Irina

‘Ma kpute zemrën’, rrëqeth me mesazhin babai i njërit prej të rinjve që humbi jetën gjatë garave me makina në Kosovë

Lordi Syla është njëri nga tre personat që humbi jetën në aksidentin në Prizren. Pas vdekjes së Lordit ka reaguar babai i tij, Muhamet Syla.

“Ma kpute zemren bab, ishallah Allahu në xhehnet”, ka shkruar Syla sipër një fotografie ku shihet me Lordin.

Ndërkaq dy të vdekurit tjerë janë Nue Bibaj dhe Molos Delija.

‘Ma kpute zemrën’, rrëqeth me mesazhin babai i njërit prej të rinjve që humbi jetën gjatë garave me makina në Kosovë Read More »

Berisha drejt arrestimit, votohet me 6 vota kërkesa për t’i hequr imunitetin

Këshilli i Mandateve ka miratuar unanimisht sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Kërkesa e SPAK u miratua nga anëtarët e pranishëm në mbledhje me 6 vota pro dhe asnjë kundër. Raporti i Këshillit të Mandateve do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim në seancën e 21 dhjetorit, si rend i parë i ditës.

Berisha drejt arrestimit, votohet me 6 vota kërkesa për t’i hequr imunitetin Read More »

Edhe Alibeaj voton pro arrestimit të Sali Berishës: ‘Zero imunitet për askënd’

“Zero imunitet për askënd”. Kështu ka deklaruar Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, duke deklaruar kështu se është pro e lejimit të arrestimit të ish-kryeministri Sali Berisha.

Deklarata e Alibeajt:

Unë jam nga ata që kam barrën dhe peshën e madhe të vendimmarrjes në këtë këshill lidhur me kërkesën e dhënies së autorizimit. Nuk jam i dyzuar, por krahauar me të gjithë ju tjerët, kam një pozicion më specifik. Ana tjetër, jam përfaqësues i PD-së. Ndaj të gjitha konsideratat që do t’i mbaj do të parashtroj atë që duhet të jetë qëndrimi i Kuvendit.

Nuk i heq aspak asgjë se përfaqësimi i Gjykatës, kemi një barrë gjithsecili, jo të caktojë fajësinë/pafajësinë apo peshën e çështjes, është vetëm një gjë e thjeshtë; cili duhet të jetë standardi politik, moral, etik që deputeti duhet të mbajë sa herë ka nj kërkesë nga organet e drejtësisë për dhënien e një autorizimi.

PD e ka patur që në krye të herës, standardin politik për dhënien me vullneti të lirë zhveshjen nga pushteti. Një standard që sot më shumë sesa dje duhet të jetë guri i themelit që nuk duhet të ketë asnjë luhatje pavarësisht se kujt i përkasim.

E kemi mbajtur në 2012, kur kërkuam heqjen totale të imunitetit nga kushtetuata që nuk krijonte mbrojtje, por shoqëri me dy shtresa.

E kemi mbajtur në 2016, në rastin e ndryshimeve kushtetuese dhe diskutohej reforma në drejtësi.

E kemi mbajtur me rastin e çështjes Tahiri. Ka qenë kjo anë e opozitës në atë kohë dhe ka kërkuar për kërkesat për dhënie autorizimi të votojë, ndërsa të gjitha masat e tjera ndaluese, nuk ka nevojë të bëhet një kërkesë. Ka qenë mazhoranca.

E kërkuam dhe në rastin e Bllako, pavarësisht se Bllako e la imunitetin me vullnet.

E mbajmë këtë qëndrim, edhe në rastin e Ahmetajt.

Përsa i përket praktikës parlamentare, qëndrimi ka qenë po. Ne kemi qenë pro.

Raporti mes politikës dhe drejtësisë duhet të jetë i tillë; asnjë lloj pengese nuk duhet të krijohet kur drejtësia e kërkon.

PD ka paraqitur një amendament për rregulloren, që deputetët që në momentin kur zgjidhen, në mënyrë solemne të lënë imunitetin.

U bënë 30 vite që qeverisja në këtë vend, nëse ka pasur një difekt , ka qenë abuzimi dhe mbrojtja ndaj imunitetin. Ka krijuar papërgjegjshmëri institucionale dhe abuzim deri në korrupsion. Është koha që ky parlament ta vendos si një gur të kalcifikuar dhe për të ardhmen.

Reforma në Drejtësi në thelbin e vetë kishte heqjen e çfarëdolloj mbrojtje të parlamentarëve, politikës, ndaj drejtësisë. Për koherencë të qëndrimeve politike, nuk ka sesi të ketë qëndrim tjetër.

Duke qenë i sinqertë, po rikthehem të ajo që thashë në fillim. Nëse sot diskutohet për Berishën, është një person që e ndjek me vëmendje, është Rama.

Standardi që po ndjekim ne sot, përsa kohë që aplikohet ndaj një ish-kryeministri duhet mbajtur dhe ndaj kryeministrit në detyrë. Ajo që duehet të bëjmë ne sot, të vendosim dhe SPAK që të mbajë të njëjtin standard, të hapë kërkesat e kallëzimet që përfshijnë kryeministrin dhe të kërkojë me të njëtat standarde heqjen e imunitetin.

