Irina

‘Hajde dalim nga shtëpia’/ Çfarë ndodhi mes çiftit?

Një moment gjatë spektaklit të së martës mes Luizit dhe Kiarës duket se po merr përmasa të mëdha, për faktin se është theksuar nga aktorja Olta Gixhari e cila e akuzon këngëtarin se ka gjuajtur moderatoren, partneren e tij.

Bëhet fjalë për një moment kur Luizi flet me Qetsorin gjatë spektaklit dhe Kiara e shtyn me këmbë, me taka, si shenjë që ai të ndalojë së foluri. Por Luizi duket në video teksa kthehet dhe vë dorën tek këmba e Kiarës si shenjë për t’i thënë edhe ai ‘ndalo’ së bëri atë gjest.

Por kjo situatë është fryrë nga Olta e cila pas spektaklit ka akuzuar Luizin për dhunë. Teksa qëndronin në oborr për të darkuar, pas akuzës së Oltës, Kiara i doli në mbrojtje partnerit të saj. Ajo tha se Luizi reagoi në atë mënyrë ndaj saj, pasi ishte ajo që e gjuajti me takë për ta ndaluar së foluri në ato momente. Olta: Pse i gjuajte Kiarës
Luizi: Ku i gjuajta

Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën

Olta: Ti i the pusho për komentin që bëri dhe ai tha pusho më lër rehat

Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?

Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie

Kiara: Ky është i dashuri im

Olta: Nuk më intereson fare

Olta: Të duket gjest normal?

Luizi: Nuk kam gjujt

Olta: I ke gjujt

Luizi: Okej ti thua i kam gjujt unë them nuk i kam gjujt e mbyllim muhabetin?

Olta: E pashë dhe ajo që më bëri përshtypje është që Kiara nuk reagoi fare kur e pyeti Arbana dhe i tha a ke dicka për të thënë? Luizi: Ishte para se me gjujt Olta: Ishte pas Luizi: Okej si të thuash ti Në një moment të dytë, çifti kur ndodhet vetëm komenton akuzën e Oltës dhe Kiara tregohet e lodhur me situatën në shtëpi dhe i thotë Luizit të lënë shtëpinë.

Luizi: Ça je tu fol moj vajzë i thashë?

Kiara: Më shtyve more dhe bëri zhurmë se isha zbathur

Luizi: Më tha lëre pusho i thashë dhe unë i thashë pusho ti se isha në një debat, kaq, tani çfarë ti them unë?

Kiara: Po mirë mo hajde dalim ça të them unë

Luizi: Hadje dalim?

Kiara: Po dalim, kot tani krijojnë situata në cdo moment nga hici?

Luizi: Kush?

Kiara: Po nga të gjithë

‘Hajde dalim nga shtëpia’/ Çfarë ndodhi mes çiftit? Read More »

Banori i ri në Big Brother është ish i dashuri i Keisit, momenti i takimit dhe reagimi i Sabianit

Dy banorë të rinj i janë shtuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pak para se të mbaronte spektakli i mbrëmjes së djeshme, Arbana Osmani prezantoi dy banorët.

I pari ishte modeli Gerti Koxha, ndërsa tjetri është këngëtari i njohur, Lorenc Hasrama.

Por ky i fundit u shpreh se e ka në plan që të rrijë gjatë pasi ka marrë shumë rroba me vete.

Me të hyrë në shtëpi jashtë filloi zhurma, pasi ishte ish banori i BB, Anaid Kaloti i cili zbuloi se Lorenci është ish i dashuri i Keisit.

Në fakt edhe regjia e Big Brother nuk la më pak dyshime pasi në momentin e hyrjes së Lorencit fokusoi takimin me Keisin dhe gjithashtu reagimin e ngrirë të Sabianit.

Banori i ri në Big Brother është ish i dashuri i Keisit, momenti i takimit dhe reagimi i Sabianit Read More »

Strategjia e Luizit që bëri bujë mbrëmë po kalon kufijtë e imagjinatës përtej Shqipërisë/ Nuk do e besoni për çfarë bëhet fjalë dhe kush ka reaguar

Pas zarfit të zi, i cili dënoi Armaldo Kllogjerin, Krist Aliajn dhe Luiz Ejllin, duke i dërguar ata në nominim, këngëtari u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë.

Ai u shpreh se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.

Disa prej banorëve nuk e besuan se Luizi e ka planifikuar këtë, por mbrëmë pas spektaklit këngëtari zbuloi nga e kishte marrë këtë ide. Ai i bëri thirrje publikut që të hapnin “Big Brother”-in kanadez dhe aty do e gjenin këtë plan.

Dhe e gjeni dot se kush ka reaguar në lidhje me këtë strategji të Luizit? Pikërisht personi që Ejlli i ka ‘vjedhur’ idenë.

Kevin Jacobs, ish-fituesi i Big Brother Vip Canada ka reaguar një ditë pasi Luizi zbuloi se kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë.

Ai ka postuar në rrjetin e tij social foton e këngëtarit të njohur duke vlerësuar “strategjinë e tij.

