2023 nuk ka pasur më tepër kohë për ta.

Aldo: I dashur Bujar, kujt do i thoje në 2023-shin faleminderit dhe kujt më fal?

Bujar Qamili: Faleminderit do i thosha të madhit Zot. I cili po më mban jetën, shëndetin dhe zërin. Dhe më fal do i thoja, sinqerisht, do i thoja familjes. Sepse, të them të drejtën nuk kam arritur që… kam plotësuar po të thuash të gjitha kushtet, qejfet më tepër, qejfet e tyre sepse nuk kam pasur kohë. Jam marr gjithmonë me këto aktivitetet. Vetëm atyre do i kërkoj të falur. /tvklan.al

Ndjesa e Bujar Qamilit: U bënë gati 27 vite që nuk e festoj Vitin e Ri në shtëpi Read More »

Elsa Lila doli pa asnjë çmim nga Festivali, gazetarja e njohur: Mori atë që meritoi!

Edhe pse në mediat sociale përflitej se fituesja e Festivalit të Këngës në RTSH ishte paracaktuar, dhe ajo ishte Elsa Lila, në fakt kjo e fundit doli pa asnjë çmim.

Gazetarja Kozeta Kurti ka bërë një postim të shkurtër ku shkruan se Elsa Lila mori atë që meritoi nga publiku duke e quajtur sjelljen e saj skenike “arrogante”.

“Elsa Lila mori nga publiku atë që meritoi: shpërblimin për sjelljen skenike arrogante ndaj publikut, leksionet që dha dhe kohën televizive që vodhi në mënyrë të padrejtë! Suksese në jetë dhe më gjerë”, shkruan gazetarja Kozeta Kurti.

Elsa Lila doli pa asnjë çmim nga Festivali, gazetarja e njohur: Mori atë që meritoi! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com