Të ftuar në “Shqipëria Live”, ishte aktori njëkohësisht shoku i Ervis Pupës, Ervin Bejleri. Po ashtu gazetari Flavio Qarri dhe shoqja e Qetsorit, Milika Beleraj.
Ata kanë folur edhe në lidhje me futjen e Sabianit në shtëpinë e Big Brother, por edhe për zhurmën që ka krijuar Qetsori.
Flavio Qarri: Unë sa herë del Sabiani në TV, unë e ndërroj kanalin. Po ik o budalla shife gocën nga TV.
Po ça do ai aty, pas vajzës. Hyrja e tij është shumë e gabuar.
Ervin Bejleri: Unë e mendoj totalisht ndryshe nga Flavio. Ka dashur që të përballet, për të parë sytë e atij djali, se sa seriozisht e ka. A do më afrohej si një baba apo si do të sillet. Ai ka për qëllim për të parë Kristin.
Një duel epik mes Kristiano Ronaldos dhe Nejmar për Jori Dellin, banoren më të re të Big Brother VIP në Shqipëri. Kjo është ajo që e lidh modelen bukuroshe me dy yjet e futbollit.
Por në fakt, nuk bëhet fjalë për një romancë apo ndonjë histori për gazetat rozë, bëhet fjalë vetëm për një bashkëpunim profesional për një spot televiziv, ky shfaqen futbollisti portugez dhe ai brazilian, të cilët duelonin mes tyre për bukuroshen shqiptare.
Vetëm një reklamë argëtuese për një kompani transmetimesh televizive dhe asgjë më shumë. Në emisionin e njohur italian “Tiki Taka”, Jori tregoi se bashkëpunimi kishte qenë thjesht profesional dhe se nuk kishte pasur asgjë tjetër.
Në periudhën kur është xhiruar reklama, në vitin 2019, ajo ishte e lidhur me Simone Kamoleze, djalin e ish-drejtorit teknik të ekipeve kombëtare, Xhankarlo Kamolese dhe zbuloi se ishte ndeshur me Ronaldon në semafor.
“Unë isha në makinë me ish-in tim teksa ai ishte me Rolls Royce. Ai më pa dhe më buzëqeshi”, shpjegoi banorja më e re e BBVIP.
Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Halit Gjecaj ka ndë rruar jetë këtë të martë në moshën 79 vjeçare. Lajmi i tr ishtë bëhet me dije nga vetë familjarët e Gjecajt, të cilët thonë se shkak është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ai vuante prej vitesh.
Homazhet për të do të zhvillohen nesër, e mërkurë 8 mars, prej orës 08:00 te ambientet e ‘Alba 2000’, Rruga e Dibrës. Varrimi do të bëhet po nesër në orën 13:00 në varrezat e Sharrës.
Komandant Halit Gjecaj ka qenë një prej personaliteteve më të larta të Ushtrisë Shqiptare dhe ka mbajtur funksione të rëndësishme drejtuese në Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës. Ai po ashtu ka pasur dhe disa kualifikime të lartë, më i rëndësishmi në selinë e NATO-s në Bruksel.
Ndërsa më 23 janar të vitit 1994, me dekret të Presidentit të Republikës merr gradën e gjeneralit.
Edhe pse është 8 Marsi, Vëllai i Madh u ka dhënë si detyrë banorëve që t’u shkruajnë nga një letër nënave të tyre. Teksa vajzat po shkruanin fjalët e bukura për të shtrenjtat e tyre, Olta Gixhari dhe Dea Mishel janë përlotur.
E ulur në shtrat, aktorja e njour preket kur shkruan fjalë zemre për nënën e saj, së cilës i ka lënë për t’u kujdesur djalin 2-vjeçar, Amar.
Nga ana tjetër, Dea Mishel i thotë Shpat Kërleshit se e ka marrë malli për mamin.
“Më ka marrë malli, kam 2 muaj e ca pa e parë. Mirë ndihem, por 2 muaj e ca pa e parë e pa e dëgjuar”, i thotë Dea, Shpatit.
E pyetur nga Shpati se si do ndihet nëse e shikon sonte, Dea tha: “Do isha shumë e lumtur”
Kujtojmë se Dea takoi pak javë më parë të atin, i cili i dha forcë e kurajo për të vazhduar lojën.
Sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” Jori Delli mori gjithë vëmendjen e publikut. Në pak ditë, modelja arriti që të kthehej në një nga banoret më të komentuara të këtij reality show.
Një ndër arsyet se pse Jori ka marrë kaq shumë vëmendje është edhe afrimiteti që ajo ka me Luiz Ejllin. Fansat e tyre po e komentojnë këtë afrimitet edhe si një flirt.
Situata në fjalë është komentuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku sipas moderatorit Flavio Qarri nëse Jori tregohet më e guximshme ajo mund ta nxjerrë Kiara Titon jashtë brenda dy javësh sepse e do këngëtarin për vete.
“Nëse Jori do të jetë e gatshme për pak më shumë guxim, flirt, nëse luan agresivisht kjo vajza brenda javës mbaron filmi për Kiarën dhe brenda dy javësh del”, ka thënë ai.
Luiz Ejlli ka komentuar të gjithë banorët e rinj gjatë spektaklit të sotëm të “Big Brother VIP2”. Këngëtari i njohur u shpreh se Qetsori dhe Fotinia janë ‘kartë e djegur’ duke qenë se kanë qenë edhe njëherë në “Big Brother”.