Strategjia e Luizit që bëri bujë mbrëmë po kalon kufijtë e imagjinatës përtej Shqipërisë/ Nuk do e besoni për çfarë bëhet fjalë dhe kush ka reaguar Read More »

Dëshironi të humbisni peshë? Këto janë disa truke që duhet të aplikoni çdo mëngjes

Nganjëherë disa sjellje kalojnë edhe në shprehi nëse përsëriten kohë pas kohe andaj edhe mënyra se si nisim ditën është shumë e rëndësishme për shumë arsye.

Disa zakone të mëngjesit mund të ndihmojnë në humbjen e peshës e po ashtu edhe ruajtjen e saj.

Zona rreth barkut cilësohet si më e vështira për të larguar yndyrërat, por dietologët kanë rekomanduar pesë mënyra se si të arrini formën e dëshiruar pa hyrë në dieta strikte.

Pini një gotë ujë

Rritja e sasisë së ujit që pini çdo ditë mund të përshpejtojë humbjen e peshës, tregojnë shumë studime. Për shembull, sipas një studimi, rezultatet e të cilit u botuan në Gazetën e Kërkimeve Klinike dhe Diagnostike, pjesëmarrësit që pinin rreth dy gota ujë 30 minuta para mëngjesit, drekës dhe darkës humbën peshë dhe përjetuan një rënie në indeksin e masës trupore.

Hani ushqime të pasura me proteina për mëngjes

Nëse e filloni mëngjesin tuaj me ushqim të pasur me proteina si vezë, kos ose gjalpë arra, do të ndiheni më të ngopur për më gjatë. Përveç kësaj, do të ndihmojë në stabilizimin e sheqerit në gjak.

Mos harroni frutat

Përveç proteinave, frutat janë një ushqim i shkëlqyeshëm për t’u shtuar në rutinën tuaj të mëngjesit, sepse janë të pasura me antioksidantë dhe fibra. Duke ngrënë fruta për mëngjes, do të shtoni lëndë ushqyese në vaktin tuaj pa kalori të panevojshme dhe në këtë mënyrë do të nxisni rënien në peshë.

Hani drithëra

Nëse mendoni se të gjitha karbohidratet janë të këqija, mendoni përsëri. Një pjesë e fundit e frymëzimit të mëngjesit për dietën tuaj përfshin shtimin e drithërave të plota në mëngjes.

Drithërat integrale si tërshëra ose buka me drithëra të plota përmbajnë fibra dhe lëndë ushqyese, dhe ato gjithashtu ndihmojnë për t’ju mbajtur të ngopur gjatë gjithë ditës. Nuk duhet të keni frikë nga karbohidratet sepse ato ndihmojnë tretjen dhe në këtë mënyrë përshpejtojnë humbjen e peshës.

Dilni për shëtitje

Stërvitja në mëngjes është një zakon i mahnitshëm dhe shumë i zgjuar për t’u futur nëse doni të humbni peshë dhe të filloni ditën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dëshironi të humbisni peshë? Këto janë disa truke që duhet të aplikoni çdo mëngjes Read More »

Brenda ditëlindjes gjigante të ish banores së ‘Big Brother Vi’, Luizi ‘shfaqet’ surprizë në festën e Efit

Efi festoi ditën e djeshme ditëlindjen. Padyshim që ajo është një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP” që gjithashtu edhe pas daljes nga shtëpia vazhdon të ketë mjaft vëmendje.

Me rastin e 27 vjetorit, Efi ka organizuar një festë të madhe ditëlindjeje. Për të këduar në festën e saj ishin këngëtarët Bruno dhe Klajdi Haruni, ndërkohë të ftuar ishin mjaft VIP-a dhe gjithashtu ish banorë të BBV.

Por si u shfaq Luizi në festë? Patjetër që Efi nuk harroi edhe bashkëudhëtarin e saj të preferuar nga BBV në ditëlindjen e saj.

Nëpërmjet këngëve të tij, që tashmë janë kthyer në hit-e, Efi përfshiu Luizin në ditëlindje ku kërceu e festoi me to.

Kujtojmë se Vëllai i Madh, vetëm pak ditë më parë krisi raportin e Kiarës dhe Efit duke shfaqur brenda shtëpisë reagimet e Efit për çiftin. Edhe pse Efi u mundua t’i tregoj Kiarës së gjërat nuk janë siç duket, kjo e fundit u prek.

Por në festë Efi tregoi se nga ana e saj marrëdhënia me Luizin mbetet e njëjtë.

Brenda ditëlindjes gjigante të ish banores së ‘Big Brother Vi’, Luizi ‘shfaqet’ surprizë në festën e Efit Read More »

Luizi këshillon Dean: ‘Llogarit lojën që të mos dalësh në nominim me mua dhe Oltën’

Pas përfundimit të prime-t të djeshëm, Luiz Ejlli ka diskutuar me Dea Mishel për lojën e saj. Këngëtari i njohur i tha Deas që nuk e ka përdorur dhe nuk e konsideron aleate.

