Irina

Ja kush pritet të hyjë nesër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

Një tjetër banore do i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lart e poshtë po thuhet se konkurrentja më e re e Big Brother Vip, do të jetë pikërisht aktorja e njohur Eva Alikaj.

Sipas Anabel.al mësohet se Alikaj do të hyjë puntatën e së martës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania.

Kujtojmë se banorëve iu kërkua që të mësonin disa pjesë nga “Pallati 176” për t’i interpretuar. Eva thuhet se do të surprizojë banorët dhe do të jetë konkurrentja më e re e reality show-t.

Ja kush pritet të hyjë nesër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri Read More »

Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku zbulojnë dhuratat më të shtrenjta që i kanë bërë partnereve

Aktorët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku së fundmi i janë përgjigjur disa pyetjeve lidhur me jetën e tyre private.

Të vendosur në “karrigen” e të ftuarëve në “Zemër Luana”, kapitenët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve të forta ose të pinin një shishe birre me fund. Besi dhe Olsi u pyetën për dhuratën më të shtrenjtë që u kanë bërë partnereve, cila ka qenë ajo dhe sa ka kushtuar.

Olsi Bylyku tregoi se dhurata më e shtrenjtë për Eglin ka qenë një makinë, me vlerë 22,000 Euro.

Ndërsa, Bes Kallaku nuk preferoi të jepte një shifër për dhuratën që i ka bërë partneres së tij të zemrës, Xhensilës, por tha se i ka dhuruar një makinë ‘Range Rover Velar’, modeli i fundit

Edhe edhe pse ai nuk e tha shifrën, në internet rezulton se ajo makinë kushton rreth 58.000 Dollarë.

Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku zbulojnë dhuratat më të shtrenjta që i kanë bërë partnereve Read More »

Olta e thotë troç kë banor do jashtë ‘BB VIP2’: Po bëhet i rrezikshëm, duhet ta heq që tani

Teksa po bisedonte me Nitën, Dean dhe Kristin, Olta zbuloi se nëse do i jepej mundësia me zarfin e kuq për të hequr një banor nga shtëpia e “Big Brother VIP”, është pikërisht Kristi.

Sipas aktores së njohur, ai po bëhet i rrezikshëm dhe duhet ta heqë që tani. Nga ana tjetër, Kristi i thotë se ka banorë të tjerë për të larguar dhe Olta i përgjigjet se ‘do u vijë radha’.

Olta: Po bëhet i rrezikshëm, duhet me e hequr që tani

Kristi: Unë i rrezikshëm?
Olta: Patjetër që për mua

Olta: Je lojtar shumë i fortë

Kristi: Mos i bëj këto gjëra tani, kështu

Olta: Këto gjëra si? Si kështu, po ta them pra

Kristi: Po ka të tjerë

Olta: Do u vijë radha të gjithëve nëse jam në shtëpi

Olta e thotë troç kë banor do jashtë ‘BB VIP2’: Po bëhet i rrezikshëm, duhet ta heq që tani Read More »

Tani i ‘tradhtuar’ nga veprimi i Luizit: ‘Më shumë se te Kiara duhet të kesh besim tek unë’

Luizi Ejlli duket se është i vendosur të bëjë gjithçka të mundet për të mbajtur Kiara Titon brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe këtë gjë e thotë hapur sa herë që i vjen rasti.

Por së fundmi ai është përballur me reagimin e shokut të tij, Tan Brahimit, i cili ka bërë disa që është pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në një mision të dhënë nga “Vëllai i Madh”, këngëtari në bashkëpunim me Olta Gixharin, duhej të bënin banorët e rinj që të hidheshin në pishinë, që në “këmbim” BBV t’iu hiqte imunitetin.

Luizi dhe Olta e realizuan misionin dhe Tani u shpreh i pakënaqur që këngëtari luftoi aq shumë për t’iu hequr atyre imunitetin, veçanërisht “shokut të tij”, duke pasur parasysh zarfin e kuq që ka ardhur për aktoren e njohur.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Nuk je i rrezikuar fare nga unë. Unë i bëra llogaritë, i binte që të të ikë imuniteti nesër, thashë Tanit nuk i bën njeri dëm.

Tani: Unë nuk e kam te rreziku, thjesht pse ia bëre shokut. Nëse më fusin mua në mes, ta dish se më shumë se te Kiara duhet të kesh besim te unë. Në çdo lloj rrethane, unë e analizoj, kur të vijë puna që të më përplasin e të më tregojnë për ty unë e kam reagimin. Nëse jam vetëm, ne nuk jemi shokë. Nuk kemi dy muaj jetë, nuk janë ditët e fundit dhe po kalon vetëm këto dy muaj, ose varet loja nga çifti.

Luizi: E di që nuk do jem me Kiarën gjithë kohës, qëllimi im është që ta mbaj sa më shumë gjatë këtu brenda.

Kiara: Është frika se mund të ndahemi kaq shpejt, e di që do bashkohemi prapë, por është ideja që ta shtyjmë sa më shumë dhe pse jo të shkojmë në finale.

Tani i ‘tradhtuar’ nga veprimi i Luizit: ‘Më shumë se te Kiara duhet të kesh besim tek unë’ Read More »

Dyfishohet çmimi i patentës, nga marsi 85 mijë lekë. Gonxhe: Eliminojmë sekserët!

Marrja e një patente për drejtimin e makinës do të kushtojë më shtrenjtë. Shoqatat e Autoshkolla, Drejtoria e Transportit Rrugor dhe Drejtoria e Patentave kanë miratuar një marrëveshje që synon shmangien e abuzimeve dhe informalitetit.

Duke filluar që nga muaji Mars, marrja e lejes së drejtimit për kategorinë B, do të kushtojnë 85 mijë lekë. Kanë qënë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe shoqata e autoshkollave, që morën këtë vendim pas arritjes së një marrëveshjeje, duke rënë dakordë për cmimet minimale te unifikuara për orët teorike dhe praktike.

“Do të kushtojnë 300 mijë lekë teoria dhe 550 mijë lekë praktika…a ka pasur më parë një tarfië? jo nuk ka pasur…nuk ka më patateta që deklarohën 20 mijë lekë…të jemi në mënyrë të barabartë”, deklaroi Tonin Gjinaj nga shoqata kombëtare e autoshkollave.

LEJE DREJTIMI PER KATEGORINE B

TEORIA- 30.000 LEK (MINIMUMI)

PRAKTIKA- 55.000 LEK (MINIMUMI)

Sipas DPSHTRR kjo marrëveshja ka për qëllim eleminimin e sekserëve dhe konkurencën e pandershme që ka përfshirë tregun e autoshkollave.

“Sipas marrëveshjes, për të shmangur abuzimet cdo autoshkollë do duhet të deklarojë të gjitha të ardhurat tatimore dhe orët që do zhvillojë secili aplikant për leje drejtimi”, tha drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.

Tashmë një seancë mësimore do të kushtojnë 500 lek dhe një seancë praktike 935 lekë.

Dyfishohet çmimi i patentës, nga marsi 85 mijë lekë. Gonxhe: Eliminojmë sekserët! Read More »

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, ja sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Nafta do të shitet jo më shumë se 190 lekë/litri, duke e ulur me 5 lekë për litër nga vendimi i datës 15 shkurt. Ndërsa benzina jo më shumë se 186 lekë/litri, duke u ulur çmimi me 3 lekë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 80 lekë/litri.
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 18 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 17.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 814, -34 nga data 14.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 783, -55 nga data 14.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 109.3, 16 (+1.12 nga data 14.02.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Shkurt 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, ja sa do shitet nafta dhe benzina Read More »