Irina

Ndërron jetë aktori i njohur, gjendet pa shenja jete në makinë

Aktori i famshëm korean Lee Sun-kyun i cili është i njohur për rolin e tij në Parasite, ka ndërruar jetë.

48-vjeçari është gjetur pa shenja jete në një makinë në një nga parqet kryesore të Seulit të mërkurën.

Ai ishte nën hetim për përdorim droge që nga tetori. Gazeta Yonhap raporton se Lee Sun-kyun dyshohet se merrte drogën nga një punonjëse në një bar në Seul.

Megjithëse testet kanë rezultuar negative.

Ndërron jetë aktori i njohur, gjendet pa shenja jete në makinë Read More »

Kujdes, mund të rrezikoni shëndetin/ A duhet larë gjeli i detit para gatimit, ja disa këshilla për mënyrën e përgatitjes!

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC, kanë nxjerrë disa këshilla për mënyrën më të sigurt e përgatitjes së gjelit të detit.

Para së gjithash, ju duhet të dini se ai nuk duhet të lahet ose të shpëlahet.

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por në këtë mënyrë ju mund të përhapni mikrobet dhe bakteret në të gjithë kuzhinën tuaj.

Dhe kjo praktikë gatimi mund t’ju sëmurë ju dhe familjen tuaj.

Më poshtë do njiheni me disa nga këshillat më të vlefshme për sigurinë e mirqënies tuaj dhe të familjes.

Çfarë duhet të keni parasysh tjetër?

Një nga këshillat më të rëndësishme është të lani duart me sapun për 20 sekonda pas trajtimit të gjelit të detit.

Për të prerë gjelin duhet të përdorni një dërrasë të veçantë.

Mos vendosni kurrë ushqime të tjera në një pjatë ose dërrasë që ka mbajtur gjelin e pagatuar.

Lani enët ku ka qëndruar mishi dhe enët e tjera që mund të jenë kontaminuar me ujë të nxehtë dhe detergjentin larës të enëve.

Në vend që ta lini gjelin e detit të shkrijë në temperaturë dhome, këshillohet ta lini në një enë në frigorifer ose në një qese plastike që nuk lejon rrjedhjen të cilën duhet ta vendosni në një lavaman me ujë të ftohtë.

Ju gjithashtu mund të përdorni një mikrovalë, nëse hapësira e saj jua lejon.

Kur gjeli të jetë gati për t’u pjekur ai duhet të vendoset në një furrw të nxehur në 170 gradë Celsius ose më të lartë.

Për të qenë më të sigurtë ju mund të përdorni edhe një termometër ushqimi dhe sigurohuni që gjeli të arrijë nxehtësi të paktën 70 gradë edhe në pjesët e trasha si gjiri, kofshët dhe krahët.

Përpara se ta prisni lëreni gjelin të qëndrojë për rreth 20 minuta./AgroWeb.org

Kujdes, mund të rrezikoni shëndetin/ A duhet larë gjeli i detit para gatimit, ja disa këshilla për mënyrën e përgatitjes! Read More »

‘Burgjet me dy standarde’, BIRN: VIP-at i kthejnë qelitë në apartamente, të tjerët jetojnë mes mykut

Në sistemin e burgjeve në Shqipëri, ish-zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste dhe anëtarët e krimit të organizuar gëzojnë privilegje dhe kushte të favorizuara, në dëm të sigurisë dhe rregulloreve për trajtimin e të dënuarve.
Më 18 shtator, një grup inspektimi i Avokatit të Popullit vëzhgoi dy pamje të kundërta brenda burgut të Durrësit. Në godinën A rrinin të burgosurit e zakonshëm, të cilët ankoheshin për lagështirë në mure, dushe të amortizuara dhe dyshekë të vjetër e të konsumuar.

Ndërsa në katin e dytë të godinës B ishin akomoduar një grup ish-zyrtarësh të lartë të Partisë Socialiste, të cilët akuzohen për vepra penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndryshe nga të tjerët, ata gëzonin kushte dhe privilegje luksi.

Dhomat e tyre ishin të investuara, të lyera dhe të arreduara me krevatë të rinj, pajisje elektroshtëpiake dhe dushe të personalizuara. Në sektorin e tyre kishte gjithashtu një palestër për aktivitete sportive, një kuzhinë private dhe një mini-fushë bashkohore futbolli – donacion i Federatës Shqiptare të Futbollit.“Brenda këtij sektori ishte përshtatur një dhomë banimi si ambient gatimi, i cili ishte i pajisur me sobë, frigoriferë, raft për mbajtjen e ushqimeve, tavolinë ngrënieje dhe enë kuzhine,” thuhet në rekomandimin e Avokatit të Popullit, që iu dorëzua drejtuesve të Burgjeve më 20 dhjetor.

