Një ak sident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përpl asur një djalë të ri te vijat e bardha, teksa po kalonte rrugën. Përveç vijave të bardha, ky kryqëzim funksionon me semaforë dhe është një nga më të përdoruruit nga kalimtarë të shumtë.
Sipas dë shmitarëve që ndodheshin në vendngj arje, nga përpl asja, djali ka th yer këmbën si dhe ka hu mbur ndjenjat. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit.
Sakaq, po licia ka kryer shoqërimin e shoferit të makinës.
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në vendin tonë ka arritur ne 66 mijë lekë. Në dhjetor të vitit 2021, ajo ishte 59 600, pra ka një rritje në masën 11%, që rezulton të jetë më e madhe se inflacioni i përgjithshëm 7 %.
Pra me llogaritjet që nxjerr INSTAT, rrogat janë rritur më shumë se çmimet.
Në sektorin privat rritja është më e madhe. Kjo për dy arsye, për shkak të rritjes së pagës minimale dhe për sforcot e punëdhënësve për të mbajtur punonjësit në punë.
Kjo duket në sektorë të tillë si bujqësia, tregtia, ndërtimi e industria, ku punonjësit po marrin mesatarisht 6000 lekë më shumë se vitin e kaluar çdo muaj.
Bujqësia është sektori që ka rritjen më të madhe të pagës mesatare 18% krahasuar me një periudhë të një viti më parë.
Por, megjithë prirjen pozitive, në vendin tonë hendeku mes sektorëve mbetet i lartë.
Të dhënat tregojnë se një i punësuar në banka,shoqëri sigurimi, kanë pagë mesatare deri në 3.5 herë më të lartë se të punësuarit në bujqësi, ndërtim e shërbime.
Ashtu si një çift normal, Keisi Medini dhe Krist Aliaj kanë patur një debat gjatë ditës së sotme.
Ka qenë një veprim që Kristi ka bërë që Keisi të ketë hatërmbeje e t’i kërkojë të mos kenë më kontakt.
Bëhet fjalë për një vizatim të improvizuar në kuzhinë.
Teksa kishte vizatuar veten, Olta i kishte kërkuar Kristit të vizatonte edhe atë. Gjë të cilën artisti e bëri.
Më pas, kur Keisi vjen në kuzhinë sheh vizatimin dhe e pyet Kristin se kush është vajza që ka vizatuar pranë vetes dhe ai i përgjigjet me “ti”.
Por Keisi kishte dalluar shkronjë “O” duke e kuptuar që bëhej fjalë për aktoren e cila edhe pse ishte aty zgjodhi të mos përfshihej.
Pasi Olta u largua ajo ju drejtua Kristit duke i thënë se e gënjeu në sy të Oltës. Madje Keisi i kërkoi të mos i fliste më, por Kristi mes të qeshurave u mundua ta qetësonte.
Qëndrimi i Kiarës në “Big Brother Vip” është cilësuar nga shumë si “meritë” e Luizit dhe marrëdhënies që ata të dy kanë krijuar. Shpesh çifti ka dëgjuar komentet të tilla si “Kiara e shfrytëzon Luizin për lojë” dhe në një bisedë të fundit kjo frazë është përdorur nga vetë Kiara.
Biseda:
Luizi: Deri kur jemi bashkë?
Kiara: Deri në finale.
Luizi: Po pastaj?
Kiara: Pastaj shohim.
Luizi: Për lojë po më shfytëzon?
Kiara: Po.
Moderatorja ka qeshur pasi e dha këtë përgjigje, si për të “sqaruar” që e tha me shaka, por Luizit nuk iu duk aspak për të qeshur.
Kujtojmë se në një bisedë të bërë disa ditë më parë, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother Vip”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.
Kujtojmë se në një bisedë të bërë disa ditë më parë, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother Vip”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.
Kujtojmë se në një bisedë të bërë disa ditë më parë, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother Vip”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.
Miqtë janë mbështetësit tanë më të mëdhenj, mirëpo kemi nevojë edhe për sinqeritet. Kështu ka bërë në këtë rast stilisti i njohur Niko Komani, i cili mendon se Kiara Tito nuk e arrin dot finalen e ‘Big Brother VIP Albania’.
I ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Wake up’ ai u shpreh se nuk mendon se Kiara do shkojë në finale por dëshiron që ajo të jetë në gjysëm finale. “Të të gënjej të të them se nuk e shikoj në finale. Minimuni do doja ta shihja deri në gjysëm finale nëse nuk ecën në finale. Deri në gjysëm finale mendoj se duhet të jetë patjetër, pastaj finalja është sesa do luajë në lojën në vijim”
Ai komentoi edhe ‘avantazhin’ e Kiarës në lojë, të cilën e mendon se është një ndihmesë. Niko tha se Kiara është një hap para banorëve, pasi është në dijeni të asaj që po ndodh jashtë me të.
