Irina

Habit me deklaratën banorja e BBV: ‘Nuk e kam problem të harxhoj 1 mijë euro në ditë’

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura ka treguar se jashtë shtëpisë nuk e ka problem të shpenzojë shuma të mëdha parash.

Teksa bisedonte me këngëtarin shqiptar Arkimed Lusha i njohur si Stresin, Xhuli ka zbuluar se nuk e ka fare problem që të shpenzojë një mijë euro brenda 24 orëve.

“Po unë 1 mijë nuk e kam problem edhe me 1 ditë t’i harxhoj, s’e kemi problem”, tha Xhuli.

Habit me deklaratën banorja e BBV: ‘Nuk e kam problem të harxhoj 1 mijë euro në ditë’ Read More »

‘A keni patur pëlqim ndaj një shoku të ngushtë?’/ Banorja e njohur e ‘Big Brother Vip’ flet pa dorashka

Nuk janë të rralla rastet kur miqësia kthehet në pëlqim apo dashuri. Si një “fenomen” që ndodh shpesh në shoqërinë shqiptare dhe më gjerë, vajzat u vendosën përballë kësaj pyetje, për të kuptuar nëse edhe atyre i ka ndodhur ose jo një gjë e tillë.

“A keni patur pëlqim ndaj një shoku të ngushtë”, ishte pyetja drejtuar vajzave.
Një pjesë e tyre u shprehën se një gjë e tillë nuk i ka ndodhur asnjëherë, të paktën Kiara dhe Fotini ishin të prera në këtë përgjigje. Keisi tha se asaj i ka ndodhur e kundërta, pra një shok i saj kishte pëlqim për të, por ajo nuk kishte të njëjtën ndjenjë.

Fotini u shpreh se i ka ndodhur me shokë që ka ndenjur, por jo me shokë të ngushtë. Ndërsa Jori tha se një histori e tillë i kishte ndodhur në moshën 18-vjeçare.

Ajo tha se një miku i saj kishte pëlqim për të dhe i fliste gjithë kohën për plane në të ardhmen, duke përmendur krijimin e një familje dhe të paturit fëmijë, por Jori u shpreh se ajo nuk kishte as tërheqje fizike dhe as ndjenja për të.

Jori shtoi se me atë djalin kishin një lidhje 2-vjeçare, por kur marrëdhënia u kthye në monotoni, e ndërprenë romancën.

‘A keni patur pëlqim ndaj një shoku të ngushtë?’/ Banorja e njohur e ‘Big Brother Vip’ flet pa dorashka Read More »

Nd ahet nga jeta astrologia e njohur, një nga personazhet më të dashur televiziv

Astrologja e famshme britanike, Margaret Lake e njohur me pseudonimin e saj televiziv “ Mystic Meg” është nd arë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Një personazh i njohur televiziv në vitet ’90, Lake u shfaq për disa sekonda në shortin javor duke u përpjekur të bënte parashikime për fituesin e ardhshëm.

Si ‘Mystic Meg’ ajo shkroi horoskopë për Diellin për më shumë se dy dekada dhe konsiderohet nga shumë njerëz si ‘astrologja më e famshme e Britanisë’.

Lake ndërroi jetë herët sot në spitalin ku ishte shtruar në javët e fundit, pasi ishte e sëmurë me grip muajin e fundit.

“Asnjë astrolog nuk mund të krahasohet me Meg. Ajo u ndoq nga miliona në këtë vend dhe në mbarë botën. Madje ndikoi edhe në gjuhën angleze. Kur dikush i bën një pyetje të ashpër një politikani, një personaliteti të showbizit apo një njeriu të zakonshëm, ata i përgjigjen “Për kë po më merr mua? Mistik Meg?”. Kjo tregon ndikimin që ajo bëri”, tha agjenti i saj.

Nd ahet nga jeta astrologia e njohur, një nga personazhet më të dashur televiziv Read More »

Skandal me votat e publikut, ja rezultati i thellë për eleminimin e Olta Gixharit

Vërtetësia e produksionit të “Big Brother VIP” është vënë disa herë në dyshim duke filluar që nga votat e publikut e deri tek skenarët e përgatitur.

Audienca ka ngelur shpesh e pakënaqur nga vendimet që u janë komunikuar banorëve përsa i përket të eleminuarit të rradhës, apo edhe të preferuarit.

Në nominimin e fundit mes Armaldos, Kristit dhe Oltës, pjesa më e madhe e audiencës kanë kërkuar largimin e kësaj të fundit mirëpo nuk ndodhi kështu.

Të shtunën u komunikua se i eleminuari do të ishte Kristi, por edhe ai kishte një biletë kthimi.

Ndaj mbrëmjen e djeshme banori i “Big Brother 2”, Elton Tozaj, ka nisur një peticion për publikimin e votave nga ana e kompanisë celulare “Vodafone”.

Ditën e sotme është publikuar vetëm një pjesë e votave, por edhe pse 30 mijë vota nuk janë bërë ende publike, shihet rezultati i thellë i mesazheve për eleminimin e Olta Gixharit e cila ka patur plot 83.637 vota. Më pas vjen Armaldo me 7.628 vota dhe së fundmi Kristi me 4.828 vota për eleminim.