Të burgosurit VIP të burgut të Durrësit, të tillë si ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako apo ish-kreu jetëgjatë i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako simbolizojnë jashtë burgjeve shembujt e luftës kundër pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Por brenda një sistemi që duhet të garantojë trajtim të barabartë dhe pa diskriminim mes të burgosurve, ish-zyrtarët socialistë ishin më të barabartë se të tjerët. Dhe ata nuk janë të vetmit.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes dokumenteve, emaileve dhe raporteve të inspektimit tregojnë se trajtimi me dy standarde i të burgosurve është një praktikë e zakonshme e sistemit të burgjeve në Shqipëri, e cila nuk favorizon vetëm ish-zyrtarët e lartë publikë, por edhe figura të krimit të organizuar apo të dënuar për krime të tjera të rënda.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se kjo ka sjellë cenim të vazhdueshëm të sigurisë në burgje, kontrolle selektive dhe diskriminim për pjesën tjetër të të burgosurve.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca i tha BIRN se sistemi i burgjeve ka ndërmarrë masa për të përmirësuar situatën, por përballet ende me sfida të shumta.

“Sistemi ka nevojë për përmirësimin e kushteve për të gjithë të dënuarit njësoj,” tha Ballanca, ndërsa shtoi se disa godina të vjetra “nuk plotësojnë kushtet e sigurisë”.

Problemet e trajtimit me dy standarde dhe futjes në burgje të sendeve të ndaluara u ekspozuan pas vrasjes së ndodhur më 15 dhjetor brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin, por BIRN gjeti se raporte të tilla u janë dërguar në vazhdimësi krerëve më të lartë të burgjeve, ndërsa masat kanë qenë të diskutueshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për favorizimin e një kategorie të dënuarish në burgje deri në publikimin e shkrimit. Edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk pranoi të komentonte, duke sugjeruar që t’i drejtoheshim Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Festa dhe vrasjeShqipëria numëroi rreth 5200 të dënuar dhe të paraburgosur në nëntor 2023, të cilët i ka akomoduar në një rrjet prej 16 institucionesh të ekzekutimit të vendimeve penale. Mes tyre, 2128 veta ishin të dënuar dhe 3107 të tjerë të paraburgosur dhe në pritje të një vendimi.

Rreth 10% e numrit total të të burgosurve gjenden në burgun e Peqinit në Shqipërinë e Mesme – një institucion me dy seksione të sigurisë së lartë, regjim 41 Biz si dhe shërbime të tjera mbështetëse.

Ndryshe nga burgu i Durrësit që akomodoi të akuzuarit për krime “të jakave të bardha”, Peqini strehon kategorinë e të burgosurve më të rrezikshëm të Shqipërisë. Në nëntor 2023, rreth 66% të të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe 64% të personave të dënuar për krim të organizuar në rang vendi ndodheshin në këtë institucion.

Më 15 dhjetor, siguria e burgut të Peqinit u cënua rëndë, pasi i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj vrau një bashkëvuajtës, plagosi një tjetër dhe kërcënoi disa punonjës policie. Arma e krimit, një pistoletë bashkë me fishekët, ishte futur në burg në rrethana të paqarta, ndërsa Mjacaj deklaroi më pas se e mbante atë të fshehur prej 1 muaji në një kuti qumështi.

Ngjarja në burgun e Peqinit nuk ishte një rrufe në qiell të kthjellët.

Thuajse një muaj më parë, një tjetër episod i thyerjes së sigurisë kishte ndodhur në Peqin, çka kishte zbuluar favorizime dhe futje të sendeve të ndaluara në kundërshtim me rregulloret.

BIRN siguroi një video dhe një kallëzim të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilat tregojnë se brenda ambienteve të burgut ishte zhvilluar një festë private me pjesmarrjen e mbi 30 të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe krime të tjera të rënda më 20 nëntor.

Mbi tryezën e të dënuarve kishte ushqime të porositura, shishe uji dhe Coca- Cola. Një telefon celular klandestin filmonte të dënuarit teksa ngrinin dolli me gota plastike që dyshohet se janë të mbushura me raki, pija tradicionale e shqiptarëve, e ndaluar për popullatën e burgjeve.