“Në fillim mu duk si disavantazh, kur mbaroi i gjithë prime mendova se ishte avantazh, se ajo nuk ka më se çfarë të mësojë nga jashtë. Nuk ka më pikëpyetje, ku kam gabuar. Pra, i pa të gjitha. Pati një mikro shok, se ishin zgjedhur vetëm artikujt më bombastikë, më pikantë dhe më të klikuar por mendoj se është e pastër fare.
Është në avantazh. I ka bërë mirë, e ka shkundur dhe e ka parë mirë se çfarë po ndodh jashtë. Nuk i janë dashur shifra, apo se çfarë tha Niko, ajo mori rezymenë.
Deklarata e Nikos bie ndesh me atë ç’ka Kiara ka thënë brenda shtëpisë. Moderatorja disa herë është shprehur se e shikon veten në finale, krah konkurrrentëve të fortë të shtëpisë.
Luizi u mërzit së fundmi me Kiarën pasi kjo e fundit u tregua “e pandjeshme” ndaj tij që ishte sëmurë. Ajo nuk u afrua as për ta pyetur “si je”, madje këngëtarit i tërhoqi vëmendje që moderatorja vazhdonte të “zgërdhihej”.
Kjo sjellje e Kiarës i bëri përshtypje dhe Oltës e cila i tha: Të qeshësh me lot është e tepërt. Tani ti po qesh me dhimbjen e Luizit apo ça ke? Trego içik kujdes, 7 herë ta bëra me shenjë që është keq, një herë nuk ke ardhur ta pyesësh si je.
Më tej Olta përqafoi Luizin dhe i tha: Hajde të të puth içik te faqja. Aktorja e puthi dhe i tha Kiarës se kështu duhej ta përkëdhelte ajo.
Komentet e opinionistëve kanë lënë një shije të hidhur tek aktori Elvis Pupa. Gjatë një bisede me banorët e shtëpisë, Visi u shpreh se secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, e se faji nuk duhet të përgjithësohet.
Duke nënkuptuar situatën me Antonetën, Visi tha se në lojë secili duhet të jetë i përgatitur që të mbrohet, ndërsa shton se shoqëria shqiptare nuk mund të rikuperohet me mesazhet që tejçohen në ‘Big Brother’. Në fund, ai u shpreh se e ka shumë të thjeshtë, të bëjë gati valixhet e të largohet nga shtëpia.
Pjesë nga biseda:
Visi: Nëse do të japësh një mesazh, nuk mundesh të thuash pse ka ngacmime. Se nuk mundet një ushtri të thotë pse ushtria tjetër na sulmon, duhet ta përgatitësh të mbrohet, të dijë si të mbrohet. Nëse dikush nuk i del për zot vetes së vet, atëherë ndërhyjnë instanca të tjera. Jo direkte sa të dëgjosh një fjalë të hidhesh, pse ashtu do bësh? I pari që të të flasë të qash? Të viktimizohesh?
Olta: Nuk pati reagim të keq ajo, u përlot e kaq
Visi: Ajo ishte yll, po si e bënë ato?
Olta: Ishte prime i parë i asaj.
Visi: Si e bënë ato, ato. Shoqëri maskiliste, seksiste. Kujt je duke i dhënë mesazhe? Neve, kavjeve eksperimentale, kush je ti? Ku je këtu? Se duan të rekuperojnë çfarë ka hequr shoqëria 100 vjet, nuk do i rregullojmë ne.
Olta: Nuk ka asgjë të keqe të japësh një mesazh.
Visi: Në kurriz të kujt. Ne e kemi fajin?
Olta: Dhe ne e kemi pa fajin, mblidhet dhe bëhet pak e madhe.
Visi: Secili të mbajë përgjegjësitë e veta.
Olta: Ti e do kështu me emër. Po unë mendoj se nuk ke nevojë të shqetësohesh kaq shumë se në video u duk qartë.
Visi: Nuk ka shanse të thuash ato gjëra në Prime. Kaq e kam thënë unë timen, u them dhe atyre edhe marr valixhen edhe fluturoj, iki në punë timen, vazhdoni ju në jetë të lumtur.
Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë zgjuar të parët mëngjesin e sotëm. Teksa po pinin kafen jashtë, atyre u janë bashkuar edhe banorët e tjerë, mes tyre edhe Dea Mishel dhe Kiara Tito.
Që pas përfundimit të spektaklit të së shtunës, banorët janë ndarë në çifte për të kryer provën siameze. Dea dhe Kiara ranë bashkë dhe gjatë këtyre ditëve kanë kaluar mjaft kohë bashkë.
Teksa po bënin muhabet të gjithë së bashku, aktorja u kthehet dy vajzave:
“U bëtë shoqe të ngushta? Hajt se do ju shkatërroj unë avash-avash”.
Dea ia kthen menjëherë përgjigjen dhe i thotë: “Kujdes se mos shkatërrohesh nga xhelozia”.
Olta: Do ju shkatërroj sapo të çlirohem
Kiara: Nuk e kishim kuptuar se kishim një ‘feeling’