Luizi u shpreh se ajo do të nominohet nga Olta, Qetsori dhe Nita, ndaj e këshilloi të llogarisë lojën e saj, duke tërhequr dikë nga banorët e tjerë në nominim. Kështu do të shpëtonte veten.

Sipas tij, nëse Dea do të dalë në nominim me të dhe Oltën, largohet nga shtëpia.

Kujtojmë se kësaj radhe janë në nominim Luizi me Armaldon dhe Kristin. Kjo për shkak se u dënuan nga Vëllai i Madh pasi kishin thyer rregullat duke hyrë në banjë së bashku, aty ku nuk ka kamera.

Luizi këshillon Dean: ‘Llogarit lojën që të mos dalësh në nominim me mua dhe Oltën’ Read More »

 Gjyshja shkodrane 65-vjeçare sfidon moshën dhe fiton Miss-in, ajo tregon ‘çmenduritë’ që ka bërë gjatë jetës së saj

Farida Zmijani Ramadani është 65-vjeçarja shkodrane që ka fituar çmimin e publikut në “Miss Mama”. Mes shumë konkurenteve, ajo është zgjedhur më e bukura, pasi ka edhe një trup super në formë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Farida ka treguar se është marrë gjatë gjithë jetës me sport dhe ka shijuar çdo moment, si për shembull, hedhjen me parashutë.

Ajo sakaq, ka zbuluar se me profesion ka qenë mësuese, ka botuar 7 libra dhe ka kontribuar shumë për figurën e gruas në Shkodër.

“Faktikisht ndoshta edhe sporti ka ndikuar që ne mos të biem fizikisht. Jam munduar të ha shëndetshëm, normalisht vitet janë mbi supe, nuk mund t’i fshehim, por e mira është të jetojmë mirë dhe t’i marrim më të bukurat e jetës.

Unë jam një grua që kam dashur me prek gjithçka, kam hyp me parashutë, kam shku me polumbarë, gjithkund. Unë kam qejf me sfidu veten, me sfidu moshën. Nuk e kam qejf më përpara, pavarësisht se këtu në Shkodër më thoshin, je alamet gruaje, alamet zonje, se edhe vetë trupi nga sporti 1.75 e gjatë është goxha.

Mirëpo, tani që u dha ky rast, thash edhe me thy një tabu. Ishte edhe një mision për gratë e dhunuara. Unë prej 7 vitesh bëj një aktivitet për gratë e suksesshme të Shkodrës, kam kontribuar gjithmonë për gratë.

Unë kam qenë mësuese prej 37 vitesh, kam botuar 7 libra, jam shkrimtare. Merrem me këto dy aktivitetet, Festivalin dhe Gratë e suksesshme, jam drejtuese e Lëvizjes ‘Gratë formojnë vlerat në Shkodër’”, u shpreh Farida.

 Gjyshja shkodrane 65-vjeçare sfidon moshën dhe fiton Miss-in, ajo tregon ‘çmenduritë’ që ka bërë gjatë jetës së saj Read More »

Produksioni ia arrin qëllimit, bën Luizin të besojë se nuk do ta fitojë kurrë BBVA

Luizi ka qenë gjithnjë i bindur se do të jetë fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP”, qysh në javët e para të programit e deri tani.

Mirëpo, në diskutimet e tij të fundit ai ka patur një ndryshim 360 gradë.

Pas ditës së djeshme këngëtari është shprehur i bindur se nuk ka për t’a fituar çmimin e madh, e kjo jo për faj të tij.

Në një bisedim me Fotininë dhe Kiarën, Luizi është shprehur se:

“Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ja jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabim timin, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.”

Një diskutim i tillë ka vazhduar edhe me Kiarën në dhomën e gjumit, së cilës i ka thënë:

“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”– tha Luizi.

Mirëpo, çfarë e bëri Luizin të ndryshojë mendim brenda një kohe të shkurtër?

Nëse bëjmë një analizë të gjithë situatave, dalim në konkluzionin se produksioni ia ka ndryshuar mendimin këngëtarit.

Kujtojmë se gjatë gjithë kohës në rrjet është përfolur se Olta është e favorizuara e produksionit dhe se do të shpallet fituesja e çmimit të madh, mirëpo për këtë duhet që publiku të fillojë ta pëlqejë dhe të krijohen situata për ta favorizuar, pasi siç shihet është më pak e preferuara.

Dy ditë më parë ajo ishte çift me Luizin në lojën siameze, për të cilën këngëtari tregoi se iu dha urdhër i prerë në dhomë të rrëfimit mos ta prishte lojën.

Ndërsa nga ana tjetër, gjatë kësaj loje Olta ka marrë lëvdata dhe komente të shumta nga publiku për përkujdesjen që tregoi ndaj Luizit si dhe për kiminë që ka mes tyre, duke ia rregulluar kështu imazhi para publikut.

Produksioni ia arrin qëllimit, bën Luizin të besojë se nuk do ta fitojë kurrë BBVA Read More »