Shqiptarët kërkojnë sot një politikë që të mos jetë jo e barabartë para ligjit me ta. Këtë duhet të vendosim sot. Zero imuniteti për askënd. Krijimi i kushteve të presionit pozitiv, që të mos lejojë asnjë pisi të hollë për krijimin e dy standardeve.

Pa e zgjatur më tepër, qëndrimi imi personal dhe si përfaqësues i PD, pranoj si kërkesë dhe të lëshoj autorizimin.

Edhe Alibeaj voton pro arrestimit të Sali Berishës: ‘Zero imunitet për askënd’ Read More »

Aksidenti tragjik që u mori jetën tre të rinjve

Aksidenti që u mori jetën tre të rinjve në afërsi të Prizrenit, është shkaktuar si pasojë e garave me makina.

Njëra nga makinat ka goditur disa persona, të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën.

Policia përmes njoftimit për media, ka bërë të ditur se shoferi që përplasi tre të rinjtë është arrestuar.

Më herët, u raportua se shoferi i automjetit ishte Arlind Syla, i afërm i njërit prej viktimave.

Ndërsa së fundmi, policia njoftoi edhe për arrestimin e një tjetër personi, Irfan Hotin nga fshati Dejnë raporton indeksonline.

Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20- vjeçare.

Aksidenti tragjik që u mori jetën tre të rinjve Read More »

Tensionet me Greqinë/ Kreshnik Spahiu ‘zbërthen’ planin e Athinës për jugun e Shqipërisë

Analisti Kreshnik Spahiu, foli në lidhje me situatën e krijuar mes Athinës dhe Shqipërisë dhe veton që Greqia ka vendosur ndaj vendit tonë për shkak të çështjes ‘Beleri’.

Në një intervistë televizive, Spahiu theksoi se Përëndimi mund të përballet me një konflikt tjetër në vendin tonë, i ngjashëm si ai në Veri të Kosovës.

Sipas tij nëse Himarën e merr nën kontroll Greqia, kjo e fundit mund të kërkojë një asociacion së bashku me Dropullin e Finiq.

“Nëse problemi do të ishte thjesht një individ, unë them që problemi duhet të zgjidhet, nëse problemi është shumë parimor që një Greqi e kontrolluar nga qeveria shqiptare përbën më stabilitet se sa një Himarë e kontrolluar nga Athina dhe Greqia që mund të jetë një destabilitet për rajonin atëherë këtu mbetet për t’u parë.

Ka një dyshim të Perëndimit që i gjithë ky shqetësim nacionalist i Athinës për Himarën, e të gjitha këto pretendime nacionaliste për të vënë në kontroll Himarën, mund të jenë një rrezik për pretendime autonomie. Perëndimit i duhet të përballet me një konflikt tjetër të ngjashëm si ai në Veriun e Kosovës ku nëse Himara bëhet nën kontrollin e Greqisë, mund të kërkojë një asociacion së bashku me Dropullin dhe Finiqin”-tha ai.

Tensionet me Greqinë/ Kreshnik Spahiu ‘zbërthen’ planin e Athinës për jugun e Shqipërisë Read More »

Kreu veprime të turpshme me një të mitur, arr estohet 60-vjeçari në Vlorë

Një 60-vjeçar është arrestuar për shkak se akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë. Mësohet se në pranga ka rënë S. B., 60 vjeç, banues në Vlorë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin S. B., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një 12-vjeçari”, njofton Policia.

Kreu veprime të turpshme me një të mitur, arr estohet 60-vjeçari në Vlorë Read More »

Drejtuesi humbi kontrollin, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.

Drejtuesi i një automjeti “Land Rover” me iniciale H.K., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues A.L., dhe T.A.

Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Drejtuesi humbi kontrollin, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën Read More »

Breshëri plumbash, i bëhet atentat shqiptarit në Itali

Një seri të shtënash u dëgjuan rreth orës 23.00 të së shtunës në qytezën e qetë të Santernos në afërsi të Ravenës në veri të Italisë. Ngjarja ndodhi përpara një lokali të zonës. Shënjestra ishte një 47-vjeçar shqiptar që ka mbetur i plagosur. Ai ka marrë plagë kryesisht në pjesën e poshtme të trupit.

Identiteti i të plagosurit nuk bëhet i ditur, por konfirmohet se ai ka pasur precedentë penalë në të shkuarën. Pas ngjarjes, autori i krimit u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes. Nga të dhënat e para mendohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh megjithëse nuk përjashtohet as pista e një konflikti të fundit. Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur dëshmitarë dhe është e paqartë nëse lokali ka qenë i hapur në atë orë.

Nisur nga plagët e marra në pjesën e këmbëve dyshohet se autori ka dashur t’i japë një “mësim” shqiptarit dhe nuk ka dashur që ta vrasë. Në pyetje është marrë pronari i lokalit dhe disa persona të tjerë. Policia është duke këqyrur edhe pamjet e kamerave të sigurisë. I plagosuri nuk është arrë ende në pyetje, pasi pritet që t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.

Breshëri plumbash, i bëhet atentat shqiptarit në Itali Read More »