“Në vetëm 2 orë peticion me mbi 2 mijë firma të mbledhura në kohë rekord bashkë me @luizkryefjala arritëm të nxjerrim një pjesë të vërtetës! Mungojnë akoma dhe 30 mijë mesazhe! Do dalin dhe ato deri në fund! Shifrat flasin vetë kush duhet të kishte dalë! Vazhdojmë firmosjen! Secili nga ne duhet të rimbursohet!”– ka shkruar ish banori në postimin e tij.

Skandal me votat e publikut, ja rezultati i thellë për eleminimin e Olta Gixharit Read More »

Luizi më i vendosur se kurrë për lidhjen me Kiarën: Nami u bëftë…

Luiz Ejlli ka reaguar ditën e sotme lidhur me avantazhin që mori në lojë Kiara për informacionet nga jashtë.

Në një bisedë më Antonetën ai është shprehur se nuk ka arritur ta ndajnë as opinionistët, as portalet dhe as banorët e shtëpisë.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Nuk ka arritur të na ndaj një Shqipëri e tërë, një shtëpi e tërë edhe me opinionista

Antoneta: Jo unë s’kam pse t’ju ndaj

Luizi: Nami u bëftë nuk na ndajnë, po e them me zë për ty edhe për ata të portaleve

Luizi më i vendosur se kurrë për lidhjen me Kiarën: Nami u bëftë… Read More »

Ndjekësit suprizojnë në mënyrë të veçantë Luizin me rastin e ditëlindjes së nënës së tij

Nëna e Luiz Ejllit ditën e sotme feston ditëlindjen. Kanë qenë pikërisht banorët brenda shtëpisë së Big Brother që e kanë uruar këngëtarin për ditëlindjen e nënës së vet.

Por, nuk ka munguar as një suprizë nga fansat e këngëtarit ku kanë çuar një dronë në shtëpinë e “BBVA”.
“Gëzuar ditëlindjen nana e Luizit! Je mbretëresha jonë”, shkruhej në të. Nuk dihet nëse këngëtarit i është lejuar nga produksioni t’a shohi suprizën apo jo.

Ndjekësit suprizojnë në mënyrë të veçantë Luizin me rastin e ditëlindjes së nënës së tij Read More »

Ledri nuk i ‘shpëton’ dot fenomenit ‘Luiz-Mania’

Jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe personat publik janë përfshirë në ‘lojën’ e “Luiz-Manisë” duke treguar mbështetje ndaj tij në mënyra nga më të ndryshmet.

Së fundmi, në një video të publikuar në rrjetet sociuale edhe Ledri na ka treguar se nuk i ka shpëtuar dot fenomentit mjaft të përfolur që po qarkullon në rrjet.

Këngëtari Vula në një koncert ka përshëndetur bashkëshortën e tij Sarën teksa i drejtohet:

“Unë me Sarën si Luizi me Kiarën”.

Vetëm kaq mjaftoi dhe salla nisi të brohoris me eufori sic shihet edhe në videon e mëposhtme.

Ledri nuk i ‘shpëton’ dot fenomenit ‘Luiz-Mania’ Read More »

Zhaklin Lekatari: Dua një burrë modern

Opinionistja e ‘Big Brother VIP Albania’ është zhgënjyer nga meshkujt shqiptarë. Zhaklin Lekatari u shpreh ditën e sotme në ‘Ftesë në 5’ se mes burrave shqiptarë dhe të huaj, zgjedh këto të fundit. Ajo deklaroi se është zhgënjyer shumë nga shoqëria shqiptare e nuk beson se një mashkull shqiptar do donte të ishte në krah me një grua që merr komente të tilla.

‘Një burrë modern. Ndoshta një të huaj. Jam zhgënjyer shumë nga shoqëria shqiptare se të merr të hedh, si t’i dojë qejfi asaj. Frustrimi kulturor që ne kemi në këtë moment është shumë i tmerrshëm. Jam shumë e shqetësuar për të ardhmen e vendit. Ne kemi nevojë për një dorë të hekurt më të madhe, që të na mbështesë dhe të shkojmë aty ku ne nuk shkojmë dot.

Nuk më kanë prishur punë komentet në një lidhje tani, se nuk ka lidhje aktuale. Po janë shumë problem kur ti bën një punë të tillë. Se ai personi që do jetë partneri yt, do marrë pjesë në këtë gjë e nuk e di nëse ai do të marrë pjesë në këtë gjë. Është shumë e vështirë të gjesh dikë që mund të jetë me ty’.

Qëndrimi i Zhaklinës për situatën e Luizit dhe Kiarës tek lavamani dhe rastin e Kristit me të dashurën e tij jashtë, nga një pjesë e madhe e publikut është konsideruar si standard i dyfishtë. Ky qëndrim i publikut, u tha me zë të lartë nga Efi gjatë ‘Prime’ të kaluar, duke shkaktuar debate mes saj dhe Zhaklinës.

Zhaklin Lekatari: Dua një burrë modern Read More »