Ngjarja u pasua me pezullimin e drejtorit të burgut, Artan Tabaku më 22 nëntor dhe komandimin në vend të tij të Kamber Hoxhës. Por tre javë më pas, Hoxha dhe 11 vartës të tij u arrestuan pas vrasjes së kryer nga Mjacaj nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në seancën e masës së sigurisë, Hoxha deklaroi para gjykatës se “burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel”. Para vrasjes, Hoxha i kishte përcjellë informacione të ngjashme drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija.

“Të burgosurve u është lejuar ndërhyrja/ investimi në dhoma (rikonstruksion/kompletim), tashmë të privatizuara. Ndërhyrja në dhoma e ka kufizuar shumë mundësinë e kontrollit për elementë sigurie dhe sende të ndaluara…,” thuhet në një letër të datës 30 nëntor.

Në letër shtohet më tej se të dënuarit i konsideronin qelitë si pronë të tyre dhe akomodimi i të dënuarve të tjerë në dhomat e tyre “ishte në kufijtë e së pamundurës”.

Në dy sektorët e sigurisë së lartë në Peqin, sipas shkresës së Hoxhës, kishte 160 shtretër bosh, ndërsa 115 të dënuar të tjerë ishin akomoduar në kundërshtim me aktet ligjore dhe jashtë kushteve normale të jetesës dhe sigurisë.

Lista e sendeve të ndaluara që u gjendën brenda burgut ishte gjithashtu e gjatë; frigoriferë jashtë përmasave të lejuara, kondicionerë, furra pjekjeje, mikrovalë, shtrydhëse frutash dhe aksesorë e bokse muzike të përmasave të mëdha.

Trajtimi me dy standardeVrasja e ndodhur në burgun e Peqinit ndikoi edhe privilegjet e grupit të të burgosurve VIP në Durrës, i cili përbëhej nga një ish-ministër, një ish-deputet, pesë ish-kryebashkiakë, një prokuror dhe një ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit.

Ata u transferuan përkohësisht në burgun e Fierit, pasi sipas një drejtuesi të policisë së burgjeve, “ishin trajtuar në mënyrë preferenciale dhe në kundërshti me rregullat e brendshme të burgjeve”.

Megjithatë, trajtimi me dy standarde në shkelje të ligjit dhe rregulloreve është një praktikë që shkon përtej një kohe të caktuar apo institucioneve të veçanta të ekzekutimit të vendimeve penale.

Një raport inspektimi i kryer në qershor- korrik 2023 në 16 institucionet e vuajtjes së dënimit, të cilin BIRN e disponon, ekspozon cenim të sigurisë dhe shkelje të rënda të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit edhe në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit.

Në burgun “Jordan Misja” në Tiranë, institucioni më i madh i paraburgimit në Shqipëri, grupi i inspektimit evidentoi kontrolle selektive për sende të ndaluara.

“Kishte jo vetëm dhoma që nuk kontrolloheshin, por edhe sektorë që nuk ishin prekur dhe kontrolluar asnjëherë…,” thuhet në raport.

Edhe në regjimin e brendshëm të burgut të Vlorës, trajtimi me dy standarde i të burgosurve u konstatua fare lehtë.

“Kishte të burgosur të sistemuar që qëndronin të vetëm nëpër dhoma të mirëarreduara, ndërsa të tjerë të sistemuar në disa dhoma të quajtura dhoma karantinimi, pa asnjë orendi brenda, pa tualete, vetëm me një krevat, pa derë dhome, vetëm me zgarë,” shton raporti.

Në burgun e Kosovës në Lushnje, inspektorët kishin gjetur një ndarje të pabarabartë të hapësirës mes të burgosurve. Në disa dhoma ishin akomoduar vetëm dy persona, ndërsa të tjerat “ishin mbushur plot”.

Inspektimi konstatoi gjithashtu se në shumicën e burgjeve, kontrollet për sende të ndaluara ishin fiktive, se punonjësit e turnit të natës flinin gjumë dhe se kishte shkelje të rregulloreve për futjen e sendeve të ndaluara.

“Nga sondazhi i kryer për procedurën e kontrollit të elementëve të ndaluar, u konstatua se kontrolli zgjaste 3 minuta në një sektor me 10-12 dhoma, ku mesatarja e kontrollit për një dhomë i bie 20 sekonda,’ citon raporti për burgun “Jordan Misja” në Tiranë./BIRN

‘Burgjet me dy standarde’, BIRN: VIP-at i kthejnë qelitë në apartamente, të tjerët jetojnë mes mykut Read More »

Tragjedi në Greqi/ Rrëzohet avioni i Forcave Ajrore, raportohet për viktima

Një avion stërvitor i Forcave Ajrore greke është rrëzuar paraditen e sotme në Kalamata të Greqisë. Për pasojë, humbi jetën piloti i avionit, komandanti Epaminondas Kosteas 40 vjeç.

