Efi rrëfehet si asnjëherë më parë
Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë një nga nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes. Në fillim ajo hyri si një konkurrente e vetme së bashku me Mikelën, por më pas rrjedha e ngjarjeve ndryshoi krejtësisht dhe ajo u kthye në një prej konkurrenteve më të dashura nga i gjithë publiku. Si ishte për Efin kjo eksperiencë?
Ishte një gjë shumë e bukur, shumë e vështirë, shumë stres, çdo emocion ishte aty brenda.
Aty ti je 24 orë dhe normal nuk mundesh që të dish komentet e publikut, siç ndodhte në “Për’Puthen” ku ti mund të dilje të shikoje ku qëndron problemi, ta rregulloje ose edhe mos ta rregulloje në rastin tim. Në “Big Brother” çdo gjë është e dukshme, çdo fjalë që ne themi kurse në “Për’Puthen” ekzistonin disa raste të cilat gjëra të tjera thuheshin në prapaskenë dhe të tjera gjëra thuheshin aty dhe prandaj reagimin tim po ta vini në peshore me atë të ‘Big’-ut është po i njëjti.
Njerëzit nuk e dinin se çfarë më ndodhte mua në prapaskenë kurse tani tek “BBV” e dinin se çfarë ndodhte dhe e kuptojnë reagimin tim se pse unë jam kështu siç jam.
Normal që bëra shumë mirë, jam shumë e lumtur që arritën njerëzit të më kuptonin se si unë jam, në të mirat dhe të këqijat e mija sepse normal që unë nuk prisja që të futesha dhe të tregoja perfeksionin tim sepse e kam thënë që nuk është askush perfekt. Doja të shikonin të gjithë dhe ato që unë nuk i kam të bukura siç mund të jetë pak toni im i lartë i zërit por në fund duhet të themi se jemi ballkanas. Po të bërtiste një tip si Dea, ideja është që nuk ia vë re njeri sepse është si natyrë më e qetë kur e sheh kurse unë dalloj direkt.

Diola: Kam rënë në dashuri me një 77-vjeçar!
Diola teksa po fliste me Dea Michel për marrëdhënien me meshkujt, i tha asaj se dikur ka rënë në dashuri me një 77-vjeçar.
Ajo i tha Deas se nuk dashurohet me fizikun te një mashkull, por me mendjen e tij.
“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar.
Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia “Kam rënë në dashuri”, ato thoshin “Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç.”, u shpreh Diola.

BBV përfshin edhe politikën, Petrit Vasili fans i ‘zjarrtë’ i…
Petrit Vasili, deputeti i 362 votave, është ndjekës i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.
Vasili duket se është fans i zjarrtë i Kiara Titos, moderatores që ka nisur një histori romance me Luiz Ejllin.
Pëlqimi i deputetit të PL-së është zbuluar nga një koment i tij në rrjetet sociale.
Në një status ku njerëzit pyeten se si e vlerësojnë zgjedhjen e Kiarës për të dërguar në nominim Olta Gixharin, Dea Mishel Hoxhën dhe Tea Trifonin, Vasili ka shprehur qëndrimin e tij.
Ai përgëzon moderatoren, duke zbuluar kështu se nuk i pëlqen grupi i Oltës.
“Shumë zgjedhje e bukur. Bravo”, shkruan Vasili në koment.

BBV përfshin edhe politikën, Petrit Vasili fans i ‘zjarrtë’ i… Read More »
Dea Mishel zbulon çfarë i ka thënë gazetari për nominimin e grupit ‘LEK’
Dea Mishel duket se do të gjejë ngushëllim te Tea Trifoni, apo edhe të ndajë biseda të ndryshme me të pas prishjes së miqësisë me Oltën.
Dje, Dea i tha Teas se kishte folur me Bledi Manen për situatën e krijuar “Prime”-n e kaluar me Luiz Ejllin. Sipas saj, gazetari i kishte thënë se ajo u duk si “vrasëse” me atë që i bëri këngëtarit, duke dërguar në nominim atë, Kiara Titon dhe Efi Dhedhes.
Sipas Deas, Bledi i kishte thënë se u tregua gjakftohtë që nuk reagoi fare në asnjë moment, ndonëse Luizi doli nga vetja dhe e ofendoi me fjalë të rëndë.
Kjo e fundit u shpreh se ajo përjetoi një bllokim në atë moment dhe se kishte vetëm dy rrugë, ose do qante krah Amosit ose do qëndronte gjakftohtë përballë asaj situate.