Për Jorin tha se ajo është duke e shijuar këtë eksperiencë. Ndërsa për Antonetën u shpreh se ajo ka grisur fletoren e shënimeve te dera e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Normal që duheshin banorë të rinj ose energji, frymë, quajeni si të doni. Është diçka e parë. ndoshta tingëllon keq me thënë kartë e djegur, por nuk po e them se nuk dua me e marrë si fyerje Qetsori. Po është parë se çfarë ka bërë Qetsori 100 ditë, tani çfarë do bëjë tjetër, do hedh fishekzjarre apo ku di unë.
Luiz Ejlli ka komentuar të gjithë banorët e rinj gjatë spektaklit të sotëm të “Big Brother VIP2”. Këngëtari i njohur u shpreh se Qetsori dhe Fotinia janë ‘kartë e djegur’ duke qenë se kanë qenë edhe njëherë në “Big Brother”.
Për Jorin tha se ajo është duke e shijuar këtë eksperiencë. Ndërsa për Antonetën u shpreh se ajo ka grisur fletoren e shënimeve te dera e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E njëjta gjë vlen edhe për Fotininë, fjalët që thashë për Qetsorin. Ndërsa Antoneta e ka grisur fletoren te dera që ka pasur me shënime, me detaje, me numër këmbe, na di përmendsh nga maja e këmbës deri në fund të këmbës. Di pikën e dobët dhe kush ngacmon kë. Jori është për shtatë palë qejf këtu, është duke e shijuar. Nuk është kush si Jori. Po e shijon, vetëm kaq.
Visi, ëmbëlsira për në fund. Për të vetmen arsye që e harrova është për mirë se Visi është më pozitivi nga 6 banorët që kanë hyrë, në të gjitha kuptimet, më i sinqerti”.
Efi, ditë më parë tha se nuk është lejuar të hyj në studion e Big Brother, për arsyeje e vonesës 5 minuta.Por Efi u pa të jetë në paraskenë para se të fillonte spektakli.
Në emisionin E diell, të transmetuar të dielën, derisa Beniada dhe Argjira po intervistonin Arbër Bytyqin, shihet Efi e rregulluar tek sa vrapon drejt studios.
Por si duket ky vrapim, nuk i shërbeu edhe shumë pasi ajo nuk u lejua të vazhdoj edhe pse ishte e rregulluar.
Pas situatës së krijuar në “Big Brother Vip Albania” dhe gjyqit që i është bërë Luizit për një situatë me Kiarën, ka reaguar edhe Efi, ish-pjesëmarrëse në BBVA që ishte në “ekipin” e Luizit.
Me anë të disa “Instastory”, Efi ka arsyetuar veprimet e Luizit, duke thënë se është normale që ai të mos lejojë që aktorja, Olta Gixhari, të marrë avantazh në lojë, pasi që ajo edhe “ekipi” i saj, kanë pasur dy herë avantazh në lojë.
“Nuk e di pse rrethanat dhe situatat çojnë në një lloj mënyre që Luizi të akuzohet vazhdimisht për dhunë psikologjike për trajtim jo të mirë për ku di unë se çfarë. Jemi në një lojë, në atë situatë, ishin fiks në një lojë që zëre se ishin të ndarë grupi i gocave dhe i çunave.
Ose si në një lojë futbolli ku në një skuadër ishte Kiara e në tjetrën Luizi, nuk e kuptoj se për çfarë arsye duhet ta lejojë Luizi, Kiarën të bëj gol, në momentin që është në skuadrën tjetër, është e palogjikshme.
Njerëzit tjerë që e lënduan dy herë kur kishin avantazh në lojë, njëherë me daljen time, dhe njëherë me daljen gati të Kiarës që do të thotë ai nuk do ta rrezikojë përsëri këtë llojë gjëje. Luizit deri tani nuk i është dhënë ndonjë avantazh i tillë, dhe mua më duket normale që të mundohet mos ta lejojë që ky avantazh t’i jepet dikujt tjetër”, tha Efi.
Një fjalë e thënë nga Kiara Tito ka mjaftuar që Luiz Ejlli të ndihet mirë dhe këtë situatë ta bisedonte me Sabianin.
Teksa këngëtari ka kërkuar të zhvendosë rrobat e tij të dimrit, ka ndërhyrë moderatorja duke i thënë se mund t’i dërgojnë tek shtëpia e saj.
Kaq ka mjaftuar që Luizi të “ëndërrojë” që Kiara me të vërtetë ka qëllime serioze dhe gjithë marrëdhënien që kanë krijuar brenda shtëpisë do ta zhvillojë qetësisht jashtë.
“Të gjithë xhupat e dimrit, i futa tek dhoma e rrëfimit dhe i thashë do m’i coni… dhe thja Kiara çoni tek shtëpia ime dhe kur të dalim i rregullojmë bashkë, i sistemojmë bashkë.
E di si m’u duk? Sikur, kur të dalim nga këtu ne do të jetojmë bashkë, i marrim gjërat avash-avash bashkë. Se normal sfidë tjetër është edhe kur të dalim. Do jetë presioni, kurdo që të dalim,”-u shpreh Luizi.