Ngjarja tragjike ndodhi para syve të bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij, të cilët po ndiqnin fluturimin stërvitor.

Shkaqet e rrëzimit të avionit janë ende të paqarta, teksa një hetim ka nisur për të hedhur dritë se çfarë ka shkuar keq.

Avioni luftarak u rrëzua 500 metra larg pistës së aeroportit

Tragjedi në Greqi/ Rrëzohet avioni i Forcave Ajrore, raportohet për viktima Read More »

Çfarë ndodh me temperaturat? Parashikimi i motit për sot

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta gjatë orëve të para të ditës.

Prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit.

Era do të jetë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi deri 10-12m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -3 deri 14°C
në zonat e ulëta 0 deri 16 °C
në zonat bregdetare 1 deri 16 °C

Çfarë ndodh me temperaturat? Parashikimi i motit për sot Read More »

‘Çohu dhe këndo për ne’, mijëra qytetarë i japin lamtumirën Vassilis Karras, gruaja dhe vajza shpërthejnë në lot

Ditën e djeshme, mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit Vassilis Karras në kishën e Shën Sofisë në Selanik.

Pak pas orës 16:30, me kohën locale, kur trupi doli nga kisha, muzikantët me buzuki dhe instrumente filluan të luanin këngët e tij, në radhë të parë “Nychta Xelogiastra”, “Nuk po shkoj askund”, por edhe “Pontiaka”.

Ndërsa njerëzit që ndodheshin në kishë e ndiqnin duke kënduar pjesët e tij.

Bashkëshortja e tij, Christina, duke u larguar nga kisha e mbështetur nga e bija dhe duke dëgjuar këngët shpërtheu në lot. Në të njëjtën kohë, njerëzit brohorisnin “i pavdekshëm”.

Vëllai i Vassilis Karras ishte po aq i prekur dhe kur mbërriti në kishë ai u tha gazetarëve se nuk mund të thoshte shumë.

“Për momentin nuk jam në gjendje të them asgjë. Nuk kam guxim të flas”, ishte gjithçka që arriti të pëshpëriste vëllai i Vassilis Karras.

Bashkëshortja dhe vajza e Vassilis Karras ishin që në momentin e parë në kishë kur nisi pelegrinazhi popullor pak pas orës 10 të së martës.

‘Çohu dhe këndo për ne’, mijëra qytetarë i japin lamtumirën Vassilis Karras, gruaja dhe vajza shpërthejnë në lot Read More »

Gazetari i njohur zbardh prapaskenat: Ja çfarë do t’i ndalohet Berishës

Gazetari Ardit Hoxha foli në lidhje me çështjen “Berisha” dhe kërkesën për masën e arrest shtëpisë ndaj ish-kryeministrit.

I ftuar në emisionin “Now”, ai theksoi se si ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, rëndojnë pothuajse të njëjtat akuza, por që masat janë të ndryshme.

“Si Berisha dhe Malltezi kanë të njëjtat akuza për të njëjtën çështje.

Për Malltezin nuk ka një polic te dera e shtëpisë dhe gjithashtu i është ndaluar që të komunikojë publikisht me qytetarët, ndërsa për Berishën kërkohet një masë më e ashpër që t’i vendoset polic te shtëpia dhe të mos ketë kontakt publik”-tha ai.

Gazetari i njohur zbardh prapaskenat: Ja çfarë do t’i ndalohet Berishës Read More »

4-vjeçari bie nga kati i shtatë, babai hidhet dhe e shpëton, por vetë ndërron jetë

Në prag të Krishtlindjeve një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, pasi një djalë 4-vjeçar bie nga ballkoni dhe babai i tij në përpjekje për ta shpëtuar atë, bie së bashku me të nga kati i gjashtë, duke shkaktuar vdekjen e këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 me orën lokale në një pallat në Via Ausonia, ku familja kishte përjetuar edhe vdekjen e kryefamiljares, e cila ndërroi jetë një vit më parë.

38-vjeçari ishte një profesor i Inxhinierisë në Universitetin e Palermos, vdiq pasi mbërriti në spital, raporton La Repubblica.

Djali 4-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Cervello”.

Vogëlushit iu besua kujdesi i repartit të Pediatrisë. Skanimi CT nuk zbuloi ndonjë lëndim serioz. Ai është vigjilent dhe kërkon vazhdimisht të atin, thonë në spital.

Vijojnë hetimet për rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.

4-vjeçari bie nga kati i shtatë, babai hidhet dhe e shpëton, por vetë ndërron jetë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com