Dea Mishel zbulon çfarë i ka thënë gazetari për nominimin e grupit ‘LEK’ Read More »
Pas komenteve negative, Arbana detyrohet të marrë vendimin e papritur
Big Brother VIP këtë vit ka kaluar parashikimet duke thyer rekorde audience, por edhe pakënaqësie, me plot njerëz që besojnë se vendimet merren nga moderatorja e emisionit dhe i konsiderojnë ato të papranueshme.
Publiku është tejet i apasionuar pas personazheve brenda në shtëpi e nëse diçka ndodh vërejtjet apo komentet negative i merr edhe Arbana Osmani në profilin e saj në Instagram.
Kështu ndodhi të shtunën e kaluar me largimin e Efit, ku shumë komentues shpreheshin të pakënaqur.
E duke qenë se këto komente nuk ndaleshin as në profilin e saj, Arbana vendosi të merrte një vendim duke i ndaluar ndjekësit të komentojnë.
Tanimë Arbana ka gjetur një zgjidhje tjetër dhe në fotot e saj mund të komentojnë vetëm persona të limituar, pra njerëz që ajo ndjek dhe jo kushdo.

Pas komenteve negative, Arbana detyrohet të marrë vendimin e papritur Read More »
Ngjarje e rë ndë në Vlorë/ 40-vjeçari që llohet me ar më zjarri
Një person është pla gosur me ar më zj arri në Vlorë. I pl agosur ka mbetur shtetasi Defrim Pashaj, 40 vjeç. Gazetari i Abc News, Elton Nika raporton se ngjarja ka ndodhur te Uji i Ftohtë në zonën e quajtur si 7 pallatet. Mësohet se ngja rja ka ndodhur pas një konflikti çasti me një tjetër person.
Falë reagimit të menjëhershëm të po licisë është arrestuar në fla grancë autori i ngjarjes.
Njoftim po licie
Vlorë
Pl agosi me a rmë zja rri, një 40-vjeçar, falë reagimit në kohë nga Po licia, kapet dhe vihet në pra nga autori i dy shuar.
Gjatë kontrollit të banesës së autorit, Po licia ka gjetur dhe sek uestruar një ar më gj ahu.
Rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”, shtetasi L. Z., 38 vjeç, dyshohet se pas një kon flikti për motive të dobëta, ka pla gosur me ar më zja rri, shtetasin D. P., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.
Shërbimet e Po licisë, falë koordinimit në kohë me sallën e operative të DVP Vlorë, kanë bërë të mundur menjëherë ka pjen dhe neutralizimin e au torit të dy shuar, shtetasit L. Z.
Ndërkohë, i pla gosuri, shtetasi D. P., aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rr ezikut për jetën.
Nën drejtimin e Prok urorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngja rjes.

Ngjarje e rë ndë në Vlorë/ 40-vjeçari që llohet me ar më zjarri Read More »
Nuk është Luizi ai që e fiton Big Brother VIP Albania, ja kush e merr sipas Alfred Cakos
Konspiracionisti Alfred Cako ka deklaruar se fituesi i Big Brother VIP Albania tha se Bledi Mane do të fitojë këtë Big Brother pasi ka hyrë me një princip në jetë, do ti kundërvihet banorit Luiz Ejlli dhe se sipas tij do ta mposht.
Reagimi i plotë:
I uroj mikut tim Bledi Manes suksese dhe fitore ne Finale te BBVA.
Ashtu sic ka princip ne jetë, do ti kundervihet Luizit dhe do ta mposhte pa asnje dyshim, me ka premtuar se te gjitha parat e finales do ti dergoj per bamiresi .!
Rrethi Katror do te vazhdoj me mua dhe Milaimin.
Dmth tashi do te perballem me nje Sor osian me pak.

Nuk është Luizi ai që e fiton Big Brother VIP Albania, ja kush e merr sipas Alfred Cakos Read More »



